Lajme nga kundershtaret e ardhshem te Vllaznise
Moderator: GOLDIAN
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Lajme nga kundershtaret e ardhshem te Vllaznise
Starova: Të ruajmë forca për Vllazninë
Bardheblutë nuk do të kenë shumë pretendime në takimin e sotëm me rrogozhinasit. Synimi i tyre është vetëm fitorja, pasi gjatë javës së fundit kampionët në fuqi nuk u kanë kushtuar ndonjë rëndësi të madhe anëve të tjera. Trajneri Starova u ka dhënë fund dje përgatitjeve, teksa skuadrës i janë bashkuar edhe katër lojtarët që ishin grumbulluar me kombëtaren. Pra, sot përballë Egnatias, njëshi i stolit bardheblu shpreson që të tijtë ta sigurojnë sa më shpejt tripikëshin, megjithëse në njëfarë mënyre nuk e konsideron fort të kalueshëm kundërshtarin. "Mendoj se është nuk do të jetë shumë e lehtë. Megjithatë, synojmë ta zgjidhim sa më shpejt ndeshjen në favorin tonë, pasi në mesjavë do të kemi një takim shumë më të rëndësishëm dhe më të vështirë," - thekson Starova. Pra, bardheblutë e kanë përqendruar vëmendjen më shumë te ndeshja e parë e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Të mërkurën, përballë tyre do të jetë Vllaznia, një skuadër që synon të përvetësojë trofeun e kupës, pasi vetëm kështu mund t'i hapet dera për në Europë. Për këtë arsye, dje, pas stërvitjes, trajneri Starova dhe futbollistët, kur mësuan se ndeshja do të luhej në njërën nga fushat me bar sintetik të Kamzës, reaguan menjëherë. "Eshtë e papranueshme të luajmë në një fushë të tillë," - u kundërpërgjigj trajneri i Tiranës dhe disa nga titullarët. Menjëherë më pas shefi i klubit, Shkëlqim Muça, dhe vetë "timonieri" i kryeqytetasve u vunë në lëvizje për të gjetur një fushë tjetër më të përshatshme. Për rreth gjysmë ore telefonata të panumërta u shkëmbyen me drejtuesit e FSHF-së dhe në fund u arrit marrëveshja: duhej ndërruar fusha. Sipas trajnerit të Tiranës, gjatë pasdites së djeshme është vendosur që ndeshja me Egnatian të luhet në Kamëz, por jo në fushën me bar sintetik. "Ramë dakord me drejtuesit e FSHF-së për të luajtur në fushën e re të Kamzës, që sapo ka përfunduar," - thekson trajneri i Tiranës. Nga ana tjetër, një nga arsyet që bardheblutë këmbëngulën për anulimin e fushës kishte të bënte me faktin se shumë lojtarë që sapo i janë kthyer formës mund të dëmtohen sërish përpara përplasjes së rëndësishme me Vllazninë. Shefi i klubit "Tirana", në një bisedë telefonike me shefin e sektorit të garave, Hito Hitaj, e bëri të qartë këtë fakt. "Ne kemi shumë lojtarë me probleme dëmtimi. Përpara një takimi më rëndësishëm, siç do të jetë Vllaznia pas pak ditësh, nuk duam të rrezikojmë në fushën me bar sintetik. Aq më tepër që nuk e kemi arritur ende objektivin në kampionat,"- kanë qenë kërkesat e drejtuesve të Tiranës. Më pas, lojtarët dhe drejtuesit bardheblu, pasi mësuan se ndeshja do të luhet po në Kamëz, por në një fushë të re, e cila do të përurohet me këtë rast, u shpërndanë më të qetë.

Muka: Shanse të barabarta me Vllazninë
Një ditë para superndeshjes së parë të njërës prej çifteve gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, Tirana-Vllaznia, kampin bardheblu e kanë mbërthyer tërësisht "ethet" e këtij takimi. Tirana ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion, por përballë Vllaznisë dëshiron të fitojë dhe natyrisht që synimi është kualifikimi për në finale. Megjithatë, Devi Muka, kapiteni i kësaj skuadre, mendon se nuk do të jetë e lehtë një gjë e tillë, edhe pse bardheblutë kanë fituar gjatë këtij sezoni plot 3 herë, në po aq takime që kanë zhvilluar deri tani me Vllazninë. "Natyrisht që synojmë finalen, por unë i shoh të barabarta shanset e të dyja skuadrave," - thekson Muka, që ka shënuar 10 gola gjatë këtij kampionati: - Muka, nesër përballë do të keni Vllazninë, në përballjen e parë të kupës. Mendimi juaj për këtë takim? - Mendoj se është një ndeshje e hapur për të dyja skuadrat. Tirana dhe Vllaznia kanë qenë, janë dhe do të mbeten dy rivale të përhershme. Me aq sa i njoh, mund të them se përplasje të tilla, si në rastin Vllaznia-Tirana ose anasjelltas, kanë qenë të mirëpritura nga tifozët, ngaqë kanë dhuruar gjithmonë emocione dhe spektakël në fushë. E pra, besoj se edhe nesër do të luhet një ndeshje e tillë, e bukur dhe me rivalitet të fortë. - Mendohet se ekipi juaj ka më shumë shanse për kualifikim? - Jo, jo. Unë mendoj se shanset janë të barabarta për të dyja skuadrat. Vllaznia e ka bërë të qartë synimin e saj: të fitojë trofeun e kupës, pasi në kampionat nuk ka më asnjë shans. Prandaj them se përballë nesh ajo do të japë maksimumin për t'ia dalë mbanë. Nga ana tjetër, ne duhet të