Post
by Skodrinon » Mon, 22 Sep 2014 , 17:16
Isufi per S.ekspres
“Edhe nëse kontrata me Geasport prishet, Vllazninë e mbaj unë”
Ditë më parë, “Sport Ekspres”, përcolli shqetësimin e një ngërçi që duket se ka përfshirë marrëdhëniet, Bashkia Shkodër-Geasport. Deklarata e dhënë nga ana e administratorit të Klubit të Futbollit Vllaznia, Neritan Kalamishi, që njëherazi është edhe përfaqësues i Bashkisë në administratën e klubit, duke pohuar vonesën e depozitimit të shumave financiare nga Geasport të përfshira në kontratën dypalëshe, shpjegonte qartë rrezikun e një divorci të kësaj të fundit me institucionin e Bashkisë Shkodër, që është edhe pronarja legjitime e klubit të futbollit Vllaznia. “Në të vërtetë unë jam përfaqësuesi ligjor i kompanisë zvicerane Geasport, ku në mungesë të presidentit Roberto Nava, aspekti organizativ i klubit Vllaznia më është besuar mua”, thotë për “Sport Ekspres”, Isufi, duke shtuar se përgjithësisht, në këtë aspekt deri më tani punët kanë ecur më së miri, dhe rezultatet e kësaj pune nuk kanë nevojë për koment.
Plani B – Megjithatë, duke folur për çështjen në fjalë, Isufi thotë se në fund të fundit, edhe nëse realisht do të ketë një divorc mes Bashkisë dhe kompanisë “Geasport”, ai i ka marrë të gjitha masat e duhura që Vllaznia të mos ketë probleme në aspektin financiar, ku ashtu siç ka pasur një angazhim maksimal deri më tani me bizneset e tija personale, sërish do të sakrifikojë për ta mbajtur situatën sa më normale. Një gjë të tillë, ai shton se ka bërë të ditur edhe skuadrës, të cilët i ka garantuar se në aspektin financiar, ato nuk do të kenë asnjë shqetësim. “Nëse Bashkia Shkodër dhe Geasport, nuk gjejnë gjuhën e vijueshmërisë së bashkëpunimit dhe marrëveshja shkon deri në prishje, unë jam i gatshëm, që duke pasur në dispozicion edhe kontributet e mija personale financiare të vazhdoj punën në këtë pozicion që jam aktualisht si zv.president i Vllaznisë”, shprehet Isufi, duke qenë i bindur se edhe nëse marrëveshja e mësipërme do të prishet, ai do të vijojë të jetë sërishmi në këtë pozicion.