Vllaznia, edhe Juniori ndaj Partizanit

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Vllaznia, edhe Juniori ndaj Partizanit

Post by Admin » Fri, 11 Feb 2005 , 14:44

Kuqeblutë do të kenë edhe shërbimin e brazilianit në sfidën e së dielës me të kuqtë



Pragndeshja me Partizanin ka sjellë edhe një të re, për sa i takon formacionit shkodran. Në fushë, që nga minuta e parë, të dielën do të jetë edhe braziliani i ardhur kohët e fundit te Vllaznia, Junior. Ai ka bindur në njëfarë mënyre me paraqitjen e tij në miqësoren﷓test me Adën, kështu që trajneri Bici ka vendosur t'i besojë këtij lojtari. Ndryshe nga dy rumunët, të cilët përfundimisht nuk bëjnë për shkodranët dhe për rrjedhojë kanë marrë rrugën për andej nga kanë ardhur, braziliani është paraqitur mirë. Trajneri Bici, të mërkurën, e ka vendosur përpara repartit të mbrojtjes dhe Juniori e ka justifikuar besimin e numrit 1 të solit të Vllaznisë me lojën e tij. Saktësia e brazilianit në ndërhyrje dhe pasi i saktë janë parë si dy gjërat më pozitive te ky futbollist. Kështu, nisur edhe nga nevojat emregjente që ekipi shkodran ka për lojtarë cilësorë, trajneri Bici mendon ta aktivizojë Juniorin ndaj të kuqve. Një arsye tjetër që i shtyn drejtuesit kuqeblu të mendojnë se braziliani do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Vllaznisë, ka të bëjë me faktin se Juniori, që nga dita e ardhjes në Shkodër e deri të mërkurën, ka pasur rritje në lojën e tij. Pra, duket se po ambientohet në mënyrë graduale me ekipin e ri. Trajneri Vasil Bici, duke folur në lidhje me këtë çështje, është shprehur: "Një nga arsyet që na bëri t'i besojmë këtij lojtari është se në testin që bëmë ndaj Adës ai luajti përgjithësisht mirë. Ishte i saktë në ndërhyrjet ndaj kundërshtarit dhe në pasimet e tij. Duke qenë kështu, ka shumë të ngjarë që ai të aktivizohet si titullar në ndeshjen me Partizanin." Në këtë mënyrë, për ndeshjen e radhës, stafi drejtues i ekipit shkodran ka shumë besim se ndaj Partizanit Vllaznia nuk do të humbasë. Një garanci më tepër është fakti që i gjithë ekipi ka dëshirë të ndryshojë sa më parë, duke bërë që të harrohet sa më shpejt humbja e fundit me Tiranën. Detyra e të gjithëve kjo është. Pastaj edhe motivi për të mos lëshuar më pe, pasi Dinamo është një hap mbrapa dhe vendi i tretë nuk mund të quhet i sigurt. Për këtë arsye, në ndeshjen e së dielës me Partizanin, nga kuqeblutë kërkohet maksimumi. Në një ndeshje të hapur, ku edhe kundërshtari do të japë maksimumin për të fituar dhe justifikuar blerjet e bëra në merkaton e dimrit, natyrisht që do të fitojë ai që do të ketë nerva më të qeta. Situata tek të dy ekipet nuk është normale, sepse prej tyre të gjithë presin më tepër. Të dielën prej tyre nuk priten shumë gjëra, por fitorja mjafton për t'u rikthyer sadopak buzëqeshjen.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 23 Feb 2005 , 14:47

Junior, asnjë problem për t'u aktivizuar

Dëmtimi i tij në ndeshjen me Elbasanin është dukur i rëndë, por, për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë serioze. Braziliani Junior ka pësuar vetëm një kontraktim të muskujve në pjesën e pasme të këmbës së djathtë. Me kalimin e ditëve, gjendja e tij është normalizuar dhe ai është stërvitur normalisht me ekipin. Për rrjedhojë, ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Bici për ndeshjen e radhës kundër Shkumbinit. Prania e tij konsiderohet shumë pozitive, aq më teper kur në prapavijë Vllaznia në këtë ndeshje do të ketë mungesa.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 22 Apr 2005 , 13:48