përmbushim 2 objektivat tona, të fitojmë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. - Por fakti që Vllaznia i ka humbur 3 takimet e deritanishme me ekipin tuaj nuk do të ketë ndonjë domethënie për nesër? - Futbolli është futboll. Kur bëhet fjalë për ndeshje të forta dhe përcaktuese, siç mund të jenë 2 ballafaqimet e gjysmëfinales së kupës me Vllazninë, e shkuara shpeshherë nuk funksionin. Personalisht kam shumë respekt për Vllazninë dhe gjithashtu e çmoj atë si skuadër. Ata luajnë gjithmonë futboll të bukur, si brenda në Shkodër, ashtu edhe jashtë fushës së tyre. - E supozojmë Tiranën në finale. Cilën skuadër do të preferonit nga çifti tjetër, Teutën apo Partizanin? - Natyrisht që duam Partizanin. Të kuqtë janë rivalët tanë më të fortë dhe në një finale të tillë entuziazmi do të ishte shumë i madh. Dhe trofeu do t'i kënaqte më shumë tifozët tanë, nëse në finale fitojmë kundër Partizanit. - T'i rikthehemi kampionatit. Pas fitores me Egnatian, a ka përfunduar misioni i titullit? - Duhet të kalojmë me sukses ndeshjet e mbetura. Nuk na kanë mbetur shumë takime deri në përfundim të këtij sezoni, kështu që po tregojmë pak më shumë durim. Të shtunën, përballë kemi Laçin, por më tej kemi ndeshje më të vështira. Megjithatë, Tirana është mësuar të fitojë trofe, prandaj nuk ka ndonjëfarë entuziazmi. Ne synojmë ta sigurojmë matematikisht titullin kampion, por pa ndonjëfarë euforie, siç mund të ndodhte, për shembull, me pothuajse të gjitha skuadrat e tjera.

- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Sot, në orën 15.00, në "Qemal Stafa", bardheblutë para së gjithash dëshirojnë një ndeshje të bukur
Tirana, e qetë përballë Vllaznisë
Të hedhësh një hap goxha të sigurt drejt titullit kampion ke përmbushur objektivin kryesor, por më e rëndësishme para së gjithash është se ke hapur derën për t'u përfaqësuar në aktivitetin më të madh europian, siç është Liga e Kampionëve. Megjithatë, kjo ka edhe një domethënie tjetër për Tiranën: ekipi çlirohet nga ndonjë përgjegjësi tjetër, siç është kupa, apo trofe të tjera më pak të rëndësishme të këtij lloji, siç do të jetë më tej superkupa. Tirana deri tani e ka bërë shumë mirë detyrën e saj në kampionat, teksa që nga fillimi i edicionit qëndron e sigurt në krye dhe tani pret fundin e 36 javëve të lodhshme për t'u kurorëzuar për të 22-ën herë. Ndërsa në aktivitetin e dytë për nga rëndësia, në kupë, nuk shihet ndonjë inat i madh përballë njërës prej rivaleve të përhershme të Tiranës. Bardheblutë nuk po e ndiejnë trysninë e një ndeshjeje të rëndësishme si kjo e radhës me shkodranët. Kjo pasi në radhët e protagonistëve nuk vihet re ndonjë tension dhe as duket ndonjë i shqetësuar përpara ballafaqimit me shkodranët. Pra, sot përballë Vllaznisë, 21 herë kampionët e Shqipërisë do ta kenë qetësinë në anën e vet, sepse atyre këtë privilegj ua siguron pozicioni që kanë në tabelën e klasifikimit. Megjithatë, i matur trajneri Starova e sheh tepër të fortë përballjen me shkodranët, aq sa në ndeshjen e fundit të kampionatit kërkoi të ruajë sa më shumë energji për Vllazninë. "Një ndeshje e fortë, përballë një rivali që nëpërmjet trofeut të kupës kërkon të përfaqësohet në Europë. Pra, do të jetë shumë e vështirë për ne, por ama Tirana, përveç titullit, ka si objektiv edhe trofeun e kupës. Ne jemi ekipi i vetëm që për këtë edicion kemi shanse të fitojmë edhe titullin kampion edhe Kupën e Shqipërisë. Nuk duhet ta humbasim këtë rast në fund të edicionit," - thekson trajneri Starova. Pas ndeshjes së fundit me Egnatian, "timonieri" bardheblu në stërvitje ka bërë disa ndryshime, të cilat i ka parë si më të arsyeshme dhe gjithashtu dje ka dhënë udhëzimet e fundit para lojtarëve. Ndërkohë, futbollistët kryesorë e vlerësojnë në maksimum Vllazninë, aq sa asnjëri prej tyre nuk tregon ndonjë inat me skuadrën e vetme të rretheve që rivalizon gjithmonë kryeqytetasit. Në fakt, për këtë sezon, Tirana ka fituar sa herë që është përballur me shkodranët, madje duhet thënë se ia ka marrë dorën në përballjet e të tëra edicioneve të fundit. Por lojtarët e formacionit bazë, si Muka, Rraklli, Patushi etj., përveçse e vlerësojnë ekipin shkodran, ndryshe nga ç'parashikohet, nuk e cilësojnë të lehtë kualifikimin. "Në përballje të tilla, mes Vllaznisë e Tiranës nuk ka favoritë, por lojë të bukur," - theksojnë lojtarët bardheblu. E megjithatë, ndryshe nga Vllaznia e tensionuar, që kërkon me çdo kusht trofeun e Kupës së Shqipërisë, si mundësinë më të mirë dhe më të lehtë për të prerë një biletë në Kupën UEFA, Tirana ka një armë shumë të fortë për përballjen e sotme dhe të ndeshjes së kthimit: qetësinë.

