Formula 1
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Formula 1
ferrari asht e pashprese kete vit .
te shohim vitin tjeter nese shumakeri ban gja
te shohim vitin tjeter nese shumakeri ban gja
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Formula 1
F1, skuadrat: Jo teste ne piste per Shumin
03/08/2009 16:20
Michael Shumacher nuk do te kete mundesi per te testuar makinen F60, te pakten perpara Cmimit te Madh te Europes me 23 gusht ne Nurburgring.
Sipas rregullores se FIA-s Ferrari duhej te merrte miratimin unanim te te gjitha skuderive pjesemarrese ne F1 qe Shumi te mund te provonte makinen Ferrari F60 ne pisten e Nurburgringut.
Shpresat e skuderise italiane jane venitur pas pergjigjes negative te dhene nga Mclaren Mercedes te cilet refuzuan kerkesen e Ferrarit.
“Ne i urojme mireseardhjen Michael Schumacher por eshte rreptesisht e ndaluar te kryhen cfaredo lloj testesh ne nje piste gjate vijueshmerise se kampionatit. Ky eshte nje rregull i vendosur nga FIA dhe i pranuar nga te gjitha skuderite”, deklaroi Frank Williams.
E njejta kerkese eshte rrezuar nga skuadrat edhe per pilotin e Toro Roso, spanjollin Jaime Alguersuari i cili debutoi ne F1 ne Cmimin e Madh te Hungarise.

Ne dyshim pjesemarrja e Schumacher
05/08/2009 16:25
Kthimi ne piste i shtate here kampionit te botes ne Formula 1, Michael Schumacher do te varet nga gjykimi i mjekeve pas disa dhimbjeve te vazhdueshme ne qafe gjate provave te fundit te bera.
Lajmin e ka bere te ditur zedhenesja e pilotit, Sabine Kehm, duke shpjeguar se Schumacher “nuk eshte ende i sigurt nese qafa e tij do t’i rezistoje sforcimeve”.
“Kthimi i tij varet nga analizat mjekesore qe do te beje. Vetem pas ketyre testeve do te dihet nese ai do te kthehet te garoje”, shtoi zedhenesja.
Schumacher, 40 vjec, ka pesuar demtime ne qafe shkurtin e shkuar ne nje aksident me motor.

Schumacher heq dore nga Formula 1
11/08/2009 10:25
Michael Schumacher nuk do te kthehet ne Formula 1. Piloti gjerman qe duhet te zevendesonte Felipe Massen nen drejtimin e Ferrarit, ka lajmeruar vendimin e tij ne faqen zyrtare te skuderise.
“Kam bere te pamunduren per t’u kthyer perkohesisht. Me shume keqardhje, nuk funksionoi”, eshte shprehur Schumacher.
“Dje ne mbremje kam lajmeruar presidentin Luca di Montezemolo dhe Stefano Domenicalin. Nuk jam ne gjendje te zevendesoj Felipen”, theksoi ai. Shtete here kampioni i botes duhet te zevendesonte Massan duke filluar nga Cmimi i Madh i Evropes, parashikuar me 23 gusht.
Shkak per kete terheqje jane dhuimbjet ne qafe pas aksidentit me motor te shkurtit te kaluar. Schumacher shkruan se frakturat ne zonen e qafes dhe kokes kane rezultuar shume te renda. “Me vjen shume keq per djemte e Ferrarit dhe te gjithe tifozet”, theksoi ai.

asht shum e veshtire te fillosh karrieren e lanun
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Formula 1
F1, Ferrari i besohet Badoer
11/08/2009 10:25
Do te jete Luca Badoer qe do te drejtoje veturen numer 3 te Ferrarit per Cmimin e Madh te Evropes. Lajmin e ka bere te ditur vete skuderia pas largimit te Michael Schumacher.
“Kemi vendosur t’ia japim Luca Badoer mundesine per te garuar me skuderine pas disa vitesh pune te cmueshme te kryera ne rolin si kolaudator”, theksoi presidenti Luca di Montezemolo, ne faqen zyrtare te Ferrarit.
