MALTA----SHQIPERIA ===11 SHKURT 2009

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Thu, 12 Feb 2009 , 10:43

Fajin se ka vetem Hani por te gjithe ata qe ishin ne fushe.Nje futboll amatoresk.TURP.Nuk eshte se jam i merzit vetem nga rezultati por dhe nga loja.Gjate 90 min vetem nje rast te Bogadanit(qe ka mbaru krejt) maj men.Nuk bojshin dot nje aksion te rrjedhshem.

HAni ka gabu shume ket ndeshje...rrjeshtimi ishte i gabuar...zevendesimet po ashtu...
Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Thu, 12 Feb 2009 , 11:15

Komtarja tregoi se nuk din te fitoi kur duhet, luajten keq gabun shum,
ne pam ne fush vetem nji lojtar LIKEN tjert ishin kot.
Ari Han tregoi se nuk esht ai qe shitet.
TURPe marre mos me i marr piket Maltes.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 12 Feb 2009 , 14:05

Rrespektoj rregullat e e forumit si dhe nenat e motrat tona shkodrane qe vizitojne kete faqe se kisha folur ndryshe.
Tranjer ma idiot ska pas shqiperi ndonjehere si mar me mend ne kry e me sy ne ball ban ata levizje allahalla po Bogdanin ku e con more zotni aj nuk asht i zoti me ec mar zotni edhe ma mban 75 minuta ne loj,une nuk di ca me than ma se me ka ik truni me ndeshjen e mramshme e vetmja gja qe them tani esht turp si dhe ishalla me fitore hungaria ne tiran qe ta largojn kyt VRASES FUTBOLLI se nuk kemi gja per terezi.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 12 Feb 2009 , 16:41

Ja ku gaboi Ari Hani
ndaj Maltës...

Mund ta themi fare shkoqur se Ari Han ka qenë
humbësi më i madh në ndeshjen Maltë-Shqipëri.
Trajneri holandez ka bërë gafa shumë evidente që
nga fillimi e deri në fund të takimit, ku ai u shfaq jo
fort i mërzitur për atë barazim, që nuk i bën punë
askujt. Edhe ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi,
i ftuar në studiot e “Supersportit” në rolin e opinionistit
është shprehur i çuditur me lëvizjet e trajnerit.
Kështu, Ari Han vendos të luajë vetëm me
një sulmues edhe ndaj Maltës, në një kohë që kishte
deklaruar se do të kërkonte vetëm fitoren. Të
njëjtën skemë Ari Han e kishte përdorur edhe ndaj
skuadrave si Suedia apo Portugalia, ku ai kërkonte
të merrte vetëm një barazim. Hedh në fushë si
zëvendësues në pjesën e dytë Vangjelin dhe e nxjerr
nga loja pas më shumë se 30 minutash. Kjo, sepse
Vangjeli nuk ishte në formë të mirë. Një gjë të tillë
Ari Han e bëri edhe me Jahmir Hykën ndaj Hungarisë,
duke treguar se nuk e dinte mirë gjendjen e
lojtarëve. Madje, dyshohet se Han nuk i njeh mirë
lojtarët në përgjithësi, pasi merr vendime të
gabuara. Gjatë takimit, të gjitha zëvendësimet
bëhen kokë më kokë. Pra, zëvendëson një mbrojtës
me një mbrojtës dhe sulmues me një sulmues. Nuk
sjell asnjë ndryshim në fushën e lojës. Edhe atëherë
kur mund të rrezikonte, heziton të luajë me më
shumë se një sulmues në fushë. Krahu i djathtë
është inekzistent, por ai nuk bën asgjë për ta riparuar
këtë defekt. Pasi nxjerr nga fusha Bogdanin,
për të futur Berishën, ekipi fillon të luajë me
topa ta gjatë, një lojë që i përshtatet sulmuesit shtatlartë.
Gabime të shumta që çuan në dështimin e
Shqipërisë mbrëmë në Maltë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Feb 2009 , 20:56

