Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
Te premten ora 16:00 Vllaznia do te luj ne Peqin kunder Shkumbinit.
Ndeshja asht teper delikata si edhe fusha e Peqinit te tane e dim se asht problematike.
Te shofim se si ka me u paraqit Vllaznia mas nderpjes te kampionatit.
Shpresojme qe te mos largona pa pike prej Peqinit.
Forca Vllaznia

- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
per me mbajt vendin e trete duhet 3 pikeshi
as barazimi nuk te kryn pune kur dihet qe laqi te vjen 2 pike larg .
lojtaret tane e dijn mire qe kena 1 ndeshje direkte ne laq ,e per me ken te sigurt para laqit duhet te fitojm patjeter ne shkumbin.
mendoj se kja ndeshje asht ndeshja decisive per objektivin e vllaznise vendin e trete .
na rast gabimit objektivi vendi i trete asht shum ne rrezik

- Posts: 244
- Joined: Sat, 28 Mar 2009 , 21:10
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
Tjeta e juaj.. desha me dite a e kena te mujtun ketu me pa ndeshjen live? flm ishalla me 1 fitore
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
SS & tvsh nuk do transmetojne kete jave asnje ndeshje te kampionatit shqiptar.
Shkumbini ka shenu gol qysh ne min te pare.
Shkumbini ka shenu gol qysh ne min te pare.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 244
- Joined: Sat, 28 Mar 2009 , 21:10
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
Miri te pakten radio a e jep mor tamarsha?
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
Shkelzen ne radio gjithmone asht e lidhun me Radio Tiranen.
sic e dini ndeshja ka perfundu me rezultatin 1-0 gol qe ne minuten e pare nga Shenaj.
Vllaznia asht anku per gjykimin e lojen e ashper te Shkumbinit. Simas drejtorit teknik Shaba, Vllaznise i asht mohu nji 11-metersh.
Dihej qe kja ndeshje do ishte teper e veshtire aq ma teper, kur Shkumbini rrezikon me ra prej kategorijet!!!
Vllaznia ka lujt me kta lojtare:
Vujadinoviç, Smajli, Jasiç (Abraham 77?), Rajoviç, Sykaj, Belisha, Nallbani (Shtubina 57?), Gocaj, Sinani, Vajushi, Sukaj.
Me fitoren e Lacit, Vllaznia rrezikon vendin e trete!!
sic e dini ndeshja ka perfundu me rezultatin 1-0 gol qe ne minuten e pare nga Shenaj.
Vllaznia asht anku per gjykimin e lojen e ashper te Shkumbinit. Simas drejtorit teknik Shaba, Vllaznise i asht mohu nji 11-metersh.
Dihej qe kja ndeshje do ishte teper e veshtire aq ma teper, kur Shkumbini rrezikon me ra prej kategorijet!!!
Vllaznia ka lujt me kta lojtare:
Vujadinoviç, Smajli, Jasiç (Abraham 77?), Rajoviç, Sykaj, Belisha, Nallbani (Shtubina 57?), Gocaj, Sinani, Vajushi, Sukaj.
Me fitoren e Lacit, Vllaznia rrezikon vendin e trete!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
Te fundi fundit kot ekzistojme pse mos te rresikojme nga laçi biles me behet qejfi jasht maset sigur te kalojme ne te 5-in apo te 6-in duke shpresu qe te bahet nej ndryshim ka presidenca se asht mbush thesi nuk durohet ma.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
Shkodranët: Skenar për të fituar Shkumbini
Drejtuesit e Vllaznisë vazhdojnë të mendojnë për bojkot, ndërsa habiten me indiferencën e FSHF?së
Ndodhitë e fundit në Peqin i kanë dëshpëruar shkodranët. Jo se u humb ndeshja, por nga mënyra si rodhën ngjarjet. Drejtues të Vllaznisë edhe dje në media kanë nxituar ta etiketojnë në mënyra të ndryshme këtë takim. Presidenti Fushaj deklaron se “as në 97?ën nuk na kanë ndodhur gjëra të tilla”, drejtori organizativ Shaba e konsideron “Kabul” fushën e Peqinit. Në të njëjtën linjë me ta janë edhe futbollistët. Sukaj ka dëgjuar trajnerin Mile t”u thotë futbollistëve të tij “thyjani këmbët” futbollistëve të Vllaznisë. Të tjerë kanë dëgjuar t”u thotë gjyqtari Sino “kot e keni se këtë ndeshje e fiton Shkumbini”. Të gjitha këto të ojnë në një përfundim: Ndeshja ka qenë e paragjykuar. Me dashje apo jo, gjyqtarët kanë rënë viktimë e presionit të vendasve dhe prandaj “e kanë qelbur” me gjykimin. Dikush nga kampi shkodran betohet se ka parë deputetin Dash Sula t’u drejtojë pistoletën gjyqtarëve para ndeshjes dhe t’u thotë se “nuk dilni të gjallë nga Peqini nëse Shkumbini nuk e fiton ndeshjen”. Gjyqtarët duket se e kanë ngrënë presionin dhe në fushë kanë bërë farë kanë dashur vendasit. Mosdhënia e të paktën dy penalltive në favor të Vllaznisë, mosnxjerrja e të paktën dy kartonëve të kuq për futbollistët e Shkumbinit dhe shumë faulla të paqena, pozicione jashtë loje etj, vendosën fatin e këtij takimi. Rasti më flagrant i mosndëshkimit me karton të kuq për futbollistët e Shkumbinit, ka qenë ai i ndërhyrjes së rëndë të Veliajt ndaj Vajushit dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vjen edhe goditja me shpullë e tij ndaj sulmuesit të ri shkodran në sytë e gjyqtarit. Karton i verdhë është ndëshkimi! Presidenti Valter Fushaj e ka të qartë edhe një ditë më parë në prononcimin e tij se është duke menduar bojkotimin e mëtejshëm të kampionatit, nëse me Vllazninë bashkohen edhe një apo dy skuadra të tjera. Shkodranët janë gati të marrin këtë vendim drastic, duke parë edhe neglizhencën e FSHF?së. Për ndeshjen e fundit në Peqin, ndonëse zyrtarë të këtij institucioni ishin sinjalizuar për probleme me gjykimin, sërish nuk pati asnjë reagim. Caktohen gjyqtarë pa përvojë, që bien pre lehtësisht e dhunës psikologjike të drejtuesve të skuadrave të ndryshme. Shkumbini, nga sa u tha, duhej të fitonte medoemos ndaj Vllaznisë për të qëndruar i qetë në renditje, sepse ndryshe rrezikonte.
s.shqiptar

