Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Gjithcka rreth Shkodres sone te dashur.
Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Post by Edmond-Cela » Sat, 14 Mar 2009 , 16:09

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Post by Miri » Sat, 14 Mar 2009 , 17:10

Mondi Flm shume per videot i nderum je si gjithmon.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Post by GOLDIAN » Sun, 15 Mar 2009 , 10:37

mondi je i nderum naqe
i perjashtuar

gert-shkodrani
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Mon, 30 Mar 2009 , 16:30
Location: SHKODER
Contact:

Re: Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Post by gert-shkodrani » Sun, 05 Apr 2009 , 09:20

mondi njesh je :P :D
TIFOZ I ZJARRT KUQ E BLU
90 vjet legjend 90 vjet histori
per 90 vjet i kena qu tana skuadrat ne shpi

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Post by Admin » Sun, 28 Feb 2010 , 14:23

QE nji video qe eshte pergatit prej Top-channel per Shkodren:

Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Post by Skodrinon » Tue, 09 Mar 2010 , 15:15

Zanafilla e Shkodres...

Emri i saj i pare njihet Scodra, ky qytet ka qene qendra ilire. Qe ne shek IV p.k ne themelimin e saj merr zhvillim ekonomik, kjo deshmohet nga prerja e monedhes ne qytet qe nga viti 230 p.k. Nga monedha mesojme emrin qe ka marre qyteti ne ate kohe, Scodrinon.

Nga viti 168 p.k e deri ne kohen e reformave te Dioklecianit, Shkodra ishte koloni romake e pastaj kryeqytet i provinces Prevalitana. Ne kete kohe eshte afersisht edhe seli peshkopale.

Ne kohen kur popullsia ilire e territorit shqiptare kishte arritur zhvillimin me te larte ekonomik e kulturor, ne vitin 181 p.k behet Kryeqytet i Mbreterise ilire.

Me ndarjen e perandorise Romake, Shkodra, sikurse e gjithe Ilirija e jugut, kalon nen kontrollin e Bizantit, por vazhdoi te varej nga kisha e Romes.

Duke perballuar pushtimet e shumta te barbareve qe pushtuan territoret Shqiptare ndermjet shekujve XI-XIV, Shkodra perjeton edhe nje periudhe veteqeverisjeje.

Me 1040 qyteti u pushtua nga Serbet dhe ishte me pas kryeqendra e Zetes, qender e rendesishme, komune autonome me institucione te zhvilluara.

Shkodra ne vitin 1360 behet kryeqendra e shtetit feudal te familjes Balshaj. Po ne kete kohe rikonstruktohet Keshtjella legjendare dhe qyteti merr emrin Scutari.

Ne vitin 1396 do te pushtohet nga Venediku, sundimi i te cilit u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.

Keshtjella Rozafa eshte monumenti historik me i vjetri, e cila filloi te ndertohet ne shek V-IV p.k ndermjet lumit Drin dhe Buna. Ajo eshte vendosur ne pike strategjike per te kontrolluar fushen bregdetare, hyrjen ne liqenin e Shkodres si dhe kalimin ne thellesi te vendit e te Ballkanit ne lindje. Keshtjella ka nje histori te gjate luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodres ka nje gojedhene popullore.

Ne muret rrethuese te kalase, te cilat perfshijne rreth 9 ha toke, dallohen qarte ndertimet e kater periudhave: Balshajve (shek XIV), zoterimi venecian (shek XV), pushtimi osman (shek XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek XVIII-XIX).

Kisha me e vjeter ne Shkoder eshte ajo e Sh'na Ndout dhe Kisha e Shen Kollit, ne anen tjeter te Bunes.

Nuk ka ndonje dokument konkret per te argumentuar te dhenat e ndertimit te Kishes se Zojes se Keshillit te Mire. Por nga brezi ne brez besimtaret katolik kane mbajtur gjalle bindjen ne “mrekulline” e dates 25.04.1467. Ku kete dite figura e Zonjes se Shkodres, qe gjendej ne nje afresk te kishes ne fjale, u shkeput nga vendi dhe e ndjekur prej dy katolikeve Shkodrane te quajtur De Xhorxho dhe De Skavis, shkoi e zuri vend ne kishen e Xhenaccioni (ne Itali).

Karnavalet ne Shkoder festohen qe para ardhjes se pushtuesve osman.

Ne 1499-1500 ndertohet Ura e Bunes nga osmanet. Thuhet se ka qene ndertuar nje tjeter me pare perballe ish fabrikes se Çimentos, por se kur nuk dihet.

Qe ne vitin 1565 Shkodra do te kete shtypshkronjen.

