Kampionati Gjerman

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Kampionati Gjerman

Post by GoL » Tue, 14 Dec 2004 , 22:23

Ketu do te paraqitet ecuria e kampionatit Gjerman.

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Tue, 14 Dec 2004 , 22:24

rezultatet

Mönchengladbach 1-1 Leverkusen
Wolfsburg 5-0 Arminia
Mainz 0-1 Nürnberg
Bayern 2-2 Stuttgart
Bochum 1-2 Hamburg
Hannover 0-1 Hertha
Hansa 1-1 Dortmund
Schalke 1-1 Freiburg
Bremen 1-1 Kaiserslautern

Renditja

1 Bayern 17 10 4 3 33 20 34
2 Schalke 17 11 1 5 26 21 34
3 Stuttgart 17 9 4 4 32 19 31
4 Wolfsburg 17 10 0 7 32 26 30
5 Bremen 17 8 4 5 36 19 28
6 Hertha 17 7 7 3 28 15 28
7 Hannover 17 8 4 5 24 16 28
8 Leverkusen 17 7 5 5 28 25 26
9 Hamburg 17 8 1 8 30 25 25
10 Arminia 17 7 3 7 19 23 24
11 Mainz 17 6 4 7 24 27 22
12 Nürnberg 17 5 6 6 28 26 21
13 Kaiserslautern 17 6 3 8 22 26 21
14 Dortmund 17 4 6 7 17 22 18
15 Mönchengladbach 17 4 5 8 20 30 17
16 Bochum 17 3 5 9 23 35 14
17 Hansa 17 2 5 10 13 36 11
18 Freiburg 17 2 5 10 14 38 11

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 15 Mar 2005 , 12:23

Rapolder si dhelpra me rrushtë: Porçelo është më i mirë se Skela

Trajneri i Arminia Bilefeld, Uve Rapolder, duket se nuk ka më ndërmend të mbështetet te favoriti i tij, Ervin Skela, për rolin e regjizorit. Skela qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes që Arminia të shtunën e humbi 3-4 me Hamburgun, në shtëpinë e saj. Rapolder është shprehur se për aktualisht Porçelo është lojtar më i mirë dhe ky është shkaku i aktivizimit në vend të Skelës. Porçelo luajti në vend të Skelës së dëmtuar në ndeshjen kundër Bajernit, fituar 3-1 nga Arminia dhe trajneri mbajti formacionin fitues edhe një javë më pas, por duke deklaruar hapur se Skela në stol ishte diçka thjesht e përkohëshme. Regjizori shqiptar u kthye në formacion më pas, por kontrata me Kaizerslauternin duket se e ka ftohur përfundimisht trajnerin që tani heq dorë nga Skela, edhe pse për muaj me radhë ishte përpjekur që ta mbante në skuadër asin kuqezi.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 25 Mar 2005 , 11:46

Rikthimi i sulmuesit holandez u ka dhënë sigurinë e duhur bavarezëve për fundin e sezonit

Makai: Nuk do të dalim pa trofe




Bajerni i Mynihut pas humbjes në Shalke u duk se për hir të Ligës së Kampioneve do të sakrifikonin kampionatin gjerman, por në të vërtetë rezultatet e javës së fundit në Bundesligë i dhanë mundësi skuadrës së Feliks Magatit që të rikthehet në krye. Roi Makai ishte sërish në dispozicion të tij në këtë fundjavë. Sulmuesi holandez konsiderohet si një nga pikat më të forta, ku do të bazohet Bajerni në këtë fund sezoni, që i sheh bavarezët protagonistë në Ligën e Kampioneve dhe në kampionatin gjerman të futbollit. Vetë Makai, përpara se të fillojë fazën e fundit të ndeshjeve, u shpreh: "Ndihem mirë dhe falënderoj Zotin që më dha mundësinë të luaja në këtë fund sezoni. E ndiej se skuadra po bën një punë të mirë dhe sivjet nuk do të dalim duarbosh. Do të ishte e mrekullueshme në rast se fitojmë Ligën e Kampioneve, por gjithsesi do të isha i kënaqur edhe në rast se do të fitojmë vetëm titullin në Gjermani. Pas rezultateve të sezonit të kaluar, kjo e fundit do të kishte rëndësinë e saj." Makai nuk është grumbulluar nga trajneri i kombëtares holandeze, Marko Van Basten, dhe në lidhje me këtë, sulmuesi i Deportivo la Korunjës tregon: "Kam biseduar me Van Bastenin dhe të dy kemi rënë dakord që këtë herë të mos luaj në kombëtare në kohë të plotë. Pra, në rast se për ndeshjen e dytë eliminatore do të jem në 100% të mundësive të mia, do të udhëtoj për në Holandë, në të kundërt do të vazdhoj riaftësimin tim në Mynih." Në fund të deklaratës së tij, Roi Makai flet për kundërshtarët e Bajernit në Europë dhe Gjermani: "Në Bundesligë, vetë klasifikimi na imponon ta konsiderojmë Shalken si skuadrën më të fortë. Ata nuk janë të impenjuar në Kupat e Europës dhe kanë një grup të mirë futbollistësh. Në Ligën e Kampioneve nuk mendoj kundërshtar tjetër përveç Çelsit. Me gjithë respektin e mundshëm për skuadrat e tjera, por në rast se kualifikohemi ndaj londinezëve, mendoj se do ta fitojmë Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, për diçka jam i sigurt. Në këtë sezon, Bajerni i Mynihut nuk do të dalë pa trofe. Kemi punuar shumë mirë dhe nuk mund të dështojmë në fund."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 06 Apr 2005 , 12:45

