Superkupa e Shqiperis Dinamo - Vllaznia

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 18 Aug 2008 , 20:34

Mire jena e????????
Super Ekip ka ba presidenti jone. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 18 Aug 2008 , 21:13

U dite aj muhabet se nuk kishim gja ne terezi.....
Une kam hallin per kampionatin......
Vllaznit Ultras

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 20 Aug 2008 , 04:45

A DINI GJA A KA LUJT SINANI?
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 20 Aug 2008 , 07:59

“Vllaznia e lodhur, ndaj humbi Superkupën”

Mungesa e tij në konferencën e shtypit të pasndeshjes së Superkupës me Dinamon është përkthyer nga shumëkush si një lëkundje e pozitave të tij në krye të kuqebluve. Por Agim Canaj nuk mendon kurrsesi kështu. Për të, mungesa në konferencën e shtypit ka ardhur thjesht për shkak të faktit se askush nuk është kujtuar t’i thotë se kur do të zhvillohej ajo. “Nuk e di pse qenka bërë kaq problem mungesa ime në konferencën për shtyp. Në fakt, nuk kam munguar, por prita sa prita dhe askush nuk erdhi të më thoshte se ishte gati konferenca. Nuk jam larguar shpejt nga stadiumi, përkundrazi, kam qëndruar gati një orë aty, derisa kam përcjellë ekipin drejt Shkodrës, ngaqë unë qëndrova në Tiranë, pranë familjes,” ka thënë ai. Me këto fjalë trajneri i Vllaznisë ka shpjeguar se nuk ndihet aspak i rrezikuar në punën e tij, ndryshe nga sa mund të jetë aluduar ditët e fundit në media. Ndërkohë, i pyetur në lidhje me humbjen e Superkupës, Canaj në njëfarë mënyre e quan të justifikueshme një humbje të tillë. “Ne kemi dy javë që kemi kërkuar të shtyhet kjo ndeshje, sepse normalisht luanim në Kupën UEFA, një eveniment më i rëndësishëm, dhe nuk kishim kohë të mendonim për Superkupën. Zhvillimi i saj do të thotë se nuk është bërë në kushte të barabarta, pasi skuadra ime vinte e lodhur nga ndeshja e para dy ditëve me një skuadër të Serisë A, ndërkohë që kundërshtari vinte tepër i obliguar për ta fituar atë. Përpos kësaj, kemi pasur në skuadër 4 5 lojtarë me trauma, si Kaçi, Osja, Belisha, Bashiç, Sukaj me dorë të lënduar, të cilët më kërkonin ndërrim. Po ashtu, nuk ishte i gatshëm as Sinani dhe as sulmuesi çek, që do të thotë se kishim shumë pak forca në dispozicion. Megjithatë, ne e respektuam këtë ndeshje, duke aktivizuar formacionin më të mirë të mundshëm. Kuptohet që nuk jam aspak i kënaqur me lojën e zhvilluar, madje ajo mund të ketë qenë ndër më të dobëtat e kohëve të fundit, por shkaqet i thashë më lart pse ndodhi kështu. Nëse Vllaznia humbi Superkupën, fajin unë ia vë federatës, që nuk denjoi ta shtynte këtë ndeshje për një kohë tjetër,” ka thënë ai. Megjithatë, tashmë çdo gjë ka mbetur pas. Kampionati, evenimenti më i rëndësishëm, është në prag dhe duhen bërë planet për të. Agim Canaj e ka të qartë se nuk do ta ketë të lehtë, pasi që në start i duhet të ndeshet me Tiranën. Këtë javë do t’i duhet të përballet me largimin përfundimtar të treshes Sukaj Teli Lika dhe pritjen për të ardhur lojtarë të tjerë. Ka ardhur Dhëmbi. Për të është kënaqësi, sepse ia njeh mirë aftësitë, prandaj shton: “Dhëmbi është një lojtar që më pëlqen shumë dhe besoj se do të na bëjë punë. E rëndësishme është të përshtatet sa më shpejt me skuadrën, sepse nuk kemi shumë kohë në dispozicion, por besoj se kanë për të shkuar mirë punët. Për më tepër, ne presim që të vijë edhe ndonjë lojtar tjetër që do të na plotësojë organikën.” Në këtë mënyrë, tashmë të gjithë kanë filluar të mendojnë për Tiranën. Më shumë se të gjithë Canaj, njeriu që duhet të punojë më shumë se të tjerët për të ndërtuar një formacion fitues, për të ndërtuar taktikën e duhur për ta fituar këtë ndeshje. “Objektivi ynë është ta fillojmë mirë kampionatin, kjo do të jetë shumë e rëndësishme për ne, sepse nëse ndodh kështu, edhe ndonjë problem që mund të jetë në skuadër, do rregullohet rrugës,” - përfundon trajneri Canaj.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 07 Sep 2008 , 11:10

urime dinamos
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 08 Sep 2008 , 17:33

jam ken ne shkoder kur kan lujt per fat te keq vinte edhe mbas humbjes me napolin e tan shkodrant fillunen me sha e me bertit por kyt gja kena te keqe se pendohemi shpejt e shkojm prap ne stadium.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 08 Sep 2008 , 17:43

GOLDIAN wrote:urime dinamos
DINAMO= EUROLLOTO= TURPI i SHQIPRIS

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 08 Sep 2008 , 17:55

Man in Redblue wrote:
GOLDIAN wrote:urime dinamos
DINAMO= EUROLLOTO= TURPI i SHQIPRIS
o dinamo cna korite
kete vit ne champions lig
shuma te medha eurosh cite e prite
edhe kompanive te basteve je ba si shtrig
i perjashtuar

Post Reply