Dy nga skuadrat e traditës, dy nga më të mirat e futbollit shqiptar: Vllaznia e Dinamo do të ndeshen sot me njëra tjetrën. Shkodranët janë 5 herë fitues të kupës ndërsa blutë 13 herë. Historiku i ndeshjeve mes tyre nisi të shkruhej në edicionin e 8-të kur në Shkodër më 20.10.1957 u luajt vetëm një takim për çerekfinalet. Pas 120’ lojë u nënshkrua barazim pa gola 0-0. Sipas rregullores në fuqi (fitues dilte ekipi që kishte gjuajtur më shumë goditje nga këndi) dhe nga shifrat 6-3 u kualifikua ekipi shkodran. Në këtë fazë çerekfinale këto ekipe do të përballeshin edhe 5 herë të tjera. Kështu përsëri në Shkodër në një ballafaqim të vetëm (21.2.1968) R.Rragami, H.Puka e A.Mema do t’i jepnin kualifikimin Vllaznisë përmes fitores së bujshme 3-0. Por pas një viti (8.2.1970) në Tiranë Dinamo do të fitonte përmes golit të L.Vorfit por jo kualifikimin.  Vllaznia do të fitonte 3-0 (R.Rragami, M.Zhega e E.Rakiqi autorët e golave) në ndeshjen e kthimit. Vetëm pas një viti (20.1.1971) blutë do të ndërprisnin serinë e kualifikimeve të shkodranëve. Në një takim të vetëm, Dinamo do të fitonte 1-0 në Shkodër pas golit të I.Çeços në minutën e 118-të të ndeshjes dhe do kualifikohej.Në finale Vllaznia e Dinamo janë ndeshur vetëm një herë. Më 11.2.1979 në Tiranë arrihet barazim 1-1 (L.Vukatana dhe Sh.Ballgjini autorët e golave). Një javë më vonë në Shkodër u luajt takimi i kthimit.Vendasit fituan 2-1 (M.Zhega 100’, L.Vukatana 102’ dhe A.Marko 124’ golat).Në turin gjysmëfinal në tre edicione janë takuar këto skuadra dhe Dinamo ka dalë fituese. Kështu më 27.2.1974 fiton 1-0 me gol të E.Hafizit dhe më 19 e 26.12.1976 barazim 0-0 dhe fitore për dinamovitët 2-1 (M.Zhega për Vllazninë dhe V.Zëri e I.Çeço për Dinamon golat). Dhe në rastin e tretë, Vllaznia fiton në Shkodër 2-1 (A.Hafizi e A.Arra për vendasit dhe F.Sejdini për blutë) më 11.1.1978 ndërsa një javë më vonë në Tiranë 4-2 për Dinamon (Sh.Ballgjini, I.Pernaska, A.Bregu e A.Marko për blutë dhe A.Hafizi e M.Zhega golat për Vllazninë).Vllaznia e Dinamo përjashto një ndeshje në grup (25.12.1993) janë ndeshur në 17 edicione. Raporti i kualifikimeve është 8-9 për dinamovitët. Janë luajtur 31 takime. Shkodranët kanë 10 fitore, dinamovitët 12 kurse në barazim kanë dalë 9 takime. Golaverazhi është i barabartë 32-32.Per te ardhur derui ne gjysmefinale Vllaznia ka eliminuar ne turin e pare Naftetarin, 3-2 ne Kuçove dhe 6-1 ne Shkoder: ne turin e dyte Beselidhjen 1-0 ne Lezhe dhe 0-0 ne Shkoder dhe ne turin e trete Besen, 2-2 ne Kavaje dhe 5-1 ne Shkoder. Bilanci: 6 ndeshej, 4 fitore, 2 barazime me golaverazh 17-6. ndersa Dinamo ka eliminuar ne turin e pare Dajtin, 2-1 ne Kamez dhe 3-1 ne Tirane, ne turin e dyte Apolonine, 1-0 ne Fier dhe 3-3 ne Tirane dhe ne turin e trete Partizanin, 3-1 si pritese dhe 0-0e si udhetuese. Bilanci: 6 ndeshje, 4 fitore dhe 2 barazime me golaverazh 12-6.

Vllaznia.eu

Komentet