Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 11 Mar 2007 , 06:22

ImageImage

Surprizë e pakëndshme për djemtë e Josës

Vllaznia e Shkodrës e ka filluar mbrapsht fazën e tretë. Djemtë e Mirel Josës ka disa ndeshje që nuk po arrijnë aty ku duhet duke vazhduar monotinë e lojës së tyre të shfaqur dukshëm si në takimet me Partizanin për Kupë, por edhe sot ndaj peqinasve. Skuadrat vinin pas atyre ndeshjeve për Kupë të zhvilluara në mesjavë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, kurse e dyta filloi medy gola shumë të shpejtë të shënuar nga dyshja Rizvanolli-Bubeqi brenda pesë minutave. Asgjë më tepër për tu shënuar nga vendasit të cilët nuk kishin se çfarë të bënin më shumë se sa të pranonin humbjen e ndeshjes dhe të vendit të dytë.

Vllaznia Shkumbini 0 - 2
Shënues: Rizvanolli 46’, Bubeqi 51’
Vllaznia: Grima, Vukçeviç, Lici, Teli, Ahi (Radusinoviç 61’), Kotrri (Miroçi 54’), Doçi (Lika 67’), Osja, K.Dalipi, Gudjabi, Sukaj. Trajner: M.Josa.
Shkumbini: Llani, Muça, Ndoni, Salliu, Beqiri, Bizhyti, Xhyra, R.Dervishi, Kuçi (Ramazani 86’), Bubeqi (Mustafaj 90’), Rizvanolli (Gjata 90’). Trajner: F.Sejdini.
Gjyqtarë: M.Sopjani (Durrës), E.Biçaku (Librazhd), A.Lamçe (Patos)
Kartonë të verdhë: K.Dalipi, Bubeqi

Trajnerët u shprehën pas ndeshjes

Mirel Josa, trajner i Vllaznisë: “Në pjesën e parë e kontrolluam lojën, por nuk u shfrytëzuan rastet e krijuara. Shkumbini ia la çdo gjë spontanitetit dhe arriti që në fillimin e pjesës së dytë të na godiste. Madje dy herë shumë shpejt dhe nga kjo ekipi im nuk pati qetësinë e duhur për të goditur portën kundërshtare. Megjithatë, më mirë që kjo humbje ndodhi tani, sepse kemi kohë për ta rikuperuar. Nuk heqim dorë nga objektivi ynë për vendin e dytë, megjithëse e pranoj se kjo humbje nuk na lejohej.”

Faruk Sejdini, trajner i Shkumbinit: “Ishte një ndeshje e vështirë. Ia arritëm qëllimit, megjithëse më duhet ta pranoj se objektivi ynë ishte për të marrë një barazim, ngaqë luanim në fushën e Vllaznisë, që është një ekip me vlera dhe jo më kot ishte në vendin e dytë. Morëm tri pikë dhe sigurisht që jam i kënaqur, por dua t’i bëj komplimente fushës së Shkodrës dhe tifozërisë së këtij qyteti, e cila e do futbollin dhe e duartroket gjithnjë fituesin.”

Marre nga Albaniasoccer.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 11 Mar 2007 , 14:13

kuqeblu wrote:Kuqeblute, me besim dhe “laps”

6 Mars - [/url]
A e dini per qa i duhet lapsa ktyne shker....????? :evil: :evil: :evil:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 11 Mar 2007 , 14:24

vllaznia1919 wrote:
kuqeblu wrote:Kuqeblute, me besim dhe “laps”

6 Mars - [/url]
A e dini per qa i duhet lapsa ktyne shker....????? :evil: :evil: :evil:
i duhet lapsi naqe me shtu paret ne banke
se mos ju plasi atyne per ne tifozat
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 13 Mar 2007 , 10:42

GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:
kuqeblu wrote:Kuqeblute, me besim dhe “laps”

6 Mars - [/url]
A e dini per qa i duhet lapsa ktyne shker....????? :evil: :evil: :evil:
i duhet lapsi naqe me shtu paret ne banke
se mos ju plasi atyne per ne tifozat
Ehhhhhhhhh mire je tu e than naqe....
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Mar 2007 , 14:09

Nuk e ke gjete naqe.Mendoju mire. :lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 13 Mar 2007 , 20:35

vllaznia1919 wrote:Nuk e ke gjete naqe.Mendoju mire. :lol: :lol: :lol: :lol:
ma jep nje ndihme :lol: :lol:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Mar 2007 , 12:02

Si mar nuk i re ne te,nuk e pritsha prej tejet.
Me e fute te aj veni naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 14 Mar 2007 , 15:35

Vllaznia: S'ka ndëshkime, nuk jemi Dinamo!