Starova kërkon impenjim gjatë analizës
Dje, në klubin "Tirana", bardheblutë kanë bërë një analizë një ditë përpara ndeshjes së ditës së sotme me Vllazninë. Mësohet se gjatë analizës së djeshme trajneri Starova ka caktuar detyrat taktike dhe njëkohësisht u ka kërkuar lojtarëve që të tregohen shumë të vëmendshëm për shkak se në kupë, ndryshe nga kampionati, nuk ka kohë për të bërë korrigjime. Tirana synon një vend të finalen e Kupës së Shqipërisë, por për të shkuar deri atje duhet të eliminojë më parë Vllazninë, që duhet thënë se prej kohësh e ka përqendruar vëmendjen e saj te ky trofe. Pra, sot, në orën 15.00, në "Qemal Stafa" pritet një ndeshje e bukur nga dy skuadrat më të mira të kampionatit. Tirana, vetëm sulmi qëndron "statik" Sot, në përballjen e parë të kupës me Vllazninë, Tirana pritet të bëjë disa ndryshime të tjera në formacion dhe në rolet e lojtarëve. Në kampin bardheblu, gjatë ndeshjes së fundit të kontrollit janë konstatuar ndryshimet në fjalë. Vetëm sulmi u është besuar po atyre lojtarëve që mbajnë të njëjtin pozicion si në takimet e fundit. Pra, nga minuta e parë do të jenë në fushë kapiteni Muka me dyshen e avancuar Xhafa-Rraklli. Ndërsa në mesfushë, në krahun e majtë, ku një javë më parë luajti Bakalli, por që së fundi ka pësuar një dëmtim të lehtë, do të rikthehet i zakonshmi Agolli. Në qendër të këtij reparti pritet të luajnë Sene dhe Patushi, kurse në krahun e djathtë Sina. Ervin Bulku është tërhehur dhe parashikohet të luajë në qendër të mbrojtjes, kurse Dabulla dhe Tafaj, sipas vendosjes së ndeshjes së fundit të kontrollit, i kanë të gjitha shanset të aktivizohen njëri si mbrojtës i djathtë e tjetri i majtë. Megjithatë, stafi drejtues i bardhebluve bën të ditur se për sot mund të ketë ndonjë ndryshim tjetër nga 11-shja e planifikuar një ditë më parë. Hidi, "rokadë" e radhës me Nallbanin Ekipi më i njohur i "rokadave" të portierëve, Tirana, vetëm pas javës së fundit pritet të realizojë përmbysjen e radhës me dyshen e lojtarëve që ruajnë portën bardheblu. Sot, përballë Vllaznisë, në portë parashikohet të luajë Hidi dhe jo Nallbani. Hidi ka luajtur disa nga ndeshjet e fundit të kampionatit, por në sfidën më të fundit, përballë Egnatias, është lënë në stol. Ndërsa në takimin e sotëm përballë Vllaznisë trajneri Starova ka menduar të kundërtën: të lërë Nallbanin në stol dhe në portë të jetë Hidi. Gjatë tërë sezoneve të fundit, te Tirana konkurrenca për një vend në portë është shumë e njohur. Portieri Hidi, para Nallbanit, ka rivalizuar gjatë dy edicioneve të shkuara me portierin nigerian Egbo. Nata e mbrëmshme në hotelin "Eklips" Pak kohë pas analizës së djeshme, bardheblutë kanë udhëtuar në drejtim të hotelit "Eklips", ku janë sistemtuar përpara takimit të sotëm me Vllazninë. Kështu, Tirana i kthehet zakonit të saj, grumbullimit në një nga hotelet e kryeqytetit përpara ndeshjeve të rëndësishme. Në ambientet e hotelit, bardheblutë kishin planifikuar të analizonin disa nga ndeshjet e fundit të shkodranëve, për të pasur një ide më të qartë në përballjen e ditës së sotme.

Donatorët: Fanella e Tiranës nuk shitet
Futbolli sjell probleme edhe në kampin fitues. Ka ndodhur dhe bëhet fjalë për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së kupës, Tirana-Vllaznia, të cilën bardheblutë e fituan me rezultatin minimal 1-0. Pas ndeshjes, dy nga donatorët e Tiranës, Halili dhe Ngjela, gjatë deklarimeve të tyre kanë mbetur krejtësisht të zhgënjyer dhe të pakënaqur nga ajo çka dha skuadra e tyre, madje tepër i ashpër ka qenë reagimi i Halilit. "Fanella e Tiranës është e shenjtë. Kurrsesi nuk do të lejojmë që ajo të shitet," - ka qenë reagimi i menjëhershëm i tij. Pra, janë hedhur dyshimet për një trukim të këtij takimi. Megjithatë, Halili shton: "Unë nuk kam mbaruar shkollën e sigurimit dhe nuk dua të deklaroj këtu emra konkretë, megjithëse pak a shumë kemi mësuar diçka nga kjo përvojë e re 1-vjeçare. Si të thuash, jemi bërë me zor gjysmëspecialistë, sa të kuptojmë tani diçka më tepër nga kjo lojë. Për shembull, unë kam mësuar se, përveç të tjerash, ekipi ynë mbart në vetvete aktorë mjaft të mirë. Loja e Tiranës nuk më pëlqen as mua, as atyre që e duan me gjithë shpirt ekipin, sigurisht as Nurit, që ka dhënë një kontribut të madh për skuadrën. Ndoshta donatori Nuri ka folur pak emocionalisht për një tërheqje të mundshme pas ndeshjes, pasi mund të ketë qenë i revoltuar ngaqë prej disa takimesh ekipi ynë po na zhgënjen të gjithëve. Ne paguajmë 2-3 lojtarë sa paguhen 3-4 ekipe të superligës në Shqipëri. Kemi bërë shpenzime kolosale për një Tiranë të madhe e jo për atë që shohim në fushë. Përveç rrogave të majme, vetëm një ditë para ndeshjes kemi paguar 1 milionë lekë shpërblime për lojtarët në rast kualifikimi. Por ndoshta dikush tjetër mund t'i ketë paguar më shumë se kaq disa nga këta lojtarë, apo ndoshta edhe ndonjë drejtues. Personalisht e them me gjithë shpirt se nuk e shes fanellën me çfarëdolloj çmimi. Nuk kemi ndërhyrë asnjëherë në punët e skuadrës, por më duket se po vjen momenti," - vijon i indinjuar donatori Halili.