Holandezi, në dyshim për ndeshjen ndaj Çelsit. Magat: "Humbja e dy sulmuesve kryesorë, problem për ne."


Bajern, pas Pizarros edhe Makai "k.o"




Dy sulmuesit kryesorë të Bajernit të Mynihut, Klaudio Pizarro dhe Roi Makai, u dëmtuan gjatë fitores 3-0 në ndeshjen e ditës së shtunë ndaj ekipit të Volfsburgut, katër ditë para ndeshjes së Ligës së Kampioneve me ekipin e Çelsit. Dëmtimi do ta detyrojë Pizarron të qëndrojë 10 ditë jashtë fushës së blertë dhe lojtari peruan do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës në Londër, kurse për lojtarin holandez nuk dihet akoma nëse do të jetë i gatshëm të luajë në "Stemford Brixh". Sulmuesi Roi Makai doli nga fusha e lojës në minutën e 56-të duke çaluar dhe dje nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit të tij. Dëmtimi në kofshën e djathtë mund të mos jetë i rëndë dhe lojtari mund të rikuperohet për ndeshjen e Championsit, por mjeku i ekipit bavarez është shprehur se më parë duhet të shihet rezonanca magnetike, për të vendosur nëse do të luajë apo jo. Trajneri Feliks Magat deklaroi: "Shpresojmë të jetë i gatshëm për në Angli. Humbja e dy lojtarëve kryesorë në sulmin tonë do të ishte shumë problematike për skuadrën." Sulmuesi i kombëtares peruane, Klaudio Pizarro, ishte autori i dy golave ndaj ekipit të Arsenalit dhe ka qenë vendimtar në disa ndeshje në kampionat. "Dëmtimi i Pizarros është një goditje e rëndë për ne dhe një hapësirë boshe, të cilën na duhet ta plotësojmë brenda këtyre ditëve," - deklaroi Magati. Peruani pritet të zëvendësohet nga bashkëkombësi i tij, Paolo Guerrero. Fitorja ndaj Volfsburgut e mbajti ekipin e Bajernit në krye të Bundesligës, me pikë të barabarta me rivalët e Shalkes. Rezultati i pastër 3-0 jashtë fushe i hodhi poshtë spekullimet për një Bajern të dobët në transfertë. Kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë ndeshje për ekipin e drejtuar nga Feliks Magati, që nga humbja me Shalken. Lojtari më i mirë i ndeshjes së të shtunës, Bastian Zhveinsteiger, deklaroi: "Tani besoj se është mjaft e qartë se ne mund të fitojmë bindshëm edhe jashtë fushe". Trajneri Magat u shpreh optimist për fitimin e titullit dhe deklaroi se kalendari i ndeshjeve është mjaft i favorshëm për ekipin e tij. "Kalendari ynë është mjaft i favorshëm. I kemi luajtur ndeshjet më të vështira jashtë fushe dhe tani thjesht nuk duhet të gabojmë. Javën tjetër do të luajmë brenda fushës sonë, kurse Shalke do të luajë në transfertë. Të presim për të parë se çfarë do të ndodhë," - përfundoi Magati.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 06 Apr 2005 , 12:46

