Post
by Admin » Thu, 01 Feb 2007 , 12:51
Vllaznia-Dinamo-Teuta përforcohen zyrtarisht
Federimet zyrtare
VLLAZNIA: Xhelal Miroçi, Nevian Cani, Ndriçim Shtupina
DINAMO: Vangjel Mile, Goran Graniç, Ardian Nuhiu
TEUTA: Blendi Shkëmbi
Pas gati një muaj, që nga hapja e merkatos dimërore, më në fund ditën e djeshme u zyrtarizuan lëvizjet e para të transferimit të lojtarëve në këtë periudhë. Sektori i garave në FSHF publikoi dje shtatë federimet e para, të cilat u përkasin tri skuadrave të kategorisë superiore. Fatin e këtyre zyrtarizimeve duket se e kanë pasur Vllaznia, Dinamo dhe Teuta, sepse kanë qenë të rregullta me dokumentacionin e lojtarëve. Kështu, që nga dita e djeshme, Xhelal Miroçi, Nevian Cani dhe Ndriçim Shtupina mund të quhen lojtarë të Vllaznisë. Sulmuesi kosovar Miroçi vjen te Vllaznia pas aktivizimit në oberligën gjermane, me skuadrën SG Dornheim. Ndërkohë, sulmuesi tjetër, Cani, rikthehet te shkodranët pas huazimit 6-mujor tek Shkumbini, ndërsa i riu Shtupina vjen nga Ada dhe ka firmosur një kontratë trevjeçare me Vllazninë. Për sa i përket sulmuesit senegalez të Dinamos, Gudjabi, i cili është përfolur në shtyp për kalimin tek Vllaznia, çdo gjë do të varet nga vendimi i komisionit të disiplinës. Vetë senegalezi ka bërë një kërkesë, që problemi i zgjidhjes së kontratës që ka me klubin dinamovit të kalojë për t'u shqyrtuar në komisionin e disiplinës, i cili do të mblidhet sot.
Vllaznit Ultras
