Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Legjionaret

Post by GoL » Thu, 16 Dec 2004 , 13:43

Ketu do te flitet per futbollistet shqiptare qe luajne ne ekipe te huaja.

Kosovari është futbollisti më i lakuar në merkaton e dimrit të Serisë B 16-12-2004

Behrami, tani edhe Palermo në gjurmët e tij




Presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, ka shprehur hapur dëshirën që në sezonin e ardhshëm në ekipin e tij të afrojë kosovarin e Veronës, Valon Behrami. Sipas Zamparinit, Behrami është një nga lojtarët më të mirë të Serisë B, i cili tani e tutje është objektivi i tij. "Futbollistin në fjalë e kemi vëzhguar nga afër për shumë kohë. Eshtë një nga të talentuarit e ekipit të Veronës. Për momentin nuk kemi gjëra konkrete, veç faktit se jemi të interesuar për shërbimet e tij,"? është shprehur Zamparini. Ndërkohë, kosovari kërkohet gjithashtu edhe nga Xhenova, që është bashkëpronare e kartonit të tij, Interit, por edhe e anglezëve të Totenhemit, të cilët afrojnë 4 milionë euro për të blerë nga Verona gjysmën e kartonit të shqiptarit. Ndërkaq, Valon Behrami, edhe dje, në një shkrim të "La Gazzetta Dello Sport" është shprehur se dëshira e tij është që luajë për kombëtaren shqiptare. Madje ai vazhdon të këmbëngulë për këtë gjë, duke thënë se fanella kuqezi është ëndërr për të. Por këto fjalë të Behramit duket se bien ndesh me opinionet e drejtuesve të FSHF?së dhe trajnerit të kombëtares, Hans Peter Brigel. Tajneri, por edhe drejtuesit e federatës, duket se e ka lënë në harresë këtë gjë, duke deklaruar se është e pamundur që Valon Behrami të luajë me kombëtaren shqiptare. Pra, me sa duket, edhe një tjetër talent na shpëtoi nga duart.

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Sun, 19 Dec 2004 , 19:39

Futbollistët shqiptarë në Europë



Itali Tare, del në skenë Fiorentina Emri i Igli Tares po lakohet gjithnjë e më shumë në merkaton e dimrit të Serisë A. Në fakt, pas interesimit të Lacios, në skenë tani ka dalë një tjetër ekip i serisë. Bëhet fjalë për Fiorentinën. Drejtuesit e kësaj skuadre këto ditë kanë biseduar me drejtuesit e Bolonjës për të bërë një marrëveshje që do t'i kënaqte të dyja palët. Gjithçka lëviz rreth emrit të Igli Tares, sulmuesit bolonjez. Shqiptari, sipas medias italiane, do ta pranonte me dëshirë hipotezën Firence, ndërsa drejtuesit e Fiorentinës për të marrë në ekip një lojtar profesionist si shqiptari. Tare, sipas "Il Resto del Carlino"-s, do të ishte futbollisti ideal që do ta pranonte stolin pa bërë shumë zhurmë. Po Bolonja? Kjo e fundit është gati ta shesë futbollistin e saj. Vetëm në ditët në vazhdim do të mësohet e ardhmja e shqiptarit, edhe pse ai ka shumë mundësi të qëndrojë në Bolonjë. Edhe në sezonet e kaluara, emri i Tares është lakuar shumë në merkato, por asnjëherë shqiptari nuk ka ndryshuar skuadër. Bogdani-Behrami, gati për Viçencën Dy shqiptarët e Veronës, Erjon Bogdani dhe Valon Behrami, pritet që të aktivizohen që nga minuta e parë në takimin që ekipi i tyre do të zhvillojë me Viçencën. Ndërkohë, në ndeshjen me Viçencën pritet që sërish të mos aktivizohet Florian Myrtaj. Ky i fundit ka deklaruar dje se është e sigurt që do të largohet nga Verona në merkaton e dimrit. Gjermani Rapolder: Skela nuk rri për pak para Uve Rapolder, trajneri i Bielefeldit, vazhdon t'u kërkojë drejtuesve të ekipit të tij që dy nga lojtarët më të mirë, Skela dhe Ovomojela, të qëndrojnë në ekip edhe në sezonin e ardhshëm. "Për mua janë lojtarë të rëndësishëm, që duhet të qëndrojnë në ekip medoemos. Problemi i vetëm është Ervini. Ai nuk do të pranojë kurrë të vazhdojë të qëndrojë për pak para. Kështu, drejtuesit e klubit duhet të marrin një vendim lidhur me këtë çështje,"? është shprehur Rapolderi për shqiptarin. Turqi Bushi, asnjë minutë me Istambulsporin Alban Bushi nuk është aktivizuar asnjë minutë në ndeshjen e radhës, që ekipi i tij, Istambulspori, ka zhvilluar me Trabzonsporin. Nuk dihen shkaqet e mosaktivizimit të Bushit, por ekipi i shqiptarit ka barazuar 1?1 me Trabzonsporin.

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Sun, 26 Dec 2004 , 14:26

Shefi i ekipeve kombëtare të Shqipërisë në futboll, Besnik Çela, takon Valon Behramin në Prishtinë 26-12-2004

FSHF-Behrami, bashkë drejt FIFA-s

Driton Latifi


Valon Behrami vetëm pohonte me kokë, teksa bashkëbisedonte me shefin e sektorit të ekipeve kombëtare të Shqipërisë në futboll, Besnik Çela. Qëllimi i takimit ishte i përbashkët: Përfshirja e kosovarit të Veronës në kombëtaren kuqezi. Çela ka udhëtuar pardje nga Tirana dhe është takuar me të riun kosovar dhe babanë e tij, Ragipin, për të marrë pohimin zyrtar të Behramit për të luajtur me Shqipërinë. Gjithashtu shefi i sektorit të ekipeve kombëtare në FSHF ka pohuar se kërkonte nga mitrovicasi dokumentacionin e duhur për të nisur procedurat për paisjen e tij me nënshtetësi shqiptare. Sipas tij, për këtë më parë kishte marrë "ok"-in nga trajneri kuqezi, Brigel. "Dëshira ime ishte të luaj për kombëtaren e Shqipërisë dhe ky takim me ju është një ditë shumë me rëndësi për mua. Eshtë diçka qç e kam pritur qç moti dhe jam shumç i kënaqur për ofertën. Shpresoj që sa më shpejt të luaj për Shqipërinë," - ka pohuar Behrami në sytë e Çelës. Ndërkohë, kërkesa nga FSHF?ja përmban dokumentacionin që duhet ta mbledhë Behrami. Këtu futet një shkresë e tij drejtuar Federatës Zvicerane të Futbollit, ku t'u bëjë të ditur se nuk dëshiron të luajë më për ta. Dhe Behrami është treguar tepër i gatshëm për t'i zbatuar deri më një detyrat e ngarkuara nga FSHF-ja. "Topi tani është në fushën time. Do të bëj çdo gjç vetçm të luaj për kombëtaren e Shqipërisë," - ka nënvizuar Valoni. Nga ana e tij shefi i ekipeve kombëtare të Shqipërisë në futboll, Besnik Çela ka saktësuar se vërtet "tpi është në anën e Behramit". "Kërkesa që Berhami të luajë për kuqezinjtë ka marrë rrugë për në FIFA dhe gjëja më e rëndësishme është që vetë futbollisti, Behrami, ka shprehur dëshirën e tij të madhe për këtë. Pas vëzhgimeve të vetë Briegelit në Verona dhe "ok"-it të tij, ne realizuam edhe takimin zyrtar me Behramin dhe shpresojmë që gjithçka të zgjidhet pozitivisht. Futbollisti duhet të bëjë menjëherë kërkesën në Federatën Zvicerane të Futbollit se nuk dëshiron të luajë më për Zvicrën, për t'u marrë pastaj me procedura të tjera që kanë lidhje me FIFA-n. Ju premtoj se do të bëjmë të pamundurën, por jo gjithçka varet nga ne," - ka pohuar Çela në fund të takimit. Nga Prishtina, Driton Latifi

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Jan 2005 , 14:42

Myrtaj gjen Shqipërinë në Kalabri

Fatit nuk mund t'i dalësh kundër. Katanxaro po kërkonte një sulmues të parë që t'i zgjidhte problemin e golit, ndërsa Florian Myrtaj po kërkonte një ekip në të cilin të luante vazhdimisht. Ndoshta nuk ka qenë dashuri me shikim të parë, por në fund mjaftuan tri ditë tratativa për të bashkuar palët dhe 34 minuta për të arritur objektivin e përbashkët. Goli i shënuar në Bari ka treguar shumë gjëra. Në fillim, konfirmimin e stolit të Xhixhi Kanjit, pastaj një pikë të fituar nga verdhekuqtë pas 3 humbjesh rresht. Por edhe shënimi i golit të parë nga një sulmues i Katanxaros pas gati 2 muajsh. Në radhë të parë, gjithë kjo është një fitore e vogël për Myrtajn. Ky sezon, për shqiptarin duhet të ishte ai i konfirmimit dhe ndoshta më shumë me Veronën. Në kampionatin e shkuar kishte shënuar 13 gola, duke kontribuar në shpëtimin e skuadrës venete. E logjikshme që ndaj tij në Veronë të kishin pak më shumë respekt. Por në fakt gjërat shkuan ndryshe. Fikadenti, trajneri i ri i Veronës, zgjodhi Adailtonin, Bogdanin dhe Kosunë. Kështu që hapësirat në dispozicion të Florianit u bënë shumë të pakta. 4 ndeshje gjithsej, dy si titullar dhe dy si zëvendësues dhe vetëm një gol kundër Modenës. Por fati do t'i rezervonte një tjetër surprizë shqiptarit. Pas një polemike me trajnerin, gjërat u përkeqësuan. Gjithë këto gjëra në momentin kur Verona ngjitej në renditjen e përgjithshme falë golave të Bogdanit, rival i Myrtajt jo vetëm në Veronë, por edhe në kombëtaren e Brigelit. Dhe kështu, pas Bogdanit, që kishte dështuar në Kalabri, duke gjetur ambientin e duhur në Veronë, radhën e ka Florian Myrtaj. Shqiptari do të përpiqet që me golat e tij të shpëtojë ekipin e kalabrez, por edhe të jetë në formën e duhur për ekipin kombëtar. Po a ka bërë zgjedhjen e duhur Myrtaj? "Zgjodha Katanxaron me entuziazëm. Për mua, të luash në jug është një stimul më shumë. Jam i bindur se do të dalim nga gjendja e keqe e fundrenditjes,"- është shprehur Myrtaj. Kalabria duket se ka dhënë efektin e duhur te Myrtaj, pasi në këtë provincë ka fshatra të tërë me shqiptarë që flasin gjuhën arbëreshe. Pra, tifozët e veçantë që dje kanë vajtur të takojnë Myrtajn në stërvitje. Heshtja për shtyp e vënë nga klubi "Katanxaro" i ka mohuar shqiptarit një kënaqësi të vogël. Ndoshta do të kishte shprehur kënaqësinë e tij për golin e parë në Kalabri. Gjithsesi, kur fati është në mes fjalët janë të pakta.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 Feb 2005 , 14:00

Rama: Behrami, mos e bëj gabimin tim!

