Lajme nga kombetaret

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Lajme nga kombetaret

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Jan 2005 , 14:29

Brazili grumbullon emrat e mëdhenj

Brazili ka thirrur në skuadër pjesën më të madhe të emrave të mëdhenj, përfshirë Kafun, Roberto Karlosin, Ronaldon, Ronaldinjon dhe Adrianon, për miqësoren e muajit të ardhshëm kundër Hong Kongut, gjë që mund t'i acarojë shumë marrëdhëniet me klubet evropiane. Mesfushori Juventusit, Emerson, është rikther në skuadër, pas një mungese prej më shumë se një viti, ndërsa sulmuesi i Santosit, Robinjo, për të cilin është folur shumë për një kalim te Reali i Madridit, është grumbulluar përsëri, për ndeshjen që do të luhet më 9 shkurt në Hong Kong. Emersoni ka luajtur për herë të fundit në një eliminatore botërori, marsin e shkuar, ndërsa Robinjo ka luajtur vetëm një herë, si zëvendësues në ndeshjen e shtatorit të shkuar kundër Bolivisë. Vizita e fundit e Brazilit në Azi, në një miqësore kundër Kinës në shkurt të vitit 2003, pëfundoi në barazim pa gola dhe nxehu klubet evropiane, që u detyruan t'i linin lojtarët të lirë për atë ndeshje. Gushtin e shkuar, Milani nuk pranoi të linte të lirë Kakan, Kafun dhe Didën për ndeshjen e paqes kundër Haitit. Ndeshja me Hong Kongut ka ngjallur polemika në Brazil dhe Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) e ka mohuar publikisht se ka marrë 1 milionë dollarë për ndeshjen. "Organizimi i kësaj ndeshjeje nuk bëhet për arsye financiare," - bëri të ditur CBF-ja në një deklaratë për shtyp. CBF-ja shtoi se ndeshja është organizuar nga njëri prej sponsorëve të saj. Trajneri Karlos Alberto Parreira, i cili tha vitin e shkuar se pëlqen më shumë ndeshjet miqësore kundër skuadrash të mëdha evropiane, u tregua diplomatik për përballjen me një skuadër që renditet e 134-ta në renditjen botërore të FIFA-s. "Kjo miqësore mbush një boshllëk në listën e ndeshjeve dhe e mban në formë skuadrën kombëtare, - tha ai. - Ne marrim gjithmonë diçka pozitive nga këto ndeshje." Ja skuadra e grumbulluar: Gomesh (PSV), Hulio Sezar (Flamengo); Kafu (Milan), Beleti (Barcelona), R. Karlos (Real M.), Zhilberto (Herta B.), Huan (Leverkusen), R. Zhunior (Leverkusen), Lusio (Bajern M.), Luizao (Benfika); Aleks (Fenerbahçe), Diego (Porto), Elano (Santos), Emerson (Juventus), Baptista (Sevilja), Zhuninjo P. (Lion), Renato (Sevilja), Ze Roberto (Bajern M.); Ronaldo (Real M.), Robinjo (Santos) Ronaldinjo (Barcelona), Adriano (Inter).

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Klinsman: Skandali, histori e trishtueshme

Post by Admin » Fri, 11 Feb 2005 , 16:57

Trajneri i Gjermanisë thekson se lojtarët nuk janë shpërqendruar nga manipulimet e ndeshjeve



Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsman, shpresonte te një fitore e madhe kundër Argjentinës, që vendi ta harronte skandalin për manipulimin e ndeshjeve, i cili ka vënë një njollë të madhe në futbollin gjerman. Një fitore në miqësoren kundër Argjentinës do t'i kishte dhënë fund vazhdës katërvjeçare të Gjermanisë pa asnjë fitore kundër skuadrave të mëdha dhe do ta kishte larguar përkohësisht vëmendjen nga skandali. Megjithatë, skuadra e Klinsmanit u ndal në një barazim 2﷓2 dhe trajneri u detyrua t'u kthente përgjigje pyetjeve për skandalin e basteve. "Eshtë një histori e trishtueshme për të gjithë Gjermaninë dhe veçanërisht për futbollin gjerman, - tha Klinsmani. - Shpresoj që gjithçka të zgjidhet shpejt." Megjithatë, duket se kjo dëshirë nuk do të plotësohet, pasi skandali më i madh i 30 viteve të fundit në Gjermani po nxjerr çdo ditë të reja. Gjyqtari i akuzuar, Robert Hojzer, po kthehet në një personazh të famshëm në shtyp, duke kërkuar falje publike në emicione televizive dhe në intervista me gazetat. 25-vjeçari Hojzer ka pranuar se ka marrë 67 mijë euro nga bastexhinjtë, për të manipuluar shtatë ndeshje në vitin 2004, nga të cilat ka qenë i suksesshëm vetëm në katër. Ai ua ka kthyer hetuesve pjesën e mbetur të parave dhe po bashkëpunon me hetimin e tyre. Në një intervistë me një gazetë gjermane, Hojzeri tha se qau pasi pranoi gjithçka dhe se ishte shumë pranë vetëvrasjes. Ai tha se të ëmës i kishte rënë të fikët kur kishte treguar për këtë fakt, ndërsa babai i tij, një ish-trajner, kishte vjellë vazhdimisht për disa orë. "Uria ime për para shkatërroi gjithçka, - tha Hojzeri, i cili po ruhet nga policia. - I kuptoj tifozët që më urrejnë. Sot mendoj se jam treguar një idiot." Ai mori pjesë në një emision televiziv të martën, ku u ndoq nga 3 milionë shikues. Megjithëse skandali për gjyqtarët e ka gllabëruar Gjermaninë, Klinsmani tha se skuadra e tij nuk ishte e shpërqendruar gjatë katër ditëve që kaloi me lojtarët gjatë kësaj jave. "Kjo nuk është një barrë për lojtarët, - tha ai. - Kemi qenë bashkë që nga e diela dhe ata kanë pasur mundësi për t'u përqendruar për ndeshjen." Mbrojtësi Kristian Vërns, kapiteni i skuadrës kundër Argjentinës, nuk ishte i interesuar për të folur për skandalin, për të cilin Hojzeri ka thënë se përfshin edhe shumë lojtarë dhe gjyqtarë. Kur u pyet gjatë një konference për shtyp nëse skandali i kishte tërhequr vëmendjen skuadrës, Vërnsi u përgjigj shkurt: "Jo." Liga Gjermane e Futbollit (DFL), që përfaqëson klubet profesioniste, deklaroi pas një takimi në Dyseldorf se do të studiojë masat për të parandaluar shitjet e ndeshjeve.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 22 Mar 2005 , 19:39

