Tirana _Vllaznia kthimi i Kupes se Shqipnise

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:32

me vjen mire qe tirana po na cvlereson dhe na quan nje ekip i zakonshem ne kampionatin shqiptare .

po te na kishte cvleresu nje ekip si barcelona do te ishte reale por

te na qvleresoje nje ekip si tirana qe e di shum mire qe nuk asht ne nivelin tone por me poshte ,me vjen boll inat

megjithate fatin e kupes se shqipnise qe u zhvillua vjet

ate do marrin .

para vllaznia te marrsha te keqe.

shkaterroje tiranen copa e grima.

ku asht ujku ,se nuk e kam pa prej da kohesh ne forum .

ujku ,dona me i shky naqe .

duku se na ke mungu

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by kuqeblu4ever » Wed, 29 Apr 2009 , 00:35

fpjalmi wrote: e dine mire se jemi më
lart”, u shpreh njëri nga mesfushorët, që ngulmoi të kujtohej më shumë
si një ushtar i devotshëm i Tiranës, se sa një protagonist
Lojtaret e Tiranes fillunen tu u shtri qysh ne pjese te pare te lojes per me vonu loje...bile s'di a ka mbet lojtar i Tiranes qe nuk asht shtri ne fushe...ndoshta edhe ky ushtari i devotshem. 8) 8) 8)
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:42

Vllaznia/Mbrojtësi i njohur kërkon të ndezë sfidën e Kupës
Beqiri e thotë hapur:
Kjo Tiranë s’na tremb
“Këtë ndeshje na duket sikur e luajmë në stadiumin tonë”