Por pak më e shqetësuar flet edhe një nga katër donatorët e tjerë, Shefikat Ngjela, e cila e ndjek rregullisht ekipin në stadium dhe thekson se vërtet nuk i ka pëlqyer loja, por nuk mendon se mund të jetë shitur takimi. "Absolutisht nuk dyshoj për shitjen e ndeshjes, - shprehet Ngjela. - Ne mund të fitonim me 2-3 gola më shumë se Vllaznia. Muka humbi një 11-metërsh dhe u mërzit në fushë, siç u ka ndodhur shumë futbollistëve të mirë. Edhe Ronaldo ka humbur penallti. Megjithatë, nuk na ka pëlqyer në shumë ndeshje niveli i lojës së Tiranës. Nuk jam e kënaqur thjesht me një diferencë prej 8 pikësh. Madje midis titullit dhe kupës, përderisa shkoi puna deri këtu, do të më pëlqente të fitoja më shumë trofeun e dytë. Tani kostos sonë monetare po i shtohet edhe kostoja morale. Ndeshjet e fundit kanë qenë të mërzitshme dhe këtë e them në radhë të parë si një tifoze e pasionuar pas Tiranës. Absolutisht nuk duhet ta pranojmë eliminimin nga kupa, sepse Tirana ka treguar në kampionat se di të fitojë ndaj Vllaznisë, edhe pse futbolli sjell ndonjëherë të papritura," - shpjegon Ngjela.
Atëherë?
Donatorët do të presin edhe ndeshjen e kthimit të kupës dhe, në rast eliminimi nga Vllaznia, pritet një "reprezalje" e fortë. "Absolutisht askush nga ne nuk do ta pranonte eliminimin e Tiranës nga Vllaznia, sepse vërtet futbolli ka të papritura, por gjatë këtij kampionati ne i kemi mundur në të gjitha rastet shkodranët. Tani presim kualifikimin për në finale," - shprehet Ngjela, kurse Halili shton: "Tani jemi kuriozë të dimë se ç'do të ndodhë në Shkodër. Para se të nënshkruhen kontratat e reja do të merret parasysh gjithçka ka ndodhur deri tani," - përfundon fjalën e tij Halili.

Dabulla: Vllaznia mbetet përherë Vllazni
Tirana, prej disa javësh, po i bën llogaritë për ta siguruar titullin kampion sa më shpejt të jetë e mundur. Ekipi kryesues nuk duhet ta ndalë vrullin në kampionat, pasi vetëm kështu mund ta mbajë distancën dhe të sigurojë matematikisht titullin e 22-të kampion. Dje, kryeqytetasit kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës dhe mbrojtësi Rezart Dabulla shprehet ndër të tjera i kënaqur me diferencën e momentit. Pas mungesës në Shijak, mbrojtësi i Tiranës do të rikthehet këtë të shtunë dhe para përplasjes me një nga skuadrat më simpatike të futbollit tonë, ai thekson: "Ne jemi 8 pikë larg dhe vetëm nëse fitojmë me Vllazninë do të ecim më të sigurt drejt titullit. Nuk do ta kemi të lehtë fitoren, sepse shkodranët konsiderohen rivalët tanë të përhershëm. Megjithatë, që Tirana të mos lëkundet në objektivin e saj, për të fituar titullin e tretë radhazi, duhet të vazhdojë rrugën vetëm me fitore. Ne e dimë që Vllaznia nuk është as Laçi dhe as Egnatia. Ajo mbetet përherë Vllazni. Megjithatë, gjatë këtij edicioni kemi treguar se dimë të fitojmë me të gjitha skuadrat e kampionatit. Pikërisht tani, kur kampionatit po i vjen fundit, nuk shoh ndonjë arsye për të hedhur qoftë edhe një hap gabim," - thekson Dabulla. Megjithatë, bardheblutë e shohin që tani veten në Ligën e Kampionëve, përderisa elbasanasit thuajse janë tërhequr nga lufta për titull. Kalendari i ndeshjeve të mbetura në fakt nuk është në favor të Tiranës, megjithatë këtë të shtunë Elbasani do të ketë një ndeshje shumë të vështirë me Dinamon dhe ndoshta diferenca e bardhebluve ka gjasa të thellohet më shumë. "Edhe mund ta thellojmë diferencën, - shprehet Dabulla, - por e nuk na interesojnë shumë se si do të dalin ndeshjet e tjera. E kemi përqendruar vëmendjen te takimet tona, të cilat, siç e thashë, duhet t'i fitojmë ma radhë. Liga e Kampionëve ka ende kohë. Nuk duhet të mendojmë para kohe për të. Akoma nuk jemi shpallur kampionë, prandaj gabojmë nëse mendojmë që tani për kupat e Europës, apo për edicionin tjetër. Gjërat zgjidhen me radhë dhe ne, pasi kaluam disa ndeshje të lehta, synojmë të fitojmë këto të vështirat," - shprehet një ndër mbrojtësit e formacionit bazë të Tiranës. Ndërsa për ballafaqimin e dytë të kupës po me të njëjtin kundërshtar, pra Vllazninë, Dabulla thotë se do të përqëndrohet vëmendja pasi të fitohet një herë ndeshja e kampionatit: "Të fitojmë një herë ballafaqimin e së shtunës në kampionat, pastaj flasim për takimin e kupës në Shkodër," - përfundon idenë e tij Dabulla.

