Shqipëria shkatërrohet brenda 5 minutave
Që një ndeshje futbolli zgjat vetëm 5 minuta këtë më mirë se kurrë e vërtetoi dje përfaqësuesja shqiptare e futbollit që, në një ndeshje pa histori, është dorëzuar në Stamboll 0-2 kundër vendësve. Armend Dallku mund të ketë kaluar mbrëmjen më të errët të gjithë jetës së tij, teksa ka "prodhuar", sigurisht pa dashje, dy golat e vetëm të ndeshjes: shkakton një 11-metërsh në minutën e 3-të dhe bën një gabim foshnjarak, që mund t'i rastisë vetëm një futbollisti të kampionatit shqiptar, vetëm dy minuta më vonë. Ates shndërron në gol 11-metërshin, ndërkohë që Basturk dhe Beqiri kombinojnë me njëri-tjetrin në rastin e golit të dytë, për të ndëruar debutimin e pafajshëm të Ilion Likës.
Trajneri Janal me siguri është sinjalizuar se një sërë eksperimentimesh i prisnin kuqezinjtë në prapavijë dhe menjëherë ka urdhëruar të tijtë për gola të shpejtë. I janë bindur, gjë që djemtë e Brigelit nuk e kanë bërë kundrejt gjermanit që drejton pankinën kuqezi. Pas minutës së 5-të ka pasur histori sa të duash, madje në ndonjë moment kemi qenë edhe pranë ndonjë goli shpresëdhënës, por kjo nuk ka ndodhur. Simptomat e fillimit janë transmetuar edhe disa minuta më vonë, kur në të 11-tën Lika, që ende s'e kishte marë veten nga dy gola të shpejtë, rrezikon dhe për pak sa nuk shkakton ai tashmë penalltinë. Rast për moviolë. Deri në minutën e 15-të ka vetëm një simfoni, ajo turke, që me dy goditje këndi rresht për pak sa nuk i çojnë shqiptarët nën dushe më shpejt se mendohej. Emre është i papërmbajtshëm dhe në ndonjë rast do të duhej një ndërhyrje e dyfishtë e Lalës dhe e Haxhit për ta ndaluar futbollistin e Interit. Pas minutës së 30-të, qoftë se turqit bien në ritmin dhe qoftë se Bogdani, mbi të gjitha, beson se skuadra shqiptare fillon e kupton se mrekullia mund të realizohet. Nuk do të ndodhë, gjithsesi. E provon Aliaj nga larg, me një goditje dënimi, por Rustu, megjithëse i pasigurt, arrin ta neutralizojë situatën. Portieri turk, i cili feston ndeshjen numër 100 me përfaqësuesen, nuk ka shumë punë dhe shqiptarët "bëjnë të pamundurën" t'ia bëjnë punën edhe më të thjeshtë. Në të 35-ën dhe 36-ën shqiptarët kanë shansin më të mirë për të shënuar golin e parë. Cana dhe më pas në goditje këndi i përhershmi Bogdani, kanë qenë pa fat teksa gjuajtjet e tyre kanë përfunduar jashtë kuadratit turk. Fraksioni i dytë duket ndryshe. Kushedi çfarë u ka thënë Brigel në pushim kuqezinjve, sepse, të paktën Lala, Cana e Skela, filluan të lëviznin në momentin e ndërrimit të portave, një gjë që në pjesën e parë as nuk kishin provuar ta bënin. Në minutën e 48-të është Tare që provon, por sërish pa probleme Rustu e ka pritur topin. Në minutën e 65-të Aliaj godet një ence, Bogdani gjuan me kokë, por Rustu vetëm e shoqëron topin jashtë portës. Nuk do ta ketë të lehtë gjithsesi 3 minuta më vonë, kur po Bogdani, njeriu i ndeshjes për shqiptarët (një Zot e di pse Brigel nuk e aktivizonte më parë!), godet shtyllën pas një topi qe për Rustunë ishte i humbur. Brigel, që deri në fund nuk bëri asgjë për të provuar se kishte dëshirë që gjërat të ndryshonin. Provoi edhe Bushin, por 12 minuta, për atë që e njeh më mirë se kushdo skuadrën turke, janë shumë pak. Në të 81-tën në mundësinë e fundit, kuqezi protagonist është piëkrisht "Loku", të cilit pas një topi të Tares i mohohet një 11-metërsh i pastër. Deri në minutën e fundit në fushë është dukur vetëm Lika, që me mrekullitë e tij provoi se Strakosha është tashmë një emër "i harruar". Nuk mjaftoi, ashtu si nuk mjaftoi as Bogdani. Dallku i vetëm u prishi ëndrrën shqiptarëve për të shkuar në Botëror. Një dorë i dha edhe Brigel me zgjedhjet e tij të çuditshme. Pas katër ditësh në Athinë të dy duhet të reflektojnë…
Turqi - Shqiperi 2-0
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Brigel: Në futboll duhet edhe fat
Megjithëse e pranon se në një farë mënyrë zgjedhjet e tij nuk ishin më të mirat e mundshme, trajneri Brigel ka thënë se në futboll duhet edhe pak fat dhe se një gjë e tillë skuadrës sonë përfaqësuese nuk i ka ndodhur: "Futbolli është edhe fat. Të pësosh dy gola në atë mënyrë është foshnjarake dhe sigurisht që të gjitha skuadrat demoralizohen. Unë them se ne u munduam, madje arritëm në një farë mënyrë edhe të reagonim. Gjithsesi, nuk kemi qenë shumë të saktë në veprimet mbrojtëse, madje në ndonjë rast lojtarët dolën jashtë detyrave të tyre. Jam i kënaqur nga prova e Bogdanit, ndërkohë që mesfusha mund të kishte bërë edhe më shumë". Në konferencë trajneri Brigel u pyet edhe për Likën, portierin që zëvendësoi Strakoshën: "Ju e patë që Lika ishte ndër më të mirët dhe unë mendoj se ky portier tashmë është një zëvendësues ideal për Strakoshën". Kualifikimi është ëndrra e mbetur në sirtar? "Fitoret e grekëve dhe danezëve e bëjnë gjithçka shumë të vështirë. Megjithatë, ne shpresojmë që këto 5 minutat e para të mos përsëriten më".

Janal: Fituam ne, luajtëm më mirë
Trajneri i Turqisë, Janal, është shumë i lumtur pas ndeshje skundër Shqipërisë: "Askush të mos mendojë se ishte e thjeshtë. Vërtet shënuam dy gola, por skuadra shqiptare na vuri jo pak në vështirësi. Ne ditëm të administronim mirë lojën dhe në fund nuk lejuam as edhe një gol që do të na kishte vënë në vështirësi". Janal tha se skuadra pati vetëm një rrezik, faktin që golat u shënuan shumë shpejt dhe një gjë e tillë mund t'u jepte kohë në dispozicion shqiptarëve për të reaguar: "Kisha frikë te një gol i tyre, por kur pashë që djemtë e mi gjithë kohën sulmonin në mesfushë e kuptova që shqiptarët nuk do t'ia dilnin. I përgëzoj djemtë e mi, luajtën ashtu si desha unë dhe nuk u tërhoqën kurrë mbrapa, duke e mbajtur kundërshtarin gjithnjë në mesfushën e tyre. Tani ne jemi shumë pranë ëndrrës sonë dhe mjafton të mundim Gjeorgjinë, për të shpresuar për kualifikimin. Ne kërkojmë vetëm një dhuratë nga Shqipëria, të mundë Greqinë dhe sigurisht që me potencialin që ka skuadra kuqezi mund ta bëjë një gjë të tillë. Ata këtu nuk luajtën keq, por ne ishim më mirë".