Post
by Edmond-Cela » Wed, 31 Oct 2007 , 00:32
Josa: S’u besoj statistikave, vendos shpirti i gares
Ne prag te ndeshjes se rradhes me Teuten, trajneri i Vllaznise Mirel Josa kuptohet qe eshte perfshire ne “ethet” e saj. 90 minuteshi i sotem eshte shume i rendesishem per te ardhmen e kuqebluve dhe mundesite jane per te dale me tre pike nga ky takim. Sakaq statistikat flasin ne favor te durrsakeve, por drejtuesi i pankines shkodrane nuk ka deshire te flase shume rreth tyre. Madje Josa del hapur kunder ketyre bilanceve e shifrave te fiksuara ne te kaluaren dhe thote se ne nje ndeshje futbolli ai qe vendos eshte shpirti i gares dhe kualitetet e sportisteve. Trajneri i shkodraneve kerkon njekohesisht mobilizim maksimal ne kete pragndeshje nga te tijet e kjo duket qarte edhe ne fjalet e tij per “Sporti Shqiptar” dhene para seances se djeshme stervitore:
-Profesor, sot nje ndeshje shume e rendesishme ne Durres. E konsideroni edhe ju e te tille ate?
-Patjeter qe eshte e tille sepse per te dy skuadrat, fitorja eshte shume e rendesishme ne kete ndeshje. Ne vijme pas nje barazimi me Tiranen dhe fitoreje me Kastriotin dhe ne kete menyre situata ehste pergjithesisht pozitive ne skuader. Njekohesisht kerkojme te ngjitemi edhe ne renditje prandaj nje fitore ne Durres do ishte shume pozitive. Sakaq edhe vete Teuta do te kerkoje te rregulloje pozitat e saj ne renditje dhe sigurisht qe do te kerkojne fitoren por besoj se do te vije ajo skuader qe do gaboje me pak dhe do tregoje shpirt me te larte gare ne fushe.
-Vllaznia nuk fiton ne Durres prej 6 vjetesh e gjysem. çfare do te thote kjo per ju?-
-Asgje. Sepse personalisht nuk i besoj shume ketyre shifrave. Vertete Vllaznia mund te mos kete fituar prej 6 vitesh ne kete stadium por per mua nuk do te thote asgje. Kjo pasi ato ndeshje jane luajtur me te tjere lojtare, sot jane te tjere lojtare ne skuadrat respektive. Ajo qe vendos siç e thashe nuk jane statistikat por menyra si interpretohet loja ne fushe nga futbollistet, çfare shpirti gare paraqesin ne fushe dhe me çfare perkushtimi luajne.
-Luani ndaj Teutes e cila ka nevoje me shume se kurre per pike. Zakonisht skuadra te tilla bejne kthesen pikerisht ndaj Vllaznise. Ia keni friken ketij faktori?
-Secila skuader para çdo kundershtari kerkon piket maksimale, si ndaj Vllaznise ashtu edhe ndaj çdo skuadre tjeter. pergatitjet per ndeshjen behen njelloj ashtu siç i bejme edhe ne perpara çdo kundershtari. Por ajo çfare me shqeteson ne njefare menyre ne kete pragndeshje eshte gjendja e fushes se stadiumit te Durresit qe nga sa kam pare nuk eshte shume e pershtatshme per te zhvilluar nje futboll cilesor prandaj duhet te luajme fort dhe pa asnje kompromis edhe ne kete drejtim.
-Se fundi, gjyqtar do jete Bardhyl Pashaj me te cilin Vllaznia nuk ka kujtime te mira nga sezoni i kaluar.
-Vllaznia vertet mund te kete patur kontestime ndaj ketij gjyqtari si ne ndeshjen ndaj Partizanit ashtu edhe ne Elbasan por besoj se gabimet e bera prej tij nuk kane qene me dashje por njerezore dhe si te tilla nuk ka pse t’in paragjykojme. Duke qene keshtu eshte mire qe ato t’i konsiderojme histori te mbyllura dhe te mendojme per te zhvilluar nje ndeshje dinjitoze ku arbitri te mos jete fare çeshtje ne kete ndeshje.
Gjergj KOLA
-Lici me probleme, mungon vetem A.Beqiri
Ne seancen e djeshme stervitore qe eshte zhvilluar ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ka rene ne sy stervitja e diferencuar e nje grupi te vogel sportistesh kryesisht futbolliste te rinj. Por nder ta ka spikatur edhe Suad Lici si dhe Arsen Beqiri. Ky i fundit dje ka dale ne stervitje por do jete i pamundur per kete ndeshje, mbase edhe me gjate si pasoje e demtimit qe ka ne kofshe. Nderkohe mbrojtesi me shume pervoje Lici eshte demtuar ne tendine ne stervitjes e se henes pas nje kontakti me Telin dhe si rrjedhoje ka lenduar tendinen e kembes se majte. Per kete arsye ai dje ka zhvilluar nje stervitje te lehte me disa vrapime rreth fushes dhe me pas ka hyre i pari ne dhomat e zhveshjes. Megjithate nga sa ka thene vete ai, per ndeshjen e sotme do jete i gatshem per te luajtur, mbase dhe duke sakrifikuar pak vetem e vetem qe t’i sherbeje skuadres e cila eshte para nje prove shume te veshtire ne takimin e sotem.
-Kuqeblute, qe mbreme ne Durres
Ekipi i Vllaznise ka udhetuar qe dje pasdite drejt Durresit per t’u akomoduar ne nje nga hotelet e ketij qyteti. Ne perberje te ekipit kane qene te gjithe futbollistet me perjahstim te Arsen Beqirit qe do mungoje per arsye demtimi ne kete ndeshje. Presidenti Fushaj vazhdon te tregohet shume korrekt ne te gjitha detyrimet ndaj skuadres duke ia plotesuar te gjitha nevojat e saj dhe duke mos ngurruar te shpenzoje per sistemimin e ekipit ne hotelet me luksoze.
Gjergj KOLA
Formacioni i mundshem
Grima, Teli, Lici, Kapaj, Ahi, Delain, Osja, Lika, Kaçi, Nora, Sinani. Tr:M.Josa
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]