Si ndjehet Nallbani në Shkodër ?

Unë ndihem shumë mirë këtu. Gjithçka është stabilizuar dhe jam ambjentuar mjaft mirë.

Si të duket skuadra e Vllaznisë  ?

Vllaznia është një nga skuadrat më të mëdha të Shqipërisë si dhe di që është djepi i futbollit Shqiptar. Duhet kuptuar që fanella e kësaj skuadre peshon shumë. Është një skuadër shumë e mirë, ishin këto arsyet pse unë zgjodha  këtë ekip për të vazhduar  karrierën time.

Si kaloj përgatitja në Ulqin ?

Faza përgatitore në Ulqin kaloi shumë mirë. Kushtet e akomodimit dhe të stërvitjes ishin të mira. Kemi zhvilluar stërvitje të fortë dhe ndihem mirë fizikisht. Tani, si unë dhe e gjithë skuadra presim fillimin e kampionatit për të treguar vlerat tona.

Kush është shoku juaj më i ngushtë te Vllaznia  ?

Më shumë jam i lidhur me Kaçin, pasi me atë jam njohur që në kohën kur luanim të dy tek Elbasani. Edhe me djemtë e tjerë të ekipit kam marrëdhënie shumë të mira.

Raporti me trajnerin Josa ?

Profesori është shumë profesionist dhe mjaft korrekt. Raportet tona janë ato që duhet të jenë midis një futbollisti dhe trajnerit të tijë. Trofetë që profesori i ka fituar me Tiranën shpresoj ti fitojë dhe me Vllazninë.

Ç’farë mund të thuash për tifozat kuqe-blu ?

Me ato që kam parë unë në këto pak ditë dhe me ato që kam dëgjuar janë tifozat më të zjarrtë dhe më të dashuruarit pas skuadrës së tyre. Dëshiroj dhe shpresoj që bashkë më shokët e ekipit ti japim sa më shumë sodifaksione publikut të mrekullueshëm shkodran.

Jeta në Shkodër si është për një futbollistë që nuk është nga ky qytet ?

Të themë të drejtën në Shkodër ndihem si në shtëpinë time. Edhe pse jam larg qytetit tim këtu ndihem mjaft mirë. Ajo që vlersojë më shumë është që të gjithë bëjnë çmos që unë të ndihem sa më mirë.

Intervistoi per Albaniasoccer.com dhe Fkvllaznia.net: Kel Naraçi

Komentet