Gjergj Kola



Brenda 24 orëve nga e hëna në drekë deri dje paradreke situata në kampin shkodran kanë ndryshuar për mirë. Themi për mirë, sepse gjendja e keqe e krijuar pas humbjes me Shkumbinin nuk është shoqëruar me masa ndëshkimore ndaj skuadrës, çka do ta rëndonin edhe më tej situatën. Vetëm një ditë më parë vetë presidenti Fushaj do të deklaronte se futbollistët jo vetëm do gjobiteshin për këtë humbje, por nuk përjashtohej mundësia që të kishte edhe masa më të rënda, që do të thoshte pezullime, apo edhe përjashtime. Por brenda këtij 24-orëshi numri një i klubit shkodran duket se ka ndërruar mendje dhe në këtë mes rolin më të madh natyrisht që e ka luajtur trajneri Josa, i cili ka ngulmuar se në këtë moment masat ndëshkimore nuk janë në të mirë të skuadrës. Po ashtu, Fushaj është konsultuar edhe me njerëz të tjerë dhe ka ardhur në përfundimin se humbja duhej kaluar vetëm me vënien në sedër të lojtarëve për përgjegjësinë që kanë. Mbledhja e djeshme është zhvilluar në zyrat e klubit dhe ka nisur në orën 11:00 të paradrekes. Ajo ka zgjatur plot 90 minuta dhe në përfundim të saj presidenti Fushaj ka bërë të ditur gjithë çfarë ishte diskutuar në këtë mbledhje. "Kemi diskutuar gjatë me futbollistët dhe stafin dhe arritëm në konkluzionin se humbja me Shkumbinin ka ardhur si rrjedhojë e mosimpenjimit siç duhet të lojtarëve në këtë ndeshje. Secili prej tyre mori përgjegjësitë e veta për humbjen dhe pasojat që i sollën skuadrës, e cila ka humbur për momentin vendin e dytë, megjithatë ky reflektim i tyre më bëri edhe mua të jem më i matur në vendimet që do të merrja. Kisha menduar sanksione ndaj skuadrës, por tashmë ato nuk do të merren. Për momentin vetëm sa është pezulluar dhënia e rrogave mujore deri pas ndeshjes së radhës me Luftëtarin. Futbollistët gjithsesi janë paralajmëruar se në rast përsëritjeje, ndaj tyre do të ketë masa ndëshkimore, pse jo edhe përjashtime," - ka thënë numri një i klubit shkodran. Ndërkohë, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes, nga zyra ku ajo zhvillohej ka dalë shpejt mbrojtësi Admir Teli dhe në fillim te të pranishmit pranë stadiumit u krijua përshtypja se ai mund të ishte përjashtuar. Por vetëm disa minuta më vonë lojtari është rikthyer dhe ka hyrë sërish në mbledhje. Presidenti Fushaj mosndëshkimin ndaj skuadrës e ka shfrytëzuar edhe për një fakt tjetër, teksa ka bërë edhe krahasimin me Dinamon. "Nuk kishte pse të merrnim masa, sepse kemi humbur një ndeshje dhe momentalisht vendin e dytë, por jemi sërish shumë afër realizimit të objektivave tona, që do të thotë se këtë vend mund ta kapim sërish në javët e ardhshme. Pastaj edhe me këto ndëshkimet duhet pasur disi kujdes, sepse nuk mund të veprojmë si te Dinamo, kur presidenca e saj për mendimin tim veproi në mënyrë të gabuar, duke përjashtuar lojtarë. E rëndësishme është se futbollistët duhet ta kenë të qartë se detyra e tyre është të luajnë sa më mirë, ashtu siç është detyra jonë si presidentë të paguajmë të gjitha ato detyrime për të cilat është rënë dakord në kontratë," ka thënë më tej Fushaj. Gjërat tashmë janë të qartë: Vllaznia duhet ta bëjë autokritikën e humbjes ndaj Shkumbinit këtë të shtunë në Gjirokastër, kjo edhe për faktin se rrogat e futbollistëve janë të ngrira deri pas kësaj ndeshjeje.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 14 Mar 2007 , 15:38

