Tjeta juj, ndeshja ne fushe ka maru 1-0 per Italine por ne tribuna kena fitu ne kshu qe 1-1
Atmosfere fantastike ne nji stadium shume shume i bukur (fusha afer, komplet i mbulum).
Tifozat fantastik, sipas disa gazetave rreth 21 mije tifoza shqiptar kundrejt 6 mije italianve. Nji fair play i jashtzakonshem ne tribuna.
Sa i takon ndeshjes, une kam pa nji ndeshje te pelqyeshme e mesatare.
Cikalleshi shume mire e per mendimin tem e ka te sigurume vendin e titullarit.
Abrashi e Kukeli bajagi mire, Hysaj vazhdon me ba lojna te mira edhe asht pozicional, gjynah qe nuk asht pak ma shume ofensiv.
Agolli ska lujt edhe aq mire, por ka ana tjeter ka pas perball Cerci-n qe asht lojtar i shpejt edhe i mire.
Berisha si gjithmon fantastik, daljet ja kam frike ngajhere.
Shala si me Francen edhe mram nuk me ka pelqy fort, ndoshta nuk asht tu lujt ne pozicionin e tij si edhe hala nuk asht ambjentu me grupin.
Ajeti personalisht nuk me ka pelqy edhe aq shume por duke pa moshen e re si edhe fizikun qe ka asht nji element shume i mire per te ardhmen.
Lenjani vazhdon me lujt mire edhe se ne kete ndeshje nuk ishte edhe aq mire fizikisht.
De Biasi vazhdon me pase noten 10, me duket motivus fantastik dhe me tranjer me kamb ne toke.
Nji gjest shume i bukur prej Canes, kur mbaroj ndeshja shumica e lojtarve ishin tu ik, por Cana i mblodhi te tane edhe pershendeten tane tifozat qe ishin ne stadium. Ja baft zoti hallall, nji kapiten siç i ka hije Shqipnise.