Ai ka falenderuar gjithashtu edhe Schumacher per kontributin dhe angazhimin e madh qe ka dhene per ekipin. “Kthimi i tij do t’i kishte bere shume mire Formula 1 dhe do kishim pare nje pilot qe lufton per fitore.
Ne emer te Ferrarit dhe te gjithe tifozeve dua ta falenderoj per kontributin e dhene per skuderine”, theksoi Montezemolo.

- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Formula 1
Nuk asht takati problemi por dhimjet ne qafe qe ka mas aksidentit me motorr.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Formula 1
kisha boll qef me hi edhe nji here
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Formula 1
Shumaker shpjegon mbylljen e “përallës”
Autori: Arjan Koci
Data: 13/08/2009
Version Print
“Kisha dyshimet e mia dhe entuziazëm falë motivimit nga Montexemolo, pastaj kuptova se diçka nuk shkonte”
Mikael Shumaker është dorëzuar para dhimbjeve. Gjermani ka folyur
plot emocion duke sqaruar arsyet e tërheqjes së tij pas vendimit për t’u kthyer në timonin e një Ferrari, duke pohuar se gjendja e tij fizike nuk e lejon të garojë.
Premisat ? “Në fillim isha mëm shumë për jo, sinqerisht isha i bindur se duhet të refuzoja, por ju e njihni Montexemolon, e kam shumë mik dhe kemi raporte shumë të mira. Ai është shumë bindës dhe pati sukses edhe me mua, duke më bindur. Gruaja më tha të bëja atë që ndieja se ishte veprim i drejtë.” Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, Mikael Shumaker, rrëfen prapaskenat e vendimit të tij për t’u kthyer në pistë. “E dija përse më kishin thirrur në Maranelo, e dija, nuk shkova pa ditur asgjë, madje kisha kohën e duhur për të marrë një vendim për këtë gjë së bashku me gruan time, Korinën.”
Zhgënjimi ? “Jam shumë i zhgënjyer. Ishte një vendim shumë i dhimbshëm ai i tërheqjes. Më vjen keq të zhgënjej Ferrarin dhe të mos ndaj me shokët e skuadrës euforinë e fillimit të kësaj aventure. I falënderoj tifozët dhe të pasionarit e F1, të cilët më kanë motivuar edhe më shumë se ‘çe prisja. Kur Ferrari më thirri për të zëvendësuar Felipen, iu përgjigja me entuzaizëm vetëm e vetëm për të ndihmuar skuadrën dhe miqtë e mi. Shpresoja që gjendja ime fizike do të përmirësohej.
Por vetëm kur provon në pistë një makinë të F1 mund të kesh përgjigjet e sakta për fizikun. E dija se nuk isha në formën maksimale, por që me testin e parë në Muxhelo e kuptova se diçka nuk shkonte. U përpoqa të bëja edhe disa ditë pushim, mora edhe ilaçe kundër dhimbjeve. Nuk jam penduar, pasi do të kishte qenë shumë e rrezikshme të rikthehesha. Përse nuk kam bërë vizita mjekësore më herët? E vërteta është se mund të bësh të gjitha vizitat që ekzistojnë, por përgjigjen më të mirë e merr kur zbret në pistë. Nuk besoj se mund të veproja ndryshe.”
E ardhmja ? “Kthimi në pistë në të ardhmen? Nga pikëpamja mjekësore, me sa kam kuptuar, nuk do të ekzistojnë motive që të mos marr pjesë në F1, por për momentin nuk jam duke u marrë me këtë gjë. Po kaloj një nga momentet më të vështira të jetës sime dhe nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nuk kam ndonjë marrëveshje të veçantë me Ferrarin, por dera mbetet e hapur. Luka Badoer ka qenë gjithmonë kolaudator dhe ka shumë përvojë. Ka gjithçka që i duhet për t’ia dalë mbanë. Përveç se e kam mik, mund të them se ai ka përgatitje të fortë fizike, sepse në rolin e tij ai duhet të jetë përherë gati që të zëvendësojë njërin nga dy pilotët zyrtarë. Mendoj se atij i takon të zëvendësojë Felipen.”
