Post
by kuqeblu » Sun, 25 Feb 2007 , 00:02
E Shtune, 25 Shkurt 2007:
Sot rifilloi kampionati austriak (T-Mobile Bundesliga) me javen e 22-te, dhe ekipi i ri i Hamdi Salihit, SV Ried, barazoi ne fushen e Sturm Gracit me rezultatin 1-1. Salihi e filloi neshjen si titullar, por u zevendesua ne minuten e 68-te pa arritur te shenoje.
Paraqitje te mire bani Erjon Bogdani, i cili shenoi 2 gola ne fitoren 3-0 te ekipit te tij, Chievo Verones, ndaj Torinos.
Ne Bundesligen gjermane, ekipi i Besart Berishes, Hamburger SV, fitoi ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin 3-1. Ndeshje ne te cilen, futbollisti shqiptar nuk u aktivizua per anje minute.
Ne ndeshjen Hannover 96 - Borussia Dortmund, kapiteni i vendasve, Altin Lala, eshte aktivizuar gjate gjithe 90 minuteshit, por pa konkretizuar formen e mire qe gezon ne keto momente me gol.
Ne ndeshjen Energie Cottbus - Arminia Bielefeld, e fituar nga vendasit me rezultatin 2-1, Fatmir Vata eshte futur ne fushen e lojes ne minuten e 43-te, por pa arritur te shpetoje ekipin nga humbja, megjithese kryesonin pas pjeses se pare me rezultatin 0-1.
Ne ligen e pare franceze, ekipi i Lorik Canes, Olimpiku i Marsejes u mund ne fushen e Tuluzes me rezultatin e paster, 3-0. Cana u aktivizua gjate gjithe ndeshjes, pa arrtitur te ndihmoje ekipin e tij ne shmangien e humbjes.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???
