Post
by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 20:38
Vllaznia, jashte Sukaj-Boadu
25 Prill Dy futbollistet me probleme. Dhembi dhe Planticc I zevendesojne respektvisht ne sulm dhe mesfushe
Kuqeblutë pritet të zbresin në fushën e lojës këtë të shtunë përballë Besës së Kavajës me ndryshime në formacionin e parë. Dhe në një farë mënyre, “era” e këtyre ndryshimeve në përbërjen e formacionit të parë në radhët e Vllaznisë është vënë re që në fillim të javës, ku në fokusin e diskutimeve u përfshi jo pak korçari Paulin Dhëmbi, një lojtar plot kualitet dhe me peshë jo të vogël në kampionatin shqiptar, i cili për javë të tëra qëndronte larg fushës së lojës. Por përpos Dhëmbit, në fushë pritet të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje edhe kroati Mirko Plantiç edhe ky jo pak i lakuar për vlerat e tij, por që edhe pse e filloi me mjaft vrull debutimin e tij në ndeshjet e para të 2009-ës, me pas filloi tërheqja nga stoli, duke u bërë një kontigjent i përhershëm i këtij reparti. Prania e këtyre dy futbollistëve në fushën e lojës nga minuta e parë, pritet të jetë në vendin e sulmuesit Xhevahir Sukaj dhe të mesfushorit Xhejms Boadu. Në fakt, nisur nga problemet shëndetësore që kjo dyshe ka shfaqur në ditët e kësaj jave, i pari me gjendje të rëndë gripale dhe i dyti me një dëmtim në mesjavë gjatë seancave stervitore, duket se janë ndërrime të detyruara, por e parë në një sy më të hollë, apo duke iu referuar edhe komenteve të specialistëve shkodranë, këto lëvizje ishin të domosdoshme të bëheshin. Ne veçanti, ky konkluzion më tepër është evident për Paulin Dhëmbin, i cili jo vetëm nga specialistët jashtë klubit, por edhe ato të brendshmit, përfshirë edhe pjesëtarë të stafit teknik është quajtur i domosdoshëm për të qënë në fushën e lojës.
Seanca - Në ndryshim nga ditët e tjera, kur kuqeblutë kanë frekuentuar fushën sportive të Shtojit, pak kilometra larg qytetit në drejtim të Koplikut, seanca e djeshme stervitore është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, gjë për të cilën ka kënaqur edhe vetë pjesëtarët e skuadrës kuqeblu. Sepse siç shprehen vetë ato, ndryshimet e terreneve janë shume te ndjeshme. Javët e fundit, një gjë e tillë ka filluar të aplikohet pak si shpesh dhe ndër të tjera, kjo lidhet edhe me vetë kërkesën e stafit teknik pranë drejtuesve të klubit, për të pasur një komoditet më shumë në drejtim të përgatitjeve, tani që përgjegjësia është shtuar edhe më shumë, pasi po i vjen fundi sezonit dhe skuadra duhet të ketë kushtet e duhura stervitore, për të qënë sa më e aftë në fushën e lojës, në realizimin e objektivave të saj. Ajo që ka tërhequr vemendjen më shumë në këtë seancë ka qënë sërish mungesa e sulmuesit Xhevahir Sukaj, që sipas deklaratave te tij, duhej të ishte patjetër në stervitje, as dje nuk ka qene prezent se bashku me grupin. Lajmet nga infermieria bëjnë të ditur, se nuk eshte i keshillueshem nxitimi në daljen përpara kohe të Sukajt nga regjimi iI terapisë kunder gjendjes gripale, qe eshte shoqëruar me temperature të. Nëse deri ditën e djeshme shpresohej, tani duket se çdo gje ka marrë fund, për mundësinë e aktivizimit të tij në përballjen Vllaznia - Besa. Gjasat më të mëdha, siç është komentuar edhe në ditët paraardhëse janë, që Vllaznia të zbresë në fushë me dyshen sulmuese Sinani - Dhëmbi, dyshe kjo që në pjesën e parë të kampionatit, jo vetëm që funksionoi mjaft mirë, duke realizuar që të dy sëbashku numrin më të madhë të golave të të gjithë kampionatit, por edhe me lojën cilësore të pjesëtarëve të tjerë të formacionit, e çuan Vllazninë deri në plus 7 pikë diferencë me ndjekësen më të afërt Tirana. Kësisoj, me rikthimin sërishmi të kësaj dyshe, pritet të rikthehet në të njëjtën kohë edhe forca reale e Vllaznisë, ku sinjali më i parë është sfida e nesërme me kavajasit e Besës. Një formulë e tillë sulmuese e Vllaznisë është aplikuar edhe dje, kur Haxhiosmanoviç, si zakonisht në fund të seancave të tij, teston skuadrën me një ndeshje kontrolli. Me sa shikohet, krahas Dhëmbit, po aq i sigurte ehte aktivizimi i Plantiç, i cili u aktivizua në krahun e djathtë të mesfushës, në vend të ganezit Xhejms Boadu, i cili pasi ka bërë fillimisht disa ushtrime individuale, në monentin e zhvillimit të ndeshjes së kontrollit është larguar nga fusha për në dhomat e zhveshjes. Edhe pse ka edhe një seancë stervitore në dispozicion, të cilën do ta zhvillojë sot sërish në stadiumin “Loro Borici”, Haxhiosmanoviç duket se ka planifikuar të nxjerrë në fushë këtë formacion: Grimën në portë, Smajlin, Beqirin, Bashiç, dhe Licin në mbrojtje, Plantiç, Nallbani, Belisha dhe Shtupina në mesfushë dhe Dhëmbi me Sinanin në vijën e parë sulmuese.