mgjs nuk jam fans i Fushes sikurse mund ta dini, po me pelqen menyra si ka vepru Fushaj dhe fakti qi ia ka fut nji kuj dinamos, se jan me te vertet turpi i kampinatit, kur perjashtojn Liken.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 14 Mar 2007 , 17:14

vllaznia1919 wrote:Si mar nuk i re ne te,nuk e pritsha prej tejet.
Me e fute te aj veni naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Ku t'shkan menja edhe ty mar burr :twisted:
-----------------------------------------------------------------------------------------
Man in Redblue wrote:mgjs nuk jam fans i Fushes sikurse mund ta dini, po me pelqen menyra si ka vepru Fushaj dhe fakti qe ia ka fut nji kuj dinamos, se jan me te vertet turpi i kampinatit, kur perjashtojn Liken.
Tamam po thu, Dinamo me at gjest u ba gazi i bots :lol:
Ishalla po vejn men kta tont me lujt i fije tash qi e dijn qi besimi n'ta nuk asht i pakt, t'pakten nga ana e presidences.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 14 Mar 2007 , 18:00

djema pse ja paska fut kujin fushaj dinamos spo e kuptoj?
ne radhe te pare te merret fushaj me skuadren e vet dhe ska nevoje te beje krahasime.
pse ca tregoi fushaj?
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 14 Mar 2007 , 18:09

shpirti me dhemb kur lexoj qe flitet per vllaznine keshtu



Apolonia të mos heshtë ndaj pazareve që po bëhen

Sporti Shqiptar


Ajo që ndodhi në Shkodër, në ndeshjen Vllaznia-Shkumbini, është një skandal i vërtetë dhe është e kotë që drejtuesit e Vllaznisë dhe të Shkumbinit të mohojnë allishverishet që kanë bërë, sepse ne tifozët që e ndjekim kampionatin shqiptar ndeshje për ndeshje nuk kemi lindur dje dhe e dimë shumë mirë se çfarë ndodh në këtë fund kampionati se çfarë bëjnë ato skuadra që kanë bërë punë të dobët. Shkumbini nuk ka fituar dot një takim në fushën e tij prej javësh të tëra dhe papritur e pakujtuar fitoi në Shkodër me Vllazninë e vend të dytë. Apoloninë e kanë masakruar duke i bërë lojtarët të bëjnë puçe apo duke përzënë gjysmën e skuadrës dhe nuk është sjellë në këtë mënyrë. U bëj thirrje drejtuesve të Apolonisë që të mos i tolerojnë këto pazare, por ta çojnë zërin, sepse të gjithë janë me të drejta të barabarta dhe se në kampionat fiton ai që është më i forti, jo ai që ka mbështetje politike.
Arif Shamku
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Mar 2007 , 18:58

Per mu ky vendim i Fushes asht shpjegimi ma i mire qe neshja ka kene e kurdisun.Ska pase si me i thane lojtarve lenja neshjen e manej me i perjashtu.Pashe kroniken,na kena hupe nja 4-5 raste kurse peqini tri here ka shku ka porta jone e ka ba 2 gola. :shock: :shock: :shock:

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 14 Mar 2007 , 20:44

vllaznia1919 wrote:Per mu ky vendim i Fushes asht shpjegimi ma i mire qe neshja ka kene e kurdisun.Ska pase si me i thane lojtarve lenja neshjen e manej me i perjashtu.Pashe kroniken,na kena hupe nja 4-5 raste kurse peqini tri here ka shku ka porta jone e ka ba 2 gola. :shock: :shock: :shock:
Nga nji an, logjika jote nuk asht e gabume. Po prep rastet nuk dojn me than gja. Me sa maj men un, Sukaj i ka hup nja dy raste, po aj njashu leht gjun gjithmon, ka gjujt njashu edhe ne neshje qi i kena fitu. Nji rast tjeter qi maj men asht i Goudyabit, qi kthehet n'ven edhe gjun... per budlla. S'e kam pa najher Goudyabin tuj gjujt tamam, gjithmon kur gjun, topi kalan matan tribuns :D