Pasi ka provuar të "digjet" vetë, Milaim Rama me zgjedhjen e Zvicrës para Shqipërisë, të premten ai i është drejtuar me një apel talentit kosovar, Valon Behrami, që të mos e bëjë gabimin e tij, por të vishet kuqezi. "Unë i kisha sugjeruar me plot besim Valonit që të zgjedhë Shqipërinë para Zvicrës. Ai nuk e ka të lehtë zgjedhjen, por Behrami nuk duhet harruar se është një futbollist shumë i talentuar, për të cilin kanë shprehur interesim shumë ekipe dhe nuk ka pse të brengoset për të ardhmen e tij. Unë për vete, sikur edhe një herë të zgjidhja, do të kërkoja të luaja për Shqipërinë",- ka deklaruar Milaim Rama, i cili me skuadrën e tij po kthehej nga një fazë përgatitore në Norçia të Italisë. Rreth ftesës që i ka bërë përzgjedhësi Kuhn, sulmuesi 29-vjeçar, i lënduar prej kohës te skuadra Augsburg e ligës së tretë gjermane, shpjegon rastin me fjalët se "zviceranët e ftojnë vetëm për ta siguruar se nuk do t'u ikë, sikur rasti Vonlanthen, pastaj pas disa vjetësh, nëse u nevojitet, e thërrasin". "Behram, mos e bëj gabimin tim, unë gjithmonë kam patur dëshirë që së paku një herë ta vesh fanellën kuqezi, por për mua zviceranët u interesuan më herët, ndërsa unë gabova se atyre ua kisha dhënë besën. Rasti im ishte tjetër, edhe ngaqë nuk e kisha perspektivën tënde. Por, unë kam thënë edhe më parë se sikur një ditë biri im, Arlindi, të bëhej futbollist do të kërkoja nga ai që ta veshë fanellën kuqezi, e jo ndonjë tjetër. Nuk do të dëshiroja që ai ta bëjë gabimin tim",- ka përfunduar Rama, i cili thotë se është i bindur në suksesin e Kombëtares kundër Ukrainës: "Presim të na gëzojë me fitore dhe kombëtarja t'i afrohet kreut të renditjes". Milaim Rama është ftuar gjashtë herë në përfaqësuesen e Zvicrës, ndërsa ka luajtur vetëm në tri takime si zëvendësues, duke patur një paraqitje edhe në Euro 2004, në Portugali.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 Mar 2005 , 14:43

Lala: Kombëtarja, pak shanse kulifikimi

Një nga futbollistët më të mirë të kombëtares shqiptare, Altin Lala, është shprehur në një intervistë për faqen e internetit të Hanoverit se kuqezinjtë e Brigelit nuk kanë shumë mundësi për t'u kualifikuar në botërorin e 2006-ës. Sipas tij, humbja me Ukrainën mund të rezultojë fatale për ëndrrat e kombëtares shqiptare. "Të them të vërtetën, shanset që Shqipëria të kualifikohet në botëror janë vetëm teorike. Nëse një ekip i vogël si ne kërkon të kualifikohet për në botëror, duhet të fitojë ndeshjet kyçe dhe brenda në fushën e tij. Ne nuk ia arritëm qëllimit. Ndaj Ukrainës humbëm. Pra, shanset tona për t'u kualifikuar në botëror janë të pakta,"është shprehur Altin Lala.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 03 Mar 2005 , 14:36

Ukrainë: Kosovarët fitojnë derbin shqiptar

Vorsklla Polltava e Munishit dhe e Currit ka mposhtur Metalurg Zaporozhjen e Bledi Shkëmbit, 1-0, në kuadër të javës së 16-të të Ligës Premiere të Ukrainës. Dy kosovarët në fjaë kanë debutuar me sukses në futbollin ukrainas. Debatik Curri ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, Ismet Munishi 84 minuta. Sidoqoftë, pati duele të pakta shqiptaro-shqiptare në këtë ndeshje. Edhe pse ishin përballë njëri-tjetrit plot 90 minuta, në njërën anë Debatik Curri dhe Ismet Munishi, dhe në anën tjetër Bledi Shkëmbi, duelet e tyre ishin të pakta. "Nuk kam pasur më shumë se dy duele gjatë tërë ndeshjes me Shkëmbin, - tha Curri. - Shkëmbi luajti si lojtar i lirë, ndërsa unë kam luajtur me detyrë fikse të ngarkuar nga trajneri. Mbase kjo ka bërë që të ndeshemi shumë pak në dyluftime." Beqiri 90 minuta me Metalurg Donjeckun Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elvin Beqiri, ka qenë njëri prej protagonistëve të fitores se Metalurg Donjeckut ndaj Arsenalit të Kievit. Shqiptari ka qëndruar gjatë tërë ndeshjes lojë, në fitoren minimale të Metalurgut (1-0), pas së cilës ky ekip ruan pozitën e tretë në tabelë dhe ka shpresa për titull kampion.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 Mar 2005 , 11:59

Behrami i kthen shpinën Shqipërisë

"Për një dokument të tillë (pasaportën shqiptare) duhet të prisja shumë. Nuk mund të qëndroja një vit e gjysmë pa luajtur në kombëtare. Gjithsesi, nuk do të bëhem shqiptar, por nuk do të qëndroj as serb, pasi do ta dorëzoj pasaportën. Nuk është ajo e vendit tim."

Valon Behrami është gati për t'u rikthyer në fushën e lojës. Shqiptari është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi në gju, nga i cili u detyrua të bënte edhe një operacion. Madje kosovari tani është gati për të luajtur ndoshta në 4 muajt decizivë për të ardhmen e tij, e cila nga sezoni tjetër mund të jetë Seria A. Shqiptari ka pranuar të flasë për italianen "La Gazzetta dello Sport" në numrin e djeshëm. Valoni ka thënë se ai përfundimisht u ka dhënë lamturimë ëndrrave për luajtur me Shqipërinë, duke pranuar të veshë fanellën e Zvicrës.
"Duhet t'i shfrytëzoj sa më mirë këto katër muaj që të mund të vlej për Serinë A". Gjithsesi, kalimi i Behramit në Serinë A duket se është gjë e përfunduar. Ndoshta do të kalojë te Juventusi, Palermo, Xhenoa apo ndoshta edhe do të qëndrojë te Verona. Një detaj ashtu si edhe ai dokumenteve që do t'i jepnin mundësinë të luante me kombëtaren shqiptare, të cilat nuk do të vijnë ndoshta kurrë. "Për një dokument të tillë duhet të prisja shumë. Nuk mund të qëndroja një vit e gjysmë pa luajtur në kombëtare. Gjithsesi, nuk do të bëhem shqiptar, por nuk do të qëndroj as serb, pasi do ta dorëzoj pasaportën. Nuk është ajo e vendit tim," - ka vijuar më tej kosovari.
Pra, Behrami është pranë grumbullimit me kombëtaren zvicerane në prag të ndeshjes kualifikuese që helvetikët do të zhvillojnë së shpejti me Francën. Pikërisht për këtë qëllim, Behrami përshpejtoi edhe kohën e riaftësimit nga dëmtimi. "Eshtë një mundësi që dua ta shfrytëzoj sa më mirë, sigurisht me kombëtaren zvicerane dhe Veronën," - ka përfunduar kosovari, një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e dimrit.
Pra, sikurse shihet, kosovari i Veronës në Serinë B, e ka prerë në besë Shqipërinë, duke mos denjuar të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, që në realitet janë ato të kombit të tij, edhe pse fillimisht kishte rënë dakord për këtë, madje FSHF-ja kishte ngarkuar një avokat austriak për të ndjekur procedurat përkatëse. Sipas asaj që ka thënë dje në "La Gazzeto dello Sport", ai ka ndjekur rrugën e bashkatdhetarit Milaim Rama, i cili refuzoi para dy vitesh ofertën e FSHF-së për t'u bërë pjesë e kombëtares shqiptare për atë helvetike. Megjithatë, nuk kaloi shumë dhe zhgënjimi për këtë zgjedhje qe i madh, sepse për asnjë moment Rama nuk gjeti vend në formacionin e Kubi Kuhnit. Madje para disa ditësh, ky futbollist i bëri thirrje publike Valon Behramit që të mos gënjehej, por të zgjidhte pa mëdyshje kombëtaren shqiptare, atë të kombit të tij. Gjë të cilën, mesa duket, nuk e bëri kosovari i Veronës në Itali.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 07 Mar 2005 , 15:02

