Lutfi Nuri sponsorizon udhëtimin e Vllaznisë drejt Korçës
Për fatin e mirë, Vllaznia ka miq kudo dhe një nga më të veçantët është Lut Nuri, miku i madh i Shkodrës, i Vllaznisë dhe miku im i madh. Ai, duke lexuar nëpër gazeta vështirësitë e mëdha që po kalojmë, na ka telefonuar, duke na thënë se do të marrë përsipër udhëtimin e skuadrës drejt Korçës një ditë përpara. Lutfi Nuri medohet të ketë marrë përsipër të gjitha shpenzimet e udhëtimin të skuadrës shkodrane dhe akomodimin e saj në qytetin juglindor. Lajmi është konfirmuar nga drejtori teknik dhe trajneri i Vllaznisë, Armir Grima.