Vllaznia-Partizani, sfida e 120-të në 58 vjet

Takimi i 120-të jubilar i dy prej protagonistëve më të mëdhenj të futbollit shqiptar, Vllaznisë, 9 herë kampione dhe Partizanit, 11 herë kampion, do të luhet sot pas 58 vjetësh nga ndeshja e parë mes këtyre ekipeve. Më 16.3.1947, Shkodra ka qenë mikpritësja e kësaj ndeshjeje të paharruar, që u fitua nga shkodranët me rezultatin 2-1. Që atëherë janë zhvilluar edhe 119 ndeshje të tjera, që na kanë dhënë këtë bilanc: Vllaznia 33 fitore, 56 fitore për Partizanin dhe 30 barazime. Golaverazhi është 121-176 për të kuqtë. Vetëm në Shkodër janë zhvilluar 58 ndeshje dhe këtu bilanci anon nga Vllaznia, që ka fituar 26 herë, Partizani 17, ndërsa në barazim janë ndarë në 15 raste. Golaverazhi 79-47. Pasi Vllaznia kishte fituar takimin e parë në fushën e saj, në ndeshjen e kthimit të kuqtë morën revanshin me të njëjtin rezultat, 2-1, më 18.5.1947. Një vit më vonë, më 28.3.1948, Vllaznia do të fitonte në fushën e vet 4-1, ndërsa në kthim sërish fitonte Partizani, këtë radhë me rezultati 1-0. Këtu do të merrte fund rivaliteti i madh i ndeshjeve të para, sepse me kalimin e viteve Partizani, që kishte marrë në radhët e veta futbollistët më të mirë të vendit, mjaft prej tyre edhe nga Shkodra, do t'i rreshtonte fitoret njëra pas tjetrës. Dhe do të ishin plot 10 të tilla. Fitoren e parë si udhëtues Partizani do ta merrte më 24.7.1949, me rezultatin 2-1. Barazimi i parë në Shkodër është arritur më 25.8.1948, me rezultatin 1-1. Fitoret më të thella të Vllaznisë kundër Partizanit kanë qenë si më poshtë: 4-1, më 28.3.1948; 4-1, më 6.7.192; 4-1, më 1.5.1983; 3-0, më 11.4.1982; 3-0, më 30.10.1991 dhe 3-0, më 28.12.1996. Fitoret më të thella të Partizanit kundër Vllaznisë kanë qenë si më poshtë: 8-1, më 20.6.1964; 6-0, më 16.7.1960; 5-0, më 23.5.1954; 4-0, më 1.6.1952; 4-0, më 11.3.1956 dhe 4-0, më 21.5.1967. Nga 3 fitore në 2 seri Vllaznia ndaj Partizanit i ka arritur si më poshtë: seria e parë: 3-0, më 11.4.1982; 2-0, më 30.3.1982 dhe 4-1, më 1.5.1983. Seria e dytë: 2-1, më 1.11.2003; 1-0, më 25.1.2004 dhe 3-1, më 3.4.2004. Ndërkaq, shifrat e fitoreve në seri të Partizanit kundër Vllaznisë janë 10. Ja ato: 1-0, më 10.7.1948; 2-1, më 24.7.1949; 3-1, më 21.5.1950; 4-1, më 2.7.1950; 2-0, më 25.3.1951; 4-3, më 1.7.1951; 1-0, më 2.3.1952; 2-1, më 30.3.1952 dhe 4-0, më 1.6.1952. Midis Vllaznisë dhe Partizanit janë arritur 3 barazime në seri. Ja ato: 2-2, më 20.10.1962; 1-1, më 28.4.1963 dhe 1-1, më 16.2.1964. Golin e 50-të të Vllaznisë kundër Partizanit e ka shënuar A.Arra dhe golin e 100-të A. Premçi, më 2.8.1997 (1-2). Golin e 50-të të Partizanit kundër Vllaznisë e ka shënuar R.Jashari, më 10.5.1959 (3-0), ndërsa të 100-tin S.Berisha më 28.11.1971 (2-1) dhe të 150-tin N.Çoçlli, më 11.10.1992 (2-2). Nga 119 ndeshjet e zhvilluara deri tani, 30 prej tyre kanë përfunduar në barazim. Kështu kemi 7 herë rezultatin 0-0, 17 herë atë 1-1 dhe 6 herë atë 2-2. Me diferenca të 1 goli kanë përfunduar 47 ndeshje, me diferencë të 2 golave kanë përfunduar 22 takime, ndërsa me diferencë të 3 golave kanë përfunduar 14 takime. Me 4 gola ndryshim kemi 3 takime dhe të gjitha me rezultatin 4-0, ndërsa me diferencë prej 5 golash kemi vetëm mnjë ndeshje (5-0) dhe me ndryshim 7 golash kemi një ndeshje (8-1). Në muajin prill, në harkun kohor të viteve 1947-2005 janë zhvilluar 16 ndeshje. Bilanci flet për Vllazninë, që ka fituar 8 herë, Partizani 5, ndërsa në barazim kanë dalë 3 ndeshje. Golaverazhi është 20-13 për shkodranët. Nga ana e vet, Partizani vetëm në kryeqytet ka fituar 15 ndeshje radhazi ndaj Vllaznisë në periudhën 18.5.1947-15.3.1961 dhe vetëm më 20.10.1963 shkodranët do të merrnin barazimin me rezultatin 2-2.

Post Reply