Hahahaha
![Laughing :lol:](./images/smilies/icon_lol.gif)
Admin, nuk ka problem nese na ik naj fjal he burr, se edhe mu ndoshta me rreshqisin, por randsi ka qe t'mundona t'flasim shkodranqe, se e kam fiksim. Dhe, falimners shume per mikpritjen si ty si vllaznise1919.
Une kam gati 8 vjet qe kam dal jashte shtetit, kam ken pak ne Belgjike, manej n'Angli, tash kam perfundu ne Kanada. Si shqiptaret, s'lajne vend pa shku,
![Laughing :lol:](./images/smilies/icon_lol.gif)
Gjithmone me thojne shoket, sa lokalist je mar burr!. Une kam shoke prej gjith Shqipnise, dhe i du e i rrespektoj shume, por ia tham ne sy taneve, Shkodra han buk n'veç.
![Laughing :lol:](./images/smilies/icon_lol.gif)
Megjithse ka shume lapera qe na e prishin imazhin shkodran, por s'kena ça i bajme, pyll pa derra s'ka.
Kam kene disa here ne Shkoder per vizite, dhe hera e fundit qe kam pa ndeshje ne Loro Boriqi ka kene kyt vere, dhe me thane t'drejten me ka ardhe inat shume kur mora vesh (mbrapa) se Tirana ka ble Sinanin. Gjithmone kam thane se gjithkush mund ta lajne Vllaznine, por Sinani jo. Por naqe, ta dini se sot futbolli asht ba biznes, dona ne apo jo, dhe s'ka ma si dikur, un shkodran e ti tirans, por shifet se kush jep lek ma shume, siç asht puna e Salihit. Me t'thane t'drejten kyt Salihin se kam qejf hiq, sepse menyra se si ka ik prej Vllaznise (sic kam nigju), asht me plan. Por edhe fort faj nuk kane se keto presidentat tone nuk jane burra t'mire, nuk i stimulojne te rinjte hiq, por presin kur t'bahen te famshen, dhe masanej i kujtohet se duhet me i rujt kta lojtar. Shyqyr qe e kan marre kyt Sukaj mbrapsht, se po me thote vllai ne Shkoder, se asht ma i miri ne ekip, por une hala se kam pa vet, vetem kur ishte me Elbasanin kyt vere, hyni ka fundi i ndeshjes por s'bani gja (ka ken ndeshja per kupe ne Shkoder, ku na e falen 2-0).
Shpresoj qe ta marrim kyt Sinanin mbrasht, se per mu sulmus-pyk si ky, nuk ka ma t'mire ne Shqipni (mendimi jem).
Edhe iher, njesha mire per ju tan!
![Smile :)](./images/smilies/icon_smile.gif)