Ç'do të sjellë "Qemal Stafa" dhe "Loro Boriçi"?
Bardheblutë, që dje e kanë përqendruar tërë vëmendjen e tyre te dy përballjet e mbetura me shkodranët, që për nga rëndësia të gjithë e dinë se ndeshje të tilla kanë pasur vlera historike, por edhe spektakël. Vlen të përmenden 2 takimet e luajtura për kampionat brenda në "Loro Boriçi" dhe ajo e luajtur po për kampionat në "Qemal Stafa". Përjashtohet vetëm ndeshja e fundit për kupë, për të cilën të dy trajnerët respektivë u shprehën se loja qe e dobët. Megjithatë, 3 takimet e fazave të para janë konsideruar përplasje rivalësh dhe gjithashtu ndeshje model për kampionatin tonë. Jo më kot trajneri i përfaqësueses, Hans Peter Brigel, preferoi ta shikonte në tribunë këtë sfidë, që përveç rivalitetit dhe grintës që pati, përmbysja e rezultatit të pjesës së parë nga ana e Tiranës i solli një tjetër bukuri ndeshjes. Por çfarë pritet në dy takimet e mbetura? Të shtunën, djemtë e Starovës do të luajnë kundër Vllaznisë për herë të fundit në kampionat dhe të mërkurën do të ndeshen në "Loro Boriçi" për kupë, pas së cilës, të paktën për këtë edicion, do të mbyllet kapaku i takimeve zyrtare mes këtyre dy skuadrave. Por, sigurisht, ndeshja e radhës për kampionat nuk ka të njëjtën rëndësi me atë të kupës, për vetë zhurmën që është krijuar në përballjen e parë në "Qemal Stafa". Kjo zhurmë, fillimisht nëpërmjet thashethemeve, ka marrë pas ndeshjes formën e saj serioze nga deklaratat e donatorëve të Tiranës, duke goditur në njëfarë mënyre veshin e të gjithë sportdashësve, madje ka shkuar deri aty sa që vetë shkodranët u hodhën kundër ndonjë kompromisi të mundshëm, megjithëse në rastin konkret ata ishin humbës. Sidoqoftë, këto ditë, kampi bardheblu po hesht, ndërsa në anën tjetër nuk mungojnë zërat se këto ndeshje mund të sjellin të reja të papritura te Tirana, gjithmonë në varësi të asaj që do të ndodhë në fushë. Shefi i klubit, Muça, deri tani ka bërë të ditur se një analizë e hollësishme vjetore, e cila do të mbahet në fund të kampionatit do të përcaktojë pozicionin e gjithsecilit. "Trajneri për çdo ndeshje mban të dhëna që kanë të bëjnë me kontributin e çdo lojtari dhe vetëm në bazë të këtij kontributi do të bëhen vlerësimet e lojtarëve," - ka thënë Muça. Megjithatë, çështja "Vllaznia", mjaft e ndërlikuar së fundmi, i ka të gjitha gjasat të shërbejë si një preteks i mundshëm për të bërë ndonjë ndërhyrje para kohe. Nisur nga zhurma e madhe dhe "mjegullnaja" e krijuar pas ndeshjes së parë të kupës Tirana-Vllaznia, momentalisht konsiderohet më e tolerueshme humbja e Tiranës në kampionat, brenda në "Qemal Stafa", se ajo e ndeshjes së kthimit për kupë, në "Loro Boriçi". "Nuk e kuptoj se përse nuk flitet dhe dyshohet për ndeshjen tjetër të gjysmëfinaleve, Teuta-Partizani, që përfundoi me të njëjtin rezultat, por flitet për këtë të Tiranës dhe Vllaznisë," - shprehet një nga donatorët e Tiranës, Ngjela, por në një linjë tjetër, donatori Halili thotë: "Se ç'do të ndodhë në "Loro Boriçi", nuk mund të flas tani, por ama jam shumë kurioz ta di." Sfida e së shtunës në "Qemal Stafa" do ta lërë në krye të kampinatit Tiranën e ndoshta Vllazninë në po atë vend që është tani, sido që të përfundojë ndeshja mes tyre, por ama ajo e "Loro Boriçit" do ta eliminojë njërën nga dy skuadrat. Nëse eliminohet Tirana, mund të ketë pasoja të sigurta mbi këtë skuadër, por megjithatë, nëse bardheblutë nuk arrijnë dot të kualifikohen, atëherë nuk dihet se ç'do të ndodhë.