Shkojmë në Tiranë për
të luajtur, njësoj sikur
do të jemi në ‘Loro
Boriçi’. Nuk kemi asnjë ndjenjë
frike ndaj kundërshtarit.
Dihet që kjo është një ndeshje
vendimtare për të dyja ekipet,
por ne kemi bindjen se do të
kalojmë në finale.” Është
Elvin Beqiri, mbrojtësi lider i
Vllaznisë, ai që përpara
sfidës së kthimit me Tiranën,
të vlefshme për turin gjysmëfinal
të Kupës, kërkon ta
ndezë edhe më tepër këtë përballje.
Në një prononcim për
“Panorama Sport”, futbollisti
i Kombëtares dhe kuqebluve
shprehet me optimizëm për
ndeshjen kundër bardhebluve.
“Nuk ka asnjë ekip që
do të ndihet i favorizuar në
këtë takim, - thotë ai. - Rezultati
i ndeshjes së parë është i
tillë, që gjithçka e lë të hapur.
Në skuadër nuk ka panik, por
përkundrazi, optimizëm”.
Te kuqblutë duket se bindja
është që Vllaznia do të jetë
ekipi që do të kalojë në finale
pas ndeshjes së nesërme. Nisur
edhe nga specifika e
Kupës, ku çdo barazim me
gola çon shkodranët në finale,
duket se është një avantazh.
Gjithsesi, për këtë aspekt
Beqiri shprehet: “Ne ndihemi
po aq pretendentë sa
edhe Tirana, për të qenë në
finale. Për të qenë realistë,
shanset janë 50 me 50.
Megjithatë, ne ndihemi më të
qetë përpara këtij takimi”.
Forma e mirë
Ekipi i trajnerit Dervish
Haxhiosmanoviç po kalon
një formë shumë të mirë dhe
Tirana e frikshme për ta, në
vitet e kaluara, tashmë nuk
shikohet si e tillë. Edhe
mbrojtësi 28-vjeçar konfirmon
gjendjen e mirë që po
kalon ekipi dhe ai personalisht.
“Mendoj se ekipi gëzon
një formë shumë të mirë dhe
kjo na bën të ndihemi shumë
optimistë për këtë takim. Këtë
e shikoj te shokët e ekipit.
Pavarësisht se nuk kemi arritur
të shënojmë në takimin
e parë, përsëri mund të them
se është një gjë mjaft pozitive,
që nuk kemi pësuar. Këtë herë
ne jemi tërësisht të barabartë
dhe faktori fushë nuk është
se do të ndikojë shumë. Ni-
Vllaznia/Mbrojtësi i njohur kërkon të ndezë sfidën e Kupës
Beqiri e thotë hapur:
Kjo Tiranë s’na tremb
“Këtë ndeshje na duket sikur e luajmë në stadiumin tonë”
ADMIR URUÇI
Krahasimi i Memellit
Tirana e quan veten “buldozer”
Bardheblutë po u japin dorën e fundit përgatitjeve anti-Vllaznia, duke
qenë entuziastë për një fitore të madhe e për kualifikimin në finalen e
Kupës së Shqipërisë. Euforia në prag të këtij takimi mbështetet sipas
lojtarëve, mbi baza logjike, duke e cilësuar Tiranën si skuadrën më të
mirë të vendit dhe ekipin që mund të mposhtë Vllazninë në çdo rrethanë.
Por krahasimi më i bukur i ekipit bardheblu i është bërë dje nga
sulmuesi Migen Memelli, i cili e quajti Tiranën një “buldozer”, që në
momentet e funksionimit të mirë shtyp
gjithçka i del përpara dhe tregon se
është i papërmbajtshëm. Sulmuesi
shihet si arma më e fortë e skuadrës
në këtë ndeshje dhe këtë e evidentojnë
edhe vetë shokët e skuadrës, të
cilët besojnë se Memelli do ta thotë si
duhet fjalën e tij në këtë sfidë dhe do t’i
japë Tiranës kualifikimin. Korçari nuk
ka bërë shumë deklarata gjatë këtyre
ditëve të fundit, por në radhët e grupit
janë të bindur se ai po ruan energjitë
për në fushë, ku do ta thotë si duhet
fjalën e tij. “Tirana është buldozer. Të
vë përpara dhe në shumë ndeshje e
ka treguar këtë. Kur ne funksionojmë,
jemi të papërmbajtshëm. Shpresojmë
që ndaj Vllaznisë, skuadra të shfaqet
tamam si një buldozer”, tha Memelli. Duhet pranuar se të gjithë presin
më shumë nga goleadori, që ndodhet nën presion. Në fakt, i gjithë
sulmi i Tiranës është para një prove të madhe. Memellit dhe Xhafës i
duhet të thyejnë dyshen mbrojtëse Beqiri-Lici e të kualifikojnë Tiranën.
Rikthehet Sukaj, plotësohet grupi
Shkodranët janë të gjithë të gatshëm për takimin e së mërkurës me
Tiranën. Në seancën e djeshme stërvitore ekipi ka qenë i plotë nën
drejtimin e trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç. Kështu, edhe sulmuesi
Xhevahir Sukaj, i cili vjen pas një gjendjeje gripale, dje ka
kryer normalisht stërvitje. Ky është një lajm i mirë për malazezin e
pankinës kuqeblu, i cili tashmë ka në dorë të ndërtojë një formacion
ideal për këtë përballje të rëndësishme. Ndërkohë, edhe drejtuesit
e klubit janë të kënaqur me formën dhe angazhimin e lojtarëve.
Stërvitja
SHKODRANËT,
SOT DREJT
KRYEQYTETIT
Ekipi shkodran pasi të zhvillojë
sot seancën e fundit stërvitore,
do të niset direkt në drejtim
të Tiranës. Kjo është e zakonshme
për Vllazninë gjatë këtij
sezoni, kur luan jashtë fushe.
Drejtuesit e klubit nuk duket se
kanë pasur ndonjë mëdyshje,
nëse ekipi do të ishte një natë
përpara në Tiranë, pavarësisht
se ndeshja do të luhet nën
dritën e projektorëve, në orën
18:30. Po në këtë orë, sot kuqeblutë
pritet të lënë Shkodrën,
për t’u sistemuar në një nga
hotelet, në periferi të kryeqytetit.
Ndërkohë, mësohet se
edhe tifozët do të udhëtojnë të
organizuar të mërkurën drejt Tiranës.
A.U.
sur edhe nga forma e mirë, të
gjithë kemi besim se do t’ia
dalim medoemos të
mërkurën”, shton “Muçoja”,
siç i thërrasin në Shkodër.
Ndërkohë, Elvin Beqiri, e
shikon këtë sfidë jo thjesht si
një ndeshje gjysmëfinale.
“Mendoj se ky takim do të
ketë shumë ndikim edhe për
ecurinë në kampionat”, thekson
ai.
Duhet edhe fati
Pavarësisht besimit që
kanë në vetvete, shkodranët
vlerësojnë edhe kundërshtarin.
Duke ia njohur mirë
vlerat Tiranës, ata janë të
ndërgjegjshëm që nuk do të
jetë një ndeshje e lehtë për të
arritur atë që dëshirohet nga
të gjithë. Kështu, në vazhdim
të prononcimit të tij, Beqiri
pohon se Vllaznia duhet të
ketë edhe fatin me vete të
mërkurën. “Tirana është një
ekip që të imponon respekt,
pasi ka shumë tituj e kupa.
Gjithashtu, ka një grup
lojtarësh shumë të mirë. Ne
jemi të ndërgjegjshëm që do
të jetë një ndeshje e vështirë,
por nuk e mendoj as unë dhe
asnjë prej shokëve të mi, që
Tirana është e pakalueshme.
Shpresoj që këtë herë të kemi
edhe fatin në krahun tonë”,
përfundon Beqiri.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:44

