Tirana _Vllaznia kthimi i Kupes se Shqipnise

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Sat, 25 Apr 2009 , 22:57

skodrinon shkruan

sa nacionalist asht halili. nuk i don hiç t'hujt..... :roll: :roll:

___________________________________________________

nuk ka faj i shkreti se e miri nji dhurate vjet kur e qume tiranen ne ferr

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by futbollist » Sat, 25 Apr 2009 , 23:54

Kam frige se tapo na e cojne cmimin e hymjes ne stadium se i ka hi friga se do ja mushim stadiumin me tifozat tone :lol: :lol:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Miri » Sun, 26 Apr 2009 , 07:02

Ndeshja eshte shume veshtir te Transmetohet gjithesesi do mundohem ku s`shkon ma per me ba lidhjen.

Sukubina
Tifoz
Tifoz
Posts: 51
Joined: Sun, 23 Nov 2008 , 19:24
Location: Sukubine - Ulqin

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Sukubina » Sun, 26 Apr 2009 , 16:00

Nje ne vargune e ndeshjeve shume te rendesishme.
Kalimi me sukses i kesaj ndeshje mban ne vehte 3 elemente:
1. Finalen e kupes, me mundesi shume reale qe edhe te fitohet
2. Presionin mbi Tiranen deri ne fund te kampioantit (per Tiranen Vllaznia do behet mace e zeze, duke filluar nga kupa e vjetshme)
3. Presionin mbi Shkumbimin, pasi ato nuk do te luajne edhe aq rende ne ndeshjen e se shtunes per kampionat (pasi mendoj se Shkumbini do kaloj ne finale, dhe ne kete rastishalla edhe kalon.

Pra ne kete ndeshje rol te madh do kete trajneri. Sa do te arrije qe te lehtesoj psikologjikisht lojtaret, sa do ju ule emocionet e teperta ne menyre qe ato te japin me te miren ne fushe. Une shpresoj tek ky trajner ne kete drejtim duke u bazuar ne ndeshjen e finales se kupes se vitit te kaluar ku Vllaznia beri nje nder ndeshjet me te mira ta saja ne keto vitet e fundit.

Sa i perket formacionet, shpresoj qe do hedh ne fushe keto lojtare;
Grima
Smajli
Beqiri
Bashiq
Belisha (si mbrojtes i majte)
Nallbani
Plantic (Boadu) me perparsi Plantiq
Shtupina
Dhembi (me rol pas dy sulmuesve)
Sukaj
Sinani

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by GOLDIAN » Sun, 26 Apr 2009 , 17:36

edhe une mendoj si sukubina
te merkuren do shohim vlerat e verteta te dedes si trajner
i perjashtuar

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by sportist_shkodran » Mon, 27 Apr 2009 , 01:07

As nuk e diskutoj fitoren e Vllaznis ket neshje, por tan frigen e kam te albitrimi qe mund te jen i pregaditun ma perpara.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 02:39

a dihet gja a asht gjet hala albitri i huaj

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Skodrinon » Mon, 27 Apr 2009 , 19:40

Vllaznia/ Kapiteni, i bindur se kuqeblutë kalojnë në finale
Pas dygolëshit, Sinani do “kokën” e Tiranës
Sulmuesi: Do të kualifikohemi, për t’ua shpërblyer tifozëve


Kapiteni i Vllaznisë, Vioresin Sinani, pas dy golave për kampionat kundër Besës, tashmë do “kokën” e Tiranës
të mërkurën, në ndeshjen e kthimit për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Në Shkodër ethet e ndeshjes me
Tiranën kanë filluar të ndjehen shpejt, sepse kjo sfidë shikohet gjithashtu, si një sinjal i qartë përsa i përket
ecurisë në kampionat. Duke u treguar realist në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, sulmuesi kuqeblu nuk shikon të favorizuar në këtë sfidë, duke pohuar se shanset janë të barabarta.

Gjithsesi, njeriu gol i shkodranëve, që më parë ka luajtur edhe për bardheblutë, ka bindjen se këtë herë Vllaznia
do të tregojë fytyrën e vërtetë.
“Mendoj se është një takim i hapur për të dyja ekipet, por unë kam besim të plotë që ne do të mund të bëjmë më të mirën në Tiranë. Ekipi jonë ka një brumë shumë të mirë lojtarësh, me mjaft eksperiencë.
Besoj se do të fitoj përvoja jonë këtë herë, - thekson Sinani. - Në këtë moment ajo që ka më shumë rëndësi është
se të gjithë lojtarët janë në një gjendje optimale. Natyrisht, jemi të ndërgjegjshëm që nuk do të jetë aspak e lehtë. Këtë e dinë të gjithë, sepse përballë kemi Tiranën, por unë jam i bindur që do të dimë të tregojmë më të mirën, për t’u kualifikuar në finale. I kemi forcat për të shkuar atje. Me këtë ne do të mund të shpërblejmë edhe tifozët tanë, që na kanë mbështetur dhe do të jenë të mërkurën në Tiranë, për të gëzuar.”