Mjeku ? Johanes Peil, mjeku që prej nëntë vitesh kujdeset për Shumin, ka dhënë detaje të tjera: “Mikaeli është i fortë fiziksht dhe ka jetuar gjithnjë si sportist, por pasojat e rrëzimit nga motori janë ende të pranishme. Kur garonte me makinat kart ka bërë shumë progres, por është ndryshe të pilotosh një makinë të F1. NUk ka ndonjë përgatitje speciale në palestër ose diçka që do të mund të përmirësonte 100% gjendjen e qafës së tij. Kur Shumi u fut në pistë, iu kthye dhimbja dhe na u desh të tërhiqeshim.
Pasojat e rrëzimit nga motori kanë qenë serioze, jo vetëm për frakturën e vertebrës së shtatë, që tashmë është shëruar. Ky ka qenë incidenti më i rëndë i karrierës së tij: ishte një frakturë në bazën e trurit, një rajon shumë delikat. Që të kuptohet më mirë, kishte pjesë të vogla ku dukej sikur ishin gdhendur me thikë. Njëra nga këto pjesë kishte dëmtuar edhe arterien vertebrale të majtë. Në muajt në vijim do të vazhdojmë të punojmë për rekuperimin e tij.”
Lauda: Për Ferrarin është një katastrofë
Niki Lauda nuk i bie anash e anash për të shprehur mendimin e tij: “Pa Shumakerin për Ferrarin do të jetë një katastrofë.” Ish-piloti i F1, ndër përkrahësit më të fortë të kthimit të Shumakerit në F1, ka mbetur i zhgënjyer nga vendimi i Shumit për të mos garuar. Sipas Laudas, për Ferrarin mungesa e gjermanit do të jetë një katastrofë e vërtetë sepse Luka Badoer, i cili do të garojë për Ferrarin në Çmimin e Madh të Valencias është vetëm një kolaudator dhe nuk është në gjendje të jetë kompetitiv. “Shumaker ka bërë çmos që të jetë në formë, por incidenti me motor ka lënë pasoja. Tani për Ferrarin është një katastrofë e vërtetë, pasi Badoer është thjesht kolaudator dhe nuk mund të jetë i shpejtë. Do të jetë sikur të garonte vetëm Kimi Raikonen.”
Badoer: Shumi do të bëjë tifo për mua
Luka Badoer nuk e fsheh gëzimin e tij: “Që fëmijë kam pasur dëshirë të garoj për Ferrarin dhe tani më është dhënë mundësia.” Kolaudatori i kokëkuqes ka thënë diçka edhe për Shumakerin. “Më vjen shumë keq për Mikaelin, sepse e di sa shumë dëshirë kishte të kthehej në pistë- ka thënë ai në faqen zyrtare të Ferrarit- e them si mik dhe tifoz i tij. Gjatë këtyre ditëve kemi qenë në kontakt dhe kemi bërë së bashku gara me makinat kart në Lonato atë natë kur e pashë vetë se sa i impenjuar ishte për t’u riktheyr. Shumaker më telefonoi disa minuta pasi Stefano Domenikali më kishte dhënë lajmin se do të isha unë ai që do të garoja. E di që Shumake do të jetë aty për të më dhënë këshillat e tij dhe për të bërë tifozllëk për mua.”

