Gjate fazes se pare mund te konsiderohet si lojtari me ne forme i Vllaznise. Nje paraqitje stabel e tij ka qene nje garanci me teper ne prapavijen e kesaj skuadre duke qene nje pike e pakalueshme. Admir Teli ka marre vleresimet nga te gjithe per kete paraqitje megjithate vete ai deshiron te jete modest duke thene se ka bere vetem detyren. Madje per te personalisht me mire do kishte qene qe Vllaznia te ishte pak me lart ne renditje dhe ne adrese te tij te kishte me pak komplimenta. Nderkohe ne ndeshjen e fundit ndaj Kavajes, numri 4 i kuqebluve ka marre nje goditje ne gju dhe si rrjedhoje ka ndjere jo pak dhimbje. Ata kane vazhduar edhe ne ditet pas ndeshjes nderkohe qe ne gjate javes se kaluar ka qene edhe ne Podgorice per te zhvilluar nje terapi te posaçme per demtimin e tij. Kete terapi mbrojtesi i Vllaznise do ta vazhdoje edhe gjate kesaj jave por ajo qe ka me shume rendesi per stafin kuqeblu eshte fakti se lojtari nuk rrezikon per ndeshjen e rradhes me Elbasanin. Kete e pranoi dje edhe vete Teli i cili per “Sporti Shqiptar” do thoshte: “Goditja qe mora ne gju ne ndeshjen me Besen me ka krijuar jo pak dhembje. Per kete arsye kam bere dhe do te bej terapi te specializuar ne Mal te Zi dhe mjeku specialist me ka siguruar se nuk kemi te bejme me ndonje demtim serioz por gjithsesi duhet bere shume kujdes.
Duke dhene kete pergjigje, kjo do te thote se une do jem ne fushe per ndeshjen ndaj Elbasanit e cila eshte shume e rendesishme per ne”. sfida konsiderohet vertete e tille dhe te gjithe tashme presin qe shkodranet te mos gabojne serish si ne ndeshjet e kaluar ne Shkoder. Vete Teli qe eshte njekohesisht edhe zevendeskapiteni i ekipit e jep qarte “receten” e tij: Skuadra duhet te kete me agresive ne fushen e lojes. “Sidomos ne ndeshjen ndaj Beses ekipi ka luajtur mjaft mire dhe duhet te perserisim ndaj Elbasanit serish ate ndeshje me ndryshimin e vetem se duhet te jemi me agresive ne fushe. Kundershtari nuk duhet lejuar “te marre fryme” dhe vetem keshtu mund te fitojme duke mos bere hapa te tjere te gabuar”. Admir Teli flet nga pozitat e nje mbrojtesi e sigurisht qe e ka me te lehte perderisa ky repart ka qene nder me te miret e Vllaznise kete kampionat. Por nga ana tjeter, 26 vjeçari shkodran vlereson se tepermi edhe rolin e Sinanit ne skuader dhe duke qene keshtu, per te dhe per skuadren gjerat jane me te lehta. Megjithate e rendesishme duket se eshte premtimi se mbrojtja ne ndeshjen e ardhshme do jete e pakalueshme dhe topi ka kaluar ne “fushen e sulmuesve”. “Di te them se mbrojtja do te avzhdoje t’i kryeje ne menyren me te mire te mundshme detyrat e saj. Pikesynimi jone kryesor eshte te mos pesojme gol, ky do jete edhe ndaj Elbasanit dhe pastaj te presim se çfare do na dhuroje sulmi. Kuptohet kemi gjetur ate Sinan qe prisnim te gjithe dhe gjerat edhe per skuadren tashme jane me te lehta dhe nuk na mbetet tjeter veçse te fitojme ndeshjen e rradhes” - ka thene ne fund mbrojtesi i Vllaznise Admir Teli.

Sporti Shqiptar

Komentet