Tare-Fortuzi, shënjestra e kolauduar

Dita e djeshme ka qenë me fat për dy nga futbollistët tanë që luajnë jashtë, konkretisht në Itali dhe Greqi. Madje, për koincidencë, ata kanë shënuar në të njejtën ditë, si edhe para pak kohësh. Fjala është për Igli Taren e Bolonjës dhe Indrit Fortuzin e Iraklisit. Tare dhe Fortuzi kanë hipotekuar fitoret e skuadrave të tyre. Sidoqoftë, rëndësi ka fakti se shënjestra e tyre është e kolauduar plotësisht. Tare, njeriu i fitores së Bolonjës Igli Tare i ka dhënë dje 3 pikë mjaft të çmuara Bolonjës së tij, në ndeshjen e luajtur në trasferetë ndaj Udinezes. Shtatlarti ynë kuqezi ka shënuar golin e vetëm të kësaj ndeshjeje që në minutën e 4-et, pas një asisti të grekut Zagoraqis, duke e çliruar psikologjikisht skuadrën e tij. Në fakt kundërshtari i ishte trembur futbollistit tonë. Një ditë para ndeshjes, Kroldrup i Udinezes pati pohuar: "Tare është një lojtar i rrezikshëm. Bolonja ka një mbrojtje të fortë, që pëson pak gola, por ka edhe Taren si pikë referimi. Shqiptari është i rrezikshëm, një lojtar i plotë dhe që di ta mbrojë topin e të ndihmojë ekipin të dalë përpara. Ai gjuan mirë me kokë." Dhe kështu ndodhi. Tare e ndëshkoi Udinezen. Fatmirësisht, goli i Tares nuk është pasuar nga të tjerë, sidomos nga ata të shënuar nga Udineze, kështu që i ka dhënë Bolonjës 3 pikë me mjaft vlera. Edhe një herë tjetër, bjondi i kombëtares shqiptare i dhuron skuadrës së drejtuar nga Macone një fitore që mban firmën e tij. Ajo e djeshmja "peshon" shumë, sepse u arrit në një trasfertë, ndaj një kundërshtari tepër të fortë, siç është Udineze. Goli i djeshëm është i katërti për këtë sezon për Taren, i cili ka vuajtur jo pak nga dëmtimet dhe për pasojë nuk është aktivizuar rregullisht në të gjitha ndeshjet e deritanishme. Dje ai ka luajtur me kohë të plotë, 90 minuta. Erion Bogdani, bashkëpunëtor në gol Shënoi Bogdani apo Dosena për Veronën? Kësaj përgjigje nuk i ka dhënë një përgjigje unike as shtypi italian dje. Ka pasur nga ato sajte italiane që për autor të golit të barazimit të Veronës kanë publikur Bogdanin, sikurse ka pasur të tjerë që e kanë konsideruar të tillë Dosenën. Megjithatë, i duhet besuar faqes zyrtare të Veronës, sipas të cilës ka barazuar Dosena dhe jo sulmuesi ynë kuqezi. Në fakt ka qenë një devijim i topit në rrjetë nga njëri prej këtyre të dyve, në një lëmsh në zonën kundërshtare, çka ka lënë vend për dyshime rreth autorit të golit. Po dje ka luajtur edhe Florian Myrtaj me Katanxaron, por pa mundur dot të shënojë. Skuadra e vlonjatit është mundur 3-1 nga Piaçensa, duke e fundosur më shumë në fundin e renditjes së Serisë B. Indrit Fortuzi ndëshkon Beqajn Indrit Fortuzi ka shënuar përsëri. Ai i djeshmi ishte goli i tij i tretë në 5 ndeshje aktivizim me Iraklisin. "Zogu" edhe kësaj here ka "fluturuar" në Kaftazoglu, duke treguar potencen e tij. Loja e futbollistit tiranas nuk është vetëm e bukur. Tej spektaklit që nuk fshihet, ka dalë në të njejtën skenë edhe aftësia shënuese e tij. Me golin e shënuar mbrëmë në Selanik, Indrit Fortuzi është kthyer vërtetë në një idhull për tifozët e zjarrtë vendas. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, kësaj here përballë Fortuzit ishte bashkatdhetari i tij Arian Beqaj. Kapiteni i Jonikosit u mundua shumë të mbronte portën e tij, por oreksi i vendasve për të dalë fitues në fushën e tyre ishte vërtetë për t'u admiruar. Skuadra athinjote, e cila ishte e gëzuar edhe me barazimin, luajti mjaft mirë në 15 minutat e para, ku në një rast ajo ishte fare pranë golit. Por, pastaj Jonikos u detyrua të kthehej në mbrojtje. Në minutën e 16?të, portieri shqiptar kryen një pritje të shkëlqyer. Që nga kjo minutë dhe për 74 minuta të tjera vazhdon një dyluftim i gjatë midis mbrojtjes mike, ku shquhet Beqaj dhe sulmit vendas, i cili kthehet në një "betejë", që "prodhon" fitues e "viktima". Në minutën e 27-të, mbrojtësi Papazaharias shënon golin e parë për vendasit, ndërsa në minutën e 69?të, Kapetanos jep një top për Fortuzin, i cili gjuan fort, duke shënuar golin e dytë për Iraklisin. Gjatë 8 viteve të aktivizimit të tij me klubet greke, Indrit Fortuzi është futbollisti i dytë shqiptar, që shënon në portën e Arian Beqajt. Golin e parë nga bashkatdhetarët e vet, Beqajt ia ka shënuar Arian Bellaj para më shumë se 5 viteve. Fortuzi, në 5 ndeshje që ka luajtur titullar ka shënuar 3 gola, çka është mesatarja më e lartë për çdo futbollist vendas. Mbrëmë në Selanik ishte festë. Protagonist i kësaj feste të madhe ishte një shqiptar me emrin sinjifikativ, Indrit Fortuzi.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 08 Mar 2005 , 12:25

Murati drejt operacionit të dytë

Futbollisti i kombëtares shqiptare Edvin Murati, i kontaktuar dje nëpërmjet telefonit, ka pohuar se është shumë pesimist për gjendjen e tij shëndetësore. Sipas vetë mesfushorit të krahut të majtë, problemet me këmbën e thyer vazhdojnë ta lënë atë jashtë fushave të lojës. Këmba e thyer akoma nuk është ngjitur dhe kështu Edvini duhet të marrë rrugën drejt Parisit për t'u vizituar. Madje, sipas të gjitha gjasave, mund t'i nënshtrohet edhe ndonjë operacioni të dytë, për të njëjtin problem. Murati gjithashtu shprehet se është pesimist për të ardhmen, çka do të thotë se do t'i mungojë kombëtares kuqezi në dy ndeshjet e radhës, me Turqinë dhe Greqinë. Madje riaftësimi i këmbës mund të vazhdojë për shumë kohë.
-Edvin, si është gjendja e këmbës pas gjithë kësaj kohe që ka kaluar?
-Të them të vërtetën, gjendja e këmbës sime nuk është shumë e mirë. Sipas mjekëve, nuk ka asnjë përmirësim. Kjo sepse kocka nuk më është ngjitur dhe kështu unë nuk mund të stërvitem. E them edhe një herë se kam probleme me këmbën e thyer dhe rrezikoj të mos luaj për disa kohë.
-Thatë që e thyera nuk është ngjitur ende?
- Po, nga grafitë që kam bërë del se është kështu. Nga ana tjetër, ndiej dhimbje kur vrapoj. Nuk mund të zhvilloj dot stërvitje dhe kështu më është dashur të pres akoma derisa të riaftësohem plotësisht. Kam fat, pasi edhe ekipi tani po ecën mirë. Gjithsesi, shpresoj që të filloj sa më shpejt stërvitjen me skuadrën, edhe pse nuk varet nga unë. Në fillim duhet të shoh me kujdes gjendjen e këmbës dhe më pas të marr këto lloj vendimesh.
- Kemi dëgjuar se mund ta operoni sërish këmbën në Paris...
- Këtë nuk mund ta them me siguri, sepse gjithçka do ta vendosë vizita që do të bëj të enjten në Paris. Pra, pasnesër do të bëj në vizitë te doktori që u operova për të parë gjendjen e këmbës. Më pas, ai do të japë konkluzionet e tij për këtë vizitë që do të zhvilloj në Francë. Kështu si po shkojnë punët, nuk përjashtohet mundësia që të riaftësohem edhe atje.
- Kur do ta bëni vizitën?
-Të enjten kam planifikuar të udhëtoj drejt Francës.
-Pra, nuk do të jeni në dy ndeshjet me Turqinë dhe Greqinë?
-Do të jetë shumë e vështirë që të riaftësohem për këto dy takime, ndonëse qëllimi im ishte që të luaja. Në ndeshjen me Ukrainën isha në tribunë dhe mendoja se në Turqi dhe Greqi do të luaja nga minuta e parë. Por nuk ishte e thënë. Dëmtimi është i rëndë dhe jam shumë pesimist për të ardhmen. Gjithsesi, të mos themi jo përfundimisht, se ndoshta ndodh edhe ndonjë mrekulli.
- Dy fjalë për Fortuzin?
- Po luan shumë mirë. Ka shënuar 3 gola. Njëri prej tyre i ka dhënë skuadrës fitoren. Me të vërtetë po paraqitet shumë mirë. Jam i gëzuar për të, se po tregon se është një lojtar klasi. Shpresoj që të vazhdojë kështu deri në fund të kampionatit, sepse më kompenson në njëfarë mënyre edhe mua.
- Kalojmë te kombëtarja. Me Ukrainën humbëm, ndërsa me Turqinë dhe Greqinë kemi shansin e fundit, apo jo?
- Edhe pse humbëm me Ukrainën, shanset tona për t'u kualifikuar në botëror ekzistojnë. Thjesht duhet të marrim pikë në ndeshjet e ardhshme, pasi në grupin tonë gjërat do të mbyllen vetëm në fund të takimeve.
? Sa pikë duhet të marrë Shqipëria në dy trasfertat me Turqinë dhe Greqinë për të qenë në valle për botërorin?
- Duke parë forcën e këtyre dy ekipeve, mendoj se me me dy pikë do të ishim të kënaqur. Edhe një fitore nuk do të ishte keq. Gjithsesi, këtë le t'ia lëmë fushës së lojës.
- Me Greqinë do të fitojmë?
- Eshtë skuadër shumë e fortë në shtëpi. Edhe për të ky takim është shumë delikat. Për ne, një barazim në Athinë do të ishte i kënaqshëm.
-Golin kundër Greqisë kush do ta shënojë këtë herë?
- E rëndësishme është që të shënojmë. Pastaj se kush nuk ka rëndësi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 20 Mar 2005 , 16:38