Ne shek XVII ne Shkoder ndertohet rruga “13 Dhjetori” nen ndikimin venecian. Gjithashtu qyteti ka 15 lagje, me te permendurat jane: Alibeg (200 shtepi), L. Qafe Bahçallek, L. Ote Jako, L. Ajasem, L. Tepe, L. Bajazit, L. Skele etj. Lagjet e vjetra ishin me te populluara.
Ne shek XVII qyteti u rimekemb dhe arriti ne 1 800 shtepi.

Ne fund te shek XVII Kisha Ortodokse do te ndertohej prej mbretereshes Helene te Serbeve mbas Bunes, aty ku sot jane rrenimet e Shen Kollit. Ky objekt kulti mbetet nje nga antikitetet interesante te Shkodres.

Ne 1718 Shkodra do te kete selite e konsullatave te fuqive te medha te Evropes. Si port perdorej Oboti e Ulqini e me vone Shengjini.

Ne vitet 1757-1831 Shkodra eshte nen sundimin e Bushatlinjve. Familja feudale shkodrane e qeverisi pashallekun e Shkodres ne formen e nje dinastije te trashiguar thuajse te pavarur.

Ne 1768 eshte ndertuar e para ure prej guri, ajo e Drinit nga Mehmet Pashe Plaku i Bushatlive.

Ne vitin 1773 eshte ndertuar Xhamia e Plumbit nga Mehmet Pashe Plaku i Bushatlinjve, e cila eshte nje ndertese madheshtore artistike e shtetit turko-arab dhe monumenti me i bukur nder gjithe objektet e tjera te lagjes “Tabake”.

Mehmet Pashe Bushatliu ne 1768 nderton mbi lumin Drin uren e pare prej guri.

Ne fund te shek XV ndertohet Ura e Mesit nga Mehmet Pashe Bushatliu. E ndertuar ne dy faza: fillimisht me tre harqe e me pas me dhjete harqe, kjo ure do te mbese nje nder objektet kulturore te qytetit.

Ne 1807-1809 ndertohet Bexhisteni, i cili permbante 2 500 dyqane te stilit persian. Pazari i vjeter ishte nje kompleks i rendesishem i ngritur perbri kodres mbi te cilen ngrihet kalaja Rozafa, dhe ku ushtroheshin rreth 80 lloje zejesh. Afer pazarit ekzistonte nje molo ne lumin Bune ku akomodoheshin barka e anije te vogla ndermjet te cilave Shkodra dhe Pazari i saj lidheshin me Adriatikun.

Ne vitin 1819 fillon popullimi i qytetit nga Parruca e siper, kjo per shkak te epidemise se malaries dhe murtajes se 1860 perhapur nga devijimi i Drinit.

Shkodra ne 1830 do te kete shkollen e pare Mejtepi i Molla Ferhatit

Me 2 tetor 1837 Shkodra do te perjetoje deme te medha nga lekundjet sizmike.

Rreth viteve 1840 ngrihet ndertesa e bibliotekes se Bushatlinjve. Biblioteka kishte afro 3 000 volume teologjike, jurisprudence, tekste shkencore, filozofike astronomike e deri ne ekzemplare. Libra me vlera u grumbulluan me vone edhe nga bibliotekat e urdhrave katolike. Po kete periudhe u themeluan shoqerite letrare, kulturore e sportive si “Bashkimi” dhe “Agimi”.

Ne 1852 qyteti goditet nga nje termet me intensitet te larte.

Perseri deme te medha nga termeti me 16.07.1855.

Arkitekti, piktori Pjetro Marubi fillon punimet e tij te para fotografike ne vitet 1858-1859. Ai lidh miqesi me familjen e Rrok Kodhelit, fshatar nga Kodheli i Zadrimes. Djemte e Kodhelit, Matia dhe Mikeli, te apasionuar pas fotografise do te drejtojne punimet fotografike ne vitet e me vonshme dhe do te njihen me mbiemrin Marubi. Ne 1970 fototeka e pasuruar prej 150 000 negativesh iu dhurua shtetit.

Me 7 prill 1858 themelohet Katedralja e Shkodres.

Fillimet e institucionit te Bashkise ne Shkoder datojne ne vitin 1865. Ne fillim u quajt “Beledie” deri ne vitin 1913, prej ketij viti e deri me 1920 “Perlimtare” dhe me pas Bashki.

Shkodra ne vitin 1870 kishte 50 000 banore.

Ne vitin 1875 fillon ndriçimi i rrugeve naten me llamba vajguri nga Bashkia e Shkodres.

Deputetet e pare shkodrane nisen ne parlamentin turk ne vitin 1877 jane: Jusuf Podgorica, Selim Gjyrezi, Ejll Paloka dhe Filip Risto Vuçkoviq.