Per ndeshjen kunder Skocise qe luhet ne milano trajneri axurr le pinturikion ne shtepi.


Lippi:Del Piero?-"Asnje polemike me te".




Per ndeshjen kunder skocise e vlefshme kjo per kualifikimet e boterorit Gjermani 2006 trajneri viarexhin per cudine e te gjitheve nuk ka grumbulluar sulmuesin e juventusit Alex del Piero.Del piero pasi zhvilloi nje ndeshje te shkelqyer kunder rexhines ne te cilen shenoi golin vendimtar,por mbi te gjitha shpalosi disa numra qe prej tij ka vite qe s'jane pare duket se kete here s'ishin te mjaftueshem per ta bindur ish trajnerin e tij te juventus,i cili preferoi te merrte Cassanon qe sic eshte shprehur ka qejf ta zbuloje si lojtar.Pastaj Lippi u shpreh:-Jam i kenaqur qe del piero e rifitoi besimin e te gjitheve pas atyre muajve qe nuk kishte konsiderate.Por meqe ka 10 vjet qe njihemi e flasim shpesh ne telefon ai e di fare mire se nje ndeshje nuk mund t'ia mbylle dyert per ne Gjermani ku sigurisht ai do te jete protagonist.Une jam i pari qe jam gezuar per kete rizbulim te tij.Persa i perket Cassanos ai thote:-Eshte e vertete kam nje deshire te madhe te punoj me te ta njoh nga afer dhe ta zbuloj si karakter duke pare qe nuk kam pasur mundesi ta njoh meqe ai nuk ka mundur te stervitet me ekipin qysh kur jam une trajner.Ka nje karakter te veshtire?Eshte vetem ne linje me moshen e vet.Ne moshen 20 vjecare gjerat s'mund te merren ndryshe.Ndersa persa i perket kundershtarit trajneri ia ka friken ndryshimeve te shumta qe ka bere ekpi skocez ne tri ndeshjet e fundit.Skocia per ne paraqet nje mister pasi ka nderruar tre trajnere dhe nente 11-she formacioni qe kane dale ne fushe.Por ne duhet te nisemi nga gjerat e bukura qe kemi bere ne miqesoren e Cagliarit kunder rusise dhe te hedhim ne fushen e lojes armet qe kemi ne dispozicion per te dale fitimtare.Ka shume besim trajneri,por per nje gje i vjen keq:mosprania e Alessandro Nestas ne formacion.Me vjen keq qe Nesta s'mund te luaje te shtunen,por jam i sigurte qe ata lojtare qe do te dalin ne fushe do te dine ta zevendesojne perfundoi Lippi.
Last edited by piero on Thu, 24 Mar 2005 , 13:14, edited 1 time in total.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 24 Mar 2005 , 13:11

Endrra e kalter e Alberto Gilardinos.

Gilardino:Golat e mi per Parmen dhe Italine.



Alberto Gilardino te dielen e shkuar festoi golin e tij te 50 dhe pastaj te 51 ne serine A me ane te se cileve i dhuroi parmes 1 pike te rendesishme per luften per te mos rene nga kategoria.Trajneri i italise Marcello Lippi ishte te dielen ne stadiumin Tardini te parmes pikerisht per te vezhguar Gilardinon dhe ka mbetur shume i kenaqur nga paraqitja e tij."Gilardino eshte shume i ri ka nje karakter te jashtezakonshem -tha Lippi-.Eshte shume me i pjekur per moshen qe ka dhe ka dhene shenja se di te udheheqe nje grup dhe kjo eshte e rendesishme per ne."Kete sezon sulmuesi ka shenuar 16 gola me parmen dhe eshte gati ta transmetoje entuziazmin e tij me kombetaren."Jam shume i lumtur qe jam grumbulluar perseri me kombetaren italiane -thote Alberto-.Ne muajt e fundit kam dhene maksimumin per te bindur Lippin te me grumbulloje serish edhe pse sfida me skocine eshte shume e rendesishme per kualifikimin ne boterorin e gjermanise."Italia kryeson grupin 5 me 9 pike pas 4 ndeshjesh.Me pas vijne norvegjia dhe sllovenia vetem 2 pike larg axurreve keshtu qe ata ne milano te shtunen duhet te fitojne patjeter.Gilardino eshte i bindur se fakti qe do te luajne ndeshjen ne San Siro do t'i ndihmoje ata te arrijne fitoren."Te luash nje ndeshje ne nje stadium si ky e ben ate me te rendesishme dhe me te bukur.Eshte ndeshja qe asnje futbollist nuk ka deshire te mungoje.Qysh prej debutimit te tij me kombetaren sulmuesi i parmes ka koleksionuar 4 ndeshje dhe 2 gola."Gjithcka po shkon mire per mua qysh ne diten e pare.Eshte nje grup i jashtezakonshem.Eshte gje e bukur te stervitesh dhe te luash me keta kampione.Ne kete skuader ka kaq shume kampione,lojtare te jashtezakonshem si ne pikepamjen teknike ashtu edhe ate njerezore.Jane te gjithe te forte dhe te vendosur.Per keto motive ishte e lehte te beje pjese ne kete grup".Gilardino eshte vecanerisht i gezuar se ka mundesine te punoje me nje trajner si Lippi."Eshte nje trajner i madh,per kete s'ka asnje dyshim - tha lojtari i parmes-.Ka stervitur gjithmone ekipe te medha dhe ka fituar shume trofe,pra do te dije ta beje punen e vet sa me mire".I lindur me 5 korrik 1982,ne te njejten dite ne te cilen Paolo Rossi i shenon nje triplete brazilit ne ndeshjen Itali3-2Brazil,Gilardino duket se do te udheheqe Axurret drejt boterorit te katert pas 24 vjetesh."Jemi duke punuar fort per te arritur nje rezultat te madh ne gjermani.Ne duam te kthejme ne itali Kupen e Botes e cila tifozave italiane i mungon prej me shume se 20 vjetesh"-perfundoi Gilardino.Nese Gilardino do te kete te njejten forme dhe te njejten dashuri me golin si keta 2 vite,atehere endrra italiane mund te behet realitet.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 25 Mar 2005 , 11:39