Anti-Tirana, dilema
është Dhëmbi apo Sukaj



Ajo që ende nuk dinë tifozët shkodranë është se kush do ta nisë nga
minuta e parë të mërkurën. Megjithatë, trajneri Dervish Haxhiosmanoviç
nuk duket se ka shumë ide për të përcaktuar formacionin që do të
hedhë në fushë kundër Tiranës, pasi ai është gati i bërë. Gjithsesi, ajo
që mbetet e vështirë për t’u përcaktuar është se kush do të jetë titullar
në sulm përkrah Vioresin Sinanit. Nuk dihet kë do të zgjedhë “Deda”
midis Paulin Dhëmbit dhe Xhevahir
Sukajt. Ky i fundit ka munguar
në ndeshjen e së shtunës kundër
Besës, ndërkohë që Dhëmbi luajti
90 minuta, duke shënuar madje,
golin e fitores. Pavarësisht se kaloi
një gjendje gripale, Sukaj do të jetë
i gatshëm, teksa edhe vetë konfirmon
se ndihet mirë. Me kthimin
e tij, Sukaj do të jetë një kandidat i
padiskutueshëm për të qenë në
fushën e blertë. Megjithatë, korçari
Dhëmbi ka treguar se di mirë të merret vesh me dyshen sulmuese
Sukaj-Sinani. Kjo është edhe dilema e vetme e “Dedës”.
Të tjerët - Ndërsa për pjesën tjetër të skuadrës nuk pritet të ketë
ndryshime. Në portë si zakonisht do të jetë Grima, ndërsa në mbrojtje
Smajli, Beqiri, Bashiç dhe Lici nga e majta. Në mesfushë katërshja:
Boadu, Nallbani, Belisha dhe Shtupina, ndërsa i sigurt në sulm mbetet
kapiteni Sinani. A.Uruçi

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by kuqeblu4ever » Wed, 29 Apr 2009 , 00:45

fpjalmi wrote:kuq e blu forever shkruan

ty te lumt aja goje maj naqe ,kurse un nuk kisha dasht ma shum se 1 me 1 ,edhe pse do te doja ti fusnim tiranes nja 5 ti kujtojn tan jeten.

me vjen mire qe na prune entuziazmin ketu ne forum naqe ,edhe pse kisha dasht me fol ishtu edhe miri me goldianin se duken shum te merzitun keta kohet e fundit :wink: :wink: :wink: :D :D
Te kjo ndeshje ka dore shume trajneri. Te ishte Hafizi trajner une do kisha than nji fitore ma te thelle se 2:0 qe permenda pare sepse Vllaznia mendoj se asht ma nelt se Tirana si ekip. Kur shof at Devollin qe ka Tirana ne formacion te pare te cilin e kena pas na perpara dhe e kena hek me dore tone atehere tham se jena ma nelt. Friken te Tirana ja kam vec Mukes qe lun gjithmone fort ndaj nesh, si duket ka kuj me Vllaznine si dhe Abrahamit qe mendoj se asht lojtar shume i fort edhe duhet me e marr ne kombetare, kurse ne total mendoj se jemi na nelt. Ishalla trajneri gjen taktiken e duhur per neser qe Goldit dhe Mirit ti kthehet buzeqeshja.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:56

Kupës dhe Tiranës u’a kam marrë dorën”
29 Prill Trajneri malazez Haxhiosmanoviç, i bindur se Vllaznia do tw kualifikohet brenda 90 minutave



Nëse ka pasur ndonjëherë Vllaznia trajner kurajoz, në kuptimin e vwrtetw të fjalës është padyshim vetëm malazezi Dervish Haxhiosmanoviç. Këtu nuk e kemi fjalën për trimëri dy luftimesh, pasi edhe në këtë aspect, ai nuk të lë gjë mangut. Tashmë Deda, me këtë rikthim në krye të Vllaznisë është krejt tjetër, shumë i qetë në trajtimin e problemeve, larg ekspresivitetit të dikurshëm, me një rritje të dukshme profesionale, falë kjo edhe kualifikimeve që ka bërë në shtetin e tij. Të gjitha këto i vë re lehtwsisht, mjafton t’i drejtosh disa pyetje.



- Haxhiosmanoviç, e mërkura po vjen, si është atmosfera në skuadër?

- Për mua skuadra është në nivelin më të mirë të saj. Siç e patë edhe ju vetë sot, ne zhvilluam një stwrvitje shumë serioze, në të cilën duket qartë, se i gjithë ekipi është mjaft i mobilizuar, për të nxjerrë një ndeshje sa më të mirë ndaj Tiranës.

- Ju pamë në fillim të seancës, që komunikuat me skuadrën për disa minuta. Çfarw i thatë futbollistëve?

- Unë nuk e kam zakon të qëndroj gjatë në analiza, apo në takime me skuadrën në aspektin teorik. Por në ato pak minuta, analizuam disa prej problemeve që na dolën në ndeshjen e kaluar me Besën e Kavajës, që në fakt ishin prezente, sidomos në mesfushë dhe mbrojtje.

- Po për ndeshjen e radhës, a folët?

- Sigurisht që po. Dhe ajo që duhet nënvizuar krahas elementëve tekniko-taktik, që nuk ka pse t’i bëj publikë është një mesazh i drejtpërdrejt që i përcolla futbollistëve. I thashë që të mërkuën është finalja për ne dhe të gjithë duhet të vënë zemrën në fushë, pasi nuk ka më mundësi korrigjimesh dhe më pëlqeu që edhe ata iu përgjigjen me mjaft moral thirrjes time. Kështu që në fushë do të jetë një Vllazni nga mw tw mirat, që nuk do të ruajë asnjë rezervë për të dhënë maksimumin e saj në të gjitha aspektet.

- Keni probleme me dëmtimet?

- Jo, të gjithë janë rikuperuar, të paktën kështu u panë edhe gjatë seancës stervitore të sotme.

- Edhe Sukaj duket i rikuperuar. A do të jetë në fushë të mërkurën, qw nga minuta e parë?

- Mirë duket, por do ta shohim edhe nesër. Nuk kemi vendosuar ende asgjë, se kush do të luajë. Do ta shohim me qetësi dhe mature, se çfarw formacioni do të nxjerrim në fushë, jo vetëm për Sukajn, i cili ka pasur disa mungesa në stervitje gjatë gjithë javës së kaluar, por edhe për titullarët e tjerë, në mënyrë që të fiksojmë lojtarët më të përgatitur dhe më në formë aktualisht.

- A ju tremb kjo Tiranw?

- Jo, aspak. E vlerësoj si skuadër, por nuk kam asnjë problem psikologjik për t’u ndeshur me të. Mandej, kupës dhe Tiranës ia kam marrë dorën, pasi edhe vitin e kaluar e mundëm pastër në finalen e zhvilluar në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”. Kupa ka strategjinë e saj, dhe ne do t’i përgjigjemi ashtu siç duhet dhe besoj se do t’ia dalim mbanë, për t’u kualifikuar dhe të kalojmë në finale, për të menduar më pas ta bëjmë pronë tonën kupën.

- U vu re që një pjesë e fundit e seancës stervitore iu kushtua edhe gjuajtjeve të penalltive. E mendoni se mund të shkojw ndeshja deri atje?

- Në fakt, është detyrë e imja si trajner të aplikoj të gjitha ato që duhen, pasi edhe shtesa dhe penalltitë janë pjesë e ndeshjeve të dyta të kupës, siç është edhe kjo e tanishmja për gjysëmfinale. Por në të vertetë, unë kam një bindje se nuk ka për të qënë nevoja të shkojmë deri tek penalltitë, kjo pasi ndeshjen e parashikoj të zgjidhet brenda 90-minutave të rregullta. Pas tre barazimeve me këtë Tiranë, tani është radha jonë të fitojmë dhe këtë do të kërkojmë që ta bëjmë që në pjesën e parë, ku edhe shpresojmë të nxjerrim në dritë golin, ai që më pas na jep avantazhin e duhur, për të shkuar drejt suksesit të kualifikimit, pasi në të vertetë udhëtimit në Tiranë me shifrat 0-0 na bën jo pak trima në kërkimin e kualifikimit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:56

te marrsha te keqen deda.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 01:17

Tirana-Vllaznia, do te drejtohet nga slloveni Darko Ceferin

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by jeti » Wed, 29 Apr 2009 , 06:20

Sot do ket spektakel dhe kualifikim, Para Vllaznia
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by jeti » Wed, 29 Apr 2009 , 07:17

Itash sa e pash programin te TVSH dhe thot qe ndeshja (Tirana - Vllaznia) do trasmetohet nga TVSH.
Ishalla po e lidh edhe me TVSH-ne qe asht ne satelit...
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by jeti » Wed, 29 Apr 2009 , 07:18

linku i programive ditore te TVSH-se http://www.rtsh.al/?fq=brenda&m=shfaqpr&prid=23
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Altin
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 271
Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Altin » Wed, 29 Apr 2009 , 11:24

nuk e jep tvsh-ja ne satelit se si jep me ndeshjet e tiranes
FK PARTIZONI LEGJENDA E SHQIPERIS

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by futbollist » Wed, 29 Apr 2009 , 14:05

Ishalla fitore sot. Me nji gol te shpejte mund te mbyllim pune shume shpejt. Duhet me u hedhe ne sulm sa te fillojne loja jo me prit ca bahet.I uroj skuadres suksese;)
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by jeti » Wed, 29 Apr 2009 , 15:59

Altin wrote:nuk e jep tvsh-ja ne satelit se si jep me ndeshjet e tiranes
Une e di se TVSH ne satelit nuk trasmeton ndeshjet e kombtares, kurse ndeshjet e kampionatit shqiptar meduket se i trasmeton. ndeshja Tirana - Vllaznia qe u lujt ne nentor 2008 dhe perfundoi 1-1 ndeshjen une e pash te TVSH ne Satelit!
edhe n,q,s TVSH nuk trasmeton ndeshjet e Tiranes ato mund te trasmetojne ndeshjet e Vllaznise ne Tirane.
:lol: :lol: :lol:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Skodrinon » Wed, 29 Apr 2009 , 16:19

Edmond-Cela wrote:kronika e TV rozafa http://www.kuqeblu.com/index.php?option ... atch&id=30
Te minuta 10:45, Lici thot se arbitri Kridens Meta te nji ndeshje Vllaznia-Tirana asht gzu kur ka shenu Tirana :?: :!: :shock:
A ka ndodh me taman kjo gja?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by GOLDIAN » Wed, 29 Apr 2009 , 16:36

per mu ndeshjanuk asht aspak e lehte
nese dun me tregu se jan ma nelt se tirana le te fitojne sot
i perjashtuar

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by kristiani » Wed, 29 Apr 2009 , 16:55

a mundet me m'diftu nakush a jep ndeshjen tvsh satelitor ju lutem ?
FORZA VLLAZNIA

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by GOLDIAN » Wed, 29 Apr 2009 , 17:58

flamurtari pas barazimit ne peqin kualifikohet per ne finale
urime vlores dhe tifozeve te saj
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Miri » Wed, 29 Apr 2009 , 18:19

Nuk ju kam lan nej her me vujt per me pa ndeshjen,ca jan kta komente kur e dini qe une ju pij gjakun stacioneve Shqiptare :D :D :D :D

Altin
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 271
Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38

Re: Tirana _Vllaznia kthimi i kupes se shqipnise

Post by Altin » Wed, 29 Apr 2009 , 18:20

kristiani wrote:a mundet me m'diftu nakush a jep ndeshjen tvsh satelitor ju lutem ?
nuk e jep jo.e jep vetem tokesori
FK PARTIZONI LEGJENDA E SHQIPERIS

Post Reply