Vlerësimi dhe golat
Duke qenë një ish-sulmues i 23 herë kampionëve të Shqipërisë, Sinani kërkon të flasë për këtë ekip.
“E vlerësoj maksimalisht Tiranën, -thotë ai. - Pavarësisht emrave që mund të ketë në përbërje të
saj, këtë ekip e karakterizon një grintë dhe një shpirt i lartë gare, që nga fillimi e deri në fund të çdo ndeshjeje. Prandaj, këtu ne duhet të bëjmë shumë kujdes.”


Numri 9 i Vllaznisë shënoi dy nga tre golat në fitoren me Besën të shtunën dhe kjo jep një shpresë për tifozerinë shkodrane, se ai do të vazhdojë me këtë rritëm. Megjithatë, Sinani është modest.
“Çdo lojtar, natyrshëm që e ndjen shumë sadisfaksionin kur shënon, pavarësisht se kujt ekipi. Pra,
si të thuash goli mbetet gol, pavarësisht rëndësisë së takimit. Mua nuk më shqetëson asgjë tjetër, veç të shënoj
sa më shumë gola në dobi të ekipit. Përsa i përket aspektit personal, e kam thënë edhe më parë që nëse nuk shënoj,
nuk përbën shqetësim, gjithnjë kur ekipi fiton. Nisur edhe nga specifika e Kupës, në Tiranë është shumë e
rëndësishme që të shënojmë një gol. Se kush do ta realizojë, për mua ka shumë pak rëndësi. Unë shpresoj që ta
mbyllim me sukses këtë takim, ku natyrshëm të shënojmë, por nga ana tjetër, të jemi të kujdesshëm për të
mos pësuar. Gëzimi më i madh për mua do të jetë, nëse ne do ta çojmë topin në rrejtën e Nallbanit”,

deklaron kapiteni i kuqebluve, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola.

Kampionati
Pas kalimit të Besës, për shkodranët tashmë mbeten edhe katër javë “ferri”. Këtë të shtunë Vllaznia ka një
transfertë shumë të vështirë me Shkumbinin.
“Mendja jonë punon vetëm te ndeshja e së mërkurës me Tiranën, - pohon golashënuesi Vioresin Sinani.- Ta mbyllim mirë këtë takim, pastaj do të mendojmë për Shkumbinin. Unë jam i mendimit se në këtë kampionat, ne do të jemi deri në fund në luftë për titull. Për këtë kam shumë besim, sepse në ndeshjen e
fundit me Tiranën, le të fitojë më i miri. Kampionati është futur me të vërtetë në një fazë shumë interesante”

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Skodrinon » Mon, 27 Apr 2009 , 19:46

Stërvitja

Pas ndeshjes me Besën, dje ekipi shkodran e ka bërë pushim, ndërkohë që sot do t’u rikthehet përgatitjeve në
prag të sfidës me Tiranën. Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç, duke filluar nga sot, do t’i kushtojë më shumë vëmendje përgatitjes së formacionit, sesa aspekteve të tjera. Vetë koha e shkurtër deri ditën e ndeshjes,
nuk i lejon malazezit të bëjë një stërvitje të fortë.

MOTIVIMI
Presidenca po përgatit një premio speciale


Drejtuesit e klubit shkodran po mendojnë të motivojnë ekipin në aspektin financiar, me një premio ekstra për ndeshjen e Kupës me Tiranën. Nga sa mësohet, pritet që në rast kualifikimi të kuqebluve, të shpërndahet një shpërblim special për lojtarët. Shuma që do të vërë në dispozicion presidenti Valter Fushaj, ende nuk bëhet e ditur, por burime pranë tij, konfirmojnë se ajo do të jetë e madhe. Mbështetja e klubit është një tjetër shtysë për të motivuar më shumë ekipin në këtë sfidë vendimtare. Lojtarët kuqeblu do të mundohen për më të mirën, sepse objektivat për këtë sezon janë të larta, teksa pretendohen të dy trofetë. Rezultatet pozitive këtë sezon, në bazë të kontratave që kanë nënshkruar lojtarët, janë shoqëruar me përfitime ekstra për ta.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Skodrinon » Mon, 27 Apr 2009 , 19:48

Tifozët, të shumtë në “Qemal Stafa”

Pavarësisht se tifozët shkodranë, për nga numri dhe mbështetja që i bëjnë ekipit mban rekordin në Superligë,
përsëri drejtuesit e klubit kanë kërkuar që të mërkurën të jenë sa më të shumtë në Tiranë. Mësohet se
dëshira për të mbështetur ekipin në këtë sfidë është e madhe dhe ultrasit kuqeblu kanë nisur përgatitjet
e tyre, për të paraqitur një dekor sa më të bukur në stadiumin “Qemal Stafa”.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Skodrinon » Mon, 27 Apr 2009 , 20:08

Tirana/ Mesfushori premton spektakël me shkodranët
Misioni i fundit i Agollit: Eliminoj Vllazninë dhe iki
“Dua ta mbyll me gol dhe fitore. Kthehem në maj për festën”


Tirana fitoi të sh tunën ndaj Teutës me rezultatin e thellë 4-1 dhe padyshim një kontribut të madh në këtë trepikësh
të rëndësishëm dha mesfushori Ansi Agolli, i cili ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë për të dyja ekipet dhe arriti të mbyllë angazhimet e tij me Tiranën me një gol mjaft të bukur. Por Agolli synon të bëjë të njëjtën paraqitje edhe ndaj Vllaznisë në Kupë, me bindjen se do të ndihmojë skuadrën të kalojë në finale të këtij kompeticioni.

Të shtunën luajtët ndeshjen e fundit në kampionat A jeni i kënaqur me atë çfarë dhatë në këtë sezon?
Jam deri diku i kënaqur. E them këtë, pasi kanë qenë mundësitë për një prezantim më të mirë. Për më tepër, do të
isha shumë i kënaqur, nëse skuadra do të kishte siguruar matematikisht titullin kampion. Megjithatë, në tërësi ndihem i kënaqur, pasi dhashë sa munda në fushë dhe Tirana është në vend të parë.

I bëtë një mbyllje me gol prezantimit tuaj. Katër gola në kampionat janë pak, apo....?
Në fakt, katër gola për një mesfushor nuk janë shumë dhe unë jam i pakënaqur nga shifra, pasi kam pasur mundësi
të shënoj më shumë. Por dua të theksoj se kam qenë altruist, duke dhënë asiste më shumë e duke menduar të shënojnë shokët e sulmit. E rëndësishme për mua ishte mbyllja me gol.

Të mërkurën Vllaznia, në një ndeshje mjaft të vështirë. Besoni se do të jeni në finale?
Absolutisht besoj shumë se ne do të jemi finalistë të Kupës së Shqipërisë. Rezultati i ndeshjes së parë nuk është
shumë favorizues, por fakti që luajmë para tifozëve tanë na jep kurajë.Do t’ia nxjerrim “sytë” Vllaznisë në këtë ndeshje. Do të jetë një takim spektakolar. Vllaznia është e vështirë, por ne jemi padyshim më të fortë dhe do të fitojmë.

Një tjetër gol do të ishte një mbyllje e jashtëzakonshme, apo jo?
Goli i jep sadisfaksion lojtarit. Unë do ta dëshiroja shumë, duke qenë se është dhe ndeshja ime e fundit me bardheblutë. Besoj se do ta gjej rrugën e rrjetës. Sidoqoftë, e rëndësishme është të kualifikohet ekipi.

Më pas në Finlandë, me Vasa...
Po, po më presin. Atje ka filluar kampionati dhe skuadra ime e ka nisur me humbje. Gjithsesi, do të përmirësohet sapo të shkoj unë atje. Është një ekip që pozicionohet në mesin e tabelës. Në fakt, do të doja të rrija
me Tiranën, por kontrata është e tillë dhe duhet respektuar.

Nuk gjendet ndonjë alternativë tjetër që të qëndrosh këtu?
Klubi po përpiqet, por përgjigja e parë ka qenë refuzuese. Një mundësi tjetër është blerja e kartonit, por është e
vështirë.

Keni pasur më parë ofertë nga Budesliga. Mund të lëvizni në këtë merkato?
Jo çdo gjë varet nga unë. Megjithatë, e pranoj se më tundojnë ofertat nga klubet e mira, qoftë në Gjermani, apo edhe gjetkë, pra një klub më i fortë. Unë jam në kulmin tim dhe besoj se mund të luaj tashmë në një ekip të madh

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Skodrinon » Mon, 27 Apr 2009 , 20:13

Agolli ishalla po lun si ndeshjen e pare, qi e bani kaps Shtubina.

Oferta ne Bundeslige.... me kene nuk e kishte dhane hua ky i tij.
Tan loktart tone i kerkojne ekipet e mdhaja. Si duket i shofin sa mire lozin me komtaren....

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Skodrinon » Mon, 27 Apr 2009 , 20:23

Mungesa

I vetmi lojtar që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Kola në takimin e kthimit ndaj Vllaznisë, në kuadër të
gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, është mesfushori Sajmir Patushi, i cili ka plotësuar tre kartonët e verdhë.
Skualifikimi i matjanit shënon një mungesë të rëndësishme për stafin teknik bardheblu, pasi “Pata” njihet si lojtar
energjik dhe me eksperiencë, aq më shumë që e njeh mirë mentalitetin e shkodranëve. Në një ndeshje të tillë të
rëndësishme, mungesa e tij është shqetësuese


Nuk luka Patushi. Sa fat ka Tirana.... :roll:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by GOLDIAN » Mon, 27 Apr 2009 , 21:03

Skodrinon wrote:Agolli ishalla po lun si ndeshjen e pare, qi e bani kaps Shtubina.

Oferta ne Bundeslige.... me kene nuk e kishte dhane hua ky i tij.
Tan loktart tone i kerkojne ekipet e mdhaja. Si duket i shofin sa mire lozin me komtaren....
tash qe iku klinsman e kerkojne te bajerni
po ka hi dhe milani me newcastle e man city ne loje per te
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Edmond-Cela » Tue, 28 Apr 2009 , 19:06

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Edmond-Cela » Tue, 28 Apr 2009 , 23:30

flet fushaj per albitrin dhe rreth ndeshjes http://www.youtube.com/watch?v=03Jp1V8eK4g
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by kuqeblu4ever » Tue, 28 Apr 2009 , 23:41

Parashikimi jem:

Vllaznia shenon e para ne "Qemal Stafa" ---> Tirana e ndodhun ne disavantazh dhe per shkak te golit ne fushe kundershtare hidhet ne sulm por harron mbrojtjen, keshtu Sukaj perfiton dhe me nje gjuajtje predhe nga jashte zone godet fort traversen dhe me pas topi pushon ne rrjeten e Nallbanit, me pas Vllaznia mbrohet me shume forca dhe Tiranes qe i duhen 3 gola kapitullon dhe demoralizohet 20 minuta pa perfundu ndeshja duke pranuar fitoren e merituar te Vllaznise. Rezultati perfundimtar i takimit Tirana 0-2 Vllaznia. 8) 8) 8)
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:00

kuq e blu forever shkruan

Parashikimi jem:

Vllaznia shenon e para ne "Qemal Stafa" ---> Tirana e ndodhun ne disavantazh dhe per shkak te golit ne fushe kundershtare hidhet ne sulm por harron mbrojtjen, keshtu Sukaj perfiton dhe me nje gjuajtje predhe nga jashte zone godet fort traversen dhe me pas topi pushon ne rrjeten e Nallbanit, me pas Vllaznia mbrohet me shume forca dhe Tiranes qe i duhen 3 gola kapitullon dhe demoralizohet 20 minuta pa perfundu ndeshja duke pranuar fitoren e merituar te Vllaznise. Rezultati perfundimtar i takimit Tirana 0-2 Vllaznia.

__________________________________________________

ty te lumt aja goje maj naqe ,kurse un nuk kisha dasht ma shum se 1 me 1 ,edhe pse do te doja ti fusnim tiranes nja 5 ti kujtojn tan jeten.

me vjen mire qe na prune entuziazmin ketu ne forum naqe ,edhe pse kisha dasht me fol ishtu edhe miri me goldianin se duken shum te merzitun keta kohet e fundit :wink: :wink: :wink: :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:07

te lumshin durt mondi per kroniken se na gezove.

hallall edhe presidentit sepse ket rradhe e ka seriozisht me te dyja kupat .

para vllaznia

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:28

Vllaznia cilësohet si
një ekip i zakonshëm


Pavarësisht atmosferës së ndezur në prag të këtij takimi, në kampin
bardheblu shumica e lojtarëve janë të qetë dhe e vlerësojnë sfidën si
një përballje normale, ku Vllaznia konsiderohet një skuadër e zakonshme
e kampionatit shqiptar. Padyshim që një vlerësim të tillë e bëjnë
lojtarët me eksperiencë, të cilët e njohin mirë skuadrën shkodrane dhe
kapacitetet e saj, ashtu sikurse kanë nxjerrë deduksionet e duhura
nga ndeshja e parë në Shkodër. “Ne i pamë ata në takimin e parë.
Luajtën furishëm në 20 minutat e para, tipike kjo për ekipet e rretheve
e më pas u stepën përballë një Tirane, që me kalimin e minutave rriste
nivelin e saj të paraqitjes. Vetë shkodranët janë gëzuar pa masë kur
vërshëlleu gjyqtari, pasi barazimin e cilësuan si një fitore. Edhe vetë
ata e kuptuan që nuk mund të haheshin me ne, sidomos në aspektin
fizik. Ata e dinë mirë se nuk kanë shanse të fitojnë kundër nesh në
“Qemal Stafa” dhe arsyeja është e thjeshtë: e dine mire se jemi më
lart”, u shpreh njëri nga mesfushorët, që ngulmoi të kujtohej më shumë
si një ushtar i devotshëm i Tiranës, se sa një protagonist

Post Reply