Advokat kundërshton kritikat




Trajneri i Borusias së Mynshengladbahut, Dik Advokat, nuk është dakord me kritikat e bëra ndaj tij për dështimet e skuadrës në ndeshjet e fundit. Trajneri i ardhur në fillim të fazës së dytë nga Glasgou Rejnxhersi, solli shtatë lojtarë të rinj në skuadër, por gjatë gjithë fazës së dytë, ekipi i tij nuk ka mundur të dalë nga zona e "ftohtë" e renditjes. "Nuk arrij ta kuptoj gjithë këtë zhurmë. Po të kishim parasysh vetëm pikët e marra në fazën e dytë, tani do të ishim në vend të dhjetë. Shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë se skuadrat me të cilat po luftojmë, për të mos rënë nga kategoria, janë mjaft të forta. Kur investon miliona, mund ta kthesh fatin e skuadrës, por me 3 milionë euro për shtatë lojtarë, shpresat për ta bërë këtë janë të pakta," - deklaroi Advokati

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Sat, 09 Apr 2005 , 11:25

Bavarezët presin Mynshengladbahutin dhe shpresojnë në një hap fals të Shalkes, që do të ndeshet me skuadrën e Samerit

Bajerni, me sytë nga Shtutgarti




Sot do të luhen ndeshjet e javës së 27-të të kampionatit gjerman. Ekipi i Shtutgartit do të presë ekipin e Shalkes dhe një fitore e vendësve do ta favorizonte ekipin e Bajernit të Mynihut, i cili ka mundësi të dalë i vetëm në krye të renditjes. Shtutgarti vjen pas fitores së javës së kaluar ndaj Verderit, në "luftën" për Champions, dhe do të kërkojë të ruajë avantazhin e fituar. Ndërsa Shalkja do të kërkojë të mos shkëputet nga Bajerni, i cili në "Olimpia Stadium" do të presë ekipin modest të Borusias së Mynshengladbahut. Me shtatë ndeshje nga fundi, Bajerni dhe Shalkja janë në pikë të barabarta në krye të klasifikimit dhe një gafë, secilit ekip mund t'i kushtojë kampionatin. Javës së kaluar, të dyja skuadrat fituan duke ruajtur pozitat në renditje. Kësaj jave, për Shalken do të jetë e vështirë të mbajë hapin e bavarezëve. Nga ana tjetër, trajneri i Shtutgartit, Matias Samer, ka deklaruar se një fitore e ekipit të tij do të ringjallte shpresat për titull. "Nëse Shtutgarti do të fitojë, mund të shpresojmë sërish për titullin," - deklaroi Sameri. Ekipi i Hertës së Berlinit do të presë në fushën e tij Friburgun, pas humbjes së javës së kaluar ndaj Borusias të Dortmundit. Herta shpreson akoma të zërë një vend në Kupën UEFA dhe një fitore e mundshme do t'i siguronin tri pikë të vlefshme ekipit gjerman. Ndeshje e fortë do të jetë edhe ajo midis Bajer Leverkusenit dhe Borusias së Dortmundit. Të dyja ekipet kanë zhgënjyer në këtë sezon dhe tani do të kërkojnë të ruajnë një vend për në Europë. Për Dortmundin, shpresat për fitore janë të pakta, por javën e kaluar ndaj Hertës, ekipi gjerman tregoi edhe një herë rrezikshmërinë e tij. Bokumi do të presë Hanoverin dhe do të kërkojë rezultatin e pestë radhazi pozitiv në kampionat. Në Mynih, trajneri Feliks Magat nuk do të ketë të disponueshëm dy sulmues, Roi Makain dhe Klaudio Pizarron, të cilët nuk janë rikuperuar akoma nga dëmtimi i javës së kaluar. Ekipi i vendit të 13-të, Mainzi, do të ndeshet me ekipin e vendit të 10-të, Volfsburgun, në një përballje direkte, për të mos rënë nga kategoria. Ekipi i Hamburgut do të presë ekipin e Verderit, i cili vjen pas humbjes së sfidës për Championsin ndaj ekipit të Shtutgartit. Hamburgut i duhen patjetër pikë, nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për një vend në Kupën UEFA.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

FORZAAAAAAAAAA BAJERNNNNNNN

Post by kristian » Thu, 21 Apr 2005 , 19:52

Mas vllaznis un jam me bajernin forcaaaaa bajernnnn
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:16

Bajerni i Mynihut ka mundësi të fitojë gjithçka në sezonin futbollistik 2004-05, në Gjermani