Pas dëmtimit të Montelës, sulmuesi i Parmës dhe ai i Kaljarit janë më në formë për momentin

Xhila-Espozito, dyshja ideale e sulmit




Lipi nuk do të ketë të gatshëm Vinçenco Montelën për ndeshjen ndaj skocezëve, për shkak të një dëmtimi. Një mungesë e rëndësishme, por që u lë hapësirë lojtarëve të tjerë, të aftë në këtë sezon për të luajtur në ndeshje të rëndësishme, pavarësisht nga synimet. Qendërsulmuesit e tjerë, të grumbulluar nga Marçelo Lipi për ndeshjen e së shtunës ndaj Skocisë, e vlefshme për kualifikimin e Botërorit "Gjermania 2006", mezi presin të zbresin në fushë. Dikush për të lënë pas momentin "jo" që po kalon, si verdhekuqtë Toti e Kasano, dikush për të konfirmuar periudhën pozitive të gjendjes së tyre. Nëse Alberto Xhilardino shënon me vazhdimësi mbresëlënëse me Parmën (16 gola deri tani), nuk mund të mos jetë i kënaqur Mauro Espozito, sulmues dhe pikë referimi i Kaljarit surprizë. Të dy kanë shënuar së bashku 30 gola në kampionat, duke treguar se janë dyshja ideale dhe e përsosur e kësaj Italie. Qëndron në "dritare" gjithsesi Luka Toni, gjithnjë i gatshëm si asnjëherë për të luajtur dhe shënuar me fanelën "axurre". Sezoni i tij deri tani në Palermo është për t'u "kurorëzuar": 13 gola në 26 ndeshje, asnjëherë si këtë vit, u "kurorëzuan" përfundimisht edhe me golin e parë në kombëtare, i shënuar pikërisht në "Barberan e tij" kundër Norvegjisë. Dyshja e Romës, e formuar nga Françesko Toti e Antonio Kasano, kërkon të shpërthejë. Numrat thonë se golat e shënuar nga fantazistët verdhekuq, janë 19 në kampionat, një shifër e mirë, nëse konsiderohet si sezoni vërtet i pafat i formacionit kryeqytetas. Në pritje për të zbuluar "kartat", Marçelo Lipi mund të besojë te një listë sulmuesish pa dyshim cilësorë. Të grumbulluar mënjanë, presin një thirrje edhe të tjerët, si Di Mikele, Mikoli, Flaki dhe "senatorët" Vieri, Del Piero dhe Filipo Inzagi. Vërtet një zgjedhje e sikletshme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Mar 2005 , 14:43

Bartez, një largim plot polemika

Nuk do të mugojnë polemikat, të cilat do të jenë shoqëruese të momentit kur Fabien Bartez do të varë në gozhdë dorezat e portierit. Pritet që tërheqja nga veprimtaria futbollistike e numrit një të portës franceze të ndodhë në verë. Barthez, 33-vjeçar tashmë, portier i kombëtares franceze dhe ish-kampion i botës dhe i Evropës, bëri zyrtar të enjten largimin nga karriera si profesionist në vitin 2006: "Do të përfundoj kontratën time me Marsejën dhe do të mbush 35 vjeç. Më duket e mjaftueshme kjo moshë për t’u tërhequr". "Nuk shpresoj të vazhdoj të bëj pjesë në botën e futbollit. Ka disa gjëra për të cilat... ndonjëherë është më mirë të heshtësh. Futbolli ka ndryshar, kështu siç është, nuk më pëlqen më”, -ka përfunduar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Mar 2005 , 14:45

