Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by fpjalmi » Sat, 05 Feb 2011 , 16:13

O gold

ne pjese te pare lujtem shum keq ,kurse ne pjese te dyte e kthyme ne shkence ,por nuk doli goli mor burr .

asht kja vllazni qe ka ba 13 ndeshje pa humbje ,dhe nuk mund te thojm qe cdo ndeshje mund te dalin loja .

puna asht se me shkumbinin nuk na ec loja

kjo asht problemi ,e asgja ma teper .

edhe josa e tha ket gja ,qe i frikesohem shkumbinit se nuk na del loja

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by Skodrinon » Sat, 05 Feb 2011 , 16:47

mu kjo ndeshje m'ban me dyshu shume. jo aq per rezultatin sa per lojen. kan lujt si n'miqsore. vajushi qi ban 2 ore me gjujt topin vetem me portierin. sinanit nuk ja kena ndi emrin as 3 here tan ndeshjen. a din kush sa ka ken kuota e barazimit?

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by Miri » Sat, 05 Feb 2011 , 16:47

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by GOLDIAN » Sat, 05 Feb 2011 , 18:00

fpjalmi wrote:
GOLDIAN wrote: do me bahej qejfi me e hnager randshem ne vlore

O gold .

jam shum i sigurt qe cdo shkodranit ia ba cope zemra per ket ndeshje ,kurse ti me thu qe ishalla po e hajm randshem edhe ne vlone ,si mos me ken shkodran hiq mor burr
nuk jam jo
as tifoz i tyni sjam po ca kam me i ba mirit qe na jep ndeshejt e na lidh mas pc
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by GOLDIAN » Sat, 05 Feb 2011 , 18:03

qysh me intervisten te sporti shqiptar na cau trapin josa
kam frike peqinin a thu se keta jane ne super forme

ca dmth sdoli loja se marr vesht
kornen e pare e ke ba ne te 60 minute verifikone
mandej flasim doli apo sdoli loja
sdel goli i tham kur gjun 20 here ne porte e sdon me hi po jo keshtu aq ma teper me nje lojtar ma shume
titulli iku tash ka met puna a do shkojne me luftu apo si miq ne vlore

kush a organizator te na se smarr vesh gja
i perjashtuar

sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by sejad » Sat, 05 Feb 2011 , 19:09

mos u merzitni se cdo skuader ne bote barazon, skena humb ne 13 neshje....edhe Bajerni humbi sot me vendin e fundit, Arsenali barazoi edhe pse ishte 4:0....
FORCA VLLAZNIA!!!

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by fpjalmi » Sat, 05 Feb 2011 , 22:04

Skodrinon wrote:mu kjo ndeshje m'ban me dyshu shume. jo aq per rezultatin sa per lojen. kan lujt si n'miqsore. vajushi qi ban 2 ore me gjujt topin vetem me portierin. sinanit nuk ja kena ndi emrin as 3 here tan ndeshjen. a din kush sa ka ken kuota e barazimit?
sma han mendja qe asht e shitun skodrinon .

te kishte ken e shitun nuk i kishte ra grusht bekim kuli gocajt

te kishte ken e shitun ,perparim dahiu nuk do ta kishte pas ate ftyre me tension ,duke bertit ne minutat e fundit .

shkumbini ke tu na ndershku ne fund ,shtylle me kry .

edhe mund te jete e shitun ,por mund te jete ken e shit veq nga 3 lojtare qe u duk se nuk doshin me shenu

sinani ,vajushi dhe belisha

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by fpjalmi » Sat, 05 Feb 2011 , 22:08

GOLDIAN wrote:
fpjalmi wrote:
GOLDIAN wrote: do me bahej qejfi me e hnager randshem ne vlore

O gold .

jam shum i sigurt qe cdo shkodranit ia ba cope zemra per ket ndeshje ,kurse ti me thu qe ishalla po e hajm randshem edhe ne vlone ,si mos me ken shkodran hiq mor burr
nuk jam jo
as tifoz i tyni sjam po ca kam me i ba mirit qe na jep ndeshejt e na lidh mas pc

A e din pse te thashe gold .

sepse ne 13 ndeshje qe vllaznia ka pas rezultate te bukura ,nuk te kam pa as duke shkru dhe as duke u gezu ,biles i kam pa tana ndeshjet ,dhe ke preferu me shkru ne tema te tjera ,kurse te tema e vllaznise nuk ke shkru as edhe nje koment duke u gezu .