Futbollistët shqiptarë në Europë

Gjermani:Skela zëvendëson Vatën, Duro në stol Në ndeshjen e radhës mes Hertës dhe Arminias, i vetmi shqiptar që ka luajtur nga minuta e parë ka qenë Fatmir Vata. Sulmuesi i Arminias, si gjithmonë këto kohët e fundit, është rreshtuar në vijën e sulmit të këtij ekipi. Por Vata nuk ka luajtur gjatë gjithë takimit. Ai është zëvendësuar në minutën e 65-të nga trajneri Rapolder. Në vend të Fatmirit është futur shqiptari tjetër, Ervin Skela. Vlonjati, ashtu si edhe në takimet e tjera, ndeshjen e ka nisur nga stoli i rezervave. Gjatë atyre minutave Skela është ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Si zakonisht, ka munguar shqiptari i tretë i Arminias, Klodian Duro. Ndërkohë, skuadra e shqiptarëve është mundur me rezultatin 3-0 nga Herta e Berlinit. Lala, pushim i detyruar Në takimin Hanover-Mynshengladbah nuk është parë në fushën e lojës shqiptari Altin Lala. Kapiteni i Hanoverit nuk është i dëmtuar, por ka qenë i skualifikuar për shkak të kartonit të 5-të të verdhë të marrë javën e kaluar. Gjithsesi, Hanoveri nuk e ka ndier mungesën e Lalës, pasi ka fituar 2-1 me Mynshengladbahun. Itali Behrami ëndërron Anglinë Futbollisti i ekipit U-21 të Zvicrës, por me origjinë nga Kosova, Valon Behrami, ka shprehur dje dëshirën e tij në "Goal.com" për të luajtur në kampionatin anglez me ekipin e Totenhemit. "Të them të vërtetën, unë e dashuroj futbollin anglez. Eshtë lloji i lojës që unë preferoj mbi të gjitha të tjerat. Kam shumë dëshirë të luaj në Angli. Nëse më jepet ndonjë mundësi, do të kaloj në këtë kampionat. Shpresoj që Totenhemi të interesohet seriozisht për mua. Do të ishte fantastike,"- është shprehur kosovari për mediat angleze.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 22 Mar 2005 , 14:40

Aliaj: Porta kuqezi t'i besohet Likës

Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht një nga golashënuesit e saj, Adrian Aliaj, vetëm sot do të bashkohet me skuadrën. Sipas lojtarit, linjat kanë qenë të gjitha të zëna dhe atij i është dashur të presë deri të martën në mëngjes për të udhëtuar drejt Antalias. Në një intervistë për gazetën "Sporti shqiptar", mbrojtësi i Oberhauzenit shpalos objektivat për ndeshjet e radhës. Sipas tij, Shqipëria, duke parë edhe turqit që po e nënvleftësojnë, ka mundësi të bëjë një surprizë të bukur. Aliaj ka folur edhe për portierin që mund të zëvendësojë Strakoshën në portë, por edhe për ndeshjen e humbur me Ukrainën dhe problemet e shqiptarëve në Greqi me biletat.Adrian, përse nuk jeni bashkuar ende me ekipin kombëtar?Me ekipin kombëtar do të bashkohem sot pasdite. Kjo jo për fajin tim, por për mungesë bilete avioni. Linjat ishin të zëna dhe kështu m'u desh të prisja pak. Do të nisem të martën, në orën 6 të mëngjesit, dhe do të ndërroj avion në Dyseldorf. Gjithë kjo lëvizje u bë sepse nuk ekzistonte mundësia që të isha tani me ekipin.Të shtunën, përballë Turqisë, një skuadër që ka dalë e 3-ta në botë... - Nuk e di, por me turqit do të jetë një ndeshje interesante. Me ta kemi lidhje të vjetra në histori. Jemi të ngjashëm për nga kultura dhe besoj se në Stamboll do të jetë një ndeshje e bukur. Janë ekip i fortë, edhe pse nuk ndodhen në një pozicion komod në grupin tonë. Mendoj se kjo ndeshje do të vendosë shumë si për ne edhe për ata. Për ne, për të ardhmen dhe mundësinë e kësaj kombëtareje, e cila deri tani ka bërë shumë gjëra të mira. Edhe për ata do të jetë një ndeshje e rëndësishme, pasi kërkojnë rezultat pozitiv për të qenë në lojë për t'u kualifikuar në botërorin e Gjermanisë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të fitojë ai që do të jetë më i fortë. Gjithsesi, ekipi ynë pretendon për një rezultat pozitiv në këtë takim.Si i komentoni deklaratat e trajnerit turk Janal, se ndaj Shqipërisë skuadra e tij do të fitojë dhe se skuadra kuqezi nuk do të bëjë asgjë në këtë ndeshje?Nuk jam aspak dakord me këto deklarime të trajnerit turk. Këto janë deklarime të kota të tij, pasi turqit duket se nuk e njohin fuqinë e vërtetë të Shqipërisë. Meqenëse ata na nënvleftësojnë atëherë do të mundohemi t'u bëjmë një surprizë të shtunën që të na kujtojnë mirë herën tjetër. Siç duket, kundërshtarët tanë ndeshjen e kanë marrë shumë lehtë, ndërsa ne, si gjithmonë, mundohemi të japim maksimumin në fushën e lojës dhe të vlerësojmë çdo kundërshtar që kemi përballë. Jam i bindur se mund të bëjmë diçka të bukur.Aliaj, jeni njohur me dëmtimet e skuadrës sonë?Di që Çipi, Hasi, Murati dhe ndonjë tjetër nuk do të luajnë fare. Për ne vazhdojnë problemet. Nuk po luajmë një ndeshje të plotë. Kjo ka ndikuar shumë në lojë. Gjithsesi, fati i keq po na ndjek nga pas. Shpresoj që këto mungesa të mos ndihen në skuadër, edhe pse këta lojtarë që përmendëm janë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë. Por edhe zëvendësuesit them se do ta tregojnë veten e tyre.Këtë herë, të paktën sipas deklaratave të tij, nuk do të luajë kapiteni Foto Strakosha... Në radhë të parë, dua të them se Fotoja është një humbje e madhe për skuadrën tonë. Ka qenë një lojtar model dhe shembull për të gjithë skuadrën. Gjithsesi, unë dua të them disa fjalë për atë që do ta zëvendësojë Foton. Mendoj se i denjë për këtë rol është Ilioni. E kam parë me vëmendje dhe mund të them se është një nga portierët më të talentuar shqiptarë. Mendoj se ai e meriton vendin e lënë bosh nga Fotoja. Për më tepër, edhe me këshillat dhe ndihmesën e Fotos them se Ilioni do ta tregojë veten e tij në ndeshjet me ekipin kombëtar. Me sa di unë, është edhe kandidati kryesor për portën e kombëtares.Me Ukrainën kemi humbur një ndeshje ndoshta për shkak të fatit të keq...Jam i mendimit se ndaj Ukrainës jemi mundur pasi nuk kemi qenë të përqendruar si duhet. Ata shënuan në dy raste kur ne nuk u treguam të vëmendshëm. Për mua, këtu nuk ka të bëjë fati i keq, por problemet tona. Gjithsesi, në futboll ndonjëherë të duhet edhe fati, edhe pse një fjalë e urtë thotë se fatin duhet ta kërkosh.Brigeli ka thënë se Shqipëria është në lojë për t'u kualifikuar nëse merr dy pikë në dy ndeshje...
Për mua, kualifikimi është shumë larg. Para ndeshjes me Ukrainën planet i kishim bërë ndryshe. Por tani ato janë shumë larg. Duhet ta themi se për momentin nuk është se kemi shumë shanse për t'u kualifikuar në botëror. Në të njëtën situatë si ne është Greqia dhe Turqia. Nëse arrijmë një rezultat pozitiv, atëherë mund të flasim pak më ndyshe.
Aliaj, për në Turqi apo Greqi e keni rezervuar golin. Apo do të shënoni në të dyja ndeshjet?Në radhë të parë, duhet të mendojmë për Shqipërinë, që ajo të fitojë. Nëse unë shënoj dhe fitojmë, do të isha shumë i kënaqur për veten time dhe ekipin kombëtar. Në fund a e keni marrë vesh se në Greqi shqiptarëve nuk u shiten bileta?E kam marrë vesh. Këto që dëgjojmë janë gjëra anormale për një shoqëri të civilizuar. Në botën tonë nuk ekzistojnë. Grekët me këto veprime tregijnë se nuk janë brenda në Europë. Sporti është për t'u argëtuar. Gjithsesi, ligësitë e tyre ata i kanë treguar edhe në të kaluarën. Për këtë nuk duhet të habitemi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 05 Apr 2005 , 13:13

Brigeli inkurajon Dragushën

Hans Peter Brigel kujtohet për Mehmet Dragushën. Trajneri i kombëtares shqiptare i ka habitur të gjithë teksa është parë të shtunën pasdite i pranishëm në ndeshjen që diletantët e Frankfurtit kanë zhvilluar në "Waldgirmes". Kampioni europian i 1980-ës ka parë nga afër lojën e Dragushës i cili tashmë nuk po gjen vend në ekipin e parë dhe luan te diletantët. Shqiptari në përgjithësi është paraqitur mirë, ndonëse Brigeli, sipas gazetës "Frankfurter Neue presse", nuk ka mbetur shumë i kënaqur.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 06 Apr 2005 , 13:34