Federata gjermane: 300 mijë euro çdo lojtari për kupën

Gjermania cakton shpërblimet për botërorin

Botërori 2006 do të startojë pas më shumë se një viti, por Gjermania mendon për trofeun dhe që tani ka vendosur shifrat shpërblyese për lojtarët në varësi të etapave që ata do të kalojnë. Secilit nga lojtarëve të ekipit gjerman i takojnë 50.000 euro shpërblim, nëse kapen çerekfinalet, 100.000 për gjysëmfinalen dhe 150.000 për finalen me një bonus prej 300.000 eurosh në rast të shpalljes kampion bote. Është kënaqur për mirëkuptimin e arritur Teo Zvanziger, president i Fedratës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe në një intervistë për të mirënjohurën “Bild” ka deklaruar: "Kupa e botës është një trofe shumë i çmuar. Ne do të ishim aq të kënaqur në rast fitoreje, sa do të paguanim çdo lloj shifre". Oliver Bierhof, menaxher i përgjithshëm i kombëtares gjermane është i të njëjtit mendim: "Ishte objektivi ynë të arrinim këtë marrëveshje sa më parë të ishte e mundur. Të fitosh botërorin në shtëpi do të ishte një arritje e madhe",- ka përfunduar ish-bomberi i kampionatit italian.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 26 Mar 2005 , 14:40

Brazili, gati "katërshja e mrekullive"

Trajneri i kombëtares braziliane, Karlos Alberto Parreira, ka deklaruar se do ta bëjë të ditur formacionin vetëm në ditën e fundit, por ka lënë të kuptohet se në sulm mund të luajë "katërshja e mrekullive": Ronaldo, Ronadinjo, Kaka dhe Robinjo. Trajneri brazilian është kritukar shpesh nga shtypi vendës për lojën e tij "europiane". Gjithsesi, pas dy barazimeve pa gola ndaj Kolumbisë dhe Ekuadorit, Brazili renditet në vendin e dytë të grupit të Amerikës së Jugut dhe tani duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Perusë, duke shpresuar në një hap fals të Argjentinës në Bolivi. Në stërvitjen e fundit u provuan në sulm të katër futbollistët e lartpërmendur, por Parreira "frenon" ta bëjë të ditur formacionin. "Do t'i mësoni titullarët vetëm në ditën e ndeshjes. Nuk dua t'i favorizoj kundështarët që të marrin masa për të na ndaluar. I druhem Perusë, është një skudër që mbrohet mirë dhe ka një kundërsulm të rrezikshëm," - tha Parreira pas stërvitjes së të premtes. Pritet rikthimi në "Selesao" edhe për Emersonin, që do të luajë përkrah Ze Robertos në mesfushë. Nga ana tjetër, Peruja, e cila ka barazuar në dy takimet e fundit ndaj kampionëve të botës, do të bazohet në sulm te dyshja e Bajernit të Mynihut, Pizarro-Guerrero. Në prag të sfidës me Brazilin, trajneri i Perusë, e cila mungon në një kampionat botëror që nga vitit 1982, tha: "E dimë që do të jetë një ndeshje e madhe, por kemi besim se me një lojë të kujdesshme në sulm edhe mund marrim një rezultat pozitiv nga kjo përballje." Amerika e Jugut Sot Kili-Uruguaj Bolivi-Argjentinë Venezuel-Kolumbi Nesër Brazil-Peru Ekuador-Paraguaj Renditja 1.Argjentinë 6 4 1 21-11 22 2.Brazil 5 5 1 19-11 20 3.Ekuador 5 1 5 12-11 16 4.Paraguaj 4 4 3 12-11 16 5.Uruguaj 4 2 5 16-23 14 6.Kolombia 3 4 4 12-11 13 7.Peru 3 4 4 13-13 13 8.Kili 3 4 4 10-11 13 9.Venezuela 4 1 6 13-17 13 10.Bolivi 3 1 7 11-20 10 Shënim: Katër të parat kualifikohen direkt për në botëror, ndërsa vendi i pestë luan një ndeshje "play off" me fituesen e zonës së Oqeanisë.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 29 Mar 2005 , 12:11

Trajneri i kombëtares italiane ka grumbulluar shumë lojtarë të skuadrave të vogla për miqësoren ndaj Islandës

Lipi: Një çmim për ekipet provinciale



Në grumbullimin e "axurrëve", Lipi shpjegoi arsyen e risive të shumta në përzgjedhjet e tij: "Thirrjet e mia janë një çmim për futbollin provincial dhe për ato skuadra që aktivizojnë shumë italianë dhe për rrjedhojë ma bëjnë punën më të lehtë. Mes Palermos, Udinezes, Kaljarit, Sampdorias dhe Mesinës ka shumë lojtarë të vlefshëm, për të ndërtuar grupin dhe prania e tyre është e nevojshme." Lidhur me formacionin, ai u shpreh: "Mund të luaj sërish me tre sulmues. Ndaj Islandës pak a shumë do të luajmë në të njëjtën mënyrë, edhe pse këtu tani ka lojtarë me karakteristika të tjera, - vijoi tekniku i "axurrëve". - Do të kem 17 lojtarë në dispozicion, kam vetëm gjashtë rezerva, të shohim se kush do të aktivizohet e kush jo, në varësi të ecurisë së ndeshjes, sidoqoftë, dy futbollistët që do të qëndrojnë në stol, mund të thonë se për ta ishte një përvojë pozitive. Të gjithë ata që ndodhen këtu, e kanë merituar këtë ftesë, është përparësia ime që të mësohen me këtë mjedis dhe të mësohen të flasin të gjithë të njëjtën gjuhë, e cila ndryshon nga ajo që flasin nëpër klubet e tyre." Duke iu kthyer fitores së rëndësishme të së shtunës, Lipi i ka thurur lavde Andre Pirlos: "Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, nuhatja e Ançelotit për ta aktivizuar përpara mbrojtjes ka qenë e shkëlqyer. Të gjithë e dinë se mund t'ia pasojnë topin, sepse më pas ai e kontrollon në mënyrë shumë të sigurt, ka një personalitet shumë të madh. Edhe pse nuk flet shumë, e kam cilësuar një lider të heshtur që flet me këmbë dhe me mendje." Nga kjo Itali, Lipi çmon mbi të gjitha karakterin: "Shpirti që përçon kjo skuadër ndaj atyre që e shohin, më pëlqen, përçon entuziazëm dhe dëshirë, dhe kjo është gjëja që më ka kënaqur më shumë përtej rezultateve teknike, duke qenë se nuk kemi arritur ende asgjë. Ndihem i lumtur për entuziazmin që kanë të rinjtë që vijnë te ne, ky entuziazëm përçohet edhe jashtë". Ndaj Islandës, kapiteni do të jetë Marko Materaci. "Luan pak tek Interi? Unë nuk kam të bëj me këto zgjedhje që u takojnë të tjerëve, ? shpjegoi Marçelo Lipi. ? Ai ka gabuar diçka në të kaluarën dhe ka paguar për atë që ka bërë, por që kur unë jam trajneri i kësaj kombëtareje, kam parë te futbollisti një njeri fantastik si në fushë, ashtu edhe jashtë saj."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:17

