
Duke perfituar nga rasti i prezantimit , po perfitoj dhe po ndalem me nje koment te shkurter

Besoj esht e veshtire qe te gjesh nji tifoz te Tirones qe nuk ka respekt per Vllaznin dhe e anasjellta.
Tirona&Vllaznia e zhvillun sportin qe ne vitet 20 , 30 per te sjedh frymen e zhvillimit Shoqerore , emancipimit dhe vellazerise. Krijuan dhe punuan me Pasion .Dhe aty ku ka pasion ka sukses.Jo me kot kto dy ekipe jan me te mirat e Shqipris. Jo me kot jan dy akademit qe i kan dhuru me shum talente futbollit Shqiptare : Bizi , Rragami , Borici ,Sinani, Zmijani etj Tirona : Stermasi , Ali Mema, Josa,Kola,Minga Tit Dibra , Fortuzi etj. Dhe jo me kot Tirona-Vllaznia esht derbi i Shqiprise.
Shpesh me ka pas tregu Gjyshi -''Ne kohen e Zogut , kur vite Vllaznia me lujt ne Tirone , nuk mund tu kthete dot mrena dites ne Shkoder , se rruga zgjaste shume e si rrjedhoje kthimi beheji veshtire.Por nuk ngelnin mes rrugve, I mikprisnim neper shpiat tona. E njejta gje ndodhte kur shkonte Tirona ne Shkoder''
Kto qe me tregote im gjysh , ishin Vlera,Njerezirllik,Qytetari,Kulture,Rrespekt.
Dhe ne brezi ri kemi per detyre qe te kultivojme kulturen dhe rrespektin reciproke.
Dhe te luftojem banalitetin dhe brutalitetin.
E di qe u zgjata pak , por nuk mund te rrija pa i shkruar keto rreshta.Pasi jam rrit me Dashurine per Tironen dhe rrespektin per Vllaznin.
Uroj qe ''Noltmadhnia'' dhe ''Djepi i futbollit'' , ne fund te ketij kampionati te renditen ne vendet e para.
Ja kalofshi sa me mire . Dhe sukseset me te sinqerta.