Post
by Man in Redblue » Wed, 01 Aug 2007 , 22:28
Dumitresku “harron” Beogradin: Më mjafton një 0-0, ose 1-1
1 Gusht Trajneri i Besës kërkon të ndalë euforinë përpara ndeshjes
Njësoj si 35 vite më parë. Besa e Kavajës është shumë pranë kualifikimit historik në Kupat e Europës, pasi ka barazuar 2?2 në mënyrë shpresëdhënëse në ndeshjen e parë kundër Bezanijës. Në Kavajë kanë filluar, jo vetmë të besojnë, por edhe të ndiejnë përgjegjësinë, sepse fundja do të jetë e vetmja skuadër (nëse ndodh) që, përveç Intertotos, do të shohë veten në turin e dytë të Kupave të Europës. Në qytet është e vështirë që të dëgjosh bisedë tjetër përveç futbollit, ndëkrohë që në stadium numri i tifozëve që ndjekin edhe stërvitjen është shtuar. Dumitresku, trajneri rumun nuk është një nga ata që e jep veten. E konsideron një sukses të jashtëzakonshëm triumfin (në rast se ndodh), por më shumë se për festë...është koha për të punuar. Sepse, sipas tij, festa do të jetë e gjitha kavajase. Dhe pak rumune, afrikane, pse jo, edhe maqedonase. Në ngjyrat e Besës. Dumitresku në të gjithë fushën.
? Dumitresku, sfida e kthimit me Bezanijën tanimë ceshtje orësh
? Një ndeshje delikate. Ne pamje të parë, duket një kualifikim i thjeshtë për ne ? nëse i referohesh asaj që përflitet me shumë besim nga të gjithë tani ? se ai 2?2 në Beograd ka qenë si një fitore. I rëndësishëm gjithsesi ai rezultat, por, mendoj se ka nevojë edhe për një tjetër “kolpo”
? Dhe si e keni menduar ju që ta realizojë ekipi verdhezi?
? Me thjeshtësi e përqëndrimin maksimal që duhet të tregojë gjatë gjithë lojës. Duke luajtur me kujdes të madh e pa gabime. Me një mbrojtje të kujdesshme që të tregojë vendosmëri në mbulimin e kundërshtarit duke ia zënë “frymën” manovrës së tyre në zonën tonë, atje në prapavijë. Po sigurisht që nuk mjafton vetëm kaq. Në repartet e tjera ërkohet që lëvizjet të jenë më dinamike. Madje me shtysën e kërkimit të një manovre sulmuese që të ketë si pikë kulmore të saj finalizimin.
? Cilët mendoni si vështirësi paraprake në një sfidë të tillë që ju e konsideroni delikate?
? Euforinë. Kemi punuar në këtë dy javësh që, atë rezultat pozitiv të arritur në ndeshjen e parë ne Beograd, ta kemi të vetmen “mburojë” për takimin e sotëm. Mendoj se “arma” jonë më e fortë për të dalë “faqebardhë” nga kjo ndeshje shumë e rëndësishme vjen nga loja në bllok. Me disiplinë të lartë, me shpirt gare. Sepse tani që e njohim Bezanijën, si një skuadër me bagazh mjaft taktik, duhet që të triumfojmë ndaj saj me ide të qarta në lojë dhe të arrijmë me qetësi e gjakftohtësi të mbajmë lojën nën kontroll dhe të shkojmë natyrshëm te kualifikimi me një rezultat sa më pozitiv.
? Në fakt janë 2?1 në favor të Besës shanset paraprake...
? Pavarësisht asaj që ka ndodhur dy javë më parë, ndeshja e dytë nis nga 0?0. Por ai avantazh që na japin edhe dy barazime me efekt kualifikimi, 0?0, e 1?1, sidoqoftë nuk janë pak. Ndonëse po e deklaroj se unë kërkoj që skuadra ime të fitojë dhe të mos jetë e varur që nga fati i kualifikimit të vijë vetëm duke shpresuar nga dy barazimet që ne na favorizojnë.