Post
by vllaznia1919 » Wed, 25 Jan 2006 , 14:57
Rrezohet pankina e Demollarit
Skuadra bardhekaltert eshte ne “rendin e dites” te qytetareve te Peqinit, te cilet nuk eshte e teper te thuhet se nje pjese te halleve e ndajne me te. Ndaj perballe paraqitjes shqetesuese, ajo eshte bere objekt i diskutimeve te shumta, sidomos pas dy humbjeve te pesuara ne startin e gjysmes se dyte te kampionatit, me Partizanin e Tiranen. Keto humbje bene qe Shkumbini te zhvendoset ne vendin e nente, pozicion qe e largon ate nga kategoria superiore. Ka qene dhe kjo arsyeja qe tifozeria peqinase ka pritur me mjaft interes zhvillimet e fundit dhe masat e drejtuesve te skuadres, per ta nxjerre ate nga udhekryqi ku eshte futur.
Largimi i teknikut
Nese pak dite me pare ishin hedhur dyshime qe megjithate zyrtarisht nuk pohonin, si largimin, ashtu dhe rikonfirmimin e Sulejman Demollarit ne krye te pankines se Shkumbinit, tashme gjithcka eshte e qarte. Demollari nuk do te jete me ne drejtimin e skuadres peqinase. Largimi i tij nga pankina peqinase, te marten pasdite, nuk eshte shoqeruar me bujen e madhe, sic ka ngjare per 10 raste te tilla sidomos gjate viteve te fundit.
Pas zhgenjimit qe pesuan peqinasit nga ajo paraqitje mjaft e dobet qe beri Shkumbini nen drejtimin e Ferkos, menjehere u bene levizje, per te bere te mundur ndryshimin e gjendjes, qe kishte pllakosur futbollin peqinas. Dhe shenjat e para u duk se po sillnin nje fryme te re drejtuese, kur ne pankinen e Shkumbinit, u ul nje emer i njohur i futbollit shqiptar, si Sulejman Demollari. Per te fituar kohe, ai iu pervesh punes per te arritur dicka ne permiresimin e situates. Nderkohe, fitorja me Partizanin ne Peqin dhe barazimi me Tiranen ne “Selman Stermasi” krijuan idene se tek Shkumbini po permbysej gjithcka e keqe, jo vetem ne rezultate, por me shume ne ate qe skuadres po i rikthehet besimi ne nje vazhdimesi pozitive ne ndeshjet e ardhshme. Barazimi me Vllaznine dhe fitorja me Besen ne Peqin e lehtesuan emocionalisht Demollarin, per barren e rende qe kishte marre persiper. U duk se gjerat do te vazhdonin per mire, megjithese skuadra manifestonte nje pergatitje jo ne nivelin e duhur fizik e taktik. Gjithsesi, tifozeria peqinase e cila e ka kthyer futbollin ne ushqim te perditshem kishte kerkesa maksimale dhe nuk mund te pajtohej me nje gjendje te tille te skuadres. Humbjet shokuese nxorren ne plan te pare domosdoshmerine e ndryshimit dhe kjo ne radhe te pare ne pankine.
Humbja me Tiranen qe tronditi
Humbja qe i shkaktuan bardheblute Shkumbinit shkaterroi gjithcka, sepse skuadra peqinase kaloi ne vendin e parafundit. Interpretimet rreth kesaj situate jane te shumta dhe nga me te ndryshmet, por me teper se gjithcka, pikepyetjet dhe akuzat me te medha te opinionit sportiv, perfshi ketu edhe te specialisteve, u ngriten ndaj trajnerit. Demollari u “akuzua” se nuk po e justifikonte aspak besimin qe i dha Shkumbini, per ta drejtuar ne realizimin e objektivit te mbijeteses. Pakenaqesite kane shkuar deri aty sa ta paraqitnin pranine e tij ne pankinen peqinase si te panevojshme! Keshtu, ne opinionin sportiv peqinas qarkullojne mendime per nje mungese te disiplines ne skuader, per moszhvillimin e nje stervitje intensive te domosdoshme per te perballuar 90 minuteshin e nje ndeshje. “Eshte larguar per mungese rezultatesh e te nje disipline rigoroze ne skuader”, shprehet sekretari i Shkumbinit, Astrit Isaj. “Situata e krijuar, nderpreu natyrshem punen e Demollarit ne vazhdimesine e saj”.
Largime te tjera te Shkumbini
Largimi i teknikut Demollari eshte shoqeruar edhe me largime te disa futbollisteve te tjere si Taci, Maho dhe i ardhuri i fundit Kruja. Sipas drejtuesve te Shkumbinit, ata nuk po e justifikonin besimin qe u dha kjo skuader. Pakenaqesite ndaj tyre, por edhe te tjereve te larguar me pare, shkuan deri atje sa perpara nje niveli aspak te diferences se shfaqur me elemente te tjere, u quajten te panevojshem per te qendruar me gjate ne perberje te Shkumbinit.
Gjetja e trajnerit te ri
Ne situaten me te re te krijuar tek Shkumbini, pas largimit te trajnerit Sulejman Demollari, ajo qe bie ne sy eshte domosdoshmeria e gjetjes se njeriut te duhur qe te mos thellohet me tej gropa e madhe e rrezikut te renies. Ne ambientet sportive te Peqinit diskutohen emra te ndryshem. Nga me te lakuarit eshte Astrit Sejdini, qe e ka drejtuar edhe me pare kete skuader. Megjithese asgje nuk eshte percaktuar ende, zgjedhja e re duhet te jete e matur dhe studiuar mire, pasi duhet shume pune per te bere qe skuadra peqinase te dale nga gjendja kritike ne te cilen ndodhet. Shkumbini nuk ka me kohe per eksperimente.