Lige Kombetare (Shqiperia,Kosove)

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Lige Kombetare (Shqiperia,Kosove)

Post by Edmond-Cela » Sun, 23 Nov 2008 , 02:56

Ky lajm eshte marrur nga www.tifozatkuqezi.com.
Stafi yne eshte interesuar shume nga kjo ide dhe eshte thirrje per cdo tifoz futbolli te shikoje kete lajm dhe ta lexoni me mendje.Ju kerkoje ndjese stafit te tifozave kuqezi qe nuk kemi kerkuar leje per qitjes se lajmit ne faqen tone por kemi deshire qe cdo nga vizitoret tane ta shofin kete lajm nga ju.


LAJMI
"Tifozat Kuq e Zi e kanë hedhur shumë herët idenë e krijimit të një Lige të Kombëtare të futbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë ia kemi parashtruar disa herë FSHF-së dhe e kemi folur shpesh edhe në media. Por, tashmë krijimi i saj është më i mundshëm se kurrë ndonjëherë më parë. Për këtë arsye, këtë ide po e shtrojmë për diskutim në një nivel më të gjerë dhe ftojmë të gjithë njerëzit profesionistë të futbollit, kompetentët, analistët, gazetarët, tifozët dhe të gjithë shqiptarët që janë thjesht dashamirës të këtij sporti kaq popullor. Duam që ajo të shihet e të trajtohet me shumë seriozitet dhe me një përparësi të lartë.

Në këtë letër do të mundohemi që të paraqesim përfitimet e mëdha që rrjedhin nga një ligë e tillë e bashkuar, por edhe kundërshtimet që kjo ide mund të hasë në grupe të caktuara njerëzish. Ju ftojmë të gjithëve që të paktën të bëheni pjesë e debatit dhe nëse mundeni që të na bashkoheni në realizimin e këtij objektivi.

Po e nisim me tre pyetje. A jeni të kënaqur me nivelin e Superligës së Shqipërisë? A jeni të kënaqur me nivelin e Superligës së Kosovës? A e mundësojnë këto liga rritjen e talenteve në futboll, bazë e një kombëtareje të fortë dhe konkuruese?

Nëse po lexoni këto rreshta, do të thotë që pak më lart jeni përgjigjur “jo”. Në fakt, duhet të theksojmë që në fillim që përparime ka pasur, kemi pasur dhe suksese tek-tuk, por a mjafton kjo? A mjafton që ligat tona nga viti në vit bëjnë ndonjë thuajse hap përpara, ndërkohë që ligat e tjera bëjnë nga dy a tre njëherësh? Prapë mbetemi afër fundit e ky nuk është vendi që i takon sportit më popullor për shqiptarët. A mjafton që dështimet të jenë më të mëdha se përparimet? Na është sosur durimi me dështimet e përvitshme të futbollit dhe krahasimi me vetveten. Duam një futboll të fortë e cilësor që të mbushë stadiumet e që të na nderojë në Evropë dhe botë.

Pavarësimi i Kosovës dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore kanë qenë deri tani pengesat më madhore të realizimit të një lige kombëtare. Pak vite më pare e kishim ëndërr që të mund t’i kalonim këto pengesa. Ka edhe vështirësi të tjera, por ato janë me karakter teknik që tejkalohen me një planifikim dhe organizim më të mirë. Pjesë e këtij planifikimi dhe organizimi është dhe ky debat që po fillojmë sot.

Përfitimet nga krijimi i Ligës Kombëtare të Futbollit që na shkojnë nëpërmend tani janë:

1. Rritja e cilësisë së futbollit shqiptar. Jo thjesht në krahasim me vetveten, por edhe në krahasim me të tjerët. Me pak fjalë, bashkimi bën fuqinë.
2. Ekipet nga Kosova mund të marrin pjesë në ndeshje ndërkombëtare pa pasur nevojë që të pritet njohja e Kosovës nga Fifa/Uefa/OKB/Serbia. Pastaj ligat e përbashkëta nuk janë diçka e panjohur në arenën ndërkombëtare. Shumë shtete në botë e kanë bërë të tyren këtë praktikë.
3. Një ligë më cilësore afron sponsorë më të fuqishëm.
4. Do të shtohen të ardhurat (biletat, e drejta televizive, çmimet e lojtarëve, premiot nga Fifa/Uefa).
5. Do të rritet numri i shikuesve dhe tifozëve.
6. Shqiptarët përfaqësohen më denjësisht në Evropë.
7. Do të përmirësohen kushtet e stadiumeve e në një të ardhme do të mundësohej ndërtimi i stadiumeve moderne.
8. Do të kemi lojtarë më cilësorë për Kombëtaren.