- Antar
- Posts: 37
- Joined: Mon, 30 Mar 2009 , 16:30
- Location: SHKODER
- Contact:
Re: Formula 1
na e hodhi tanve Shumi u gzume se pa vjen vec kur e la pyyyyyyyyyyt
TIFOZ I ZJARRT KUQ E BLU
90 vjet legjend 90 vjet histori
per 90 vjet i kena qu tana skuadrat ne shpi
90 vjet legjend 90 vjet histori
per 90 vjet i kena qu tana skuadrat ne shpi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Formula 1
un nuk mendoj se dhimjet e kan ba shumakerin me lan karrieren.
asht dicka qe nuk shkon
asht dicka qe nuk shkon
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Formula 1
“Bild”: Schumi stervitet per rikthimin
21/08/2009 13:40
Michael Schumacher ndoshta mund te rikthehet ne pista per te garuar serish me nje makine.
Pas deklarates per mediat ku shprehu keqardhjen e tij per terheqjen nga vendimi i rikthimit ne piste me Ferrarin, ish 7 here kampioni i botes po stervitet ne sekret te plote per te rifituar formen fizike.
Lajmin e ben te ditur gazeta gjermane “Bild” qe thekson se Schumi po e zhvillon stervitjen ne Zvicer. Nderkohe, ai do te jete i pranishem ne pisten e Valencias ku kete te diele do zhvillohet gara per cmimin e madh te Europes.

Gabon McLaren, feston Barrikelo…
Autori: Ergi Lubani
Data: 24/08/2009
Version Print
Një gabim trashanik i mekanikëve penalizon Hamiltonin dhe i jep mundësinë brazilianit të fitojë pas pesë vitesh
Eshtë viti i Brawn GP! Një super McLaren arriti të hedhë poshtë Çmimin e Madh të Europës, si pasojë e një gabimi trashanik në ndalesën e parë dhe vendimtare të Ljuis Hamiltonit. Pastaj, në pit stop-in e dytë mekanikët e skuderisë anglo-gjermane kishin bërë gati gomat e buta në vend të të fortave. Red Bulli ka humbur Vetelin për shkak të një problemi në motor, ndërsa Veber arriti ta mbyllë garën, por në vendin e nëntë, jashtë zonës së pikëve. Në këtë mënyrë, triumfi i Barrikelos (i cili ia kushtoi fitoren Felipe Masës) dhe vendi i shtatë Xhenson Batonit, janë vendimtarë për skuderinë e drejtuar nga Ros Braun. Kimi Raikonen shpëton nderin e Ferrarit duke arritur një vend në podium, pasi Luka Badoer doli vetëm i 17-i, një xhiro pas fituesit. Sikur të mos mjaftonte, italiani shkeli në një korsi të gabuar gjatë futjes në bokse dhe pësoi një penalizim. Shembulli më i mirë për ata që thonë se edhe një pilot mediokër mund të arrijë diçka me Ferrarin. Absolutisht jo!
MERITA - Gjithsesi, Barrikelo fitoi me meritë. Gabimi i McLarenit nuk i heq asgjë 57 xhirove perfekte të brazilianit, gjithmonë i përqëndruar dhe që nuk u tremb nga nisja e përkryer e shigjetave të argjendta. Hamilton dhe Kovaleinen, me më pak benzinë se makinat e tjera, provuan menjëherë të arratiseshin dhe u duk se taktika funksionoi. McLaren kishte goma të buta dhe kjo ia shtonte shpejtësinë, kësisoj Barrikelo u mjaftua me ruajtjen e distancës. Pastaj, ai përfitoi nga një ndalesë më e vonë se Heki Kovalainen dhe në xhiron e 37-të edhe gabimi trashanik i mekanikëve të McLaren, i dha mundësinë të ngjitej në krye. Barrikelo u mbrojt deri në fund, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, atje ku mungonte që nga gara e Kinës në vitin 2004.
BATON - Lideri i renditjes së përgjithshme, Xhenson Baton, ndihet i kënaqur nga gara në Valencia, pavarësisht nga vendi shtatë. Eshtë e vërtetë se ka humbur disa pikë ndaj shokut të skuderisë Barrikelo, por nga ana tjetër fitoi dy pikë ndaj rivalëve Veber dhe Vetel. Rivalët e Red Bull duket se kanë probleme me besueshmërinë, pikërisht në pjesën më delikate të sezonit. Batoni pati një garë në hije ku tregoi se nuk është në formën më të mirë. Diçka e tillë e mban kampionatin teknikisht të hapur.
