Nga sa merret vesh, Bordi i ri do të jetë i përbërë jo më nga këshilltarë nga njerëz jashtë tij. Dhe ndër pesë emrat që përfliten, ka edhe një emër të fushës së futbollit. Bëhet fjalë për Admir Telin, ish- futbollistin e njohur të Vllaznisë por edhe të kombëtares shqiptare. Ai pas shumë vitesh karrierë në Azerbajxhan me ekipin e Qarabakut, tashmë i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur dhe është rikthyer në qytetin e tij ku duket se do të kontribuojë tek Vllaznia si anëtarë Bordi. Përveç tij janë edhe katër emra të tjerë megjithatë për çështje etike ia vlen të mos i zbulojmë që sonte sepse nesër do merret vesh gjithçka. Pasi të kryhet edhe procesi i zgjedhjes së Bordit të ri, do të kalohet tek pika tjetër, ajo e miratimit të fondit prej 193 milionë lekësh të vjetra për klubin e futbollit Vllaznia, fond me të cilin do të shlyhen rrogat e prapambetura të futbollistëve por edhe pagesat e tjera që nuk janë bërë. Të gjithë shpresojnë që gjërat pas mbledhjes së nesërme të fillojnë të marrin një zgjidhje ndryshe për të mirën e Vllaznisë.

Komentet