Pokeristi
Antar
Antar
Posts: 21
Joined: Wed, 24 Jun 2009 , 10:08
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkoder

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by Pokeristi » Sat, 05 Feb 2011 , 22:59

tesh mas neshjes sikur jena ma te qetesum pak..jam dakort e pas ktyne rezultateve te mira vjen nje moment qe len pike por me loje taman jo si sot pa ide sdisha kujt me ja vu gishtin per ma keq ..tane bjeri ti bim.
Nga krahu tjeter menoj qe e nenvleresume Shkumbinin edhe ata parkune autobuzin ne zone tyne edhe ec e caji manej..spashe i pressing te mire sidomos pas daljes te Kulit me te kuqe. Shpresoj qe ekipi tkete ra me kame ne toke pasi kishim fluturu pak edhe na pret nje ndeshje shume ma e veshtire..Shpresoj mas tjete e shitun se ska burre nane me kariku per ndeshjet e ardshme manej.
Image

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by sidrit » Sun, 06 Feb 2011 , 15:21

A asht e vertete sic po lexoj do komente tek sporti shqiptar se shkumbini ka ba kater zevendsime. A ka kush ndonji lajm te sigurte apo jane thjesht rrena. Me si u nisme ne fillim te sezonit duhet me kene te kenaqun me gjendjen ku jena por duhet me u mate mire kur te flasim me superlativa per ta. Nuk a ekip i madh ky, nuk ka ekip te madh ne shipni sot.

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by sidrit » Sun, 06 Feb 2011 , 16:08

GOLDIAN wrote:qysh me intervisten te sporti shqiptar na cau trapin josa
kam frike peqinin a thu se keta jane ne super forme

ca dmth sdoli loja se marr vesht
kornen e pare e ke ba ne te 60 minute verifikone
mandej flasim doli apo sdoli loja
sdel goli i tham kur gjun 20 here ne porte e sdon me hi po jo keshtu aq ma teper me nje lojtar ma shume
titulli iku tash ka met puna a do shkojne me luftu apo si miq ne vlore

kush a organizator te na se smarr vesh gja
Gold, ke shume te drejte. Nuk a justifikim fakti qe nuk na del loja me ta e as Josa qe psikologjikisht na pergatite ne e lojtaret per nje hap te gabum.
Megjithate duke pa edhe ndeshjet qe sapo mbarune nuk dolem edhe shume te humbun. Per kampion ta heqim mendjen por te rujne njate vend te trete deri ne fund se per ma shume nuk jena simjet.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by Edmond-Cela » Sun, 06 Feb 2011 , 16:16

e si ta fitoshim ndeshen, sot do ishim te dytit. dy rivalet tona t tirana e skenderbeu nuk mujtet me teper se nga nje barazim 0-0 ndaj beses e kastriotit. ajo e para me 9 lojtar ma te shumten e pjeses se dyt qe nga fundi ndeshjes pat disa raste te pastra qe tja merrte fitoren tiranes, po ashtu edhe skenderbeu ne kruj si pas radios, ka dal me shum fat pa pesuar humbjen.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by jeti » Sun, 06 Feb 2011 , 18:19

Vllaznia s’u tregua vetvetja, ra në "kurthin" e lojës peqinase
Nga Hysen ZMIJANI
E kam ndjekur me shumë vëmendje këtë ndeshje dhe kuptohet që, si shkodran, si njohës i futbollit, nuk e mendoja atë rezultat. Vllaznia ishte më lart në renditje, kishte shumë më tepër motive për të fituar, por ajo gaboi. Loja e zhvilluar prej saj nuk më pëlqeu fare. Mbase e nënvlerësoi më tepër se ç'duhej kundërshtarin, edhe ngaqë vinte prej një fitoreje të thellë dhe të bukur të një jave më parë në Durrës. Përveç kësaj, gjendja fizike e ekipit shkodran nuk m'u duk e mirë dhe konstatova lodhje te disa prej lojtarëve. Nga ana taktike Vllaznia nuk diti ta zgjidhte ndeshjen. Mbase këtu ndikoi për keq edhe dalja me karton të kuq shumë shpejt e lojtarit Kuli të Shkumbinit, sepse deri në ato momente vendasit po e zotëronin lojën, po arrinin të rrezikonin, por pas këtij kartoni të kuq, u krijua bindja se tashmë ndeshja mbaroi. Nuk ndodhi kështu. Minutat kalonin dhe kur futbollistët e Vllaznisë po e kuptonin se fitorja po u ikte nga duart, e rritën presionin, por edhe këtu në mënyrën e gabuar. Shkumbini u mbrojt mirë, me shumë lojtarë e mbi të gjitha shtatlartë në prapavijë. Ndërkohë, skuadra shkodrane, në mënyrë të çuditshme, e kërkoi golin me topa të lartë në zonë, kur si Sinani, ashtu edhe Vajushi, nuk shquhen për lojën në ajër. Vërtet u krijuan disa raste shënimi në minutat e fundit të ndeshjes, por ato nuk erdhën si meritë e lojës së Vllaznisë. Thjesht ishin raste të krijuara prej rastësisë. Shkumbini luajti mjaft mirë. Lojtarët e tij zbatuan me shumë racionalitet detyrat e dhëna nga trajneri dhe forcat e tyre dhe arritën objektivin e vet. Futbolli ka oshilacionet e veta dhe prandaj është i bukur dhe për këtë arsye nuk duhet t'i bëjmë gjyqin as Josës dhe as lojtarëve. Eshtë po ky trajner, janë po këta lojtarë, është po ky president që kanë arritur një seri prej 13 rezultatesh pozitive radhazi. Nuk është pak dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht. Tani kur ndeshja ka mbaruar në barazim, është edhe e lehtë të themi se gaboi Josa me zëvendësimet. Por nëse do të shënohej qoftë edhe një gol dhe Vllaznia të fitonte, nuk do të merreshim me këtë gjë. Me këtë barazim, mendoj se skuadra nuk do të ndikohet për ndeshjen e ardhshme me Flamurtarin. Përkundrazi, them unë ky barazim do t'i shkundë kuqeblutë, sepse tani e tutje ata do ta kuptojnë se nuk duhet të gabojnë më. Prandaj unë jam i bindur se kjo Vllazni ka për t'u paraqitur denjësisht në Vlorë.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by Man in Redblue » Sun, 06 Feb 2011 , 19:13

Mqs isha ne stadium thash po i baj nji koment te gjate lojes se Vllaznise :

Ne pjesen e pare lojtari ma i mire ishte Smajli, ne te dyten Abrahami.
Smajli ishte luftarak e puntor si gjithmone, ne aspektin teknik diftoi prap se ka mangsi (e kam fjalen per me dasht me shku kund jashte se per kampionat shqiptar ban), ra ne pjesen e dyte.
Abrahami ka nji teknike te jashtzakonshme, nqs nuk damtohet them se do te kthehet ne nji lojtar t randsishem i Vllaznise.
Vajushi u mundu te bante dicka, por i mungonte qetesia, instinkti i golit para portet, si rrjedhoje humbi nji rast 100% dhe nji rast tjeter. Nuk mendoj se ia rrit mendja, thjesht ai nuk e ka (hala) at bagazh teknik e fizik qe pretendojne gazetaret-specialistat tone. Vajushi do kishte ken mire qe te futej si zevendesus-joker, por fatkeqesisht Vllaznia nuk ka lojtar te tjere ma te mire.

Nder lojtaret ma te dobet ishin padyshim ne rradhe te pare Belisha, se dytit Gocaj diftoi pak, poashtu edhe Nallbani. Nuk po flas per Shtubinen se ka kohe qi them se ai djale duhet te ndrrojn sport, te shkojne per sprint 200m, se per futbollin sia ka haberin.

Ne pergjithesi loja e Vllaznise ishte e vaket, ekipi mendoi se mqs lushin kunder 10 veteve goli do te delte dikur dhe e mori shtru punen, tu kujtu se goli del vedit.
Me keto rezultate Josa padyshim ka diftu vlerat e tij qe nuk mund tia mohoje, por une prap vazhdoj te mos jem simpatizant i tij, dhe ne kyt ndeshje verejta prap te njejta gjana qe nuk me pelqejne te Josa. Josa mund te ndertojn me sukses nji skuader qe lun me kundersulm, por jo nji ekip qe ban loje sulmuse dhe pretendon per me dal kampion. Nuk asht problemi se un jam tifoz aq i madh i lojes sulmuese, por ne ndeshjen konkrte kunder Shkmbinit, nuk mund te fitosh me taktike tjeter pervecse me sulm, dhe ne kyt ndeshje taktika e Joses deshtoi.