Tare: Nuk jam zënë me Brigelin

Pasi ka lënë pas dy ndeshjet me kombëtaren shqiptare, Igli Tare është rikthyer në Bolonjë për t'u bashkuar me klubin e tij. Por papritur ai ka dashur të heqë "një gur nga këpucët" në lidhje me një diskutim të mundshëm me trajnerin Brigel pas ndeshjes me Greqinë. "Unë jam mësuar që gjërat t'ua them në fytyrë njerëzve. Atë ditë, as unë dhe sa Brigeli nuk kemi dhënë ndonjë intervistë. Nuk mund të shkruhen në gazetë gjëra të tilla, që nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Pastaj unë me gazetarët apo të tjerë nuk kam folur as para dhe as pas ndeshjes, edhe pse në gazeta janë botuar fjalë që asnjëherë nuk i kam thënë. Kjo nuk është e drejtë. Janë gjëra që nuk më pëlqejnë,"ka përfunduar Tare. Ja intervista e plotë me shqiptarin, marrë nga faqja e internetit të FC Bolonjës.Igli Tare, a mund të na shpjegoni të vërtetën në lidhje me fjalët që qarkullojnë se keni diskutuar ashpër me trajnerin e kombëtares shqiptare, Brigel, sepse ju ka lënë në stolin e rezervave?Këto ditë më ka bezdisur shumë fakti i publikuar në disa gazeta lidhur me një polemikë mes meje dhe trajnerit Brigel menjëherë pas ndeshjes me Greqinë. Unë jam mësuar që gjërat t'ua them në fytyrë njerëzve. Atë ditë, as unë dhe as Brigeli nuk kemi dhënë ndonjë intervistë. Nuk mund të shkruhen në gazetë gjëra të tilla, që nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Pastaj unë me gazetarët apo të tjerë nuk kam folur as para dhe as pas ndeshjes, edhe pse në gazeta janë botuar fjalë që asnjëherë nuk i kam thënë. Kjo nuk është e drejtë. Janë gjëra që nuk më pëlqejnë. Unë nuk kam ndonjë problem të flas për gazetarët dhe as me trajnerin e kombëtares, Brigel. I siguroj të gjithë se nuk kam polemizuar me trajnerin për faktin që ndeshjen e nisa nga stoli i rezervave. Në këtë mes është përfshirë edhe Macone. Ndërsa në fakt, për dy ditë me radhë, janë shkruar gjëra në lidhje me këtë argument. Për më tepër, unë e kam në karakter që nuk bëj polemika në lidhje me këto lloj gjërash. Eshtë shumë e qartë për të gjithë që një njeri ka shumë dëshirë të luajë në ndeshje të këtilla, por kur trajneri merr një vendim është shumë e rëndësishme që ky vendim të pranohet nga lojtarët. Pastaj zgjedhjet e trajnerit nuk vihen kurrë në diskutim. Pikërisht për këtë jam mërzitur, pasi më janë ngarkuar fjalë që nuk i kam thënë asnjëherë. Çdo lojtar kërkon të luajë, por nëse bën pjesë në një grup prej 24-25 lojtarësh është më se e drejtë që bashkohesh me vendimin e trajnerit. Kjo është pjesë e botës së futbollit.Po me Maconen e keni sqaruar problemin?Menjëherë sapo mora vesh lidhur me këtë keqkuptim, kërkova të flas me trajnerin se si qëndronin në fakt gjërat. Me të tashmë kam folur. Për mua këto gjëra janë shumë serioze. Eshtë një çështje imazi i profesionalizmit. Kur kam ndonjë gjë për të thënë, e bëj menjëherë me personat përgjegjës. Në këtë rast ju siguroj që nuk kam pasur ndonjë diskutim apo polemikë.Jeni sqaruar me Brigelin?Kam folur me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Kam sqaruar gjithçka me të. Le të kthehemi te Bolonja. Jeni dakord me objektivin e Macones për vendin e 7-të në kampionat?Tashmë kemi hyrë në pjesën finale të kampionatit. Pozicioni që kemi është i mirë për kampionatin tonë. Për mua, objektivi i parë është që të mbajmë këtë vend në kampionat. Edhe për klubin do të thoshte shumë. Keni luajtur më parë në kupat e Europës?Po, me Kaizerslauternin kam luajtur dy sezone në Kupën UEFA dhe me Breshian një herë në finalen e Intertotos.Tani janë riaftësuar të gjithë sulmuesit e dëmtuar. Mos jeni shumë që kërkoni një fanellë titullari?Nuk e di çfarë do të thoshin futbollistët e Milanit e Interit. Këto skuadra kanë nga 30 futbollistë dhe të gjithë titullarë të mundshëm. Mendoj se çdokush ka një shans gjatë javës për të luajtur titullar në fundjavë. Për më tepër, gjatë këtij sezoni ndoshta është hera e parë që organika jonë është e plotë dhe trajneri ka shumë mundësi zgjedhjeje. Ai ka në dorë se kush do të luajë me Interin.Çfarë të kaluare keni me Interin?Nga të gjitha. Kam fituar, barazuar dhe humbur. Në veçanti kujtoj një ndeshje, atë të rikthimit të Ronaldos pas dëmtimit të gjatë. Ka ndodhur në Breshia. Unë shënova golin e barazimit pas golit të Ronaldos. Por në fund u mundëm 3-1.Keni deklaruar se objektivi juaj këtë sezon janë 10 golat?Ka edhe 10 ndeshje. Të paktën 2-3 gola do t'i shënoj me çdo kusht. Siç e thatë edhe ju, objektivi im janë 10, por të shohim nëse do të jetë e mundshme. Që të thyej rekordin personal të golave nuk është ndonjë gjë e madhe. Nuk është ndonjë rekord i madh.Dëfreheni akoma duke luajtur futboll?Profesioni i futbollistit ka ndryshuar shumë në kohë. Tani duhet të jesh edhe menaxher dhe të ecësh përpara pa rënë në ndonjë gropë. Volpi i Sampdorias, kur thotë se futbolli nuk e zbavit më, ka të drejtë. Unë mbi bazën e eksperiencës sime bashkohem me mendimet e tij.Çfarë do të kishit zgjedhur po të mos ishit bërë futbollist?Që të jem i sinqertë, asnjëherë nuk e kam menduar. Bota e futbollit ka qenë dëshira ime e vetme dhe, falë zotit, ajo u bë realitet.Çfarë do të bëni pasi të mbyllni karrierën si futbollist? - Sigurisht, një aktivitet që lidhet me botën e futbollit, por nuk mund të them se çfarë në mënyrë specifike. Siç e kam thënë edhe më parë, do të më pëlqente t'u jepja eksperiencën time të rinjve që duan të bëhen futbollistë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 06 Apr 2005 , 13:36

Edmond Kapllani zgjat kontraten me Karlsruhen

Sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani e ka zgjatur me nje vit kontraten qe e lidh me skuadren gjermane te kategorise se dyte, Karlsruher SC. Kjo do te thote se ai do qendroje ne ekip deri me 30 qershor 2006. Pavaresisht se Kapllani nuk eshte aktivizuar thuajse fare ne radhet e skuadres te tij (vetem 3 ndeshje), drejtuesit teknike jane te kenaqur me permiresimin e tij, duke i dhene edhe nje vit tjeter kontrate. Kapllania u bashkua veren e kaluar me Karlsruhen, ndersa me pare luante me Besen e Kavajes ne kampionatin shqiptar. Ai ka luajtur edhe me Partizanin. 22-vjecari ka qene lojtar i rregullt i Shqiperise U-21 dhe ka debutuar edhe ne kombetare, nen drejtimin e trajnerit Briegel.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 07 Apr 2005 , 13:23

Tare: Dua Kupen UEFA dhe 2-3 gola te tjere

Igli Tare deshiron qe te provoje kupat europiane me ekipin e tij, Bologna. Ne nje interviste per gazeten "Il Resto del Carlino", sulmuesi shqiptar i bolonjezeve, ka deklaruar: "Kemi shanse qe te arrijme ne Kupen UEFA. Nese nuk do kemi demtime dhe do luajme sic duhet, mund te synojme per nje vend ne Europe, sezonin e ardhshem. Bologna nuk rrezikon te bjere nga kategoria, por une dua edhe me shume se kaq". Por obsesion i biondit kuqezi eshte shenimi i me shume golave. "Kam shenuar 5 gola deri tani, - thote ai, - ndersa me duhen edhe 2-3 te tjere. Gjithnje kam thene se synoj 10 gola ne nje sezon te Serise A, por edhe me 7-8 gola do isha i kenaqur".