Tirana: Shitje ndeshjeje? Synojme kualifikimin me Vllaznine, ne Kupe
Dy dite pas barazimit 2-2 me Vllaznine ne "Qemal Stafa", per kampionat dhe nje dite pas polemikave te shperthyera nga donatore te saj, Tirana ka hedhur syte nga ndeshja e dyte gjysmefinale e Kupes, po ndaj shkodraneve. Ky takim do luhet neser ne "Loro Borici" te Shkodres, ndersa trajneri Starova dhe sekretari i klubit, Muca, kane hedhur poshte mundesine e ndonje marreveshjeje te mundshme me Vllaznine, ne linjen kampionat-kupe. "Ne na dhembin veshet nga keto akuza, - tha Starova, - as nuk behet fjale per lenie ndeshjeje nga ne apo Vllaznia, as per pazar apo ndonje gje te tille. Thjesht nuk kemi luajtur mire ndaj Vllaznise te shtunen e kaluar, duke u vetekenaqur dhe duke u terhequr qe ne minuten e 2-te, pasi shenuam golin e pare". Njeri prej donatoreve, Refik Halili, sipas medias, ka deklaruar se do te terhiqet nga sponsorizimi i Tiranes, nese vazhdohet keshtu edhe ne ndeshjen e dyte ne Shkoder, ne Kupe, ndersa kishte thene pas 1-0 te takimit te pare se "fanella e Tiranes nuk shitet".
Muca nuk deshiron te komentoje akuzat e dala nga goja e Halilit, duke thene se "per keto gjera jane donatoret qe flasin dhe pergjigjen, ndersa une nuk mund te komentoj keto gjera". Por sekretari i klubit thote me plot gojen se "ndaj Vllaznise thjesht nuk kemi luajtur mire dhe ende nuk po e kuptojme perse po ndodh keshtu me skuadren". Edhe burime ne skuader pohojne se nuk ka pasur asnje mareveshje me Vllaznine, madje shtojne se jane te zemeruar per keto aludime.
Starova ka qene mjaft i ashper dje ne stervitje, duke u bertitur disa prej lojtareve, i pakenaqur nga zbatimi i porosive te tij taktike gjate skemave dhe mini-ndeshjes. Acarimi ka qene jo i vogel, madje dy prej lojtareve kane shkembyer grushte me njeri-tjetrin, pas nje dueli te ashper per top. Sidoqofte, ne kete moment, Starova ka preferuar te mos nderhyre dhe gjithcka eshte qetesuar vetvetiu, edhe me nderhyrjen e futbollisteve te tjere.
Grumbullimi ne Shengjin
Administratori i klubit, Gjini deklaroi dje se skuadra do te grumbullohet sot ne mbremje ne nje hotel ne Shengjin te rrethit te Lezhes. "Une kam vezhguar hotelet, - tha ai, - dhe perfundimisht kemi vendosur te kalojme naten ne Shengjin, deri para ndeshjes me Vllaznine".
Analiza, sot ne 11.00
Starova ka lajmeruar lojtaret dhe ndihmesit e tij se do te beje analize sot ne ora 11,00 ne mjediset e klubit ne stadiumin "Selman Stermasi". Nuk eshte saktesuar nese do analizohet ndeshja ne kampionat apo do diskutohet per takimin e neserm me shkodranet ne Kupe, por ndoshta mund te behen te dyja. "Une kam besim se do te kualifikohemi, - tha dje Starova, - nuk ka lidhje ndeshja e kampionatit me ate te kupes, jane gjera te ndryshme".
Mukaj, jo ne stervitje
Devis Mukaj nuk ka bere dje stervitje me ekipin, ndonese ka qene i pranishem ne "Skender Halili". Kapiteni bardheblu ka pasur shqetesime shendetesore (dhimbje prapa kokes) dhe Starova e ka lene pushim. Ai ka qendruar deri ne fund, ne ane te fushes, ne shoqerine e Muces. Per ndeshjen ndaj shkodraneve, Tirana ka ne dyshim vetem Geri Cipin qe mund te mos beje pjese ne 18-she, megjithese po stervitet me grupin, ndersa Behari eshte i pezulluar.

Muka kompleton grupin
Dje, kapiteni i Tiranës, Devi Muka, ka dalë në stërvitje me grupin e lojtarëve që drejtohen nga trajneri Starova. Muka ka kompletuar kështu grupin përpara kësaj sfide kaq të rëndësishme. Ndonëse dy ditë më parë Muka nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, çka solli edhe mungesën e tij në stërvitje, nga burime brenda skuadrës mësohet se dje lojtari është përmirësuar ndjeshëm dhe përballë Vllaznisë i ka të gjitha gjasat të luajë që nga fillimi i lojës. Tifozë bardheblu drejt Shkodrës Për të ndjekur ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së kupës, Vllaznia-Tirana, mes përkrahësve të shumtë shkodranë pritet të ketë edhe një numër të konsiderueshëm nga kryeqyteti. Për vetë rëndësinë e këtij takimi, gjatë ditës së djeshme në kampin bardheblu kishte shumë të interesuar për të udhëtuar drejt Shkodrës, aty ku do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe më të përfolura të këtij sezoni. Ndërkohë, të pranishëm në tribunën "VIP" të "Loro Boriçit" pritet të jenë të gjithë donatorët dhe drejtuesit e skuadrës nga kryeqyteti.