BRAVO NIKO! - Vlen për t’u përmendur edhe e disata garë pozitive e Niko Rozbergut, që u rendit në vendin e pestë, pas Kovalainenit, të cilin mund t i zërë vendin te McLaren në sezonin e kaluar. Piloti i Williams doli para idhullit vendas, Fernanso Alonso me Renault. Shumë i aftë u tregua edhe Kimi Raikonen, i cili shkëlqeu në start dhe pastaj arriti me inteligjencë një vend në podium. Kampioni i botës në vitin 2007 mori pikë të rëndësishme për Ferrarin. Po Badoer? E mbylli garën i 17-i, një xhiro pas Barrikelos. U përpoq me sa pati mundësi, por zhgënjeu. Në fillim u përplas nga prapa nga Renaul, pastaj u kalua në korsinë e bokseve nga Grosjean dhe në fund preku një linjë të bardhë, që i kushtoi një penalizim. Fitoi eksperiencë për garën e ardhshme në SPA, por një debutim kaq i dobët hedh dyshime për praninë e tij në Holandë, dhe mbi të gjitha në Çmimin e Madh të Italisë.
Braziliani me Brawn GP
Barrikelo: Fitore për Masën
Ishte fantastike, një fundjavë të cilën nuk do ta harroj kurrë. Më kaluan shumë gjëra ndërmend. Do të më pëlqente që ky moment të zgjaste përgjithmonë. Ia kushtoj fitoren Felipe Masës dhe e mirëpres në pistë. Këto kanë qenë fjalët e 37-vjeçarit, Rubens Barrikelo, i cili arriti suksesin e dhjetë në karrierën e tij në pistën e Valencias, teksa kjo festë i mungonte që nga viti 2004, kur u largua nga Ferrari. Pas pesë vitesh, - shton braziliani - nuk harrohet si fitohen garat. Që në fillim doja ta shtyja makinën në maksimum, doja të fitoja me çdo kusht, për veten time. Dua të falënderoj mekanikët e mi, që më dhanë një makinë të shkëlqyer. Ishte një duel i bukur me Hamiltonin, pavarësisht se kishim goma të ndryshme. Gjithçka shkoi sipas planit dhe falënderoj Zotin për këtë. Me fitoren e djeshme, Barrikelo është ngjitur në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme për pilotë, 18 pikë larg kryesuesit Xhenson Baton.
Anglezi me McLaren
Ljuis Hamilton fal mekanikët
Një pakujdesi e mekanikëve të McLaren i kushtoi fitoren Ljuis Hamiltonit në garën e Valencias. Anglezi u rendit pas Barrikelos, por u tregua një kavalier i vërtetë në deklaratat pas garës. Kemi bërë sforco të jashtëzakonshme për të arritur deri këtu dhe normalisht jemi të zhgënjyer për mënyrën si na iku fitorja nga duart, - tha Hamilton, - Rrallë herë ndodhin gjëra të tilla gjatë ndalesave në bokse, por janë gjëra të pranueshme në botën e garave. Ne jemi të gjithë një skuderi, fitojmë sëbashku, humbasim sëbashku. Unë u përpoqa ta ndreq gabimin në pistë, por nuk arrita të mbaja ritmin e Rubensit. 18 pikë në dy garat e fundit dhe kampioni i botës duket i rikthyer. Mendoj se edhe në garat e mbetura do të luftojmë për të fituar. Nuk mund të mbrojmë titullin, por mund të gëzojmë tifozët dhe veten tonë. Kemi bërë shumë sakrifica dhe për këtë besoj se e meritojmë, - përfundoi deklaratën e tij, Ljuis Hamilton.