Ky shkrimi i atij tifozit t'Apolonis po m'indinjon shum, se po baka si i nershem. A harrai ai qi njikta 4-5 sezonet e funit, e kena lan Apolonin me fitu ne Shkoder neshjet e funit, kur vet ne s'kena pas sy per qabe, veq qi Apolonia mas t'bite prej kategorijet. Pun tjeter manej qi ata s'jan t'zot me lujt, e prej hatrit ton i bjen me lujt play-out me Lushnjen, e rrahen si gamari n'duhan. Ai fieraku ta myllin gojen, se a i kena lan neshje atyne, a si ka lan kujt tjeter Vllaznia... E tesh qi ju cenunen i fije interesat, llap si qeni :evil: :x
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Mar 2007 , 21:40

Kur asht puna me fole per tjert maj naqe te tane bahen te drejte e te nershem.Asnjeni nuk shef qa kan ba vete perpara.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 15 Mar 2007 , 00:06

kuqeblu wrote:
vllaznia1919 wrote:Per mu ky vendim i Fushes asht shpjegimi ma i mire qe neshja ka kene e kurdisun.Ska pase si me i thane lojtarve lenja neshjen e manej me i perjashtu.Pashe kroniken,na kena hupe nja 4-5 raste kurse peqini tri here ka shku ka porta jone e ka ba 2 gola. :shock: :shock: :shock:
Nga nji an, logjika jote nuk asht e gabume. Po prep rastet nuk dojn me than gja. Me sa maj men un, Sukaj i ka hup nja dy raste, po aj njashu leht gjun gjithmon, ka gjujt njashu edhe ne neshje qe i kena fitu. Nji rast tjeter qe maj men asht i Goudyabit, qe kthehet n'ven edhe gjun... per budlla. S'e kam pa najher Goudyabin tuj gjujt tamam, gjithmon kur gjun, topi kalan matan tribuns :D

Ky shkrimi i atij tifozit t'Apolonis po m'indinjon shum, se po baka si i nershem. A harrai ai qe njikta 4-5 sezonet e funit, e kena lan Apolonin me fitu ne Shkoder neshjet e funit, kur vet ne s'kena pas sy per qabe, veq qe Apolonia mas t'bite prej kategorijet. Pun tjeter manej qe ata s'jan t'zot me lujt, e prej hatrit ton i bjen me lujt play-out me Lushnjen, e rrahen si gamari n'duhan. Ai fieraku ta myllin gojen, se a i kena lan neshje atyne, a si ka lan kujt tjeter Vllaznia... E tesh qe ju cenunen i fije interesat, llap si qeni :evil: :x
kam ken vet ne stadium kur ia kena lan ndeshjen apolonis, bile kan bertit tifozat shkodran per apolonine;


Sa per ndeshjen e shkumbinit, mu ma merr mendja se nuk ia kan lan ndeshjen, por si amatora e kan nenvlersu shkumbinin e ia rrit mendja, edhe mos harroni se ne faz tdyte kena arrit me barazu mrend ne shkoder ne minutat e fundit tlojes kunder shkumbinit.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 15 Mar 2007 , 04:52

vllaznia1919 wrote:Kur asht puna me fole per tjert maj naqe te tane bahen te drejte e te nershem.Asnjeni nuk shef qa kan ba vete perpara.
Qe naqe se Fushaj me duket se po e verteton shkrimin tand :wink: :evil:
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 15 Mar 2007 , 17:31

Admin wrote:
vllaznia1919 wrote:Kur asht puna me fole per tjert maj naqe te tane bahen te drejte e te nershem.Asnjeni nuk shef qa kan ba vete perpara.
Qe naqe se Fushaj me duket se po e verteton shkrimin tand :wink: :evil:
mas fal ma naqe se e prish
i perjashtuar