Abazaj: Vllaznia, shtysë për kampionatin
Takimi i sotëm për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë nuk mendohet kurrsesi si një takim formal për Shkumbinin, nisur nga gjendja e tij, kur i duhet më shumë se kurrë të përqendrohet në ndeshjet e kampionatit, nisur nga pozicioni i vështirë në të cilin ndodhet. Këtë e shprehin vetë futbollistët, kur deklarojnë se përballë do të jetë një ekip si Vllaznia, që në takimet me Shkumbinin, sidomos në ndeshjet e kupës, gjithmonë kanë sjellë të papritura, si për njërin, ashtu edhe për ekipin tjetër. Kjo e bën edhe më interesante përballjen e sotme dhe kjo shihet edhe nga puna që po bëhet në prag të këtij takimi në kampin bardhekaltër. Fakti që kundërshtari i Shkumbinit është i përqendruar vetëm në këtë trofe, pasi ka dështuar në kampionat përfundimisht, duke e quajtur të lehtë kualifikimin me Shkumbinin, që mendjen e ka vetëm te kampionati dhe se nuk do t'i bëjë rezistencën e duhur kundështarit, bie poshtë nga prononcimet e futbollistëve peqinas. Për ta, çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe futbollistët duhet të bëjnë më të mirën e tyre. Për momentin, te Shkumbini mendohet vetëm për takimin me Vllazninë, me synimin që kjo ndeshje të dalë sa më mirë në të gjithë treguesit, për t'i shërbyer më mirë takimit të radhës në kampionat, kur përballë do të ketë ekipin kryesues të Elbasanit. Këtë e shpreh edhe sulmuesi i Shkumbinit, Oriand Abazaj, shënues i rregullt në ndeshjet e fundit, ku goli me Lushnjën të shtunën e kaluar i dha tri pikët Shkumbinit. "Përpara takimit për kupë me Vllazninë sigurisht që jemi më të qetë, sepse vijmë pas fitores në kampionat me Lushnjën. Fitorja pati vlera se fituam ndaj njërës prej rivaleve tona të drejtpërdrejta në zonën e ftohtë. Sot presim Vllazninë për gjysmëfinalet e kupës dhe do të kërkojmë rezultatin pozitiv për të qenë në vazhdën e rezultateve të mira javët e fundit. Vërtet që jemi përqendruar më shumë në kampionat, por kjo nuk do të thotë që edhe Shkumbini nuk ka pretendimet e tij për kupën. Të mos harrojmë se një rezultat pozitiv me Vllazninë, i shoqëruar edhe me lojë, do të ishte një garanci më e madhe për ne për kampionatin dhe për synimet tona," - shprehet Abazaj. Tiranasi i Shkumbinit është optimist për këtë ndeshje, duke besuar te grupi i futbollistëve dhe te puna e trajnerit Sejdini, duke kërkuar që ekipi i tij të hedhë një hap të sigurt që në takimin e parë, për më tepër që do të zhvillohet në Peqin përpara sportdashësve të zjarrtë. Për Orin, siç e thërrasin të gjithë, ekipi do të kërkojë t'i shfaqë vlerat e tij më të mira sot, duke kërkuar që ky takim të shërbejë si një testim i mirë për ndeshjen e radhës në kampionat përballë Elbasanit të dielën. "Kur kërkon të mësosh ambiciet e tij dhe të ekipit ku ai luan, 21-vjeçari Abazaj përgjigjet: "Jemi të përqendruar për momentin në takimin për kupë sot përballë Vllaznisë. Vetëm pasi të ketë përfunduar ky takim mund të flasim për ndeshjen me Elbasanin. Mund të them vetëm kaq, që do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë përballë Vllaznisë, për t'u përgatitur për takimin derbi me Elbasanin, që jo më kot kryeson kampionatin që nga fillimi." Autori i 7 golave për Shkumbinim dhe njëkohësisht golashënuesi më i mirë i ekipit bardhekaltër kërkon të shënojë edhe në takimin me Vllazninë, për të mos iu ndarë golit, për të shënuar edhe në këtë veprimtari dhe për të qenë edhe këtu golashënues i spikatur. "Kam dëshirë në radhë të parë të fitoj ekipi, por kam gjithashtu dëshirë të shënoj sot. Një gol sot do të më jepte kënaqësi, por më e rëndësishme është që të arrijmë rezultatin pozitiv për të shkuar më të qetë në Shkodër për ndeshjen e kthimit. Fitorja sot do të na ngrinte moralisht, duke e pasur më të lehtë arritjen e synimit tonë për ndeshjet e kampionatit," - përfundon sulmuesi Oriand Abazaj, që këtë sezon luan me Shkumbinin.

- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Ktij Xhanit i asht mush menja se kan me na rrah
Xhani: “Goli me dorë i Maradonës i dha Argjentinës Botërorin, ai Dhëmbit, i jep Partizanit Kupën”
Albania-sport “Jemi të bindur se në gjysmëfinale do të kalojmë ne dhe jo Vllaznia”. Presidenti i Partizanit, Albert Xhani kreu një vizitë shumë domethënëse në klubin e tij për të ndjekur përgatitjet e fundit të skuadrës në prag të përballjes sa saj me Vllazninë, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Grupi 2, kjo dhe për t’i motivuar më shumë lojtarët me praninë e tij.
Takimi i parë në Shkodër përfundoi në barazim 1-1, ku nga pala shkodranë dhe në veçanti nga presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj u kontestua fort goli i shënuar me dorë nga Paulin Dhëmbi dhe gjykimi i Bardhyl Pashaj.
I shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm, Bejkush Birçe dhe nga ai teknik, Genci Tomori, presidenti i “demave të kuq” vëzhgoi me shumë interes gjithë stërvitjen e drejtuar nga trajneri Hasan Lika.
