Post
by Martiniden » Mon, 12 Jul 2010 , 21:06
Notat per ekipin gjerman:
1- Neuer, nota 7- Nje paraqitje mjaft e mire dhe nder 4 portjeret me te mire te boterorit. Mjaft i sigurte, gabimi i vetem tek goli i lampard, tregohet dinak dhe reaktiv duke vazhduar lojen si te mos kishte ndodhur gje. I pafajshem tek goli i Puyol. Me te dhe Adler porten e kemi te siguruar edhe per 10 vjet!
2-Friedrich, nota 7.5 Nje turne fantastik, eshte saracineska e mbrojtjes, gjithmone i vemendshem mban ne dore rrepartin e mbrojtjes, shperblehet me gol ne ndeshjen me argjentinen. Te vjen keq qe eshte 31 vjec!
3- Mertesacker, nota 6.5 Boteror pozitiv por pritej dicka me shume. Me 196 cm e tij harron Puyol tek goli i spanjes, po ashtu i pavemendshem ne golin e Serbise. Ne goditjet standarte rralle here e mbaj mend te kete goditur me koke. Mesatar!
4- Badstuber, nota 4.5 Nuk e kuptoj si ka arritur te jete titullar tek Bayerni, i ngadalte, konfuz, nuk merr kurr inicitive per te dale ne sulm. Ne ndeshjen me serbine ben qe Krasic te duket si Garrinca. Uroj mos ta shikoj me ne kombetare.
5- Boateng, nota 6.5 Ne ndeshjen me Ganen kishte emozione, pastaj 2 ndeshje shume te mira ndaj anglise dhe argentines, vihet shume ne veshtiresi nga Ramos dhe me te drejte Loew e nderron. Me Uruguain luan ne krah te djathe dhe ndjehet shume me i sigurte dhe kercenues, mund te rritet shume ne te ardhmen. Pozitiv!
6- Lahm, nota 6.5 Pritej dicka me shume ne fushe nga kapiteni, sidomos ne ndeshjet e veshtira. Llafet me Balack per fashen e kapitenit nuk i bejne mire. Shume ne veshtiresi ne ndeshjen me Spanjen ku nuk arrin te kaloje gjysmen e fushes i mbeshtetur keq nga trochowski. Jo decisiv!
7- Aogo, nota 5.5 Nje ndeshje nuk mjafton per ta vleresuar por nuk la asnje mbrese me Uruguain. Per tu rishikuar!
8- Tasci, pa note. Luan vetem 30 sec ne boteror, nuk duket se ben pjese ne planet e Loew.
9- Jansen, nota 6, Zevendeson Boateng ne ndeshjen me spanjen por tregohet i turpshem dhe rralle here merr iniziativen, me Uruguain paraqitje e mire ku arrin dhe te shenoje me ndihmen e Musleres. Nuk me duket e ardhmja e futbollit gjerman.
10- SCHWEINSTEIGER, nota 7.5 Eshte motorri i Benzit gjerman, kete vit e kurorezon duke hyre ne Olimpin e yjeve te futbollit boteror. Me spanjen lufton sa per 3 dhe eshte i fundit qe dorezohet. Pengohet ne hyrje te zones nga Puyol por albitri nuk jep faull, mbase do te shikonim kohe shtese. Nje gabim me Uruguain nuk zbeh boterorin e tij. Monumental!
11- Khedira, nota 7+ Eshte krahu i djathe i Schweinit, shume pozicinal luan me nje disipline taktike te nje veterani, nuk duket shume ne lojen e tij dhe atehere kur del perpara godet. Mund te rritet shume nese kalon tek Reali. Titullar!
12- Trochowski, nota 5 Thirret ne lufte per te zene vendin e Mylerit ne ndeshjen me spanjen por ben qe ta qajme mungesen e tij. I brishte nuk arrin te luftoje asnje dyluftim, i paafte ne mbrojten e topit dhe per te shtyre, kunder Capdeviles duhet te bente shume me teper. Nuk arrin ti jape Lahmit mbrojten e duhur per te dale ne sulm. Aventura e tij ne kombetare mund te konsiderohet e mbydhur!
13- Marin, nota 5.5 Ato pak minuta qe luan nuk jep ndonje gje positive por vetem humbet topa ne driblime te panevojshme, pastaj Loew nuk e fut me ne fushe. Krahasimet qe i behen me Haessler perfundojne tek statura e trupit. Lepur i lagur!
14- Oezil, nota 7- Eshte me te vertete nje talent qe gjithe bota e ka lakmi, menyra se si e perkedhel topin e jep pasimet jane nje bukuri per syte. Ne ndeshjet e fundit duket i lodhur dhe nuk arrin ta mbaje mbi shpatulla skuadren. Sikur te forcohet me shume fizikisht dhe te jete me pjesmarres ne loje mund te behet lojtar i nivelit boteror perkrah Mesit, Ronaldos e shoke. Fantazia qe na mungonte prej vitesh!
15- Kroos, nota 6 Sikur te kishte shenuar me spanjen do te kishte 3 nota me teper e do te kthehej ne hero kombetar. Ato pak minuta qe luajti nuk beri diferencen por me siguri e ardhmja do te flase per te. Podolskit i duhet pune per te mbojtur vendin e titullarit.
16- Mueller, nota 8, Fati i tij i shkruar tek mbiemri qe mban mbi fanelle. Surpriza e vertete e ketij boterori por jo per ato qe kane ndjekur Bayernin kete zezon. I ka kembet si banane dhe shpatullat e ngushta por luan futboll si askush. I shpejte, i fuqishem, altruist, asnje here nje driblim i panevojshem, jep shpirtin per skuadren, karakter i celikte qe nuk e njeh friken. Po te vazhdojne keshtu heret apo vone kupa do ngrihet nga duat e tij. Maje zot!
17- Gomez, nota 0, duket sikur nuk ka pare ndonje here top me sy. I ngadalte, gabon ne pasime, jo pozicional. Bidoni i arte i boterit. Nese kete vit nuk zgjohet nga gjumi rrezikon seriozisht karrieren. Bayerni me te ka hedhur ne pleh 30 mil €. Kombetaren do ta shikoje ne televizor here tjeter!
18- Kiessling, nota 6, Ato pak minuta qe luan me Uruguain tregon levizshmeri dhe i jep zemer sulmit gjerman. Kush eshte mesuar me Klinsmann e Voller nuk mund te emocionohet me te. Veshtire te ngrejme kupen me te ne sulm. Shpresojme me mire!
19- Podolski, nota 6.5, Pas nje sezoni te deshtuar ne bundeslige ka bere nje paraqitje te mire ne boteror, por me Serbine humbi shume raste dhe me spanjen u kthye ne anonim. Mund te jete nje rrezerve me vlera ne te ardhmen por nuk mund te presim me teper nga Poldi. I paplotesuar!
20- Cacau, nota 6 Lufton shume ne fushe por asnjehere i rrezikshem. Fitoret ne te ardhmen nuk mund te ndertohen duke u bazuar te Cacau.
21- Klose, nota 7+ Pas nje viti te veshtire e shume stol tek Bayerni shnderrohet plotesisht ne boteror. Goli e pari me argjentinen tregon me se mire karakteristikat e tij, i forte fisikisht si celik. Ndodhet gjithmone ne vendin e duhur per te goditur. Me spanjen nuk duket. Sikur te luante me Uruguain me siguri do kishte thyer rekordin e Ronaldos. Por mosha ben te veten dhe do te jete shume e veshtire per ta zevendesuar!