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 23 Apr 2005 , 09:18

Bogdani: Shënimi i golave, zanati im


Askush nuk do ta kishte besuar po të thoshin se Erjon Bogdani do të kishte shënuar kaq shumë gola. Madje as ai vetë dhe këtë e konfirmon me gojën e tij. Shqiptari që prej fillimit të këtij sezoni luan me Veronën në Serinë B, të mërkurën në mbrëmje ka shënuar golin e 16?të personal në një sezon, duke thyer çdo rekord personal dhe duke vazhduar pak nga pak rrugën drejt golashënuesve të Serisë B. Vazhdon të tregohet modest, duke u shprehur se më shumë se golat kërkon që ekipi të ecë sa më mirë në kampionat. Nga ana tjetër, shprehet se të shënuarit është zanati i tij, prandaj kënaqet kur tund rrjetat kundërshtare. Golin e fundit e ka pritur gjatë, plot 7 javë, dhe kjo e ka bërë që ta ndiejë më shumë, duke ia dedikuar trajnerit Fikadenti, që ka besuar në çdo moment tek ai. Bogdani gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e tij dhe rikthimin në kombëtaren shqiptare pas shumë kohësh. Ja intervista e plotë me sulmuesin shqiptar të Veronës dhe kuqezinjve Erjon Bogdani: ? Erjon, pas shumë javësh i jeni rikthyer golit, duke shënuar sërish në Serinë B... ? Eshtë e vërtetë dhe dua ta pohoj që u gëzova pasi shënova golin e radhës në Serinë B. Kisha 5 ndeshje që nuk shënoja, pa futur këtu takimet që kam munguar kur isha me kombëtaren në dy ndeshjet që zhvilluam në Turqi dhe Greqi. Jam shumë i kënaqur për golin, pasi më mungonte. Jo se nuk kisha luajtur mirë, por sulmuesi duhet të bëjë punën e tij, të shënojë gola. Para dy javësh humba edhe një penallti në minutën e fundit, ndonëse po mundeshim me rezultatin 2?0. Gjithsesi, mendoj se bëra detyrën dhe do të vazhdoj të jap maksimumin në fushën e lojës deri në fund të sezonit. ? Gjithsesi, trajneri Fikadenti ka besuar gjithmonë tek aftësitë tuaja edhe kur atëherë kur nuk po shënonit, apo jo? ? Po, është më se e drejtë. Trajneri ka besuar tek unë, tek loja ime. Mendoj se gjithmonë kam luajtur mirë, jam sakrifikuar për ekipin tim, Veronën, kam dhënë asiste, por nuk kam shënuar, edhe pse nga unë pritet goli. Këtë të fundit të mërkurën ia kam dedikuar trajnerit tim, duke festuar bashkë me të dhe shokët e ekipit. Jam i kënaqur me formën time në këtë sezon. Shpresoj që të vazhdoj kështu deri në fund të sezonit. Fitorja na ka dhënë shumë fuqi për një vend në Serinë A. ? Thatë që Verona, me këtë fitore, ka hedhur sytë drejt Serisë A... ? Po, me këtë fitore jemi shumë afër play?off-it. Do të mundohemi që ëndrra jonë të plotësohet deri në fund. Pra, të arrijmë të shkojmë në play-off dhe, nëse mundemi, të kapim Serinë A. Për këtë duhet të përkushtohemi deri në fund të sezonit. Ka edhe 8 ndeshje për t'u zhvilluar, ku shpresojmë që gjithçka të ecë sa më mirë. Ne synojmë ngjitjen në kategorinë e parë. ? A mendoni për t'u shpallur golashënuesi më i mirë i Serisë B? ? Deri tani jo. Ajo që kam arritur është shumë e bukur, kam shënuar plot gola, por objektivi im është që ekipi të dhurojë maksimumin dhe të arrijë diçka të bukur. Pastaj golat janë pjesa tjetër imja. ? Objektivi që keni pasur ishte rekordi me Partizanin. Pasi e keni thyer tani, a mund të na thoni edhe sa gola do të bëni deri në fund të kampionatit? ? Shpresoj sa më shumë, por nuk mund t'ju jap ndonjë numër të saktë. Nuk do të ishte e drejtë. E vërteta qëndron në faktin se unë jam shumë i kënaqur me golat që kam shënuar deri tani në Serinë B. Kur filloi sezoni nuk e kisha menduar që do të kisha shënuar kaq shumë gola. Ndodhi dhe jam i lumtur dhe do të bëj maksimumin që të vazhdoj këtë rrugë. ? A keni bërë ndonjë plan për të ardhmen tuaj në fund të këtij sezoni. ? Plani i vetëm që kam është Verona dhe mendimet rreth saj. Duhet të luaj sa më mirë në fund të kampionatit. Për të ardhmen akoma nuk kam menduar apo bërë ndonjë plan. Të shohim se çfarë do të ndodhë këtu në Veronë dhe pastaj të flasim. ? Si ju është dukur pas 3 ndeshjesh ekipi kombëtar? ? Nuk mund ta mohoj që ekipi kombëtar më mungonte shumë. Rikthimi në skuadër pas një kohe të gjatë është një gjë shumë e bukur, sidomos kur ajo ndodh pas shumë polemikash. Kemi luajtur dy ndeshje në Turqi dhe Greqi dhe kemi qenë të pafat. Tani shpresa jonë është të luajmë sa më mirë, të grumbullojmë sa më shumë pikë për t'u renditur në vendet e para të grupit. Për sa i përket kualifikimit ai tashmë është shumë larg. ? Pyetja e fundit. Përse vendosi Behrami të luante me Zvicrën? ? Nuk e di, sepse nuk kam folur tani për këtë gjë. Di që në fillim ai kishte shumë dëshirë të luante për Shqipërinë. Pastaj vendimet që ka marrë janë zgjedhje të tij.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 17 May 2005 , 19:09

Ish-kapiteni i kombëtares, Rudi Vata, rrëfen karrierën kuqezi, atë në nivel klubesh dhe jetën e tij private