Finlandezi me Ferrari
Raikonen: Na duhet një fitore
Vendi i tretë i arritur nga Kimi Raikonen në pistën e Valencias, ishte shpërblimi për punën e madhe të bërë nga Ferrari në një nga momentet më të vështira. Pas garës finlandezi, tha: Gjërat shkuan mirë. Mora ndjesi pozitive nga makina që në fillim dhe pas startit patëm mundësinë të arrinim një vend në podium. Sigurisht që nuk jemi aty ku duhet të ishim, por me siguri jemi shumë më lart se katër apo pesë gara më parë. Mendoj se në ndonjë nga garat e mbetura duhet të luftojmë për fitore. Ndërkohë, piloti tjetër i Ferrarit, Luka Badoer, i cili u rendit në vendin e 17-të, tha: Shtypi më kishte shqetësuar shumë, por nuk ishte edhe aq e lodhshme. Unë arrita objektivin që më kishin vënë drejtuesit e Ferrarit dhe mbylla 57 xhiro. Nuk pata fat në nisje. SPA? E njoh shumë mirë si pistë, por nuk e di a e kam kaluar provimin. Drejtuesi i Ferrarit, Domenikali, konfirmoi më pas se janë të mëdha mundësinë e konfirmimit të italianit në garën e ardhshme.

SPA, Hamilton me i shpejti ne provat e lira
28/08/2009 17:45
Lewis Hamilton eshte piloti me i shpejte i sesionit te dyte te provave te lira ne pisten e SPA-se ne Belgjike.
Britaniku i Mc Laren ka lene pas Timo Glock me Toyota dhe Ferrarin e Kimi Raikkonen. Koha e katert i takon Mark Webber me Red Bull, ndersa Romain Grosjean i Renault ka regjistruar kohen e peste me te mire.
Serish zhgenjim per kolaudatorin e Ferrarit, Luca Badoer, i cili ka mundur te regjistroje kohen e 20-te.

F1, italianet monopolizojne pol pozishenin
29/08/2009 19:45
Kane befasuar italianet ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Belgjikes. Xhankarlo Fizikela me “Forc India” ka marre pol pozishenin, duke regjistruar keshtu startin e katert ne karriere nga vendi i pare.
Per here te fundit qe Fizikela ka startuar nga poli ka qene Cmimi i Madh i Malajzise ne vitin 2006, ndersa per skuadren e tij ky eshte pol pozisheni i pare ne historine e tyre qe nga koha kur kane debutuar ne Formulen 1.
Nga vendi i dyte do te startoje garen e Belgjikes nje tjeter Italian, Jrano Truli me “Tojota”. Te deshtuarit e ketyre provave kane qene emrat e medhenj dhe protagonistet e ketij sezoni.
Ne vendin e trete te niset Nik Haidfeld me “BMW” dhe i katerti Rubens Barrikelo. Vetem ne vendin e gjashte gjendet Kimi Raikonen, ndersa Ljuis Hamilton gjendet ne vendin e 12-te i pasuar nga Fernando Alonso dhe Xhenson Baton qe starton nga vend i 14-te.

Formula 1, Massa gati te kthehet ne gare
01/09/2009 13:30
Perfundimi i kontrolleve mjekesore te kryera ndaj pilotit te Ferrari-t, Felipe Massa ka dale pozitiv.
Piloti brazilian, i cili u demtua rende gjate provave te Cmimit te Madh te Hungarise, ka kaluar te gjitha testet neurometrike dhe provat per aftesite dalluese.
Keshtu, jane te gjitha mundesite qe ai te kthehet ne aktivitetin e tij sportiv.
Lajmi eshte pritur me gezim te madh nga skuderia e Maranello-s, e cila ka shprehur “kenaqesine e madhe” qe mund te perdore sherbimet e pilotit.