Balak: Në Gjermani s'kemi rivalë




Bajerni ka mundësi t'i fitojë të dyja veprimtaritë e futbollit gjerman, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Kjo, pasi bavarezët mposhtën 0-2 Arminian në Bielefeld dhe fituan të drejtën për t'u ndeshur me Shalken në finale. Shalke është njëkohësisht edhe kundërshtari kryesor i Bajernit në kampionat. Trajneri i skuadrës që kërkon të fitojë kampionatin e gjashtë në nëntë vitet e fundit, Feliks Magat, u shpreh: "Në Bielefeld fituam një ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari të fortë dhe të vendosur. Ata patën disa raste për të kthyer fatet e ndeshjes, por gabuan në metrat e fundit para portës. Ata po luanin ndeshjen e vitit dhe bënë të pamundurën për të mos dalë të humbur. Gjithsesi, ne ishim në nivelin e duhur dhe krijuam deri në fund raste për shënim. Në fillim të pjesës së dytë edhe mund të ishim ndëshkuar, sepse vendësin po luanin me të vërtetë mirë, por Kahni u tregua i jashtëzakonshëm. Konfirmoi edhe një herë se është shumë pranë formës së tij më të mirë. Paraqitja e tij ishte vendimtare për kualifikimin tonë." Vetë portieri i Bajernit dhe i kombëtares gjermane, Oliver Kahn, një ditë pasi Bajerni siguroi finalen e kupës, u shpreh: "Kjo ishte ndeshja jonë e shtatë në dy javë dhe lodhja u pa qartë në fushën e lojës. Arminia në këtë periudhë ka luajtur të paktën gjysmën e ndeshjeve tona. Ishin të freskët dhe duke qenë se luanin ndeshjen e jetës, na vunë shpeshherë në vështirësi. Ishte një ndeshje e vështirë për ne dhe në fund të takimit ishim krenarë për kualifikimin e arritur në fund të një beteje të vërtetë në fushën e lojës." Bajerni i Mynihut qëndroi në mbrojtje në pjesën më të madhe të lojës, pasi e gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Balaku shënoi në minutën e tretë të takimit për bavarezët. Edhe autori i golit është i të njëjtit mendim me Kahnin dhe Magatin, Arminia e bëri Bajernin të vuante. Balaku tha pas ndeshjes: "Goli në fillim na ndihmoi, por më pas fitorja u vështirësua për ne, sepse Arminia tregoi karakter dhe kërkoi me të gjitha mundësitë golin e barazimit. Treguam se dimë të mbrohemi dhe përballë kishim një skuadër që përpara publikut të saj, kërkonte të fitonte për të luajtur në Kupat e Europës vitin e ardhshëm. Gjithsesi, ne kërkonim me çdo kusht finalen dhe e arritëm atë. Tani duhet të mendojmë se si t'i fitojmë të dyja veprimtaritë në të cilat jemi ende të lojë, për të treguar se në Gjermani nuk kemi rivalë."

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 23 Apr 2005 , 18:52

Ndeshjet e kampionatit gjerman

Arminia Bielefeld 3 - 1 Freiburg
Bayern Munich 3 - 1 Bochum
Borussia Dortmund 4 - 2 Kaiserslautern
Hamburger SV 3 - 0 Hansa Rostock
Mainz 2 - 0 Hannover
Stuttgart 0 - 0 Wolfsburg
Hertha BSC 4 - 1 Schalke
24 Prill
Bayer Leverkusen ? - ? Werder Bremen
Nurnberg ? - ? Monchengladbach
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 23 Apr 2005 , 23:38

Buklei, skualifikimi i mbyll sezonin


Sulmuesi Afrikano jugor i Arminia Bielefeldit, Delron Buklei është skualifikuar për gjashtë javë nga komisioni disiplinor pranë Federatës Gjermane të Futbollit, pasi ka shtyrë gjytarin Maruks Merks, gjatë ndeshjes Arminia-Bajern, të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë. Buklei nuk mund të luaj kështu në asnjë nga ndeshjet e mbetura në këtë sezon për Arminian.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 24 Apr 2005 , 11:12