Ndryshon formati i eliminatoreve të Euro 2008-s




Pas fitores surprizë së Greqisë në Euro 2004, UEFA ka ndër mend të ndryshojë formatin e eliminatoreve të Euro 2008-s. Në eliminatoret e ardhshme, ekipet që do të renditen në vend të parë dhe të dytë do të kualifikohen automatikisht për në finalet e europianit, pa pasur nevojë për ndeshjet e "play-off"-it. Gjashtë grupe paraeliminatore do të përbëhen nga shtatë ekipe, ku do të dalin 16 ekipet finaliste që do të marrin pjesë në Euro 2008. Ky format i ri i eliminatoreve u vendos nga komiteti drejtues ditën e martë. Eliminatoret për europianin e ardhshëm do të fillojnë të luhen në shtator të 2006-s, pas zhvillimit të botërorit të Gjermanisë. Formati i vjetër konsistonte me 10 fituesit e grupeve dhe pesë fituesit e "play-off"-it, që bashkë me ekipin organizator përbënin 16-shen e kualifikuar për në europian.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 28 Apr 2005 , 16:56

Sulmuesi 39-vjeçar përgatitet të luajë ndeshjen e lamtumirës me kombëtaren e Brazilit

Romario: Do doja "Marakanë" për lamtumirën




Ish-sulmuesi i kombëtares braziliane, Romario, vazhdon të luajë në kampionatin brazilian, pavarësisht moshës së tij 39-vjeçare.
"Një nga gjërat që më motivon, është se teknikisht lojtarët e tjerë janë të dobët", - deklaroi Romario gjatë intervistës në prag të ndeshjes së tij të lamtumirës me kombëtaren braziliane. Romario është grumbulluar në kombëtaren braziliane për ndeshjen miqësore të së mërkurës ndaj Guatemalës, që do të luhet në Sao Paolo. Trajneri i Brazilit, Karlos Parreira, deklaroi se 39-vjeçari do të luante në minutat e para të takimit, për t'i dhënë lamtumirën ekipit të tij kombëtar. "Kjo është ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Nuk do të ishte e vërtetë, nëse do të thosha që ky është vendi ku do të doja të jepja lamtumirën. Vendi ideal do të ishte stadiumi "Marakana", sepse Rio de Zhaneiro është shtëpia ime. Ndeshja e së mërkurës do t'i japë mundësi Romarios të luajë përkrah Robinjos, i cili është një nga talentet e fundit të këtij brezi dhe është quajtur shpesh si pasardhësi i 39-vjeçarit. Por sulmuesi i Santosit nuk i pranoi këto krahasime. "Romario është Romario, Robinjo është Robinjo. Nuk shoh ndonjë ngjashmëri përveç ngjyrës së lëkurës. Ai është më i shkurtër dhe më teknik se unë. Romario është një lojtar që nuk mund të krahasohet me asnjë. Ai shënonte gjithmonë dhe vendoste fatin e ndeshjes, kurse unë kam akoma shumë për të mësuar në futboll. Brazili ka grumbulluar shumë lojtarë nga kampionati vendës dhe Guatemala ishte e vetmja që nuk e refuzoi ftesën, pas Argjentinës, Uruguait dhe Ekuadorit.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 29 Apr 2005 , 16:13

Ne ndeshjen e djeshme sulmuesi brazilian ka mbyllur karrieren me "Selecaon".


Romario i jep lamtumirën Brazilit



Sulmuesi brazilian Romario ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me "Selesaon", në fitoren që kjo e fundit arriti 3-0 në miqësoren ndaj Guatemalës. Në këtë takim, trajneri Parreira kishte grumbulluar një skuadër me futbollistë që luajnë në Brazil. 11 prej tyre ishin debutues. Romario shënoi edhe golin e parë të ndeshjes në minutën e 17-të, duke i dhënë në mënyrën më të mirë lamtumirën skuadrës kombëtare, me të cilën u shpall kampion bote në vitin 1994. 39-vjeçari mori nje karton të verdhë, sepse festoi duke hequr fanellën. Romario u zëvendësua në minutën e 38-të dhe u largua në mes të lotëve pas një xhiroje rreth tribunave të stadiumit "Pakaembu", ku u zhvillua ndeshja. Më pas, për gazetarët Romario u shpreh: "Fatkeqësisht, karriera ime te kombëtarja u mbyll, por unë jam shumë i lumtur me gjithçka që kam bërë." Romario ka luajtur ndeshjen e parë me Brazilin, në vitin 1987, në miqësoren ndaj Irlandës.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:18

Legjenda e futbollit gjerman kërkon vendin e presidentit të UEFA-s dhe shprehet kundër teknologjisë në futboll

