Post
by Edmond-Cela » Mon, 23 Jul 2007 , 12:35
Merkato e Vllaznisë
në pritje të goditjeve
Drejtuesit e shkodranëve kanë marrë vetëm përgjigje negative
Ekipi shkodran, javën
që shkoi nuk është se
rezervoi shumë surpriza
të këndshme. Ndoshta
java që u mbyll solli për kuqeblutë
surpriza jo shumë të këndshme.
Largimi i Klevis Dalipit
krijoi përshtypjen se drejtuesit
e ekipit kuqeblu kishin programuar
një tjetër emër në vijën e
sulmit për të mbushur
boshllëqet e krijuara. Memelli e
më pas Daniel Xhafaj dolën në
skenë si përforcime të mundshme
të ekipit kuqeblu, por të
dy lojtarët deri tani kanë dhënë
një përgjigje negative. Memelli
e ka shprehur se Vllaznia nuk
mund të jetë streha e tij për këtë
sezon, mbasi është duke u aktivizuar
në kampionatin suedez
me Gais. Po të njëjtën
përgjigje ka marrë edhe nga
sulmuesi Daniel Xhafaj, i cili
është duke menduar për destinacione
të tjera për të ardhmen
e tij. Duket se deri tani bilanci i
kuqebluve është negativ, kanë
larguar një sulmues, pa gjetur
ende një alternativë të vlefshme.
Megjithatë, aty ku kuqeblutë
kanë shpresë të forcohen në
këtë sezon është mesfusha.
Drejtuesit e ekipit janë në pritje
të mesfushorit kongolez Sasha
Delain, por që më shumë në
karrierën e tij në Shqipëri është
aktivizuar në mbrojtje. Mesfushori
është pritur që dje të
ishte në Shkodër, por deri në
orët e vona të pasdites ai nuk
është dukur. Ndërkohë që kjo
javë pritet të sjellë në Shkodër
ADMIR URUÇI
edhe të tjerë lojtarë, të tjerë të
mesfushës dhe mbrojtës. Braziliani
Leandro da Silva është
njëri prej tyre, por ai ende nuk
ka dhënë një gjë konkrete për
sa i përket një afrimi pranë ekipi
kuqeblu. Po ashtu pritet të
jetë dhe Elis Kraja, që duket se
përveç para kontratës ka edhe
dëshirën për t’u veshur kuqeblu.
Megjithatë edhe ky lojtar
është në pritje të përfundimit
të gjyqit me ekipin ku është aktivizuar
vjet, Iraklis. Përveç
tyre, kuqeblutë janë në pritje të
një përgjigjeje nga ana e mesfushorit
të Besë së Kavajës, shkodranit
Amarildo Belisha.
Shkodrani mësohet se ka marrë
një ofertë nga ana e drejtuesve
të ekipit kuqeblu, por
përgjigja ndoshta mund të merret
vetëm pas përfundimit të
kompeticionit të Kupës UEFA,
në të cilën mesfushori është
duke u impenjuar me Besën.
Edhe emrat e malazezëve që u
përfolën për të qenë pranë Vllaznisë,
duket se nuk janë
shumë pranë ekipit.
Kapiteni i ekipit të Besëlidhjes,
Alban Bruka, është thuajse në një
mendim me trajnerin, lidhur me
gjendjen problematike që po kalojnë
lezhjanët në këtë prag sezoni. Ai
thekson se tekniku i sapoemëruar,
Stavri Nica, e ka nisur me përkushtim
dhe seriozitet punën. “Kam
rreth 10 vjet që luaj futboll dhe njoh
disa trajnerë, por Nica është tepër
profesional dhe mbi të gjitha një
psikolog i spikatur me lojtarët”, -
thekson kapiteni Bruka. Më tej ai
mendon se ky përkushtim i trajnerit
ka gjetur edhe angazhimin e plotë
të 7-8 lojtarëve të sezonit të kaluar
si, Alcani, Smajli, Roshi, Lika, Toma,
Miço, etj. Megjithatë, sipas Brukës
kjo nuk mjafton për të mbështetur
një trajner që kërkon të paraqitet me
dinjitet në Kategorinë Superiore.
“Edhe pse pretendimet e Besëlidhjes
në Superiore janë modeste, pra të
mbijetojmë në këtë kampionat të
fortë, përsëri mendoj se ekipi ynë ka
nevojë për disa përforcime me lojtarë
cilësorë dhe me përvojë, gjë që është
premtuar edhe nga drejtuesit e pushtetit
vendor në Lezhë”, - thekson
kapiteni Bruka. M.Blaceri
FILLON SOT FAZËN PËRGATITORE
Pasi kanë përfunduar në mënyrën më të keqe të
mundshme ballafaqimet evropiane dhe pas një jave
pushim total, ekipi i Vllaznisë i kthehet sot stërvitjeve.
Ekipi shkodran sot fillon në stadiumin “Loro
Boriçi”, fazën përgatitore. Drejtuesit kuqeblu kanë
menduar se fillimi i kësaj faze do të jetë pak ditë në
Shkodër dhe pastaj gjithçka do të shpërngulet në
drejtim të qytetit malazez të Nikshiqit. Ndoshta klima
e përshtatshme malore dhe kushtet e mira që
ofron vendqëndrimi i ekipit kuqeblu për këtë fazë
përgatitore ka bërë që drejtuesit e ekipit të zgjidhin
Nikshiqin, si vendin ku do të akomodohen për më
shumë se dy javë. Ekipi në këtë fillim të kësaj faze
përgatitore nuk priten të ketë ndonjë emër të ri, por
ndoshta me të vetmin përjashtim atë të kongolezit
Delain, që është pritur që dje në Shkodër. Drejtuesit
e ekipit kuqeblu mendojnë se pjesa tjetër e emrave
të përfolur të merkatos ti bashkëngjiten ekipit gjatë
fazës përgatitore. Kjo periudhë do të jetë e ndarë
në tre etapa. Ku fillimi i përgatitjeve pritet të jenë në
Shkodër, ndërkohë që Nikshiqi do të jetë epiqendra
për dy javët më intensive të përgatitjeve.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]