Bajerni prek titullin e 19-të


Bajerni i Myhinut është vetëm një hap larg fitimit të titullit të 19-të kampion në Gjermani, pas fitores 3-1 ndaj Bohumit në "Olimpia Stadion", dhe pas humbjes 4-1 të Shalkes në Berlin. Ishte një fitore e lehtë për bavarezët, falë golave të Pizaros, Balakut dhe Makait. Skuadra e Magatit ka 9 pikë avantazh, kur duhen edhe katër javë nga fundi i kampionatit. Pra, janë të gjitha mundësitë që bavarezët ta fitojnë titullin që në javën e ardhshme. Në vendin e dytë renditet Shalke, që duhet ta pranojë humbjen e tretë radhazi në Berlin ndaj Hertës. Nga ana saj, me këtë sukses skuadra kryeqytetase është vetëm dy pikë larg zonës Champions, e favorizuar, sigurisht edhe nga barazimi i Shtutgarti me Volfsburgun. Skuadra e Samerit, aktualisht e treta, u ndal në një barazim pa gola nga "ujqërit". Në takimet e tjera të javës së 30-të dominojnë skuadrat vendëse; Hamburgu fiton ndaj Hansës, Dortmundi mposht Kaizersalauternin, Amrinia kalon Freiburgun, ndërsa Mainzi riktheu buzëqeshjen ndaj Hanoverit. Magat: I kënaqur nga sezoni i parë me Bajernin Dhjetë muaj iu deshën Magati për t'i rikthyer shkëlqimin në Gjermani Bajernit. Trajneri, i kritikuar në fillim, është shndërruar në simbol te skuadra bavareze. Pas fitores së djeshme ndaj Bohumit ai, mjaft entuziast, u shpreh: "Ishte një sezon që filloi me mjaft vështirësi dhe tani e meritojmë të festojmë. Fitorja në Bohum na ka afruar ndjeshëm me titullin; na mbeten edhe katër javë përpara se të fillojmë pushimet e merituara, pushime që, mesa duket, do t'i bëjmë me petkun e kampionit." Magat e përmbledh me pak fjalë sezonin e bavarezëve: "Jam shumë i kënaqur me atë që kemi bërë gjatë këtij sezoni. Jemi shumë më lart në krahasim me një vit më parë, kur klubi nuk arriti asnjë objektiv. Sivjet e kemi në dorë titullin dhe jemi në finalen e Kupës së Gjermanisë. Gjithçka po shkon sipas planeve, dhe shoh një të ardhme të suksesshme të Bajernit edhe në futbollin evropian. Për më shumë, ky sezon ka sjellë përfitime edhe në aspektin financiar." Eliminimi nga Çelsi në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duket se nuk është harruar ende në Myhin. Për këtë, trajneri 51-vjeçar vazhdon: "Humbje të tilla janë të pranueshme. Në harkun e 180 minutave Çelsi dhe Bajern zhvilluan dy ndeshje të barabarta, ku fituesit i përcaktuan vetëm disa detaje, gjithsesi të rëndësishme në botën e futbollit." I pyetur përse Bajerni shpërtheu në Bundesligë, pikërisht pas eliminimit nga Champion, ish-trajneri i Shtutgartit u përgjigj: "Ishte shumë e vështirë ta duronim presionin në të dyja veprimtaritë. Pragndeshja me Arsenalin ishte shumë stresuese, dhe skuadra në fushë e kishte të vështirë të shprehej maksimalisht."


FORCAAA BAJERN
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 25 Apr 2005 , 15:35

Makai: Sezoni ynë, pranë perfeksionit



63 mijë tifozët e ndeshjes Bajern-Bohum kanë duartrokitur në minutën e 69-të golin e mrekullueshëm të Roi Makait. Edhe pse nuk ishte goli që vendosi ndeshjen, Makai shënoi gjashtë minuta pas golit të parë të miqve, duke e mbyllur përfundimisht ndeshjen. Sulmuesi holandez kaloi brazilianin Edu dhe shënoi një nga golat e tij tipik. "Bohumi e kishte bazuar lojën te kundërsulmi dhe luajti me zemër përgjatë 90 minutave. Duhet me çdo kusht goli i tretë për të siguruar fitoren dhe për të mbyllur ndeshjen," - tha Makai, një ditë pas fitores në "Olimpia Stadium". Bajerni kryeson Bundesligën me nëntë pikë avantazh, katër javë nga fundi. Kjo do të thotë se në rast se fitojnë javën e ardhshme, bavarezët mund të festojnë titullin e 19-të kampion në Gjermani. Makai u shpreh: "Po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Ishim gjashtë, ndërsa tani kemi nëntë pikë avantazh dhe finalen e kupës për të luajtur. Ndaj Bohumit nuk luajtëm me stofin e kampionit, por jemi gati të festojmë titullin që në javën e ardhshme. Kemi bërë një sezon shembullor dhe duhet ta mbyllim në të njëjtën mënyrë. Në rast se do të kishim kaluar edhe Çelsin në Ligën e Kampioneve, atëherë mund të flisnim për një sezon perfekt." Sulmuesi holandez ka shënuar 13 gola në këtë kampionat. Në ndeshjen e së shtunës ndaj Bohumit, Makai u bë protagonist edhe gjashtë minuta para se të shënonte golin vendimtar të ndeshje. Gjatë një aksioni të rrezikshëm personal, portieri kundërshtar, Rein Van Duijhoven, e ndaloi në mënyrë të parregullt, duke marrë kartonin e kuq dhe duke u dhënë kështu fund shpresave të Bohumit për një pikë në Mynih. Siç dihet, vetëm pak më vonë, ish-sulmuesi i Deportivo La Korunjës mposhti portierin e dytë Vander, pas pasimit të saktë të Pizarros. Makai u rikthye te goli pas gjashtë javësh mungesë. Kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë gjatë karrierës së tij në Mynih. Hera e fundit që Makai kishte shënuar në kampionat, ka qenë tregolëshi ndaj Dortmundit në mesin e muajit shkurt. "Unë gjithmonë dua të shënoj, - vazhdoi deklaratën e tij Makai. - Por në rast se fitojmë dhe nuk shënoj unë, gjithsesi jam i lumtur pas ndeshjes." Asnjë nuk e kishte humbur besimin te Makai, aq më pak trajneri Magat, i cili pas ndeshjes me Bohumin tha në lidhje me këtë çështje: "Edhe javën e kaluar, Roi mund të shënonte dhe mendoj se 11-metërshi ndaj Arminias në kupë i ka rikthyer besimin." Në fund, Makai planifikon fundin e sezonit: "Duhet të arrijmë sa më parë fitoren që do të na sigurojë titullin. Eshtë e vërtetë që do të na duhet të luajmë dy ndeshje jashtë fushe, por ky fakt nuk na tremb. E kemi treguar edhe më parë se kjo skuadër mund të fitojë kudo. Gjatë gjithë vitit nuk ka pasur në Gjermani një skuadër më të fortë se Bajerni."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 25 Apr 2005 , 18:15

Rezultatet e fundit

Nuremberg 0-0 Monchengladbach
Leverkusen 2-1 Werder Brême

Renditja

1 Bayern Munich 65
2 Schalke 04 56
3 Stuttgart 55
4 Hertha Berlin 53
5 Werder Brême 50
6 Hambourg 50
7 Leverkusen 49
8 Borussia Dortmund 45
9 Wolfsburg 41
10 Kaiserslautern 39
11 Bielefeld 39
12 Hanovre 38
13 Nuremberg 35
14 Mainz 05 34
15 Monchengladbach 31
16 Bochum 29
17 Rostock 26
18 Fribourg 17
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 29 Apr 2005 , 16:26

Zv.presidenti i klubit gjerman, Karl Heinz Rumenige, i përgjigjet ndihmësit të Klinsmanit në kombëtaren gjermane



Sherri Bajern-Bierhof për Daizlerin



Ekipi i Bajernit të Mynihut ka reaguar pas deklaratave të ndihmëstrajnerit dhe ish-lojtarit të kombëtares Gjermane, Oliver Bierhofit, i cili, gjatë një interviste të dhënë, këshilloi mesfushorin bavarez, Sebastian Daizlerin, të largohej nga Bajerni drejt një ekipi ku mund të luante si titullar dhe të siguronte një vend në Botërorin e 2006-s. Asistenti i trajnerit Jurgen Klinsman, ditën e mërkurë, u shpreh se do të ishte më mirë sikur Daizleri të luante si titullar te një ekip më i vogël se Bajerni. "Daizleri është një lojtar i shkëlqyer. Më vjen keq që karriera e tij është ndalur në stolin e Bajernit. Do të ishte më mirë sikur të luante si titullar te një ekip më modest, për të siguruar një vend në ekipin që do të luajë në botëror," - u shpreh Bierhofi. Pas kësaj deklarate, zv.presidenti i bavarezëve, Karl Henize Rumenige, deklaroi: "Dua të theksoj se përzgjedhja e lojtarëve që e nisin ndeshjen si titullarë, i takon vetëm trajnerit Feliks Magat. Çdo njeri ka përgjegjësitë e veta dhe zoti Klinsman bashkë me zotin Bierhof duhet ta pranojnë këtë dhe jo të na thonë se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjmë. Mesfushori Daizler, te Bajerni ka luajtur vetëm shtatë ndeshje si titullar gjatë këtij sezoni, por Rumenige pohoi se ai nuk ishte i vetmi lojtar i kombëtares që qëndron në stol. "Mendoj se mosaktivizimi i Daizlerit nuk mund të krahasohet me atë të Robert Huthit, i cili luan vetëm tri ndeshje në vit për Çelsin dhe prapë është titullar në kombëtare," - përfundoi gjermani. Çështja e Daizlerit është një nga mosmarrëveshjet e shumta që ekipi i Bajernit ka pasur me trajnerin Klinsman dhe asistentët e tij. Trajneri Feliks Magat u shpreh i revoltuar që kapiteni Mikael Balak mori pjesë në turneun aziatik, të bërë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, duke insistuar se ai duhet të pushonte dhe jo të reklamonte kombëtaren gjermane. Ndërmjet drejtuesve të Bajernit dhe trajnerit Klinsman është krijuar një situatë e tensionuar që pas refuzimit të bavarezëve për të lënë të lirë Mikael Balakun për ndeshjen miqësore Sllovenisë.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 15:56

Pasardhësi i Otmar Hitcfeldit është i vendosur të fillojë një cikël të ri fitoresh te Bajerni i Mynihut

Magat: Ky është vetëm fillimi




Pas fitimit të titullit kampion, trajneri i Bajernit, Feliks Magat, kërkon të nisë një cikël të ri tek ekipi i Bajernit, pas atij të përfunduar nga paraardhësi i tij, Otmar Hitcfeld. Pas fitores ndaj Kaizerslauternit, bavarezët siguruan titullin e 19-të në Bundesligë dhe në fund të këtij muaji do të kërkojnë edhe Kupën e Gjermanisë, në finale ndaj ekipit të Shalkes. Ky titull ishte mjaft i rëndësishëm për Magatin, i cili u shpreh entuziast pas fitores 0-4 në Kaizerslautern. Pas ndeshjes, trajneri bavarez deklaroi: "Ky është vetëm fillimi. Shpresoj të jemi duke festuar edhe pas katër javësh. Kam dëshirë të fitojmë edhe kupën, pasi te Bajerni dua të jem po aq i suksesshëm sa Hitcfeldi. Kam pritur 10 vjet për këtë moment dhe tani dua të fitoj gjithçka. E kam për detyrim të fitoj sa më shumë kampionate me këtë ekip fantastik." Ish trajneri i Bajernit, Otmar Hitcfeld e ka drejtuar Bajernin drejt fitimit të katër kampionateve në gjashtë sezone dhe, në vitin 1998, ai u shpall kampion Europe, me ekipin e Borusias së Dortmundit. Arritja më e madhe e Hitcfeldit te Bajerni ka qenë fitimi i Championsit në vitin 2001, pas humbjes në finalen e vitit 1999, ndaj ekipit të Mançesterit. Hitcfeldi u largua nga Bajerni në fund të sezonit të kaluar, pasi bavarezët e përfunduan sezonin në vend të dytë, gjashtë pikë pas Verder Bremenit, i cili u shpall kampion, por emri i tij zë një vend të rëndësishëm në historinë e klubit bavarez. Magati deklaroi se për t'u krahasuar me Hitcfeldin, i duhej të fitonte të paktën një herë Ligën e Kampioneve. Festa e fundjavës është zbehur disi, pas deklaratave të drejtorit ekzekutiv, Hënes, i cili tha se në vitin e ardhshëm, Bajerni nuk do të bëjë shumë shpenzime për të sjellë lojtarë të rinj në skuadër. I vetmi zhgënjim për Feliks Magatin në këtë sezon ka qenë eliminimi në çerekfinalet e Championsit nga ekipi i Çelsit. Eliminimi ka sjellë një shkurtim në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe drejtuesit e Bajernit janë shprehur se në vitin e ardhshëm, nuk do të ketë blerje shumëmilionëshe. "Nuk do të bëjmë një merkato "të çmendur" në sezonin e ardhshëm. Kemi fituar titullin kampion dhe jemi të kënaqur me ekipin tonë aktual. Duhet të zëvendësojmë Robert Kovaçin, i cili do të largohet, dhe Biksente Lizarazunë, por nuk kemi nevojë për lojtarë të tjerë. Në sezonin e ardhshëm, Magatit do t'i duhet të fitojë përsëri po me këta lojtarë," - deklaroi Uli Hënes. Ky titull ishte i pari për Magatin, i cili më parë ka qenë trajner i Shtutgartit dhe i ekipit të Hamburgut.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 15:57

Pas një fillimi "të lëkundur", bavarezët e kanë merituar plotësisht titullin e 19-të në Bundesligë