Haram i kjoshin ata lek qe merr ky trajner Ha jv an.Lojtart ishin bloze perveq Liks edhe deri diku Bulku,por ky asht niveli.Manej tuj pase dy sulmusa te mirfillt ne pankin si Sukaj e Sinani jo vetem e len Bogdanin ne fushe por kur e zevendeson e ban me Berishen.Dmth na me Malten kena lujt pa sulmusa tan lojen.Brravo trajneri edhe brravo ata qe te lajne ne ate post.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 12 Feb 2009 , 22:27

vllaznia1919 wrote:Brravo trajneri edhe brravo ata qe te lajne ne ate post.
po te citoj vetem kete fjali se mu duk shume e thjeshte dhe teper domethenese
kja asht per titull gazetet neser
taman bukur e ke than
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 13 Feb 2009 , 00:23

Pesë ndeshjet e para, Han barazon Brigelin


Holandezi Ari Han dhe gjermani Hans-Peter Brigel kanë grumbulluar në pesë ndeshjet e para një numër të barabartë pikësh: nga 6 të tilla, respektivisht në eliminatoret e Botërorit 2010 (Hani) dhe kualifikueset e Botërorit 2006 (Brigeli). Në pesë ndeshjet e para eliminatore të Kampionatit Europian 2008, trajneri kroat i Shqipërisë, Oto Bariç ka grumbulluar vetëm 3 pikë, pavarësisht se ecuria e mëpasshme e tij ishte deri diku e kënaqshme. Si Hani ashtu dhe Brigeli kanë grumbulluar gjashtë pikë nga 15 të mundshmet (40 për qind të pikëve), ndërkohë që Bariç me 3 pikë nga 15 të mundshmet këtë tregues e ka vetëm 20 për qind të pikëve.





Barazimi me Maltën e hidhëroi shumë tifozerinë futbolldashëse kuqezi, kudo ku ka gjak shqiptari. Akuzat ndaj trajnerit Han e lojtarëve të përdorur prej tij kundër ishulloreve modestë janë në kulmin e tyre.

Faqja sportive shqiptare Albania-sport.com iu ofron lexuesve të saj ecurinë në pesë ndeshjet e para të tre trajnerëve të fundit të huaj që kanë drejtuar Shqipërinë, duke filluar me gjermanin Hans-Peter Brigel, kroatin Oto Bariç dhe holandezin Ari Han.

PËRBALLJET E MËDHA
Duke i parë statistikat e përballjeve, por dhe kundërshtarët me të cilët jemi përballur në pesë ndeshjet e parë, spikasin fitorja nën drejtimin e Brigelit e Shqipërisë më Greqinë (2-1, në Tiranë. Greqia ishte atëherë kampione në fuqi e Europës, 2004) dhe dy barazimet e mëdha të Hanit me Suedinë (0-0, në Tiranë. Arritja më e madhe e Suedisë, nënkampione e botës në vitin 1958) e Portugalinë (0-0, në Braga. Arritja më e madh e Portugalisë, nënkampione e Europës, 2004).

Bariç në përballjen e madhe me Holandën, 2-herë nënkampione e botës (1974, 1978, humbi 2-1. Ndeshja e madhe e Bariçit është barazimi 0-0 i Shqipërisë me Bullgarinë në Sofje, që solli më pas dhe shkarkimin e trajnerit bullgar, Hristo Stojçkov.

PIKËT
Holandezi Ari Han dhe gjermani Hans-Peter Brigel kanë grumbulluar në pesë ndeshjet e para një numër të barabartë pikësh: nga 6 të tilla, respektivisht në eliminatoret e Botërorit 2010 (Hani) dhe kualifikueset e Botërorit 2006 (Brigeli). Në pesë ndeshjet e para eliminatore të Kampionatit Europian 2008, trajneri kroat i Shqipërisë, Oto Bariç ka grumbulluar vetëm 3 pikë, pavarësisht se ecuria e mëpasshme e tij ishte deri diku e kënaqshme. Si Hani ashtu dhe Brigeli kanë grumbulluar gjashtë pikë nga 15 të mundshmet (40 për qind të pikëve), ndërkohë që Bariç me 3 pikë nga 15 të mundshmet këtë tregues e ka vetëm 20 për qind të pikëve.