Bekenbauer: Me Platininë, mik dhe rival


13 muaj nga fillimi i kampionatit botëror në Gjermani, organizatori i kësaj veprimtarie, Fanc Bekenbauer, ka zgjidhur të paktën një problem: si ta kalojë kohën deri në finalen e 9 korrikut 2006. Kjo, pasi stadiumet janë të bukura, funksionale dhe marrëdhëniet me FIFA-n janë të shkëlqyera. Në rast se gjithçka do të shkojë siç duhet, atëherë "Kaizeri" do të konkurrojë për vendin e presidentit të UEFA-s. Pozicion ky i lakmuar edhe nga Platini dhe që do të lihet vakant pas largimit të Johansonit në fund të vitit 2007. Ja cila ka qenë intervista e Bekenbauerit 60-vjeçar, në të cilën flet për gjithçka që ka të bëjë me futbollin e ditëve të sotme:
- Përse keni dalë kundër Platinisë?
- Unë nuk i jam vënë kundër. Misheli është një mik i ngushtë dhe një nga të paktët ish-futbollistë që punon si drejtues i lartë në futboll. Ka dhënë gjithmonë prova për aftësitë e tij. Unë e respektoj dhe kam një konsideratë të lartë për Platininë.
- Por edhe ju, si francezi, do të synoni të merrni vendin e presidentit të UEFA-s, pas përfundimit të kampionatit botëror...
- Edhe për dy vjet në atë post do të qëndrojë Lenart Johanson. Në rast se ai nuk do të rikandidojë, atëherë do të përpiqem të marr vendin e tij. Nuk kam planifikuar ende një fushatë elektorale dhe atë që kam thënë deri tani, e kam thënë në mënyrë spontane dhe nuk duhen marrë seriozisht.
- Ju shiheni si "mbrojtës" i të pasurve, ndërsa Platini si "mbrojtës" i të varfërve. Deri aty sa një ish-politikan, Daniel Kohan-Bendit, ka formuar një grup të quajtur "aleanca kundër Francit"...
- Ndoshta është i nevrikosur, sepse një herë që luajtëm futboll së bashku, nuk i kam pasuar topin. Por kjo ka ndodhur 30 vjet më parë.
- Mos vallë futbolli po shfrytëzohet nga biznesi? Në Gjermani reklamohen edhe jakat e këmishave...
- Eshtë normale që duke qenë sporti më i ndjekur në botë, futbolli të tërheq vëmendjen e reklamave. Disa herë edhe ekzagjerohet, por unë kur shoh një ndeshje futbolli, nuk e kam mendjen tek ajo që është shkruar në fanellë, por përqendrohem te diçka tjetër.
- Sponsorët nuk i mungojnë as Kupës së Botës. Cilat janë problemet që duhet të zgjidhni ende përpara fillimit të botërorit?
- Kemi shumë kërkesa për bileta dhe nuk mund t'i plotësojmë të gjitha. Do të shesim 3.2 milionë bileta dhe mbeten shumë njerëz jashtë stadiumeve, sidomos në Gjermani.
- Dhunë, racizëm, hile: si do t'i shmangni këto fenomene të shëmtuara në futboll gjatë botërorit?
- Ministri ynë i Brendshëm, Oto Shili, është një njeri që flet pak dhe vepron shumë. Eshtë i bindur, edhe unë bashkë me të, që tifozët huliganë do të mbahen nën kontroll. Nuk e di se sa forca policie do të angazhohen, por ju siguroj se do të jenë të mjaftueshëm për të parë një botëror të qetë. Por është e qartë që ky lloj rreziku nuk mund të eliminohet asnjëherë totalisht. Mjafton të mendosh se rreziku i terrorizmit është në çdo cep të botës. Çështja e huliganizmit është më vete dhe pa dyshim nuk nënvlerësohet. Në Slloveni, tifozët e Gjermanisë shkaktuan trazira përpara një ndeshjeje miqësore, kjo pasi nuk u vlerësua sa duhet rrezikshmëria e tyre përpara ndeshjes. Gjatë botërorit nuk do të përsëriten skena të tilla. Nuk do të ndodhë si në vitin 1998, kur Ultrasit e përjashtuar nga stadiumet, udhëtuan për në Francë. Në Lens, një polic mbeti i plagosur. Që në europianin e vitit 2000, kur filluan të merreshin masa të rrepta, nuk janë përsëritur më episode të tilla dhune. Për këtë duhet ndihma e të gjitha vendeve të botës, sepse rreziku i huliganizmit mund të vijë ngado.
- Keni rikonstruktuar stadiumet dhe keni hequr hekurat që ndajnë futbollistët me tifozët. Mendoni se do të funksionojë ky sistem?
- Po. Nuk ka arsye përse t'i fusim njerëzit në një kafaz. Duhet të jesh i metë që të shkatërrosh një spektakël që dhuron një ndeshje futbolli.
- Po racizmi?
- Eshtë larg Gjermanisë dhe do të vazhdojë të jetë edhe gjatë Kupës së Botës.