Rruga e Bajernit drejt titullit




Titulli për Bajernin ishte i merituar, por rruga drejt fitimit të tij nuk ishte aspak e lehtë. Pas një fillimi të lëkundur në kampionat, bavarezët të shtunën siguruan titullin e 19-të në Bundesligë, duke fituar 0-4 ndaj ekipit të Kaizerslauternit. Lojtarët e Bajernit pritën në ankth përfundimin e ndeshjes së Shalkes ndaj Leverkusenit dhe pas barazimit të këtyre të fundit, festa për bavarezët filloi.
- Më 28 korrik të 2004-s, trajneri Magat mori drejtimin e Bajernit, pas largimit të Otmar Hitcfeldit. Deklarata e tij e parë për mediat ishte: "Kemi si qëllim të fitojmë gjithçka."
- Më 14 gusht, ndeshja e parë ndaj Hamburgut përfundoi me fitoren e bavarezëve 2-0.
- Më 22 gusht, Bajerni pësoi një humbje të rëndë 4-1 ndaj Bajer Leverkusenit, duke e vënë në dyshim stolin e Magatit. Më pas, Bajerni fiton dy ndeshje radhazi ndaj Volfsburgut dhe ekipit të Kaizerslauternit.
- Më 11 dhjetor të vitit të kaluar, barazimi 2-2 ndaj Shtutgartit i siguron Bajernit vendin e parë në renditje, pas përfundimit të fazës së parë.
- Më 13 mars 2005, Bajerni humbet në Gelsenkirsh, duke e vënë në diskutim fitimin e titullit, por gabimet e kësaj të fundit u lejuan bavarezëve të rikuperonin pikët e humbura.
- Më 30 prill, Bajerni vulos gjithçka, duke fituar 4-0 ndaj ekipit të Kaizerslauternit dhe siguron titullin e 19-të kampion.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 02 May 2005 , 20:12

Urime per kampionatin Kristian. :wink:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 03 May 2005 , 10:39

Faleminderit naqe ishalla po te del edhe ty Juvja :D :D :D
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 03 May 2005 , 11:09

Rumenige: Titulli, thelbësor për klubin




Fitimi i titullit për Bajernin ka sjellë një atmosferë festive në klubin bavarez. Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Kaizerslauternit, lojtarët dhe stafi teknik u "rrëmbyen" nga euforia, por zv.presidenti i klubit, Karl-Heinz Rumenige, gjeti gjithsesi kohën për të dhënë një intervistë për sitin zyrtar të ekipit të tij, në lidhje me paraqitjen e ekipit të Bajernit gjatë këtij sezoni. Ja dhe intervista e tij e plotë:
- Çfarë nënkupton ky titull për ju dhe klubin tuaj?
- Eshtë gjithmonë diçka e veçantë të fitosh titullin tri javë para përfundimit të kampionatit dhe mendoj se Bajerni mund të krenohet me këtë arritje. Ky triumf në kampionat ishte thelbësor për klubin.
- Pra, ju nuk jeni akoma të "ngopur", edhe pse në shtatë vitet e fundit, Bajerni ka fituar pesë tituj?
- Çdo titull i fituar është një kënaqësi më vete. Ky i fundit ishte vërtet i rëndësishëm, pasi sezonin e kaluar nuk arritëm të fitonim asgjë. Në klubin tonë është thelbësore të fitojmë në vazhdimësi dhe tani shpresojmë të fitojmë trofeun e dytë në finalen e kupës.
- Si e vlerësoni kontributin e trajnerit Feliks Magat, në fitimin e këtij titulli?
- Do të doja të theksoja, se ne kemi pasur gjithmonë trajnerë shumë të mirë. Ashtu si Otmar Hitcfeld, edhe Magati është një trajner i mirë. Besoj se në këtë aspekt kemi qenë me fat. Megjithatë, unë e kam theksuar që në fillim se Magati është një trajner fantastik. Ky trofe ka qenë mjaft i rëndësishëm edhe për atë. Pas këtij titulli, ai ndihet shumë më i qetë.
- Çfarë të rejash solli Feliks Magati te Bajerni?
- Një filozofi të bazuar mbi disiplinën dhe në përgatitjen fizike. Besoj se kjo ka qenë një nga arsyet e suksesit tonë.
- Kush ishte pika e kthimit në "luftën" për titull?
- Arritja më e madhe e ekipit ishte reagimi pozitiv, pas humbjes ndaj Shalkes. Çdo skuadër që e rimerr veten dhe fiton gjashtë takime radhazi, e meriton titullin kampion.
- Mendoni se pas fitimit të titullit, ekipi i Bajernit mund të shpërqendrohet dhe të humbasë në finalen e kupës ndaj Shalkes?
- Eshtë e drejta e tyre për të festuar, por nuk duhet të rehatohemi. Do të ishte shumë e rëndësishme të tregonim që kemi mundësi të fitojmë ndaj rivalëve tanë, sidomos pas dy humbjeve të pësuara ndaj tyre në kampionat.
VLLAZNIA PER GJITHMON

Post Reply