BRENDA-JASHTË
Duke krahasuar ndeshjet brenda-jashtë të Shqipërisë, statistikat e përballjeve ofrojnë këtë tablo në pesë ndeshjet e para. Brigeli: në shtëpi, 1 fitore-2 humbje; në transfertë, 1 fitore, 1 humbje. Bariç: në shtëpi, 1 barazim, 1 humbje; në transfertë, 2 barazime, 1 humbje. Han: në shtëpi, 1 fitore, 1 barazim; në transfertë 2 barazime, 1 humbje.

HUMBJET
Han në pesë ndeshjet e para i ka “mundur” dy paraardhësit e tij në treguesin specifik të humbjeve. Han ka humbur 1 ndeshje; Bariç, 2 ndeshje dhe Brigel, 3 ndeshje.

GOLAT E SHËNUAR
Përsa i përket numrit të golave të shënuar në pesë ndeshjet e para, të tre formacionet e tyre kanë shënuar secili nga 3 gola.

GOLAT E PËSUAR
Shqipëria e Hanit nuk pësoi gol në katër ndeshje, ndërkohë që ajo e Bariçit e mbajti të pastër portën në vetëm dy ndeshje. Kombëtarja e Brigelit pësoi gol në katër nga pesë ndeshjet e zhvilluara (vetëm Kazakistani nuk i shënoi gol Shqipërisë në fitoren 1-0 të kuqezinjve në transfertë). Mbrojtjen më të dobët nga përfaqësueset e ka pasur ajo e Brigelit: 7 gola të pësuar në pesë ndeshje. Ajo e Bariçit ka pësuar 6 gola, ndërsa e Hanit, vetëm 2 gola.

GOLAVERAZHI
Han ka tregues pozitiv edhe golaverazhi në pesë ndeshjet e para. Për herë të parë pas katër ndeshjesh kemi një golaverazh pozitiv: +1, vetëm 2 gola të pësuar nga Hungaria, kundrejt tre golave të shënuar nga Shqipëria (të tre kundër Maltës). Pra, kemi pësuar dy gola në 450 minuta, ose më thjesht mesatarisht një gol në 225 minuta, kur kemi pasur përballë golashënuesi më të mirë të Ligës së Kampioneve të sezonit të kaluar dhe të Premier Ligës angleze, portugezin Kristiano Ronaldo dhe lojtarin më të paguar në botë, suedezin e Interit, Zlatan Ibrahimoviç. Bariç golaverazhin e ka 3-6 (-3), Brigeli e ka 3-7 (-4).

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 13 Feb 2009 , 00:29

sa filloj pjesa e dyte i urova zotin te me baj mua tranjer at moment se e pash se do shkoj ndeshja ashtu deri ne fundt por per fat te keq nuk ma e plotesoj zoti deshiren mua dhe e la at gomarin aty. mua ma merr mendja se ai as qe nuk i interreson gjendjen e futbollistave le ma te shkoj me shiku ato ne skuadrat e tyre sic bajt te gjith tranjerat e tjere ne bote
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 13 Feb 2009 , 00:41

ari han qa kam lexu te gazetat ka ba shum gabime dhe e kuptoj qe ka vepru tamam si brigeli i paftyre ose si bariqi qe kurr nuk i kan llan shqiperise loje sulmuese.

mu ma ka prish qefin tranieri shum sepse nese nuk din se cfare nivelit asht bogdani ose vangjeli duhet me pyt.

edhe un mendoj si vllezerit qe bogdanin dhe vangjelin nuk asht dasht me i fut ,ose ma mire meqe futi bogdanin asht dasht me e nxjerr ne pjese te pare meqe nuk bani gja ,e ja me e lan me lujt kot.

vrapi dhe lika jan 2 zbulimet ma te bukura qe ka ba ,por kur mendoj se agolli dhe bogdani luajn ala me kombetaren me bjen pika.

shum gabim i madh i tranierit .

po me duket tamam si brigeli i paftyre qe bate de,ek se shkote ne zbore

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Fri, 13 Feb 2009 , 00:58

pjalmi mos te vijne keq se s ke pse shan as brigelin as baricin vec me xjerre hanin hero.Brigeli e ka pase eksperience te pare kombtaren tone e nuk m duket se shkoi njaq keq,t pkaten kazakistanin e rrahem mbrende e jashte pa harru ndeshjen me greket.Nuk asht ndoj supertrajner po i pau gjytrymat tone edhe tha s jeni per botnor...u duk se u permbys qielli,nejse qe pozitive gjithsesi eksperienca e tij pamvaresisht se mund t kene ba gabime.
Baric gjithashtu e mbajti mire,u prish n fund se lojtaret ja banen pucin me bjellorusine e me rumanine.Une nuk di federate ne bote qe len prape n kombtare lojtare qe i kane ba puc trajnerit.Klani i forte skela,duro e ndokush tjeter vazhdon me kene prape ne kombtare? :shock:
Ky karajfili(ose ma mire tulipani) vjen e m thote se jam i knaqun me barazimin e mujshim edhe me humbe.S m intereson se prej ka asht,po kjo asht me u talle me ne.Ktij edhe si falet se ifije eksperience e ka.Barazimet me suedine e portugaline mos t rrejne kerkend se i kena ba tu pesu lojen e kundershtarit e vec ka kene zoti me ne qe s kena pesu gol.

Kurse me hollanden ne te dyja ndeshjet e me greket e kene ba lojen na.Fpjalmi mos ma merr per keq po loje sulmuse i tham une me lujte kunder hollandes e me pase raste te mrekullushme e me na henger edhe penalltite ne hollande e tirane,loje sulmuse i tham me rrahe greket e ruset....kur t fitojne barici t vijne e t na e msojne e sulmit(jo fitore me lihtenshtejnin e me andoren).....per momentin t marrin leksione te barici(s po tham brigel se mandej po thu se e kam permend si gjerman)
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 13 Feb 2009 , 04:43

shvk.

un nuk e lavderova naqe por e shava sepse nder 5 ndeshjet e fundit kete ndeshje ma ka prish qefin jashtzakonisht.

me suedine dhe portogaline nuk mundesh me ia hek meriten shvk ,e mos i ha hakun se nuk barazohet pa dashje me suedine dhe nuk barazohet pa dashje me portogaline dhe me 10 lojtare dhe ma e keqja ne portogali mrend.

un e thash ma perpara ,asht ndeshja ma e keqe qe ka ba nder 5 ndeshjet e fundit sepse te gjithe e dina qe ne 4 ndeshjet e para qa bani shqipnia.

mandej brigeli bani nje fitore me me greqine dhe ti e pe se si zoti na shpetoj pa hanger edhe 15 gola mbrapa ku 2 sulme patem dhe 2 gola.

nese e ke lexu ma perpara at postimen jan 5 ndeshjet e para te brigelit dhe 5 ndeshjet e para te hanit.pra piket i kan barabar .mandej brigeli ne grup kishte greqine qe ishte kampione europet dhe 4 skuadra si puna e maltes kurse hani ka portogali suedi danimark hungari dhe mos me kraheso grupin qe ka pas shqipnia me brigelin dhe grupin qe ka shqipnia sot me hanin qe asht bomb se asht shum qesharake.

me brigelin kena pas 5 ndeshjet e para 2 fitore e 3 humbje dhe grupin e ke pas te lehte krejt perveq greqqise kurse sot me hanin ke 5 ndeshje 1 fitore 3 barazime dhe 1 humbje ,pra 2 humbje me brigelin dhe 1 humbje me hungarine.

un nuk ka pa qe shqipnia ka pas sulm me brigelin dhe e di qe kena hanger edhe 4 a 5 gola vetem ne nje ndeshje.


kurse me bariqin ne 12 ndeshje kena grumbullu 10 pike.

me hollanden lujte por humbe 2 here dhe ne holland 2 raste pate nji shtyll dhe nje gol e hollanda te bombardoj tan ndeshjen ,dhe te erdhi e te rrahu edhe ne shqipni.

qa mban mend prej bariqit.

barazimin pa gola ne bullgari a?

apo barazimin me bullgart ne shqipni.

a harrove qe na rrahu biellrusia 4 me 1 ne shqipni mrend dhe rumania 7 me 1 ne rumani kur ishte bariqi a? apo harrove rezultatin 24 gola qe kena hanger e 11 kena shenu kur ishte bariqi.

un e pranoj vete se han ka ba shum gabim ne sulm ket ndeshje ,por mos i moho dreqi e hangert barazimin e portogalise dhe te suedise se nuk asht shans me lujt me 10 lojtare dhe me marr barazimin ne prage.

ti mos me kraheso brigel stervinen me hanin .

nuk shihet tranieri me nje ndeshje qe ban keq nder 5 ndeshje naqe.

ti sikur je mesu me rrahe cdo skuader dhe barazimet te duken humbje.

un nuk po mbroj hanin sepse e thashe edhe ma perpara qe ne ndeshjet e fundit me malten ka ba gabim ,por ti mos me kraheso brigel pisdhekun qe nuk ka pas edhe te pakten as edhe nje sukses qysh se ka fillu si tranier.

mandej mos harro se kena pas shum mungesa kryesore.

te shohim qa do bahet dhe shpresoj qe sa ma shpejt te merret nje tranier shqiptare qe ta shohin skuadren ma mire prej afer.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Fri, 13 Feb 2009 , 10:06

Duket qart se Hani asht fajtori krysor per ket neshje.

arsyet jan te shumta, lun me nji sulmus kuner Maltes edhe ai jasht formet dhe i damtum, masanej nrrimet qe ban ishinpa pik shijet
per mu hani me at taktik jo profesionale ka hup neshjen esht tregu idiot.
Hani asht ken nji futbollist i mir i nji skuadre te madhe por tesh asht tranier i keq i nji skuadre te vogel.
ai la sulmin ne stol e pa sulm nuk fitohet.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Fri, 13 Feb 2009 , 10:25

pjalmi mos t vijne keq po je i vetmi qe je tu e zbute kritken per haanin vec se asht hollandez...nqs ven para interesit t kombtares shqiptare tifozllekun per hollanden s kena ca diskutojme ma per kyt teme...

ukraina u kualifiku me lobanovskin,sllovenia me katanecin se marr vesh na pse nuk mundena me u kualifiku me trajner shqiptar...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 13 Feb 2009 , 10:39

o pjalmi do na me ba debat pa u idhnu
me suedine e portugaline pak rendesi ka si i kena marr rezultatet po jena te kenaqun dhe ti e bane haanin hero DAKORD JAM ME TY
ndaj maltes thu se ska faj haani po lojtaret DAKORD JAM ME TY SE LOJTARET LUJNEN E FUSHE po i pytje kam a thu me portugezet nuk ishin 80% ita lojtare a??????
2 ti thu se brigeli ka pas vec greqine kundershtar te forte tjerat si malta :shock:
ne mos u gabosha ke danimarken ne grup kete danimarke ka pas dhe brigeli biles ma te forte mos harro TOMAS HELVEG ISH LOJTAR INTERIT DHE MILANIT
GRAVESEN ISH LOJTAR EVERTONIT DHE REALIT JOND DAL TOMASSON I MILANIT MARTIN JORGENSEN CHRISTIAN POULSEN ETJ
pra emra me peshe ne futbollin europian
3 ke pas ukrainen e shevcenkos ne kulmin e tij te voroninit te timoshukut(thuht se asht sot i bajernit )
ke pas turqine gjeorgjine dhe kazakistanin
4 SKUADRA MA E DOBET NE GRUP ISHIN KAZAKT BRIGELI I MORRI 6 pike
kurse sivjet kush a skuadra me e dobet dhe sa pike morem?
5po pse naqe barazimet me bullgarine te duken pak a????
po keto barazimet me suedine dhe portugaline ca kan ma shume???
nejse se e teprova se kisha shkru nja 10 faqe po sdu qe me e zgjat kot
UROJ MOS ME KEQKUPTOSH
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 13 Feb 2009 , 10:40

shv13 wrote:
ukraina u kualifiku me lobanovskin,sllovenia me katanecin se marr vesh na pse nuk mundena me u kualifiku me trajner shqiptar...
SEPSE NA JENA MSU ME TE HUJT NE CDO FUSHE TE JETES
DONA ATE QE NA RREN MA SHUME DHE BAJME ARMIK ATE QE NA THOT TE VERTETEN
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Fri, 13 Feb 2009 , 10:43

t lumte dora...s kam ca shtoj nji presje..
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Fri, 13 Feb 2009 , 10:46

