Post
by Edmond-Cela » Tue, 10 Jul 2007 , 11:02
Gafa e Vllaznisë, numri i portierit jo në protokoll
• Ndoshta Vllaznia mund të jetë ndër të vetmet ekipe shqiptare, që në kompeticionet evropiane rrezikojnë, për sa i përket organizimit të një takimi.
Në vitin e largët 1998 ekipi shkodran humbet një takim në tavolinë 3-0 ndaj Dinamos së Tbilisit, pas asaj humbje minimale në fushën e lojës në Tbilisi me rezultatin 1-0, vetëm për shkak të mosplotësimit siç duhet të protokollit të takimit. Në atë periudhë ekipi shkodran humbi një mundësi të artë për të qenë në turin tjetër. Emri dhe fanella me numër 14 e Luan Jahjes nuk ishte në protokollin e takimit. E këto çudira "alla shqiptarçe" kanë ndjekur ekipin kuqeblu në ballafaqimet e Kupës Intertoto. Në takimin e Trabzonit, numri një i portës shkodrane Armir Grima, i cili kishte udhëtuar i dëmtuar dhe ende i pa rikuperuar tërësisht, që në minutat e para të takimit është dëmtuar. Portieri shkodran, mësohet që në këtë minutë ka pritur që të zëvendësohet nga ana e portierit të dytë të ekipit kuqeblu Olti Bishani. Mirpo çudia "alla shqiptarçe", ka bërë që Grima të mbetet në fushë deri në përfundim të 45 minutave të para. Kjo ka pasur vetëm një arsye. Në mbathjet e portierit të dytë shkodran nuk ka ekzistuar numri 12 që mbahej edhe në fanellën e tij. Kjo ka bërë që në pushimin e takimit, portierit t’i bëhej një modifikim në të mbathurat e tij për të zëvendësuar Grimën e dëmtuar. Në takimin e kthimit të ekipit kuqeblu në Shkodër, ku Vllaznia ishte si asnjë herë tjetër triumfuese dhe e bindur për të arritur atë kualifikim që mori, përsëri ekipi pas takimit gjendet me një fenomen, që për fatin e mirë s’kthehet në një "Tbilis" të dytë.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]