Me një llogaritje të thjeshtë, mesatarja e pikëve për ndeshje është 0.27, c’ka është e papranueshme nga tifozeria e klubit që konsiderohet si djepi i futbollit Shqiptar, madje kjo shihet edhe si një arsye e braktisjes së skuadrës. Madje edhe në ritmin e golave Vllaznia lë për të dëshiruar pasi në këto 11 ndeshje, skuadra që ka furnizuar me sulmues cilësorë Kombëtaren Shqiptare dhe shumë ekipe të Kategorisë Superiore, ka shënuar vetëm 5 gola, teksa pasivi është një tjetër tregues negativ, pasi janë pësuar plot 16 të tillë.

11 ndeshjet pa fitore Vllaznia i ka regjistruar edhe në periudhën Dhjetor 2012 – Mars 2013, por ndaj Flamurtarit kuqeblutë mund të vendosin një rekord negativ, pasi kurrë më parë në këto 20 vitet e fundit nuk kanë regjistruar 12 ndeshje pa fitore.

Komentet