Normalisht që do të ketë grupe që mund ta kundërshtojnë këtë ide. Në mend na vijnë manipuluesit e ndeshjeve të futbollit. Një ligë më cilësore do ta shtrenjtonte dhe vështirësonte shumë shit-blerjen e ndeshjeve. Në anën tjetër edhe përfitimet e tyre do të shtoheshin, por në total do të kemi më pak shit-blerje, pra futboll më të ndershëm. Gjithashtu, disa ekipe te Kosovës dhe Shqipërisë do të binin në ligën e dytë për shkak të rritjes së cilësisë. Ndërsa përsa i përket shpenzimeve të klubeve, ato do të rriteshin fillimisht pasi do të udhëtojnë në largësi më të mëdha, por për shkak të përfitimeve që përmendim më lart këto shpenzime do të rikuperohen shumë shpejt. Në të kundërt, si fillim, liga mund të ndahet në dy grupe Shkodër – Mitrovicë dhe Shkodër – Gjirokastër dhe finalet me play off.

Të gjithë ju që doni të na bashkëngjiteni në këtë nismë për hapjen e debatit dhe konkretizimit të idesë për krijimin e Ligës Kombëtare të Futbollit, apo që keni ide se si mund të punohet për këtë qëllim, ju ftojmë që t’i shprehni idetë tuaja nëpërmjet seksionit tonë "Shprehu"


Ju lutem komentoni duke klikuar SHPREHU DHE TI.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 23 Nov 2008 , 08:01

ky asht shum mendim i drejt per mu,sepse kombetarja jone me kombetaren e kosoves do jete e bashkume dhe mendoj se nuk do te kena ma tradhetare sepse do jena te bashkum.

jashtezakonisht mendim i mire kjo gja .

un e kam pas kete mendim para kohet ,por ishalla do realizohet.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 23 Nov 2008 , 11:38

pa dasht me kriju debate une mendoj se asht dicka qe den theb mu realizu
po ne shqiptaret jena msu me andrrime
a mendoni se skenderbeu ka lek me shku me lujt ne gjakove e anasjelltas :roll:
se besoj mandej problemet me tifozerite etj
une do isha kundra kesja ideje
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 24 Nov 2008 , 00:41

Te bahet nje lige e perbashket do te sjellte ma cilesi por sma merr mendja se ne kto pozita qe asht Kosova te realizohet!!!
Kja smundet me u ba sepse ne mes asht edhe politika.
Pervec ksaj normale qe edhe financat kam frike se nuk kane me e leju nji dicka te tille.

Kampionati i perbashket apo Liga kombetare ishte dasht me u ba ma perpara (para luftes), edhe se serbt nuk do ta kishin leju nji dicka te tille.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 24 Nov 2008 , 13:22

Ide fantastike, kishte me ken mrekulli nqs realizohet.

Admin nuk mendoj se ka pengesa nga politika, as nga UEFA dhe FIFA, aq me shume per faktin se FIFA nuk e njohin Kosoven si vend te pavarun, dhe pjesmarrja e skuadrave kosovare ne kampionatin shqiptar nuk do te perbante nai shkellje te rregullores... ashtu sic edhe nje skuader shqiptare mund te marrin pjese ne kampionatrin malazes (larg qofte!)

Sic u tha ma siper, eshte shume e veshtire me u realizu kjo ide, sepse ekipet shqiptare dhe kosovare nuk i kan kushtet qe te udhetojne me avion si ne Gjermani e Spanje etj. dhe nuk ma merr mendja se pranon Skenderbeu e Luftetari me udhetu deri ne Gjakove e prishtine, aq ma pak tifozat.

Post Reply