GOLDIAN wrote:
shv13 wrote:
ukraina u kualifiku me lobanovskin,sllovenia me katanecin se marr vesh na pse nuk mundena me u kualifiku me trajner shqiptar...
SEPSE NA JENA MSU ME TE HUJT NE CDO FUSHE TE JETES
DONA ATE QE NA RREN MA SHUME DHE BAJME ARMIK ATE QE NA THOT TE VERTETEN

Edhe sepse kena ate ndjenjen e inferioritetit...sikur te huajt vijn nga qielli.
Por nga qielli mund te jete Ferguson,Lippi,Murinjo,Hitzfeld... edhe jo Han ,Doesena apo Brigel qw nuk njifen fare ne arenen nderkombetrae si tranjer.Rangu i ketyre tranjereve le per te deshiruar pasi ne ket nivel kemi tranjer sa te duash nga Shqiperia mos them dhe me te mire.
Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 13 Feb 2009 , 11:18

Ledi1920 wrote:
GOLDIAN wrote:
shv13 wrote:
ukraina u kualifiku me lobanovskin,sllovenia me katanecin se marr vesh na pse nuk mundena me u kualifiku me trajner shqiptar...
SEPSE NA JENA MSU ME TE HUJT NE CDO FUSHE TE JETES
DONA ATE QE NA RREN MA SHUME DHE BAJME ARMIK ATE QE NA THOT TE VERTETEN

Edhe sepse kena ate ndjenjen e inferioritetit...sikur te huajt vijn nga qielli.
Por nga qielli mund te jete Ferguson,Lippi,Murinjo,Hitzfeld... edhe jo Han ,Doesena apo Brigel qw nuk njifen fare ne arenen nderkombetrae si tranjer.Rangu i ketyre tranjereve le per te deshiruar pasi ne ket nivel kemi tranjer sa te duash nga Shqiperia mos them dhe me te mire.

Nuk me intersojne shume emrat dhe naciolaiteti i trajnerava por ajo me te cilen i vlersoj ato, eshte puna qe ato kan ba ato me Komtaren, sepse fundi i fundit Komtarja eshte interesi jon personal, kurse trajnerat jan jabanxhi qe marrin rrogen, dhe ne nje te ardhme te afert do largohen te nje streh tjeter.

Me gjith se kemi pas ngritje dhe zbritje me komtaren, une personalisht mendoj se debutimi i trajnerave te huaj me Komtaren Shqiptare ka ken pozitiv.

Gjate kesaj kohet qe kemi pas keto trajnera, Shqipnija ka marr rezultate shume te mira ne krahasim me trajnerat Shqiptar te viteve te ma perparshme.

Para vitive "2000-2001" Shqipnija asht mburr hala me fitoren kundra Belgjikes ne "85-86" mos u gabosha, e barazimin kundra Gjermanis qysh ne kohen pordhes, e nuk kena pas anje rezultat tjeter te mire.

Gjate ketyre 6-7 vjetve kemi marr rezultate mjaft te mira kundra skuadrave qe ma perpara na kan ba nje thes me gola.

Mendoj qe duhet ta pranojme realitetin, se per momentin kjo eshte forca e komtares sone, dhe keto trajnera kan marr maksimumin e pikve, duke pas parasysh nivelin e futbollistave qe kan pas ne dispozicion.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Fri, 13 Feb 2009 , 14:03

Pjalmi
Me Suedine e Portugaline kena barazu, pra kena fitu 2 pike. Kena barazu edhe me Malten, pra kena hum 2 pike. Shkurt, ky barazim me Malten i fshin 2 te parat.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 13 Feb 2009 , 14:17

Sa dite e bukur sot ketu tek une ka dal dielli si ne mes te veres,eh sikur te isha ne fshatin tim te lozja futboll me shoket e fshatit.

Post Reply