
Presidenti amerikan Goerge Bush ka firmosur aktin e futjes se Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Ne nje ceremoni te zhvilluar ne Shtepine e Bardhe ne pranine e sekretarit te pergjithshem te NATO-s dhe ambasadoreve te Tiranes dhe Zagrebit, ka nenshkruar protokollin per futjen e te dy vendeve ballkanike ne Aleancen e Atlantikut.
Presidenti Bush e ka cilesuar kete akt si shume te rendesishem dhe historik per Shtetet e Bashkuara dhe ka ritheksuar edhe njehere mbeshtetjen e Uashingtonit per te dy vendet tona duke u bashkuar me aspiratat e te dy popujve per integrim.
Pjese nga fjala e presidentit Bush gjate ceremonise:
"Ky eshte nje moment special dhe historik… Amerika deklaron mbeshtetjen per hyrjen e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO.
Me ceremonine e sotme, ne festojme perpjekjet e dy vendeve me demokraci te re per te marre pergjegjesi te reja ne kohen e terrorizmit dhe ne kohen e luftes... Ne po hedhim nje hap te madh perpara ne mikepritjen e popullit te Shqiperise dhe Kroacise ne aleancen me te madhe te lirise ne bote.
SHBA eshte krenare qe ka mbeshtetur aspiratat e ketyre dy vendeve per tu futur ne NATO qe ne fillim. Laura dhe une kujtojme viziten tone ne Tirane dhe Zagreb, ku u takuam me njerez qe po i tregojne botes potencialin dhe premtimin per lirine njerezore. Qytetaret e Shqiperise dhe Kroacise kane mirepritur te luftojne per te ndertuar marredhenie paqesore me fqinjet e tyre dhe kane ndihmuar demokraci te reja te shkojne drejt lirise se shoqerise. Popujte e te dy vendeve po ndihmojne ne cuarjen e botes me prane nje triumfi historik: Nje Evrope te pandare, nje Evrope te lire, nje Evrope ne paqe.
Ftesa per bashkimin ne NATO eshte nje njohje per reformat e veshtira qe keto dy vende kane ndermarre ne kuader te prosperitetit dhe paqes. Ne kembim NATO ofron siguri dhe stabilitet. SHBA dhe aleatet tane ne NATO do te qendrojne te bashkuar ne mbrojtjen e anetareve te tyre. Kur Shqiperia dhe Kroacia do te bashkohen zyrtarisht me NATO-n, populli i tyre duhet te dije: Nese ndonje vend kercenon sigurine e tyre, cdo anetare i aleances sone do te jete ne krahe.
Por rruga e reformave nuk pefundon me bashkimin ne NATO. Cdo anetar i aleances ka pergjegjesine te perkrahe, promovoje dhe mbroje ceshtjet e demokracise. Kam besim se Shqiperia dhe Kroacia do te rrisin perpjekjet per te forcuar institutet demokratike dhe sistemin e tregut te lire.
Futja e Shqiperia dhe Kroacise ne NATO eshte nje moment historik edhe per Ballkanin. Ne nje hapesire prej dhjete vjetesh, keto dy vende kane transfomuar veten e tyre nga vende te shkaterruara nga lufta ne kontribues te paqes nderkombetare dhe sigurise. Amerika shikon perpara dhe shpreson ne futjen ne NATO te te gjitha vendeve ballkanike, perfshire ketu edhe Maqedonine".
Sekretari i pergjithshem i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer gjate ceremonise se firmosjes se protokollit te anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO nga presidenti amerikan Bush, ka deklaruar se ky akt I con keto dy vende me prane Aleances.
Pjese nga fjala e Scheffer gjate ceremonise:
"Rreth 60 vite me pare kur u formos marreveshja per krijimin e NATO-s pikerisht ketu ne kete vend, nje nga delegatet shprehu shpresen se aleanca do te vinte gjithnje ne rritje. Ceremonia e sotme eshte nje prove reale qe eshte kjo eshte realizuar.
Me Shqiperine dhe Kroacine, dy demokraci te tjera do te futen ne familjen tone transatlantike. Ajo qe filloi me 12 shtete do te rritet se shpejti ne 28…
Sot ne jemi deshmitare te ratifikimit te protokollit te hyrjes se dy vendeve ne aleance. Kjo i jep nje rol shume te rendesishem politik dhe ushtarak ketyre vendeve ne aleancen tone. Ky eshte momenti me i rendesishem. Tani jemi nje hap me afer pranimit ne Aleance te Shqiperise dhe Kroacise, dy vende qe kane treguar, me flale dhe me vepra, se ata kane deshiren dhe jane te afte te marrin pergjegjesine e anetarit te NATO-s.
Kjo futje do te jete nje lehtesim per NATO-n, qe do te forcoje perpjekjet tona te perbashketa per te ruajtur dhe promovuar sigurine dhe stabilitetin… Te dy vendet kane qene shembull per te tjeret dhe ne do te kurajojme dhe mbeshtesim te gjithe ata qe kane te njejtin qellim".