Gjithesesi, me pare Massa do t’i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjike per te sistemuar kutine kranike ne piken e demtuar nga impakti me copen metalike qe u shkeput nga makina e nje piloti tjeter

F1, Massa ne piste ne 2010-en
10/09/2009 20:20
Felipe Massa do te kthehet ne pisten e Formula 1 ne garen e pare te 2010-es.
Lajmin e ka bere te ditur sot ne Monza, Luca Cordero di Montezemolo.
“Do te jete gati 100 perqind. Fola me te ne telefon dhe gjithcka po shkon mire. Do te jete ne forme perfekte”, tha presidenti i Ferrarit.
Montezemolo deklaroi gjithashtu se “Fisichella ne sezonin e ardhshem do te jete piloti yne i trete”.
Sipas tij, Banka e Santanderit do te sponsorizoje per pese vite Ferrarin duke filluar nga 2010-ta.

Çështja” Renault, zbulohen prapaskenat
Autori: editor
Data: 11/09/2009
Version Print
“Zbardhen” detaje të reja të skandalit në Singapor. Pike jr. e pranon: Jam takuar me Briatoren
Para garës në Singapor, mes Piketit, Briatores dhe Pat Simondsit pati një takim. Po flasim për çështjen Renault të vitit që shkoi, e cila ka shijen e komplotit dhe intrigave. Prapaskenat e fundit janë bërë publike nga faqja e specializuar Autosport.com. Janë lajme delikate, të cilat më 21 shtator në Paris do të jenë në qendër të hetimit të FIA-s për të gjetur të vërtetat e fshehura.
Gjithçka do të përqendrohet në orët para garës, që u zhvillua në mbrëmjen e së dielës, kur treshja u takua për të diskutuar taktikën që duhet të ndiqnin në garë. Protagonistët janë piloti brazilian Nelson Piket, menaxheri Flavio Briatore dhe drejtori teknik i skuadrës Pat Simonds. Për takimin të gjithë janë dakord që ka ndodhur, për përmbajtjen kanë pohime të ndryshme. Piloti i dytë i Renault, nën presion nga pasiguria për të ardhmen e tij, ka rrëfyer gjithçka dhe ka thënë se ka qenë viktimë e situatës.
Sipas tij, dhe sipas fakteve që babai i tij i ka dhënë direkt presidentit të FIA-s, Maks Mozleit, gjatë mbledhjes në Singapor edhe Briatore edhe Simonds i kanë kërkuar formalisht që të ndihmonte Alonson. Si? Duke shkaktuar një incident në të vetmen pikë të pistës ku mund të kërkohej ndërhyrja e makinës së sigurisë. Kur? Menjëherë pas pit stopit të Alonsos. Sipas Piketit, ishte një shantazh, pasi ende nuk kishte firmosur kontratën e vitit 2009 dhe e ardhmja e tij në F1 nuk ishte e sigurt.
Menjëherë e kanë përgënjeshtruar lajmin Briatore dhe Simonds, që kanë konfirmuar takimin, por jo fjalët e pilotit brazilian, i cili është i vetmi përgjegjës për incidentin, sipas tyre. E vështirë të zbulohet e vërteta, madje aq e vështirë saqë këtë rast e ka marrë përsipër një agjenci investigative. Quest Agency u zgjodh si konsulente nga FIA për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.
Që nga gara në Spa hetuesit kanë qenë të pranishëm duke kërkuar gjurmë në pistë, duke pyetur të gjithë, të përfshirë në këtë çështje ose jo. E ndërkohë që hidhen hipoteza mbi dinamikën e incidentit, e përjavshmja “Autosprint” sugjeron kontrollin telemetrik për të vlerësuar nëse piloti i ka dhënë makinës si duhet, që të shpjegohet nëse është e natyrshme që me një frenim të sforcuar me ato lloj gomash në atë kthesë dhe pastaj me nisjen e shpejtë e të menjëhershme, makina të humbë aderencën dhe të shkaktojë incident. Briatore përgjigjet duke thënë se ai është viktima e një komploti të thurur nga piloti Piket dhe i ati, që është në kërkim të famës.