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 15 Mar 2007 , 21:12

Lici: Eshte “ora” e rikthimit

15 Mars Java e kaluar ka qene nder me te “zezat” e ketij sezoni per kampin kuqeblu te Vllaznise. Pakkush e mendonte se nje situate e tille do te vinte menjehere pas atij suksesi, qe Vllaznia arriti ne perballjen me rivalet durrsake, ne “Loro Borici”, ndeshje ne te cilen nuk munguan jo vetem duartrokitjet, por edhe thirrjet ne adrese te teknikut Josa, i cilesuar si “strateg” i kesaj skuadre. Por ja qe ne futboll ndodhin edhe gjera te tilla, ndonese duhet thene se i kushtoi jo pak Vllaznise, sepse, pervec eliminimit nga Kupa e Shqiperise, humbi edhe vendin e dyte, qe me aq perpjekje e mori. Kjo situate acaroi ne maksimum marredheniet me fansat shkodrane, reagimi i te cileve ka qene tejet i ashper. Te gjitha keto i kemi diskutuar me njerin nga titullaret e Vllaznise, me nje pervoje te pasur, kryesisht me skuadren e qytetit te tij, por edhe me skuadra te tjera te elites, perfshire edhe perfaqesuesen kuqezi, Suad Lici. “Kemi marre nje goditje krejt te papritur”, thote Lici, i cili ndalet me teper te humbja me Shkumbinin, ne “Loro Borici”. “Ne menyre te vecante, humbja 0﷓2 ne fushen tone, me Shkumbinin, eshte sa tronditese, aq dhe e pafalshme, pasi ndodhi ne nje moment kur piket na nevojiteshim aq shume”, ka nenvizuar Lici.

Akuzat ndaj Sopjanit

Lici i eshte kthyer asaj ndeshjeje, qe startoi me gol te shenuar nga Dalipi, por qe me te drejte u anullua nga arbitri, madje, duke e ndeshkuar me karton te verdhe protagonistin, ndersa u duk se do te kalohej lehte dhe me shume gola per vendasit. Sipas tij, “nder te tjera, skuadra kishte pesuar edhe “shok” psikollogjik, pas deshtimit qe pati tri dite me pare ne cerekfinalen e kupes”. Por, pervec kesaj, Lici ndalet jo pak edhe te gjykimi i ndeshjes. “Ne pamje te pare, te duket se kjo ndeshje ka kaluar pa probleme ne lidhje me gjykimin, por une do te doja te ndalesha te rasti i golit te dyte per peqinasit, i cili dua te kujtoj se eshte shenuar me faull”. Dhe shkodrani, qe ka qene vete ne ate aksion ne rolin e mbrojtesit, sqaron se “Bubeqi, perpara se te mberrinte te goli, e ka marre topin me faull te dukshem ne dyluftimin me mua, ndersa gjyqtari Sopjani, edhe pse ishte krejt afer, per cudi nuk e vleresoi si te tille, duke e lejuar ate te vazhdonte aksionin, qe perfundoi me gol, i cili i dha drejtim lojes ne fushe”. Nderkohe, pasi flet me mjaft siguri per kete rast, ku ka qene protagonist, Lici lakon edhe ata specialiste, te cilet gjate analizes qe u bene sekuencave te shfaqura ne maviole, nuk u ndalen tek ky rast, duke marre ne “mbrojtje” gjyqtarin Sopjani.

Kthesa, ne Gjirokaster

Nese Vllaznia kerkon te reabilitohet, ka vetem nje rruge, dhe ajo eshte arritja e fitores ne Gjirokaster. “Natyrisht, eshte nje transerte shume e veshtire, por, sic kane ardhe punet, duhet ta kalojme patjeter me sukses. Nese do te kishim fituar me Shkumbinin, do te ishim ndoshta me te qete e te kenaqur edhe me nje barazim, por tani na duhet patjeter trepikeshi, qofte edhe per t’i bere hyzmet edhe rrogave tona, te cilat, sic eshte deklaruar nga presidenti, jane pezull deri ne perfundim te asaj ndeshjeje”, thote Lici, i cili nuk mohon shkallen e veshtiresise qe do te kete ajo perballje ne Gjirokaster. “Kam besim se ka ardhur “ora” e rikthimit ne vendin e dyte, duke nisur me autokritiken qe te shtunen. A eshte e veshtire? Pa diskutim qe po, sepse edhe vendasit jane ne nje pozite shume te veshtire ne klasifikim, aq me teper qe edhe levizjet e fundit ne pankine do te kerkojne “ere ndryshimi” edhe ne rezultate. Por, sic e thashe me siper, per ne nuk ka asnje alternative tjeter, pervec fitores, te cilen do ta kerkojme me ngulm shume ngulm”, ka perfunduar veterani Lici.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
--------------------------------------------------------------------------------------
Dabulla: Nuk u japim "oksigjen" të tjerëve
Mbrojtësi i ekipit shkodran shprehet se ekipi në radhë të parë do të fitojë për nderin e vet