Peqinasit: Vllaznia ta gjejë te vetja
Sekretari i Shkumbinit, Astrit Isaj, pohon se shkodranët kërkojnë të justifikohen
Shkumbini ka fituar me meritë ndeshjen me Vllazninë dhe nuk ka vjedhur asgjë. Ka shënuar që në fillim një gol të bukur dhe duke u nisur nga rastet që pati, fitorja e Shkumbinit duhej të ishte më e thellë. Megjithatë, edhe një gol mjafton për të marrë tri pikët,”? kjo ka qenë deklarata që ka ardhur nga kampi bardhekaltër nëpërmjet sekretarit të klubit Astrit Isaj, duke mbetur i habitur nga prononcimet e drejtuesve shkodranë. Për sekretarin Isaj, do të kishte qenë më mirë që shkakun e humbjes së fundit drejtuesit shkodranë ta gjenin në ekipin e tyre. Një qëndrim të njëjtë kanë mbajtur edhe sportdashësit peqinas nëpërmjet grupimit më të ri, “Besnikët”. Tifozët ultras dëshirojnë ta shijonë fitoren që ekipi tyre e meritoi plotësisht dhe të mos përgojohet me të padrejtë, sepse ishte e merituar dhe erdhi si rezultat i vlerësimit më të drejtë që ditën t”i bëjnë takimit. Ata u kujtojnë drejtuesve shkodranë se Vllaznia mbetet i vetmi ekip që nuk ka arritur të shënojë deri tani asnjë gol në portën e Shkumbinit në të tre takimet e luajtura dhe se humbja e fundit nuk ishte humbja e parë që pësojnë në Peqin. Sekretari Isaj, veanërisht për këtë ndeshje, i cilëson tifozët peqinas me të drejtë si lojtarin nr.12 për entuziazmin dhe kulturën që treguan, pa shkaktuar edhe problemin më të vogël. “Ishte një fitore më se e merituar dhe merita kryesore i takon ekipit, por jo më pak merita u takon dhe sportdashësve për kulturën që treguan dhe për mbështetjen që i dhanë ekipit. Nuk më vjen aspak mirë kur kërkohet të hidhet sadopak baltë për këtë fitore, kur dëgjojmë pretendime të tilla nga kundërshtari. Loja ka qenë më se korrekte dhe realisht fitorja e Shkumbinit duhet të kishte qenë më e thellë. I përgëzojmë edhe një herë lojtarët për atë që treguan në fushë dhe t”i kthehemi punës për të menduar për ndeshjen e radhës,” ” ka përfunduar sekretari i Shkumbinit, Astrit Isaj, i cili për të hedhur poshtë dyshimet e drejtuesve shkodranë, vë në dispozicion kasetën e ndeshjes. Sipas tij, televizionet kanë qenë gjithnjë të mirëpritura në Peqin për të transmetuar takimet drejtpërdrejtë, por që gjithsesi është filmuar nga një kamer e gjithë ndeshja.