- Sa ju ka dëmtuar skandali i ndeshjeve të trukuara nga bastexhinjtë?
- Në fillim ishte si një bombë që na shpërtheu në dorë. Por për fat të mirë, personat e implikuar ishin të paktë dhe të gjithë në kategoritë inferiore. Ky skandal nuk preku drejtpërdrejt Bundesligën. Ndiemë mbi vete habinë e të gjithë botës. Kjo është e vërteta, edhe ne gjermanët mund të gabojmë, jemi njerëz si gjithë të tjerët. Por kampionati botëror do të jetë mundësia ideale për të treguar anën tonë më të mirë.
- Franca dhe Koreja e Jugut, vendet e fundit që kanë organizuar kampionatin botëror, e kanë lidhur suksesin e organizimit me ecurinë e mirë të skuadrave të tyre...
- Sigurisht, në rast se Gjermania do të eliminohet që në turin e parë, festa jonë do të jetë ndryshe. Skuadra e vendit organizator dhe ecuria e veprimtarisë duhet të ndërthuren me njëra-tjetrën. Le të themi që jemi të lumtur që po mirëpresim kombëtaret më të forta të planetit dhe shpresojmë që skuadra jonë të arrijë finalen.
- Ç'mendim keni për konkurrencën?
- Në vitin 2002 parashikova një finale Argjentinë-Francë. Të dyja u eliminuan që në turin e parë. Kësaj here po heq dorë nga parashikimi.
- Ka shumë mundësi të përdoret topi me çip gjatë kampionatit botëror. Çfarë teknologjish të tjera mund ta ndihmojë një gjyqtar?
- Futbolli është i thjeshtë dhe natyral. Çfarë bukurie do të kishte në rast se të hënën nuk do të diskutoje për një episod që ndodhi në një ndeshje futbolli. Jam kundër teknologjisë në futboll dhe kundër kamerave të shumta në një fushë futbolli. Mund të pranoj vetëm një top me çip, për të parë si do të jetë, por asgjë tjetër. Edhe pse do të më mungojnë bisedat me taksistët anglezë në lidhje me golin "fantazëm", në finalen e kampionatit botëror të vitit 1966. Duhet të bëjmë kujdes që të mos abuzojmë shumë me këtë sport, sepse mund t'i heqim emocionet.
- Emocionoheni akoma duke ndjekur një kampionat botëror?
- Kam parë shumë të tillë nga disa pika vështrimi. Kur luaja futboll apo drejtoja kombëtaren gjermane, nuk e kisha vënë re sistemin organizativ të kësaj veprimtarie. Tani e shoh edhe nga ky aspekt. Jam optimist dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë.
- Kardinali Bertone, kur Ratsinger u zgjodh Papë, tha se kisha kishte gjetur Bekenbauerin e saj. Nuk ju tremb kjo famë që keni, mos vallë është e ekzagjeruar?
- Dëfrehem me diçka të tillë dhe nuk është e mundur të ndryshoj atë që thonë njerëzit për mua.
- Keni menduar ndonjëherë të merreni me politikë? Silvio Berluskoni, kryeministri i Italisë, është pronari i Milanit. Emri dhe ndikimi i fjalës suaj në Gjermani mund t'ju ndihmojë...
- Nuk e shoh veten si politikan. Më pëlqen të them gjithmonë atë që mendoj, por, në rast se bën pjesë në një parti politike, nuk mund ta bësh diçka të tillë.
- Pyetja e fundit jashtë kampionatit botëror. A janë Milani dhe Liverpuli skuadrat më të forta në Europë?
- Janë skuadrat më me fat, sepse pas asaj që u pa në gjysmëfinale, finalja e Stambollit duhej të ishte Çelsi-PSV. Tani mendoj se do të fitojë Milanit. Kuqezinjtë janë më kompaktë dhe kanë futbollistë më me eksperiencë se ata të Liverpulit, për ndeshje të tilla.
Skeda e "Kaizerit"
Franc Bekenbauer
Franc Bekenbauer ka lindur në Mynih të Gjermanisë, më 11 shtator të vitit 1945. Ai është presidenti i Bajernit të Mynihut, por njëkohësisht edhe numri 1 i stafit që ka marrë përsipër organizimin e kampionatit botëtor, Gjermani 2006.
Me Bajernin...
Si futbollist me skuadrën bavareze ka fituar 5 tituj kampionë, 4 Kupa Gjermanie, 3 Liga Kampionesh, Kupën Interkontinentale dhe Kupën e Kupave. Në vitet 1972 dhe 1976 ka fituar "Topin e artë".
Me kombëtaren...
Me Gjermaninë luajti 103 ndeshje dhe shënoi 14 gola. U shpall kampion Europe në vitin 1972 dhe kampion bote në vitin 1974.
Si trajner...
Bekenbaueri ka qenë trajner i kombëtares gjermane, e cila fitoi kampionatin botëror në vitin 1990, të zhvilluar në Itali.