Ne vitin 1878 ngrihet ne Shkoder banda e pare muzikore e vendit. Po kete vit hapet shkolla e Jezuiteve e para per popull.

Themelohet ne 1880 Muzeu i Jezuiteve, i cili ishte i ndare ne disa seksione me permbajtje shume interesante e teper te hershme.

At Shtjefen Gjeçovi, diletanti i arkeologjise, i cili ka qene edhe mbledhes dhe perpiluesi i Kanunit te Leke Dukagjinit, themelon Muzeumin e Françeskaneve ne vitin 1890.

Sahati i Inglizit, objekt historik i periudhes se aristokracise mesjetare, eshte ndertuar me fondet e Lordit anglez Paget, i ardhur ketu rreth çerekut te fundit te shek XIX .

Ne Shkoder ne vitin 1890 ndertohet “Teatri i Kolegjit Saverian”.

Qyteti me 1 qeshor 1905 perjeton ngjarje katastrofale nga termeti qe shkaktoi deme te medha, vdesin 159 vete dhe plagosen 250 te tjere. Lekundjet do te zgjasin afro nje vit. Lagjet e vjetra pothuaj u sheshuan, permbyten shumica e tokave. Po kete vit festohet per here te pare 1 Maji ne Shkoder.

Ne vitin 1909 hapet shkolla Normale nga nje hoxhe Shqiptare. Drejtor i saj behet nje profesor i larguar nga Universiteti i Parisit te fakultetit Histori-Gjeografi. Shkolla kishte dhe konviktin e saj, sot Gjimnazi “28 Nentori”.

Per here te pare ne 1909-1910 ndertohet rruga qe lidh Shkodren me lagjen turistike te Shirokes. Ështe nje nder lagjet me te vjetra ku prej saj dolen shume figura te shquara patriotike, ngjarje e histori ne vite. Banoret merren me peshkim dhe turizem. Shiroka permendet qe ne burimet e shkruara te shek XV.

Shfaqja e pare kinematografike ne Shqiperi njihet ne Shkoder ne vitin 1912 nga Kol Idromeno.

Shkodra ka ne vitet 1913-1914 shkollen e pare laike. Po ne nentorin te ketij viti ngrihet per te paren here flamuri Kombetare ne bashkine e vjeter.

Ne 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqite e medha, nga komisioni Nderkombetar. Po kete periudhe u themelua seminari Jezuit dhe kuvendi françeskan, me mbeshtetjen e klerit katolik.

Gjate luftes kunder fuqive Malazeze e Serbe qe hyne ne qytet me 23.04.1913 shkodranet do bejne qendrese per shtate muaj.
Qyteti me 22.01.1916 pushtohet nga Austro-Hungaria.

Me 11.03.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me qeverine kombetare te Tiranes, ne gjysmen e dyte te vitit 1920 do te nderhyjne forcat ushtarake te shtetit Serbo Kroato Slloven.

Ne Shkoder numri i banoreve ne vitin 1923 ishte 20 000.

Bashkia e Shkodres ne 1930 instaloi dritat elektrike me ane te nje centrali elektrik.

Rreth viteve 1924 1939 Shkodra pati nje zhvillim industrial te ngadalte, u ngriten fabrika te vogla.

Ne vitin 1939 Qyteti kishte 29 000 banore.

Radio Shkodra ngriti per here te pare antenen e saj dhe filloi emisionet me 23.02.1945.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Post by vllaznia1919 » Tue, 09 Mar 2010 , 23:53

Shum flm naqe.Nje shkrim shum i bukur edhe pse me disa mangsina qe jane te zakonshme ne historine ne shqipni.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Post by Skodrinon » Wed, 10 Mar 2010 , 15:34

vllaznia1919 wrote:Shum flm naqe.Nje shkrim shum i bukur edhe pse me disa mangsina qe jane te zakonshme ne historine ne shqipni.
kishte edhe do pasaktesina te tjera qi i hoqa. P.sh, vazhdojne hala me thane qi opera e pare shqiptare asht "Mrika" e P.Jakoves ne 1959, e n'fakt asht "Arbereshja" e Lec Kurtit qi e ka kompozu ne 1915-n, por ngaqi ishte nacionalist e fshiu E.Hoxha prej historis

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkodra 3000 vjet histori, qytetrim, kulture.

Post by Skodrinon » Mon, 05 Sep 2011 , 13:35

Pagjë e bukur, dashtëni e ambel,
Rrini, rrini me gazmend mbi ket gjytet! - Dom Lazer Shantoja

Post Reply