

Nrradh te dyte, ky lajm asht me tkap gazi e jo me u ba me nerva: po ku ka nenshtetesi cecene??? Cecenia nuk asht vend i pavarun, ska kombetare etj. Sic e tha V1919 mund te jete nai cop leter per respekt,
Per ma shume info lajmi ma poshte:
28-vjeçari trajtohet si një “mbret” në Grozni, pasi adhuruesi e tifozi i tij më i madh është vetë presidenti i klubit. “Mezi pret që unë të rinovoj kontratën me Terekun, - është shprehur Lika për “Ora Sport”. Presidenti i Terek Groznit është një njeri shumë besimtar, dhe duke parë se Lika shkon shpesh për të kryer ritualet fetare në xhami, kanë krijuar edhe një “feeling” që kalon përmasat president-futbollist. Më parë, presidenti i Terekut i dhuroi një makinë “Land Kruizer” Likës, një dhuratë me vlerë 110 mijë dollarë.
“E vlerëson shumë anën fetare. Më trajton në mënyrë speciale, dhe nga ana financiare jam shumë i kënaqur. Përveç makinës ‘Land Rover’, presidenti më ka blerë edhe një shtëpi”, - shton Lika. Ilioni, që tashmë edhe ai është mësuar me emrin Iljaz, jeton në një qytet rus dhe në Grozni shkon me një avion special çarter për ndeshje.
“Nuk e di si ia kam fituar zemrën, ndoshta nga paraqitjet e mia të mira, por bashkë me presidentin kam kaluar pushime të mrekullueshme ne Dubai e Mekë. Në shënjë vlerësimi do të më japë edhe pasaportën çeçene, pasi për të luajtur me Kombëtaren ruse, as që bëhet fjalë, pasi edhe sikur të më ftonin nuk ka asnjë mundësi teorike pasi kam zhvilluar ndeshje me Shqipërinë”.
Terek Grozni me 35 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje u rendit në vendin e 10-të me 3 midis 16 skuadrave (Rubin, kampion me 60 pikë). 28-vjecari është rikthyer në Shqipëri, pas përfundimit të kampionatit rus dhe po stërvitet te Tirana.