GOLDIAN wrote:admin ja naqe shife nga faqja e tyre e mora
keshtu qe mos tju biem ne qaf kot
te perqendrohemi e te diskutojme per vllaznine me mire
fatjoni mund ta shohesh dhe ti vet
Klubi i futbollit shqiptarë u themelua më 1923 si rrjedhë e bashkimit të dy skuadrave nga Elbasani: Përparimi dhe Afërdita. Skuadra elbanase hyri në ligën e parë të Federatës së futbollit Shqiptarë më 1930 ndërsa më 1932 ndryshon emrin në KS Skampa të cilin e bartë deri në vitin 1939 nga ky vit është i njohur si KS Bashkimi. Më 1949 pas luftës së dytë botërore skuadra është e njohur me emrin Elbasani deri në vitin 1950 ku nga sistemi i atëhershëm i vë emri në Puna Elbasan, pastaj më 1958 KS Labinoti Elbasan. Më 1991 i rikthehet emri i vjetër KS Elbasani, ndërsa nga viti 1997 Klubi i futbollit pavarësohet nga klubi i sportit he thirret KF Elbasani.
KF Elbasani ishte një herë kampione e ligës së parë Shqiptare dhe deri më tani ka fituar dy trofe të kupës kombëtare. Në arenën e futbollit evropian ka marruar pjesë në ligën e kampionëve si dhe në Kupën ballkanike.
Shum i drejt komenti yt Goldian.
Arsyeja qe u hap kjo teme lidhet pikerisht me gjetjen e realitetit historik.Qe te vendosesh nji tjeter vit krijimi esht kollaj,por cdo gje duhet te perputhet me historine,plus qe duhen dhene argumenta te mjaftueshem e bindes pse mendohet keshtu.
Ne kaq e kaq vjet,historia njeh Vllaznine si djepin e futbollit shqiptar,dmth aty ku ka lindur futbolli shqiptar,Shkoder,me ekipin me te vjeter pjese e ketij rrethi.Do te duhej te ndryshohej historia,pra do duhej nji argument mjaft i forte qe njerezit te mendonin ndryshe,pra qe futbolli ka lindur ne Elbason(apo fjala vjen Durres,Kavaj,etj,pak rendsi ka)
Perderisa nji argument i tille nuk ekziston dhe perderisa vete faqja e Elbasonit ne histori pranon vitin qe dime te gjith,1923,dhe tek stema shenon 1913 ketu ka mosperputhje.Rrjedhimisht ata duhet te ndryshojne vitin tek stema,per te mos ndryshuar historine reale.
Gjithsesi,kushdo esht i lire te jape mendimin e vet...