Agim Medja trajneri i ri i Vllaznise

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Agim Medja trajneri i ri i Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Wed, 23 Mar 2005 , 14:35

Trajneri i ri i kuqebluve tregon arsyet pse pranoi të drejtojë ekipin.

Emri: Agim Medja Mosha: 53 vjeç Vendlindja: Shkodër Arsimimi: ILKF "Vojo Kushi", dega futboll Karriera: Në sezonin 1984-85 dhe 1987-88 ndihmëstrajner te Vllaznia; trajner i ekipeve zinxhir pranë këtij klubi; për 7-8 vjet trajner me ekipet kombëtare të moshave, kryesisht atë U-16; 2002-2003 sekretar i klubit të Vllaznisë, 2004-2005 trajner për disa kohë pranë ekipit Ada të Velipojës. Përzgjedhja e tij nga presidenca e klubit për të marrë në dorë drejtimin e Vllaznisë deri në fund të sezonit ka ardhur e papritur, por njëkohësisht edhe e shpejtë. Agim Medja ka pranuar të marrë këtë detyrë, ndonëse shumë kolegë të tij nuk do ta kishin marrë përsipër për vetë momentin dhe pozitat ku ndodhen kuqeblutë. Por njeriu që ka shumë vjet në këtë profesion ka vendosur të guxojë. Në këtë intervistë të tij për "Sportin shqiptar", trajneri i sapoulur në stolin kuqeblu ka shpjeguar edhe arsyet pse e bëri këtë zgjedhje. Ja si shprehet Agim Medja pas prezantimit të bërë dje përpara skuadrës shkodrane:Shumë nga kolegët tuaj e kanë konsideruar jo shumë normale marrjen e ekipit në këto momente, ndërsa ju nuk u menduat dy herë. Përse gjithë ky guxim?Nuk do ta quaja thjesht guxim. Profesioni i trajnerit ky është, ai gjithmonë kërkon maksimumin, pavarësisht nëse është fillim apo fund kampionati. Unë e di që vendimi im mund të jetë edhe "thikë me dy presa", por vendosa të them "po". Fare mirë një trajner në këto kushte mund të dështojë, por, nga ana tjetër, edhe mund të bëjë karrierë. Por, e përsëris, vendosa të pranoj ofertën që m'u bë, edhe sepse e njoh ambientin. Përveç kësaj, jam i mendimit se ato objektiva që ka klubi mund të arrihen, prandaj dhe i hyra kësaj pune.Çfarë mendoni se duhet riparuar në skuadër?Në këtë moment nuk mund të bësh asgjë më tepër, veçse të motivosh lojtarët për të dhënë maksimumin. Po ashtu, edhe për të përzgjedhur ata lojtarë që e meritojnë vërtet të luajnë me fanellën e Vllaznisë. Në futbollin tonë nuk ka nevojë për shumë shkencë. Taktika nuk është aq determinante, prandaj duhet vetëm përqendrim dhe mobilizim maksimal i gjithë skuadrës.Vendi i tretë dhe fitimi i kupës a ju duken objektiva të arritshëm?Normalisht që po. Vllaznia është në vendin e tretë në kampionat aktualisht dhe na mbetet vetëm të ruajmë këtë vend. Sa për kupën, jemi në gjysmëfinale të saj dhe shanset janë të mëdha për ta fituar atë. Por, e përsëris, angazhimi duhet të jetë maksimal.Së fundi, do të debutoni në krye të Vllaznisë javën e ardhshme pikërisht ndaj Dinamos, skuadër që kërkon edhe ajo vendin e tretë. Do ta nisni me fitore drejtimin tuaj të kuqebluve?Dëshira është e madhe për të fituar jo vetëm këtë ndeshje, por edhe ato që vijnë pas saj, sepse, siç e dini, shorti nuk është shumë i përshtatshëm. Por meqë do ta nis punën kundër Dinamos, patjetër që e dëshiroj një fitore, aq më tepër që me të sigurojmë edhe vendin e tretë në kampionat.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 23 Mar 2005 , 15:16

Pershendetje !!

Ne rralle te pare me vjen keq qe Bici eshte largu , sepse mu personalish , me ka pelqy si -tranjer edhe ka punu mir tek si tek Vllaznia po ashtu edhe ne skuadrat e tjera ku ka punuar me pare ka dhene rezultate .

Sa i takon Agim Medjes , i uroj Suksese dhe si tranjer i moshave gjithmone ka dhane rezultate te mira .

Post Reply