a ka pamje te ksaj ndeshjes? a thu jane te verteta kto qi thojn kta t'tont apo dojn me justifiku humbjen?
luani bardhekalter na thuj noi gja nqs ke ken ne stadium

- Huligan
- Posts: 174
- Joined: Sat, 22 Sep 2007 , 12:52
- Contact:
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
ne stadium nuk kam qen e ndeshjen se kam pa se kishte bojkot nga SS...por sic me than cunat qe kan qen ne stadium ka qen nje ndeshje e forte nga te dy dhe biles sukaj ne fund ka pas rast ideal per te barazu e se ka bo....e sic me tha nji cun tjeter sikur sukaj ishte afru ke tifozat e shkumbinit e i kishte thone qe mos u merzisni se ndeshjen do e fitoni ju...se sa o e vertet nuk e di...bile presim kronikat e ndeshjeve...Skodrinon wrote:a ka pamje te ksaj ndeshjes? a thu jane te verteta kto qi thojn kta t'tont apo dojn me justifiku humbjen?
luani bardhekalter na thuj noi gja nqs ke ken ne stadium

-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
Stadiumet shqiptare ose jane arena boksi ose pazare te rendomta.
Askush nuk proteston (seriozisht) perderisa te gjithe (presidenti federates, presidentat e klubeve, tranjerat, arbitrat) kane perfitimet e tyne.
Ajo qe me ben pershtypje asht qe futbollistat shqiptare megjith kyt maskarallek nuk bajn perpjekje maksimale qe te sterviten fort, te permiresohen dhe te ikun jashte, por ne ndryshim nga perpara bile ka ma pak "eksporte".
Askush nuk proteston (seriozisht) perderisa te gjithe (presidenti federates, presidentat e klubeve, tranjerat, arbitrat) kane perfitimet e tyne.
Ajo qe me ben pershtypje asht qe futbollistat shqiptare megjith kyt maskarallek nuk bajn perpjekje maksimale qe te sterviten fort, te permiresohen dhe te ikun jashte, por ne ndryshim nga perpara bile ka ma pak "eksporte".
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
Perhere ne faze te trete fillojne pazaret ....., nuk asht hera e pare!!
Fajin e ken edhe na vete qe i ndjekim prep ne stadium, duhet me bojkotu se ndoshta i vijne mend ndonjenit!!
Fajin e ken edhe na vete qe i ndjekim prep ne stadium, duhet me bojkotu se ndoshta i vijne mend ndonjenit!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
Se mos po i plas kuj se nuk shkojm na po 2 ndeshje me lujt skedina asht e barabart si me pas stadiumin plot tan sezonin,sa ndeshje ka shit vllaznia?????=1 thes lek.Admin wrote:Perhere ne faze te trete fillojne pazaret ....., nuk asht hera e pare!!
Fajin e ken edhe na vete qe i ndjekim prep ne stadium, duhet me bojkotu se ndoshta i vijne mend ndonjenit!!
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Java e 26-te: Shkumbini - Vllaznia
me ndonji perjashtim, tan stadiumet e superliges jan bosh, por kjo nuk i prish pune hic presidentave, se te ardhunat e tyne nuk bazohen aq shume te biletat e shituna se sa te pazaret, skedinat.