Vata: Një ditë, unë trajneri i kombëtares shqiptare


Kishim disa kohë pa u takuar me Rudi Vaten, ish-kapitenin e kombëtares sonë, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar ndër vite. Nga ajo mbrëmje e 2 qershorit 2001, kur skuadra jonë linte stadiumin "Theodhoros Vardhilojanis" të Kretës, e pabindur se u mund me meritë, më ka mbetur në kujtesë Rudi Vata. Kapiteni ynë ishte epiqendra e gazetarëve të huaj që ndoqën atë mbrëmje ndeshjen Greqi-Shqipëri. Rudi, me një anglishte perfekte, por edhe në gjuhë të ndryshme, sipas gazetarëve që i bënin pyetje, fliste pa ndrojtje për kushte aspak serioze ku u zhvillua ndeshja. Ai me forcë dhe ashpër denoncoi dhunën ndaj tifozëve shqiptarë, si dhe la pa u shprehur se ekipit të tij iu mohua haptas një penallti, që mund ta çonte Shqipërinë drejtë një barazimi të merituar.
Takimin e parë me Rudi Vatën që nga ajo kohë e bëmë këto ditë, në aeroportin "Eleftheros Venizellos" të Athinës, kur ai po kthehej nga Skocia për në Shkodër, së bashku me vëllanë e tij, Aleksin, për t'iu gjendur pranë babait të sëmurë. Më pas, me të mbërritur në Tiranë, ish-kapiteni kuqezi pranoi me shumë kënaqësi edhe ftesën e redaksisë së "Sportit shqiptar", për t'u bërë edhe ai pjesë e rubrikës së re, "Salloni VIP i sportit shqiptar". Sidoqoftë, pjesën më të madhe të bisedës me Rudi Vatën, e zhvilluam në aeroportin e kryeqytetit grek, e cila u plotësua edhe nga vizita e tij në redaksinë e gazetës "Sporti shqiptar", të cilën Rudi thotë se e lexon çdo mëngjes në internet, ku njihet me gjithçka ndodh në sportin shqiptar në përgjithësi dhe futbollin e kombëtaren në veçanti.
- Shumë njerëz pyesin: Ku është tani Rudi Vata?
- Unë banoj në Skoci, në qytetin Hamilton, i cili është reth 15 kilometra larg Gllazgout. Këtu jam përqendruar që nga viti 1992, vit kur firmosa një kontratë me skuadrën e njohur skoceze, Sëlltik i Gllazgout. Në Hamilton kam jetuar deri në vitin 1996.
- Po pastaj?
- Jam larguar përkohësisht, sepse kam jetur në vende të ndryshme, me skuadrat ku edhe kam luajtur.
- Sa kohë keni qëndruar larg Skocisë?
- Më shumë se 8 vjet dhe jam rikthyer këtu në janar të vitit 2004, pasi përfundova edhe kontraten time në Japoni.
- A mund të bëni një retrospektivë të karrierës suaj sportive, duke kujtuar vendet ku keni qenë dhe skuadrat me të cilat keni luajtur?
- Futbolli im ka filluar në Shkodër, në klasat sportive të shkollës "Xheladin Fishta", me trajnerët e pasionuar të asaj kohe, Selami Dani dhe Agim Medja. Këto, për mendimin tim, kanë qenë momentet më decizive, që më kanë shtyrë për t'u bërë një futbollist i mirë. Kam kaluar atje 4 vite dhe pastaj kam vazhduar studimet në shkollën e Mjeshtrisë Sportive "Loro Boriçi" në Tiranë, ku kam punuar për 4 vjet me një trajner tjetër të pasionuar, të cilin mund ta quaj edhe një prind të dytë, mikun tim, Aurrel Verria. Ai ka punuar shumë me mua, në shumë drejtime edhe si njeri edhe si sportist, dhe ia dedikoj atij shumë aspekte të mira të karrierës sime sportive. Në vitin 1987 kam mbaruar shkollën e mjeshtërisë sportive "Loro Boriçi", prej së cilës jam shkëputur për pak kohë dhe jam aktivizuar me Vllazninë e Shkodrës, trajner i së cilës ishte zoti Astrit Hafizi. Pas fazës përgatitore në Razëm, me Vllazninë kam luajtur për herë të parë në kategorinë e parë, duke veshur fanelën e saj në një ndeshje me Lokomotivën e Durrësit. Kemi fituar 3-1. Ka qenë një stadium i mbushur plot e përplot. Ka qenë një Vllazni e shkëlqyeshme, një Vllazni me plot yje, me lojtarë shumë të talentuar. Për mua këto janë ngjarje të pashlyera, sepse ishin hapat e parë të rrugës sime si futbollist profesionist. Meqenëse unë doja të vazhdoja Institutin e Lartë të Fizkulturës dhe Shkodra nuk e kishte këtë mundësi, në tetor të atij viti u largova në Tiranë dhe u aktivizova me Dinamon. Me këtë skuadër kam luajtur për 4 vite, deri në vitin 1991.
- Gjatë viteve që keni luajtur me Dinamon, cilat kanë qenë trofetë që keni fituar?
- Te Dinamo kam fituar kupën e Republikës, superkupën e parë të Shqipërisë dhe kampionatin shqiptar. Dinamo ishte një klub me vlera, një klub me potencë, i organizuar mirë. Ishte klubi më i mirë i vendit, kishte një godinë të bukur, fusha dhe ambjente të shkëlqyera, kishte salla të përgatitjes fizike dhe bëhej një punë shumë serioze nga shefi i klubit të asaj kohe, Sokol Morina dhe trajneri Bejkush Birçe. Me punë dhe seriozitet u arritën edhe rezultatet. Ishte një eksperiencë për mua. Unë vazhdoja shkollën dhe luaja me Dinamon, ku luanin futbollistë të shquar, të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria.
- Nga Dinamo keni kaluar te kombëtarja. A ju kujtohet ndeshja e parë me fanelën kuqezi?
- Kalimi im tek ekipi kombëtar ka qenë krejt i natyrshëm. Unë kam ardhur te kombëtarja, pasi kam luajtur me të gjitha ekipet e moshave. Ka qenë viti 1990, kur kam luajtur ndeshjen e parë me kombëtaren në Islandë. Më duket se ka qenë 30 maj. Ishte një aventurë interesante shqiptare, që nuk përfundoi edhe aq mirë. Ne ishim pjesë e atij sistemi dhe e asaj kohe që ka kaluar. Tani shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kombëtarja shqiptare ka kushte ideale, saqë nuk mund të krahasohen edhe me ato të pak viteve më parë.
- Pas ndeshjes së parë, që ju përmendët, keni zhvilluar edhe 58 ndeshje të tjera me kombëtaren. Cilën do të veçonit prej tyre?
- Mendoj se çdo ndeshje ka qenë interesante dhe emocionuese. Kombëtarja për mua, por edhe për të tjerët, ka qenë vërtet një gjë e madhe, një gjë e shtrenjtë. Kombëtarja është ëndërr për çdo futbollist. Kush nuk don që të luajë me atë skuadër, që përfaqëson kombin e vet? Në vitet e para të demokracisë nuk kishte stimuj. Ne luanim për nder dhe bënim mjaft sakrifica.
- Pse, çfarë vështirësish kishte në ato vite?
- Dua të them se vështirësitë jo vetëm që ishin të shumta, por edhe të mëdha. Dua t'ju tregoj vetëm një rast. Mbaj mend në një ndeshje që kemi luajtur në Danimarkë, fanelat na kanë ardhur 2 orë përpara ndeshjes. Ishin disa fanela të firmës "Humel" dhe me ngjyrë blu. Më duket kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit që kombëtarja jonë ka lujtur me fanela blu. Ato i veshëm nga halli, sepse nuk kishim fanela fare, nuk kishim as mbathje dhe as geta. Ato u porositën urgjent te ajo firmë, që sponsorizonte kombëtaren e Danimarkës. U vumë një vulë fallco fanelave bluebardh, që të mos dukej stema. Federata jonë e futbollit nuk kishte fonde, nuk kishte asgjë.
- Ju pyeta për ndeshjen më të bukur. Cila ka qenë ajo për një futbollist, që ka zhvilluar 59 të tilla me fanelën kuqezi?
- Mendoj se kanë qenë ndeshjet që kemi zhvilluar kundra Gjermanisë, ajo e Hanoverit, ku trajner ishte Astrit Hafizi (4-3) dhe ajo e Leverkursenit, ku trajner ishte Medin Zhega (2-1). Këto kanë qenë për mua ndeshjet më interesante e më të bukura. Ishte një kënaqësi kur kishe përballë yjet e Gjermanisë së dikurshme, si Hasler, Klinsman, Litbarski etj. Ishte kënaqësi të rrije përballë tyre dhe të luftoje për t'i mundur në një luftë thuajse të barabartë me ta. Në këto ndeshje, mendoj se tifozët e shumtë shqiptarë që na kanë ndjekur në Gjermani, i kemi bërë të ndiehen me të vërtetë krenarë.
- Pse u larguat nga Tirana, për të marrë rrugën deri në Japoninë e largët?
- Po qe punëtor i mirë, gjithshkush ta ka nevojën. Me Litbarskin, që ishte trajner i Jakohomës në Japoni, nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të veçantë. Jemi njohur thjeshtë si futbollistë. Por një ditë, ai u kujtua dhe më telefonoi në Tiranë, duke më ftuar te skuadra e tij. Sigurisht, ai më njihte nga ndeshjet që kishim zhvilluar ndaj Gjermanisë, më njihte nga serioziteti, që kisha luajtur në kampionatin gjerman. Të them të drejtën e ndjeva veten shumë mirë nga telefonata e tij. Vlerësimi gjithmonë të bën krenar, por kur ky vlerësim të bëhet nga një ish-futbollist i madh gjerman, atëherë merr vlera të tjera edhe më të mëdha.
- Si e ka ndjerë veten Rudi Vata në një vend të largët si Japonia?
- Unë shkova në Japoni pas kampionatit të fundit botëror të futbollit. Atje pashë njerëz që e donin shumë futbollin, paçka se sporti numër 1 atje ishte bejzbolli. Në këtë ambjent pra, ku ende nuk ishte hequr imazhi i shkëlqyer i ndeshjeve të botërorit, mua më duhej të punoja shumë dhe të luaja mirë, që të fitoja respektin e tifozëve, të skuadrës sime, respektin e të gjithë atyre që e ndiqnin me një interesim të veçantë futbollin. Megjithatë, unë mendoj se kam bërë figurë të mirë. Kujtoj se krahas flamurit tonë kombëtar, disa tifozë japonezë kishin shkruar në gjuhën shqipe: "Rudi Vata?zemër shqiptari", "Rudi Vata zemër-luani". Këto janë vlerësime, që përjetohen rrallë, janë shpërblim i asaj pune të mirë që kam bërë në këtë vend të largët. - Jakohama ishte stacioni i fundit i Rudi Vatës?
- Pas Jakohamës u ktheva Skoci, ku u aktivizova me skuadrën e St Xhonson, që luante në kategorinë e dytë të divizionit të parë. Kur erdha në Skoci, kisha mundësi të rikthehesha edhe në Qipro për të luajtur në kategori të parë, në Gjermani në kategori të dytë, por duke parë edhe të ardhmen e familjes sime, mendova të stabilizohesha në Skoci. E bëra këtë sepse një ditë do të ndahesha nga futbolli. Mund të luaja ende me St Xhonson, por u largova përfundimisht, thjesht për arsye personale.
- Të kthehemi përsëri te kombëtarja? Cili ishte shkaku i divorcit tuaj me kombëtaren?
- Unë nuk jam ndarë nga kombëtarja as tani që po bisedojmë, por për atë që ju pyesni, dhe që ndoshta shumë njerëz nuk e dinë të saktë historinë, po jua tregoj. Ishte viti 2003 më duket, kur sapo skuadrën kombëtare e kishte marrë Demollari, një ish-shok i imi i Dinamos. Ishte një kohë që unë nuk e kisha marrë veten ende nga një dëmtim, por Demollari insistonte që unë të shkoja në grumbullim të kombëtares për dy ndeshjet me Anglinë dhe Finlandën. Më tha: "Ti Rudi duhet të vish, sepse je i nevojshëm për kombëtaren". Sakrifikova dhe shkova, madje u prisha edhe me trajnerin e klubit tim, sepse isha në periudhen e ariftësimit. E bëra këtë sakrificë për hir të kombëtares. Këtu Demollari përfitoi nga sinqeriteti im. Ai më preu në besë, sepse unë i kisha thënë që nëse më thërret, të paktën duhet të luaja 20 apo 30 minuta, të më njihet kjo sakrificë për kombëtaren, për të cilën unë kurrë nuk kam kursyer asgjë, pasi kam luajtur edhe me 32 gjilpëra të bëra në trup. Më premtoi se do të luaja, por nuk ndodhi kështu. Unë u ndieva i fyer, i prerë në besë dhe dhashë dorëheqjen nga kombëtarja.
- Pas largimit të Demollarit erdhën dy trajnerë të huaj, Dosena dhe Briegel. Cilët kanë qenë marrëdhëniet e Vatës me ta?
- Ju më thoni që u largua Demollari, por unë po ju them që atë e larguan pikërisht njerëzit që kishin influencë të madhe në federatë, ata që unë i kisha kritikuar me shumë të drejtë. Me Dosenën nuk kam pasur asnjë kontakt. Për sa i takon Brigelit, në fillim kam qenë dakord, që në krye të kombëtares të vinte një gjerman, pasi kisha jetuar në Gjermani dhe dija çfarë i karakterizon gjermanët. Në fillim vetë Brigeli më bëri propozimin për t'iu rikthyer kombëtares. Para se të shkoja në Japoni jam takuar në Rogner me të, por kësaj here pashë një Brigel tjetër, më shumë shqiptar sesa gjerman. Brigeli fliste jo mend të veta, por të të tjerëve, që fatkeqësisht ishin ende në federatë. Megjithatë, kur u largova, i thashë Brigelit se, nëse kishte nevojë, unë do të vija edhe nga Japonia. Por ai nuk u bë i gjallë.
- A ka ndryshuar qëndrimi juaj ndaj Brigelit?
- Sigurisht që ka ndryshuar. Njeriu njihet në punë dhe mbi bazën e asaj çka jep, bën edhe vlerësimet. Do desha t'i bëja një pyetje zotit Brigel: Sa fjalë shqip di ai? Do t'i kujtoja Brigelit diçka që më ka ndodhur kur luaja në Gjermani. Trajneri më pat thënë: "Dua të komunikojmë vetëm gjermanisht bashkë. Çdo i huaj që jeton në Gjermani, duhet ta mësojë gjermanishten dhe të flasë gjermanisht. Unë u detyrova ta mësoj gjermanishten, duke paguar edhe mësues për këtë punë. Përse gjermani Brigel nuk e zbaton këtë rregull gjerman në Shqipëri? Unë mendoj që Briegeli nuk është i interesuar për zhvillim e futbollit shqiptar. Me këto që ka treguar ai deri tani duket se është i interesuar vetëm për të marrë paratë, që nuk janë pak për fukarallëkun që kalon Shqipëria. Në Gjermani, këto para ai nuk do t'i merrte sa të jetë jeta.
- Ju mendoni se kombëtaren është më mirë ta drejtojë një trajner i huaj apo një trajner shqiptar?
- Unë nuk do të përgjigjem direkt, por dua të them se futbollistët shqiptarë duan një trajner serioz, fjalëpak e punëshumë. Po qe i tillë, shqiptarët të vlerësojnë, në të kundërt ato të zhvlerësojnë. Mendoj se kështu ka ngjarë edhe me Brigelin. Në fillim ata e kanë vlerësuar, por tani besoj se jo.
- Çfarë mendoni se i mungon kësaj kombëtareje?
- Futbolli ynë ka një mal me mangësi, të cilat vijnë për shumë arsye. Vërtet po punon mjaft mirë presidenti ynë i federatës Armand Duka, por mendoj se stafi i tij është mjaft i dobët. Ai ka nevojë për shokë që të punojnë si ai. Duka ka ndryshuar shumë gjëra, por është i vetëm. Të tjerët janë shumë larg tij.
- A ëndërron Rudi Vata të drejtojë ndonjëherë kombëtaren e Shqipërisë?
- Edhe unë kam planet e mia, idetë e mia. Mendoj se një ditë do të kandidoj për trajner të ekipit kombëtar. E ndjej këtë si obligim, si detyrë. Mendoj se në momentin e duhur do të kandidoj. Unë kam një përvojë të madhe si futbollist. Kam një eksperincë të gjatë dhe të pasur, të grumbulluar nga skuadra të ndryshme ku kam luajtur. Për këtë më ndihmon mjaft edhe njohja e 5 gjuhëve të huaja dhe angazhimi në rolin e një trajneri të specializuar, pas licensës që do të marr në një nga shkollat e njohura të futbollit britanik. Mua më interesojnë njerëzit e punës, njerëzit e sakrificës. Vetëm me këta njerëz dhe me një punë të specializuar kombëtarja jonë mund të arrijë atje, ku e kemi dëshiruar prej vitesh dhe që e presim të gjithë.