15-03-2007 Një nga futbollistët që është i bindur se Vllaznia mund ta kapërcejë momentin jo të mirë që ajo po kalon është pikërisht mbrojtësi Rezart Dabulla. Natyra e tij, si gjithnjë entuziaste, të bën të mendosh se fjalët e tij nganjëherë nuk shprehin rezultatet e skuadrës. Por në të vërtetë ai betohet se te kuqeblutë ndalesa aktuale ka qenë vetëm provizore. Duke folur për "Sportin shqiptar", mbrojtësi i shkodranëve thotë se Vllaznia duhet të ngrihet. "Vërtet që këto dy ndeshjet e fundit kanë qenë jopozitive për ekipin tonë, por besoj se i kemi forcat për të arritur sërish ato rezultate që arritëm para pak kohësh. Në Gjirokastër është momenti që skuadra të ringrihet sërish dhe mundësitë për këtë janë," ka thënë "Dabi". Analiza e së martës ka qenë shumë e rëndësishme për këtë skuadër, sepse për shumë gjëra janë vënë pikat mbi "i". Humbja e shkodranëve brenda në "Loro Boriçi" duhet pranuar se e ka bërë lëmsh kampionatin. Këtë e thotë edhe lushnjari që luan sezonin e parë me kuqeblutë pas një përvoje disavjeçare me Tiranën. Për rrjedhojë, Dabulla mendon se me "marrjen frymë" sërish të peqinasve, tashmë edhe skuadrat e tjera që rrezikojnë rënien nga kategoria kanë shtuar punën për të mos gabuar, sepse fare mirë mund ta shohin veten një kategori më poshtë. Rezarti e ka të qartë se edhe gjirokastritët do të luftojnë kështu për ndeshjet e mbetura, duke filluar që nga kjo e shtunë pikërisht kundër skuadrës së tij. "E kam shumë të qartë se na pret një ndeshje shumë e vështirë në Gjirokastër. Pas humbjes sonë ndaj Shkumbinit ne u dhamë jetë, nëse mund të shprehem kështu, peqinasve. Ata tashmë kanë hyrë sërish në vallen e pretendimeve për të qëndruar në kategori dhe nga kjo sigurisht që do të shtrëngohen edhe skuadrat e tjera që rrezikohen, duke filluar nga Luftëtari. Prandaj dhe jemi koshientë se na pret një ndeshje shumë e vështirë në këtë fundjavë, por sigurisht që nuk do të dorëzohemi. Aq më tepër që jemi borxhlinj ndaj presidentit dhe tifozëve për situatën e krijuar në dy ndeshjet e fundit," ka shtuar 27-vjeçari Dabulla i mbrojtjes kuqeblu. Duke filluar nga dita e martë, Dabulla ka filluar stërvitjen normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe duket se e ka lënë përfundimisht pas dëmtimin që ka pasur në rrëzë të kofshës së djathtë. Ai shpreson që të jetë në fushë të shtunën, kuptohet në 100 % e tij për të dhënë kontributin që duhet në pathyeshmërinë e këtij reparti, që te Vllaznia ka qenë më i mirë nisur edhe nga konkurrenca e madhe që është aty. Vetë "Dabi" gjatë gjithë kampionatit ka dhënë maksimumin e tij për këtë skuadër dhe jo më kot vlerësohet si blerja më e mirë e presidentit Fushaj këtë sezon.

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Mar 2007 , 00:13

Un e pashe kroniken e ndeshjes dhe noshta ka kene faull mbi Lici,por mos te harrojne Lici qe per nji ekip me emer dhe pretendent si Vllaznia,1 sulmusi nuk o dote me kene vteme per vetem(ku ishin mrojtsat tjere?) dhe 2 ishte dashte me i ba 3-4 gola Shkumbinit edhe pse ata na bane 2 te tille.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply