Pragndeshja me Elbasanin

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Pragndeshja me Elbasanin

Post by vllaznia1919 » Sat, 11 Dec 2004 , 14:06

Presidenca: Premio speciale për fitoren

Burime pranë skuadrës shkodrane bëjnë të ditur se presidenca e klubit është duke bërë gati një superpremio në rast fitoreje të Vllaznisë në Elbasan. Shifrat e saj nuk bëhen të ditura, por megjithatë e sigurtë është që vlera e premios do të jetë më e larta që kuqeblutë kanë marë ndonjëherë këto kohët e fundit. Një premio e tillë nuk është akorduar vetëm sa për t'i dhënë moral skuadrës, por më tepër për t'u kujtuar lojtarëve se nuk është çudi fitorja në këtë ndeshje. Pavarësisht nga mungesat e shumta në formacionin shkodran, presidenti Çela herëpashere është shprehur se beson shumë edhe te djemtë e rinj që do të aktivizohen. Madje ai ka përmendur edhe faktin se në fushë nuk do të paraqiten 11 të panjohur, por lojtarë që përfaqësojnë një fanellë të nderuar, një klub me emër dhe për pasojë ata do ta justifikojnë veten.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Kuqeblutë nisin përgatitjet për Elbasanin

Post by Admin » Wed, 16 Feb 2005 , 14:36

Kuqeblutë nisin përgatitjet për Elbasanin



Pas një dite të plotë pushimi të hënën, kuqeblutë dje pasdite kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë kundër Elbasanit. Seanca e parë ka qenë ajo e pasdites së djeshme, që ka nisur në orën 14:45 në fushën sportive të Shtojit. Kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët, të cilët janë shfaqur të preokupuar që në këtë seancë të parë të javës. Para tyre është një sfidë shumë e rëndësishme kundër elbasanasve, e cila patjetër duhet fituar. Tifozëria shkodrane nuk mund t'ia lejojë skuadrës së saj një tjetër dështim pas asaj të dy javëve më parë me Tiranën. Ndërkohë, një faktor jo shumë pozitiv duket se për kuqeblutë do të jenë edhe për këtë javë kushtet e vështira atmosferike, sepse që prej së dielës në Shkodër ende nuk kanë pushuar shirat dhe kjo gjë natyrisht që do t'ua bëjë më të vështirë punën shkodranëve.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Bushati: Vllaznia, testi i vërtetë i Elbasanit

Post by Admin » Wed, 16 Feb 2005 , 14:48

Trajneri i verdhebluve nuk shpreson te ndeshjet direkte dhe te hapi fals i rivalëve, por te loja e të tijve.
Bushati: Vllaznia, testi i vërtetë i Elbasanit.


-Ndeshje të vështirë. Shpresoni në një hap fals të saj? - Elbasani nuk shpreson te hapat falsë të rivalëve. Detyra jonë kryesore është të fitojmë ndeshjet tona, pastaj të hapim veshët se çfarë ka ngjarë me rivalët. Nëse ata do të gabonin, kjo do të ishte edhe një plus për ne. Pra, kapja e kreut varet më shumë nga ne sesa nga të tjerët. - Mendoni që titulli mund të fitohet nga ndeshjet direkte? - Eshtë e vërtetë që i kemi marrë katër pikë Tiranës, por, siç e shihni, bardheblutë janë prapë para nesh, kështu që jo gjithçka varet nga ndeshjet direkte. Mund të them vetëm kaq, nëse do t'i fitonim të dyja ndeshjet me Tiranën, mund të them që titulli është më pranë. Por pa kaluar Vllazninë me sukses, gjërat vështirësohen së tepërmi. Prandaj ndeshja e radhës është si një finale për ne. - Shorti ju ka vënë Teutën në ndeshjet e kupës. Kundërshtar i fortë, apo mund të kalohet pa probleme? - Në pamje të parë, të krijohet përshtypja që është një kundërshtar i lehtë, nisur kjo edhe nga oshilacionet që kanë treguar durrsakët në kampionat. Por Teuta është ekip ambicioz, që kërkon patjetër të luajë në kompeticionet evropiane, kështu që atyre kupa u mbetet e vetmja shpresë për të marrë pjesë, prandaj do të luajnë fort përballë nesh. Eshtë dueli më fortë i kupës. Ne nuk do të neglizhojmë në ndeshjet e kupës, pasi edhe në këtë kompeticion jemi ambiciozë, pasi i kemi të gjitha shanset për ta fituar.

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Wed, 06 Apr 2005 , 21:58

QE KTU KA FILLU KRISJA E MADHE E TIFOZERISE SHKODRANE ME SKUADREN E SAJ TE ZEMRES.

AH VLLAZNI VLLAZNI
KUSH TKA QITE ME KRYE NHI
TI KE PAS KEN NJI ZOJE E RANDE
DJEMTE E SHKODRES TKISHIN SI NANE

Post Reply