Post
by fpjalmi » Wed, 14 Jan 2009 , 01:28
Vllaznia/Merr fund pozitivisht telenovela e merkatos
Fushaj e bind Beqirin
të qëndrojë në Shkodër
Mbrojtësi, zyrtarisht edhe për 1 vit lojtar i kuqebluve
Merr fund ankthi i
Vllaznisë për të
ardhmen e mbrojtësit
Elvin Beqiri. Deri para
ditës së djeshme nuk dihej
nëse futbollisti i kombëtares
kuqezi do të vijonte të luante
me kuqeblutë, apo do të gjente
ndonjë destinacion tjetër, jashtë
Shqipërisë. Të hënën në
mesditë, presidenti i Vllaznisë,
Valter Fushaj, ka arritur
akordin me futbollistin
në fjalë dhe ka konfirmuar
rinovimin e kontratës së Beqirit
edhe për 1 vit.
Marrëveshja
Drejtuesit e Vllaznisë kanë
bërë të mundur që të përmbushin
një tjetër afrim pranë
klubit të tyre. Elvin Beqiri ka
qenë pika e vetme e diskutueshme
përsa i përket
lojtarëve aktualë të ekipit
skuadrës. Mbrojtësi i përfaqësues
sonë e kishte përfunduar
kontratën me Vllazninë,
prandaj ishte në
pritje të rinovimit të saj. Mirëpo,
shkodrani 28-vjeçar ishte
njëherësh edhe në pritje të
ofertave nga klube të huaja,
pasi siç dihet synimi është që
të vazhdojë karrierën jashtë
Shqipërisë. Presidenca shkodrane
ka bërë të pamundurën
për të pasur edhe për një vit
ndihmesën e lojtarit në fjalë.
Vetëm dje, bisedimet mes
presidentit Fushaj dhe
mbrojtësit Beqiri kanë marrë
trajtën përfundimtare. Beqiri
edhe për një vit do të jetë lojtar
i ekipit kuqeblu. Por mësohet
se në këtë kontratë lojtari e ka
të hapur sërish rrugën drejt
perëndimit. Kjo ndoshta ka
qenë klauzola më e diskutueshme
mes lojtarit dhe drejtuesve
të klubit.
Beqiri
“Jam i kënaqur me atë që
më ka ofruar presidenti
Fushaj në aspektin financiar.
Kjo më ka bërë të pranoj
që të jem edhe për një vit
pjesë e këtij ekipi. E përveç
kësaj, jam i kënaqur edhe me
faktin që bashkë me presidentin
Fushaj kemi gjetur
mirëkuptimin, përsa i përket
lënies sime të lirë, në rastin e
një oferte shumë serioze nga
jashtë”, - është shprehur vetë
Beqiri. Gjetja e akordit me futbollistin,
natyrshëm që ka
qetësuar edhe drejtuesit e
pankinës shkodrane, të cilët
tanimë mendojnë vetëm për
përforcime. Që dje pasdreke,
tekniku Canaj ka vijuar
punën e tij, duke pasur edhe
mbrojtësin. Pavarësisht se
Beqiri mësohet të ketë pasur
oferta nga Turqia, por edhe
nga ekipe të Superiores, ai ka
kërkuar që këtë sezon të
vazhdojë punën e frytshme
me kuqeblutë dhe në fund të
këtij sezoni të marrë pikërisht
atë që ka arritur në vitin
2001, fitimin e titullit kampion
me këtë skuadër. Deri
tani ekipi shkodran ka siguruar
dy repartet decizive, siç
janë mbrojtja dhe sulmi. Tani
pritet që afrime të ketë edhe
në repartin e mesfushës.
Mbajtja në skuadër e Beqirit,
rikthimi i Sukajt, por edhe
lojtarë të tjerë që janë në
provë te kuqeblutë, duken
investime serioze dhe tregojnë
qëllimin e vetëm të
presidentit Fushaj, për ta
rikthyer titullin e kampionit
në Shkodër, trofe që mungon
që nga sezoni 2000-2001.
Rivaliteti
Sidoqoftë, në arritjen e këtij
synimi, Vllaznia duket se do
të ketë rivalitetin e Dinamos,
mjaft të përforcuar në merkaton
e janarit, por edhe të Tiranës,
e ndërtuar me lojtarë
të spikatur të kampionatit
shqiptar që në fillim të këtij
edicioni. Vllaznia kryeson
renditjen e kampionatit, e
ndjekur me katër pikë më pak
nga Tirana, ndërsa në vendin
e tretë është Dinamo, me
5 pikë më pak se kuqeblutë.