Albania-sport.com asistoi sot në stërvitjen e pasdites në Kompleksin Sportiv “Partizani” dhe i morri këtë prononcim presidentit Xhani: “Ndeshja me Vllazninë është më e rëndësishmja e sezonit pasi bëhet fjalë për kualifikimin në Kupë. Jemi të bindur se në gjysmëfinale do të kalojmë ne. Kualfikimi nga goli i Dhëmbit me dorë? Partizani nuk varet nga një gol, por dua të kujtoj se dhe një nga lojtarët më të mirë në botë, Maradona ka bërë një gol të tillë. Argjentina atëhëre fitoi Botërorin 1986, ndoshta për rastësi edhe Partizani fiton Kupën 2007”.
Partizani në fakt ka një rrugë të vështirë drejt finales pasi edhe nëse do të kualifikohet me Vllazninë, përballë tij do të jetë ose Tirana ose Teuta në gjysmëfinale.
Me Vllazninë në kampionat të kuqtë do të përballën në javën e 29 në Tiranë.
Marre nga Albania-Sport
--------------------------------------------------------------------------------------
Xhani: Partizani e eliminon Vllazninë
Presidenti Albert Xhani është i bindur në forcën e skuadrës së tij, ndaj mendon vetëm kualifikimin
06-03-2007 - Kupa e Shqipërisë ka njohur deri tani vetëm një çerekfinaliste, Besën, që në mënyrë krejt të papritur ka eliminuar Dinamon, për të cilën kupa ishte ngushëllimi i vetëm i një sezoni që solli vetëm zhgënjime. Kanë mbetur për t'u zbuluar vetëm tre emra, që do të nxirren nga çiftet Partizani-Vllaznia, Tirana-Teuta dhe Shkumbini-Turbina. Natyrisht, tifozëve të Partizanit u intereson më shumë ndeshja e "Selman Stërmasit" me shkodranët. Të kuqtë kanë shansin e madh për të kaluar në gjysmëfinale, pasi kanë mundur të marrin një barazim me vlera në ndeshjen e parë të luajtur në Shkodër. Megjithatë, ekziston dyshimi tek një hap i gabuar si ai i Dinamos, dyshim që nuk e ka presidenti Xhani, i cili mendon, madje shprehet me bindje, se do të jenë të kuqtë ata që do të kalojnë në turin tjetër. "A besoj te kualifikimi? Kjo pyetje duhet t'u bëhet shkodranëve, jo neve. Partizani e ka hedhur një hap të rëndësishëm që në ndeshjen e parë, kështu që i mbetet vetëm të ruajë atë avantazh të siguruar në "Loro Boriçi". Skuadra ime po kalon një formë të mirë, ndaj jam i bindur se do të arrijë të kualifikohet për më tej. Nuk duhet harruar se e nisim lojën të kualifikuar, që do të thotë se presionin e eliminimit e kanë kundërshtarët tanë,"- është shprehur njëshi i të kuqve, Albert Xhani.
Me këtë deklaratë Xhani kërkon të mbajë lart moralin e djemve të tij, që në dy ndeshjet e fundit në transfertë nuk janë shfaqur aty ku duhet. Megjithatë, duke i parë në konpleks paraqitjet e skuadrës, Xhani është mjaft optimist për të ardhmen. "Mua nuk më shqetësojnë aq shumë dy humbjet e fundit në transfertë me Vllazninë dhe Flamurtarin, pasi më ka interesuar më shumë loja që ka zhvilluar skuadra ime. Si në "Loro Boriçi" dhe në Vlorë Partizani nuk e meritonte të humbiste. Megjithatë, për arsye të ndryshme, me ose pa fajin tonë, nuk kemi mundur të marrim pikë. Unë e shoh skuadrën me mjaft perspektivë, me dëshirë për të luajtur futboll të bukur. Rezultatet nuk do të mungojnë dhe për këtë jam i bindur. Janë edhe 11 ndeshje për t'u luajtur në kampionat, që do të thotë se janë edhe 33 pikë në fushë,"- ka vijuar më tej presidenti Xhani. Duket qartë se njëshi i të kuqve nuk është aspak i zhgënjyer nga të tijtë, edhe pse ecuria gjatë fazës së parë dhe asaj të dytë është thuajse e njëjtë. "Po, e vërtetë është, nuk ka pasur ndonjë ndryshim në pikët e grumbulluara, por ama loja nuk është e njëjtë. Tani skuadra ime luan futboll më tërheqës, që na bind se do të ketë përmirësime të dukshme edhe në pikët e fituara. Nuk duhet harruar se Partizani ka shumë futbollistë të rinj, të cilët sa vijnë e përmirësohen, kështu që nuk na bind se e ardhmja do të jetë krejt ndryshe,"- ka përfunduar Xhani.
Presidenti i Partizani, pas shumë kohësh, e ka ndjekur stërvitjen nga fillimi në fund, duke e mbajtur të karikuar ekipin në prag të sfidës së kupës me Vllazninë.
Marre nga gazeta Sporti Shqiptar

- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
portieri Lika i Dinamos asht nen dyshim per trukim ndeshjet e nuk lejohet me u stervit te Dinamo, bile ka shum mundsi qi te perjashtohet, Un ekam ndigju Liken disa her tu fol neper studio sportive e kam mendimin se ai asht djal i urt e sban kshi gjanash, por qysh kur ka ardh redi Jupi te dinamo a ba ky klub si mafie
mendoj se per sezonin tjeter do tkishte ken i vlefshem per vllaznin, ngaqi asht i martumun me shkodrane me ca di un, ma merr mendja se vjen me deshir te vllaznia

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact: