Vllaznia, edhe Juniori ndaj Partizanit
Posted: Fri, 11 Feb 2005 , 14:44
Kuqeblutë do të kenë edhe shërbimin e brazilianit në sfidën e së dielës me të kuqtë
Pragndeshja me Partizanin ka sjellë edhe një të re, për sa i takon formacionit shkodran. Në fushë, që nga minuta e parë, të dielën do të jetë edhe braziliani i ardhur kohët e fundit te Vllaznia, Junior. Ai ka bindur në njëfarë mënyre me paraqitjen e tij në miqësorentest me Adën, kështu që trajneri Bici ka vendosur t'i besojë këtij lojtari. Ndryshe nga dy rumunët, të cilët përfundimisht nuk bëjnë për shkodranët dhe për rrjedhojë kanë marrë rrugën për andej nga kanë ardhur, braziliani është paraqitur mirë. Trajneri Bici, të mërkurën, e ka vendosur përpara repartit të mbrojtjes dhe Juniori e ka justifikuar besimin e numrit 1 të solit të Vllaznisë me lojën e tij. Saktësia e brazilianit në ndërhyrje dhe pasi i saktë janë parë si dy gjërat më pozitive te ky futbollist. Kështu, nisur edhe nga nevojat emregjente që ekipi shkodran ka për lojtarë cilësorë, trajneri Bici mendon ta aktivizojë Juniorin ndaj të kuqve. Një arsye tjetër që i shtyn drejtuesit kuqeblu të mendojnë se braziliani do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Vllaznisë, ka të bëjë me faktin se Juniori, që nga dita e ardhjes në Shkodër e deri të mërkurën, ka pasur rritje në lojën e tij. Pra, duket se po ambientohet në mënyrë graduale me ekipin e ri. Trajneri Vasil Bici, duke folur në lidhje me këtë çështje, është shprehur: "Një nga arsyet që na bëri t'i besojmë këtij lojtari është se në testin që bëmë ndaj Adës ai luajti përgjithësisht mirë. Ishte i saktë në ndërhyrjet ndaj kundërshtarit dhe në pasimet e tij. Duke qenë kështu, ka shumë të ngjarë që ai të aktivizohet si titullar në ndeshjen me Partizanin." Në këtë mënyrë, për ndeshjen e radhës, stafi drejtues i ekipit shkodran ka shumë besim se ndaj Partizanit Vllaznia nuk do të humbasë. Një garanci më tepër është fakti që i gjithë ekipi ka dëshirë të ndryshojë sa më parë, duke bërë që të harrohet sa më shpejt humbja e fundit me Tiranën. Detyra e të gjithëve kjo është. Pastaj edhe motivi për të mos lëshuar më pe, pasi Dinamo është një hap mbrapa dhe vendi i tretë nuk mund të quhet i sigurt. Për këtë arsye, në ndeshjen e së dielës me Partizanin, nga kuqeblutë kërkohet maksimumi. Në një ndeshje të hapur, ku edhe kundërshtari do të japë maksimumin për të fituar dhe justifikuar blerjet e bëra në merkaton e dimrit, natyrisht që do të fitojë ai që do të ketë nerva më të qeta. Situata tek të dy ekipet nuk është normale, sepse prej tyre të gjithë presin më tepër. Të dielën prej tyre nuk priten shumë gjëra, por fitorja mjafton për t'u rikthyer sadopak buzëqeshjen.