Çifti Vata, dhe jeta e tyre private
Rudi Vata është martuar me një skoceze, Anna Frensis (Vata), me të cilën ka edhe dy djem. Njëri quhet Ruan dhe tashmë është 4 vjeç, ndërsa tjetri, Roko, ka lindur para 3 javësh. "Ata të kenë shëndetin,- thotë Vata për dy djemtë. "Dëshira ime është që të merren me sport. Nëse do ta kenë talentin do të bëhen futbollistë. Ata shansin e kanë. Babai i tyre e kërkoi këtë shans nëpërmjet sakrificave të mëdha. Unë do t'i ndihmojë shumë për këtë".
Me gruan e tij, Rudi Vata është njohur në një lokal në kryeqytetin skocez, një natë krishtlindjesh dhe prej asaj kohe s'i janë ndarë njëri-tjetrit, kudo ku ka luajtur ish-kapiteni kuqezi, deri në Japoninë e largët. "Ishte një natë e zakonshme, si gjithë të tjerat, por për mua qëlloi me shumë fat",? thotë Rudi, teksa kujton takimin e parë me gruan e tij. Kur e kishte parë për herë të parë, ai kishte mbetur pa gojë nga flokët dhe zëri i saj, por kur ishin njohur më shumë, kishte mbetur po aq i mrekulluar nga thjeshtësia e saj. Ishte kjo e fundit që ia mori mendjen fare dhe që e bëri t'i kërkonte të martohej me të. Anna Frensis kishte sallonin e vet të bukurisë në Skoci, madje më parë kishte bërë edhe modelen.
Tani çifti Vata jeton në Hamilton, 10 milje larg Gllasgout. Aty është vendosur që në vitin 1992, kur luante për ngjyrat e Sëlltikut. Rudi Vata e konsideron Skocinë si shtëpinë e tij të dytë, ndërsa skocezët një popull tepër të dashur dhe të ngrohtë. Në planet e tij është ndërtimi i një resoranti dhe një salloni të madh bukurie në qytetin skocez ku jeton, të cilin ta administrojë gruaja e tij, Anna Frensis, e cila e ushtron dhe e njeh mjaft mirë këtë profesion.
Po si e kalon kohën Rudi Vata? Edhe pse i ka varë "këpucët në gozhdë", ai thotë se nuk i është larguar futbollit. Veç të marrurit me menaxhim lojtarësh, ish-kapiteni i kombëtares stërvitet pesë herë në javë në një qendër stërvitore në Hamilton. Kjo duket qartë edhe në fizikun e tij, që s'i lë asgjë mangut një futbollisti profesionist në aktivitet. Madje kur e pyet për këtë, ai thotë se është aq i freskët dhe në formë, sa po t'i nevojitet, në kampionatin shqiptar luan edhe 3-4 vjet pa problem, duke bërë diferencën me këdo.

Futbolli shqiptar, në kufij të amatorizmit
Futbollit shqiptar, sipas Rudi Vatës, i mungojnë njerëzit e duhur për ta çuar përpara. "Shqipërisë i mungojnë njerëzit me mentalitet profesionist të punëve. Shumë thonë mungon infrastruktura, por kjo është në dorë të federatës dhe ajo duhet të marrë përgjegjësitë mbi vete. Dikush tjetër thotë se po zihen fushat e futbollit dhe po bëhen pallate, po shteti dhe federata çfarë bëjnë? Ato duhet të gjejnë hapësira të tjera jashtë qyteteve, në periferi të tyre, siç ndodh në të gjithë botën, për të bërë fusha futbolli. Unë jam i mendimit se po nuk iu dha dorë futbollit të moshave, nuk ka për të pasur kurrë kombëtare'" - gjykon ish-kapiteni kuqezi.

Rudi Vata dhe marrëdhënia me politikën
Eshtë përfolur përfshirja e tij në politikë, madje ka pasur zëra që e shikonin edhe si kandidat të LSI-së në Shkodër në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Por vetë Rudi Vata hedh gjithçka poshtë. "Politika nuk më intereson, ose më mirë nuk e bëj dot këtë zanat. Unë e urrej gënjeshtrën, mashtrimin, prandaj s'mund të bëhem politikan. Personalisht kam miq majtas dhe djathtas politikës shqiptare, mes të cilëve veçoj Ilir Metën. Në shpirt jam demokrat, por dua t'i përkas përgjithnjë vetëm futbollit. I respektoj njerëzit që punojnë për të mirën e popullit dhe të Shqipërisë, veti këto që mund t'i gjesh me pikatore te politikanët tanë," - pohon Rudi.


Kjo është një pjesë nga jeta e Rudi Vatës, futbollistit profesionist, i cili la Shqipërinë nën regjimin e urryer dhe despotik të Enver Hoxhës, dhe pastaj u rikthye në vendlindje 11 vjet më vonë për të luajtur futboll, pesë muaj me Tiranën, i shoqëruar edhe nga gruaja e tij tërheqëse skoceze, Anna Frensis, për t'u adhuruar si Bekham dhe Viktoria.
Historia e udhëtimeve të tij rreth botës, nga njëri klub te tjetri, e ka zanafillën në qytetin e verior të lindjes, Shkodër. Rudi flet rrjedhshëm italisht, frengjisht, gjermanisht dhe anglisht, të mësuara gjatë aventurave të tij. Ai e bëri ndarjen me atdheun "përfundimisht", në marsin e vitit 1991, pas një ndeshjeje për kampionatin europian, kundër Francës në "Parc de Prince". "Nuk kishte më shpresë për mua",- thotë Vata mbi vendimin e tij deçiziv. "Në Shqipëri nuk kishte liri. Nuk kishte liri për të luajtur, s'kishte liri për të folur, nuk kishte liri për të zgjedhur se kë libër duhet të lexoje, se cilën muzikë të dëgjoje. Nuk kishte liri për të menduar për veten. Madje, edhe si një sportist i kombëtares, i lejuar të udhëtojë jashtë, unë ndiqesha ngado prej agjentëve të Ministrisë së Brendshme. Ishin ata, të cilët vendosnin, se kur dhe si të stërvitesha, se sa të gjata duhet t'i mbaja flokët, se sa shpesh duhet të rruhesha, se çfarë të haja, se çfarë të pija. Më në fund, unë vendosa të ndahem përfundimisht me këto gjëra. Tre vetë nga ekipi "u zhdukën" 24 orë para ndeshjes. Kur aeroplani ynë u ul në Gjenevë, ata thjesht dolën nga aeroporti dhe thirrën një taksi. Pas ndeshjes edhe unë i thashë lamtumirë kolegëve të mi të ekipit dhe trajnerit. Vrapova jashtë drejt një makine që më priste, siç ishte planifikuar më parë nga një grup disidentësh shqiptarë. Pak orë më vonë, po pija birrë në një shtëpi të sigurtë, rreth 25 milje nga Nanta, me vetëm 250 dollarë amerikanë në xhep. Kisha veshur një T?shirt, tuta sportive, atlete dhe po mbaja një çantë të vogël, që kishte brenda këpucët e mia të futbollit, akoma të përbaltura".
Brenda disa muajve, regjimi i Hoxhës ra dhe Vata nisi të luante për Sëlltikun. Shumë shpejt, ai u njoh dhe me gruan e tij të ardhshme, Ann Fransies, në një klub nate. Pas kësaj, karriera e sportive e çoi atë në Qipro, Gjermani dhe Japoni, duke shtuar një periudhë disamujore në Shqipëri, ku zonja Vata zbuloi se ishte martuar me një ikonë kombëtare. Si lojtari më i pëlqyer i Shqipërisë dhe ish?kapiten i kombëtares, rikthimi i Vatës në atdhe fitoi vëmendjen e publikut në një stil të vërtetë "Bekhamesk". Çifti gjurmohej kudo nga gazetarët, Anna Fransis ftohej të prezantonte ekuivalentët e idhujve të Popit në Shqipëri. Derisa "Mbretëresha e Rudit", njëherë e një kohë stiliste, e gjeti veten në kapakun e çdo reviste. Tashmë 36 vjeç dhe baba i dy djemve, Ruanit dhe Rokut, Vata është i kënaqur që është kthyer sërish në Skoci, ku moti është i ftohtë, por njerëzit të ngrohtë.
Ky pra, Rudi Vata, futbollisti dhe ish-kapiteni më jetëgjatë i kombëtares së Shqipërisë, ishte të mërkurën mik në zyrat e redaksisë së gazetës "Sporti shqiptar", për rrëfyer jetën e tij, aventurat, karrierën sportive, por edhe ambiciet dhe synimet për të ardhmen...
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 17 May 2005 , 19:10

"Pasaporta" e Rudi Vatës

Emri: Rudi
Mbiemri: Vata
Datëlindja: 13 shkurt 1969
Vendlindja: Shkodër
Vendbanimi: Skoci
Gjatësia: 180 cm
Pesha: 82 kg
Debutimi me kombëtaren: 30.05.1990, ndaj Islandës (0-2)
Ndeshja e fundit me kombëtaren: 01.09.2001, ndaj Finlandës (0?2)
Ndeshje të luajtura me kombëtaren: 59 (+12, =12, -35, gol: 53?96, 36 pikë, 30.51%)
Numri që ka mbajtur në fanelë: 5
Gola të shënuar me kombëtaren: 5 gola
Skuadrat me të cilat ka luajtur: Vllaznia (87), Dinamo (88-91), Le Mons (91-92), Sëlltik Gllazgou (92-96), Apollon i Limasolit (96-98 ), Energi Kotbus (98-2002), Ahlen (6 muaj 2002), Tirana (6 muaj 2002), Jakohama (2003), St.Xhonson (2004).
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 17 May 2005 , 19:11

A e dini ju se e kam kushri te largt Rudi Vaten un, nuk tallem.
VLLAZNIA PER GJITHMON

Post Reply