Post
by Edmond-Cela » Tue, 26 Dec 2006 , 14:20
Bashkëpunim Vllaznia-Partizani, gati shkëmbimet e futbollistëve
Sipas zërave, të kuqtë marrin Dabullën e Bejzaden, ndërsa te shkodranët shkojnë Xhunjor e Karder
Vllaznia dhe Partizani janë shumë pranë një bashkëpunimi që rrallëherë (për mos të thënë kurrë më parë) ka ndodhur në kampionatin shqiptar. Të dyja klubet po planifikojnë shkëmbime "kokë për kokë" futbollistësh dhe në bisedime përfshihen nga 2 lojtarë të secilës skuadër. Sipas zërave pranë klubit kryeqytetas, Partizani do të merrte mbrojtësin Rezart Dabulla dhe sulmuesin Skerdi Bejzade, ndërkohë që, në Shkodër do të kalonin dy brazilianët Alan Kardek dhe Serafin Xhunjor.
Edhe pse në fillim të këtij sezoni kanë qenë dy klubet që kanë ndezur polemikën më të ashpër (braziliani Leandro ishte epiqendra e gjithçkaje), në harkun e pak muajve, duket se Vllaznia dhe Partizani do të fillojnë bashkëpunimin gjatë merkatos së janarit. Nuk bëhet fjalë për të korrigjuar gabimet e bëra në fillim të sezonit, por thjesht për t‘u gjetur një tjetër skuadër atyre futbollistëve që në këtë pjesë të parë të Superiores kanë qenë të pakënaqur. Të kuqtë janë të gatshëm që të privohen nga shërbimet e dy prej tre brazilianëve, të cilët kanë "bojkotuar" skuadrën, me pretendimin se nuk ishin paguar. Në këtë mënyrë, mbrojtësi Kardek, i cili nuk ka pranuar që të zbresë në fushë në takimin e javës së 12 në fushën e Apolonisë dhe sulmuesi Xhunjor, që ishte rebeluar dy javë më parë në derbin me Dinamon shihen si alternativa të mundshme për të kaluar në Shkodër, ndërkohë që, në këmbim të tyre do të vinin Bejzade e Dabulla. Gjithçka mbetet vetëm në kuadrin e zërave të merkatos, e për zhvillime të tjera duhet pritur muaji i parë i vitit 2007. Aktualisht, tre futbollistët brazilianë të të kuqve janë në vendlindje dhe nuk dihet nëse do të pranojnë të kthehen më në Shqipëri.
e marrure nga gazeta ship
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]