Botërori 2006, nën rrezikun e prostitutave
Me Bajernin kampion Gjermanie, dy javë përpara fundit të Bundesligës, kronikat e shtypit gjerman po flasin gjithnjë e më pak për futbollin e luajtur dhe po përqendrohen te lajmet me "drita të kuqe". Ky është një tjetër problem që del në prag të Botërorit të vitit 2006, një problem ndoshta edhe më i madh se huliganët. Prostitucioni është çështja me të cilën po merret e përditshmja gjermane "Bild". Sipas saj, në 12 qytetet ku do të luhet kampionati botëror, priten të jenë rreth 30 apo 40 mijë prostituta, kryesisht të ardhura nga Lindja, pikërisht për kampionatin botëror. Alarmin e ka lëshuar dhe Ulrih Houf, president i komisionit për barazinë ndërmjet gjinive: "Që tani, grupe keqbërësish kanë filluar të mendojnë sesi të përfitojnë nga zhvillimi i kësaj veprimtarie të rëndësishme. Prostitucioni është një nga rreziqet më të mëdha."

Gjermania Lindore zhduket nga Bundesliga
Dy javë përpara përfundimit të Bundesligës, Hansa Rostok, e vetmja skuadër nga ish-Gjermania Lindore që luante midis më të mirave të Gjermanisë, ka rënë matematikisht në kategorinë e dytë. Kështu, sezonin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë skuadër nga Lindja në Bundesligë. Një moment i vështirë, ku për futbollin gjerman që po reflekton ndryshimin e madh që ka Perëndimi me Lindjen. Shumë futbollistë kanë lënë skuadrat lindore për të kërkuar fatin gjetkë në Gjermani. I pari që e ka bërë diçka të tillë, ka qenë Andreas Tom, i cili kaloi në vitin 1990 nga Dinamo e Berlinit te Bajern Leverkuseni. Më pas, ai u pasua nga emra të tjerë që shkruajtën historinë e Bundesligës, si Matias Samer, Tomas Doll, Karsten Janker, Ul Kirsten, Jens Jeremis, Mikael Balak, Bernd Shanjder, Fran Rost, etj. Duket se në vetëm 15 vjet, Gjermania Lindore ka "shteruar" dhe do të përfaqësohet tanimë në kategoritë inferiore.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:19

Trajneri suedez i kombëtares angleze u shpreh se në rast se dështon në Gjermani 2006, do të japë dorëheqjen

Erikson: Jam i bindur se do të fitojmë botërorin


Trajneri suedez, Sven Goran Erikson, pohoi se pas Botërorit 2006, mund të largohej nga stoli i kombëtares së Anglisë, nëse kjo e fundit do të shpallej kampione e botës. "Fitimi i botërorit është një nga ambiciet e mia. Në qoftë se do të fitojmë në 2006-n, mund të jetë koha e duhur për t'u larguar. Kam një kontratë që skadon në 2008-n, por do të vendos vetëm pas botërorit," - deklaroi Eriksoni. Trajneri suedez është i bindur se botërori i Gjermanisë, do të jetë mundësia e vetme për të fituar një trofe në drejtimin e kombëtares angleze: "Çdo gjë po shkon mirë. Ky është ekipi më i mirë që kam pasur ndonjëherë dhe jam i binur se mund ta fitojmë botërorin." Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një turne në SHBA, ku do të luajë dy ndeshje miqësore. Në ekipin që do të udhëtojë për në SHBA, do të mungojnë shumë emra të njohur të futbollit anglez. Devid Bekham, Majkëll Ouen, Xhon Terri dhe Stiven Xherrard nuk do të marrin pjesë në këtë turne. Ndërsa mbrojtësi i Arsenalit, Sol Kembëll, do të rikthehet në kombëtare pas një mungese të gjatë. Eriksoni u shpreh se ka besim tek aftësitë e Kembëllit dhe deklaroi se mund ta rigjente përsëri vendin e titullarit në qendër të mbrojtjes angleze. Kembëlli ka munguar në tri ndeshjet e fundit paraeliminatore të Anglisë, për shkak të dëmtimit 3-mujor. Eriksoni pranoi se mbrojtësi veteran i Arsenalit, nuk do të ishte grumbulluar në ekip, nëse Anglia do të luante një ndeshje zyrtare. Por, duke parë mungesën e Territ dhe të Xhimi Karagerit, Kembëlli ka mundësi të rikthehet si titullar në kombëtaren angleze. Në Botërorin e 2002-shit, dyshja titullare e mbrojtjes ishte e përbërë nga Rio Ferdinand dhe Sol Kembëll, por Eriksoni deklaroi se tashmë çdo gjë kishte ndryshuar: "Duke parë të gjithë qendërmbrojtësit tanë, do të thosha se vendi në kombëtare është në balotazh. Eshtë shumë e vështirë të përcaktosh më të mirin. Sol Kembëll do të jetë në ekip gjatë këtij turneu. Edhe pse do të luajmë dy ndeshje miqësore, do të jetë e rëndësishme për mua të përcaktoj formën e disa lojtarëve." I pyetur se kush do të luante në botëror, nëse ky i fundit do të zhvillohej gjatë kësaj vere, Eriksoni u përgjigj: "Sol Kembëlli nuk do të merrte pjesë, pasi nuk ka luajtur gjatë kohëve të fundit. Do të ishte një "luftë" midis mbrojtësve të tjerë. Nuk do ta grumbulloja, pasi nuk kam pasur mundësi të shoh formën e tij fizike. Por jam i sigurtë që ai i ka të gjitha mundësitë për t'u rikthyer si titullar në kombëtare." Për këtë turne, Eriksoni ka grumbulluar edhe shumë emra të rinj të kampionatit anglez. "Do të jetë mundësia e vetme për të parë cilësitë e tyre," - deklaroi suedezi. Sipas Eriksonit, pasardhësi i tij në stolin e kombëtares angleze duhet të jetë vendës. "Mendoj se pasardhësi im do të jetë anglez. Unë nuk rekomandoj asnjë emër, por nëse do të më pyesnin, do të thosha që trajneri i ardhshëm duhet të jetë vendës," - përfundoi Eriksoni.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 15 May 2005 , 11:54

E di un ku e ka hallin ky!E ka kontaktu Armando Duka per kombetaren shqiptare prandaj do me ike prej Angliet. :lol: :lol: :lol: :lol:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 18:16

Njat krah flej ti naqe :lol: :lol: :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 25 Jun 2007 , 14:07

Ekpi i 21-vjecareve te Hollandes eshte shpallur kampion europe duke mujt ne finale ekipin e Serbise me rezultatin 4-1.
Golat jane shenu nga:
Bakkal 17 , Babel 60 , Rigters 67 , Bruins 87 per Hollanden dhe Mrdja 79 per Serbine.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 25 Jun 2007 , 14:56

po na kur po shpallna kampion
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 25 Jun 2007 , 19:07

GOLDIAN: kur te bejne gjeli vez t`kuqe :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 25 Jun 2007 , 20:53

Edhe te fergume direkt.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply