Post
by Skodrinon » Wed, 19 Aug 2009 , 11:38
“Kaos” kuqeblu, dështon Sukaj, vjen Rizvanolli
Zhvillime frenetike në merkato te shkodranët. Shkodrani largohet për në Turqi
Me sa duket çështja “Sukaj” përherë prodhon lajm. Natyrisht një futbollist i tillë, që edhe pse në moshë të re është protagonist, qoftë tek Vllaznia, në kampionatin shqiptar, po aq edhe në Kombëtare, por në të njëjtën kohë edhe në kampionatin turk, në përgjithësi do të jetë në vemendje të zhvillimeve të reja. Një ditë më parë ishte vetë futbollisti, i cili me praninë edhe të menaxherit të tij, ish futbollistit të Vllaznisë, Uliks Kotrri, firmosi një kontratë zyrtare me klubin e futbollit Vllaznia, kontratë e cila vazhdon të jetë në fuqi në zyrat e klubit shkodran. Por, ndërsa tekniku Lika kishte filluar të bënte planet me të duke e pritur në stervitje, paraditja e së martë ka sjellë ngjarje të reja. Nga burimet më të fundit që dalin nga klubi i futbollit Vllaznia, mësohet se problemi i sulmuesit Xhevahir Sukaj ka mbetur për momentin pezull. Por, gjatë orëve të pasdites së të martës ka pasur disa zhvillime të reja në lidhje me këtë transfertë. Informacionet që dilnin qoftë nga menaxheri i Sukajt, Kotri, apo ato të klubit Vllaznia nuk ishin shumë të qartë, por ajo që ishte e përbashkëta e tyre qëndronte në faktin, se për momentin çështja “Sukaj” nuk ka të reja. Fillimisht citohej për një problem në lidhje me dokumentacionin e kartonit të Sukajt, në lidhje me marrëdhëniet me klubin turk, që në një farë mënyre bie ndesh me atë çfarë vetë Sukaj ka deklaruar ditë më parë, se e ka likujduar detyrimin me skuadrën turke, duke qenë i lirë të vendosë vetë për të ardhmen e tij. Më pas thuhej edhe për një ofertë tjetër joshëse të Sukajt nga jashtë Shqipërisë, apo për një rekomandim që ish klubi i tij turk i ka bërë, për të kaluar në kategorinë e dytë të futbollit të këtij vendi. Ndërkohë, burime të tjera citonin edhe për një pendesë të Sukajt në hedhjen e firmës në kontratën me Vllazninë. Kjo ka qënë dhe vazhdon të jetë situata aktuale, që ekziston në lidhje me çështjen “Sukaj”. Por gjithsesi, burimet thonë se përderisa kontrata e lidhur zyrtarisht në mes Vllaznisë dhe Sukajt vazhdon të jetë e depozituar në kasafortën e klubit kuqeblu, sulmuesi shkodran vazhdon të figurojë si futbollist i Vllaznisë dhe çdo lëvizje që mund të ketë në këtë drejtim do të mund të realizohet vetëm me pëlqimin e klubit të futbollit Vllaznia, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që situata të avancojë për mirë dhe Sukaj të zgjidhë të gjitha problemet, duke qënë në dispozicion të Vllaznisë për një afat një vjeçar.
s.ekspres