Se fundit nji kompliment Ultrasve kuqeblu, me pelqeu angazhimi, mgjs me than te drejten asht shume evshtire te bash tifozllek te organizum ne ate stadium.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by fpjalmi » Sun, 06 Feb 2011 , 20:21

4 zëvendësime të Shkumbinit? Jo, gabime në fanella

Fundi ndeshjes me Shkumbinin ka sjellë njëfarë rrëmuje në stadiumin “Loro Boriçi”. Në aparatet e radios është ngritur çështja e kryerjes së 4 zëvendësimeve nga ana e skuadrës së Shkumbinit dhe shumëkush filloi të pyeste nëse ishte e vërtetë apo jo dhe nëse Vllaznia do ta fitonte në tavolinë ndeshjen. Drejtuesit shkodranë normalisht janë vënë në lëvizje për këtë gjë. Por pas kontaktit me gjyqtarët, është mësuar se ka pasur vetëm disa ndryshime në protokoll të numrave të disa lojtarëve. Kështu, nëse fillimisht Sekulovski ka pasur të shkruar numrin 3, pak çaste para fillimit të ndeshjes, një zyrtar i klubit peqinas ka shkuar te dhoma e gjyqtarëve dhe ka bërë ndryshimet e numrave, teksa numrin 3 e ka marrë R. Dervishi ndërsa 18?ën Sekulovski. Dyshimi më i madh ka qenë te numri i zëvendësimeve. Ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë, sepse Grboviç dhe Sekulovski janë dëmtuar dhe kanë dalë nga fusha jo në mesin e saj, ku kryhen zakonisht zëvendimet. Po ashtu, ka pasur edhe një moment tjetër kur një futbollist i dëmtuar i Shkumbinit ka dalë për të marrë ndihmën e parë mjekësore jashtë fushe dhe është rikthyer brenda saj, duke krijuar bindjen e një zëvendësimi. Megjithatë, çdo gjë është sqaruar dhe shkodranët nuk kanë bërë asnjë reklamim pas ndeshjes.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by fpjalmi » Sun, 06 Feb 2011 , 20:52

Man in Redblue wrote: Nder lojtaret ma te dobet ishin padyshim ne rradhe te pare Belisha, se dytit Gocaj diftoi pak, poashtu edhe Nallbani. Nuk po flas per Shtubinen se ka kohe qi them se ai djale duhet te ndrrojn sport, te shkojne per sprint 200m, se per futbollin sia ka haberin.

Ne pergjithesi loja e Vllaznise ishte e vaket, ekipi mendoi se mqs lushin kunder 10 veteve goli do te delte dikur dhe e mori shtru punen, tu kujtu se goli del vedit.
Me keto rezultate Josa padyshim ka diftu vlerat e tij qe nuk mund tia mohoje, por une prap vazhdoj te mos jem simpatizant i tij, dhe ne kyt ndeshje verejta prap te njejta gjana qe nuk me pelqejne te Josa. Josa mund te ndertojn me sukses nji skuader qe lun me kundersulm, por jo nji ekip qe ban loje sulmuse dhe pretendon per me dal kampion. Nuk asht problemi se un jam tifoz aq i madh i lojes sulmuese, por ne ndeshjen konkrte kunder Shkmbinit, nuk mund te fitosh me taktike tjeter pervecse me sulm, dhe ne kyt ndeshje taktika e Joses deshtoi.

.
shum e drejte cdo fjale qe ke shkru Man

at mendim kam edhe une per shtubinen ku e kam than edhe ne komentet ma perpara qe mban gabimin personal per cdo ndeshje qe vllaznia lot dhe a dasht me u largu me te tjeret ne merkaton e dimrit .


biles edhe sporti shqiptare kishte shkru keto gjana


Tifozët, kritika për zgjedhjet e trajnerit

Nëse deri para kësaj ndeshjeje e kanë vlerësuar së tepërmi trajnerin Mirel Josa, tifozët e Vllaznisë dje kanë pasur mendim ndryshe për njeriun që drejton skuadrën e tyre të zemrës. Për një pjesë të mirë të tyre, nëse Vllaznia nuk ka fituar me Shkumbinin, fajin kryesor e ka trajneri Josa me zgjedhjet që ka bërë, sidomos me zëvendësimet e kryera. Ata kanë reaguar jo pak ndaj tij, kur në minutën e 61?të, kur ai bëri gati për të futur në fushë Sukajn dhe Hasanin, për t’i dhënë më tepër temp lojës sulmuese. Tabela e gjyqtarit të katërt tregonte numrat 22 (Gocaj) dhe 20 (Nallbani) për të lënë fushën e lojës. Shumë prej tyre mendonin se duhej larguar ndonjë lojtar tjetër nga loja dhe, përveç kësaj, stafi drejtues i Vllaznisë nuk e bëri as zëvendësimin e tretë, ndonëse ndeshja po shkonte drejt fundit. Hodo dhe Jasiç kanë qëndruar për disa minuta në nxemje, por nuk janë preferuar për t’u futur në fushë. Rrjedhimisht, asgjë nuk ka ndryshuar dhe, ndonëse vetë Josa në konferencën e shtypit të pasndeshjes është justifikuar për zgjedhjet që ka bërë, sërish ai i ka “prishur” disi raportet me një pjesë të mirë të tifozëve

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by fpjalmi » Sun, 06 Feb 2011 , 23:22

Nga Hysen ZMIJANI




E kam ndjekur me shumë vëmendje këtë ndeshje dhe kuptohet që, si shkodran, si njohës i futbollit, nuk e mendoja atë rezultat. Vllaznia ishte më lart në renditje, kishte shumë më tepër motive për të fituar, por ajo gaboi. Loja e zhvilluar prej saj nuk më pëlqeu fare. Mbase e nënvlerësoi më tepër se ç'duhej kundërshtarin, edhe ngaqë vinte prej një fitoreje të thellë dhe të bukur të një jave më parë në Durrës. Përveç kësaj, gjendja fizike e ekipit shkodran nuk m'u duk e mirë dhe konstatova lodhje te disa prej lojtarëve. Nga ana taktike Vllaznia nuk diti ta zgjidhte ndeshjen. Mbase këtu ndikoi për keq edhe dalja me karton të kuq shumë shpejt e lojtarit Kuli të Shkumbinit, sepse deri në ato momente vendasit po e zotëronin lojën, po arrinin të rrezikonin, por pas këtij kartoni të kuq, u krijua bindja se tashmë ndeshja mbaroi. Nuk ndodhi kështu. Minutat kalonin dhe kur futbollistët e Vllaznisë po e kuptonin se fitorja po u ikte nga duart, e rritën presionin, por edhe këtu në mënyrën e gabuar. Shkumbini u mbrojt mirë, me shumë lojtarë e mbi të gjitha shtatlartë në prapavijë. Ndërkohë, skuadra shkodrane, në mënyrë të çuditshme, e kërkoi golin me topa të lartë në zonë, kur si Sinani, ashtu edhe Vajushi, nuk shquhen për lojën në ajër. Vërtet u krijuan disa raste shënimi në minutat e fundit të ndeshjes, por ato nuk erdhën si meritë e lojës së Vllaznisë. Thjesht ishin raste të krijuara prej rastësisë. Shkumbini luajti mjaft mirë. Lojtarët e tij zbatuan me shumë racionalitet detyrat e dhëna nga trajneri dhe forcat e tyre dhe arritën objektivin e vet. Futbolli ka oshilacionet e veta dhe prandaj është i bukur dhe për këtë arsye nuk duhet t'i bëjmë gjyqin as Josës dhe as lojtarëve. Eshtë po ky trajner, janë po këta lojtarë, është po ky president që kanë arritur një seri prej 13 rezultatesh pozitive radhazi. Nuk është pak dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht. Tani kur ndeshja ka mbaruar në barazim, është edhe e lehtë të themi se gaboi Josa me zëvendësimet. Por nëse do të shënohej qoftë edhe një gol dhe Vllaznia të fitonte, nuk do të merreshim me këtë gjë. Me këtë barazim, mendoj se skuadra nuk do të ndikohet për ndeshjen e ardhshme me Flamurtarin. Përkundrazi, them unë ky barazim do t'i shkundë kuqeblutë, sepse tani e tutje ata do ta kuptojnë se nuk duhet të gabojnë më. Prandaj unë jam i bindur se kjo Vllazni ka për t'u paraqitur denjësisht në Vlorë

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by GOLDIAN » Mon, 07 Feb 2011 , 18:47

miri a ka mundesi me me tregu me video kete momentin e kartonit te kuq te kulit
flm
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Vllaznia - Shkumbini (Java e 19-te)

Post by Miri » Mon, 07 Feb 2011 , 21:27

GOLDIAN wrote:miri a ka mundesi me me tregu me video kete momentin e kartonit te kuq te kulit
flm
Goldi me fal vlla por skam pas nerva me ba videon e ksaj neshje plus qe nuk isha ne shpi.

Post Reply