Kuqeblute sot drejt kryeqytetit

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Kuqeblute sot drejt kryeqytetit

Post by piero » Wed, 06 Apr 2005 , 13:08

Drejtuesit e Vllaznisë kanë parapëlqyer të udhëtojnë sot paradreke drejt Tiranës. Ndryshe nga sa pritej, nisur edhe nga rëndësia e ndeshjes, udhëtimi dhe sistemimi një natë përpara në një nga hotelet e Tiranës këtë herë nuk do të ndodhë. Zyrtarët e klubit kanë vendosur ndryshe dhe për rrjedhojë kuqeblutë do të lënë Shkodrën në orën 9:00 të paradrekes së sotme. Një ndalesë diku rrugës për të ngrënë drekën dhe pastaj direkt e në stadium për të luajtur ndeshjen kundër Tiranës. Dje stërvitje në "Loro Boriçi" Pragndeshja e djeshme me Tiranën e ka gjetur ekipin e Vllaznisë në fushën e stadiumit "Loro Boriçi". Trajneri Medja, edhe me aprovimin e presidencës së klubit, ka preferuar të testojë skuadrën e tij në tapetin e blertë në prag të sfidës së sotme me bardheblutë. Për 40 minuta me radhë është zhvilluar një ndeshje kontrolli, nga është mësuar edhe për mënyrën dhe formacionin me të cilin do të luhet kundër Tiranës. Ajo që ka rënë në sy ka qenë interesimi i madh i gjithë drejtuesve të klubit. Seancën e djeshme e kanë ndjekur edhe presidenti Çela dhe zëvendëspresidenti Amuli.

Post Reply