Pasditen e djeshme ekipi shkodran ka rinisur seancat e tij stervitore. Ne stadiumin “Loro Boriçi” kete rradhe perveç lojtareve tashme te zakonshem per Vllaznine jane pare edhe emra te rinj. Nje prej tyre ka qene edhe ai i portierit malazez me origjine shqiptare Vedad Dresheviç. 27 vjeçari nga Tuzi ka ardhur per t’u provuar per 3 dite ne Shkoder dhe vetem te merkuren do vendoset per te nese do qendroje apo jo.

Ne pamje te pare te krijon pershtypjen e nje “gjigandi”, eshte 1.97 m i gjate, e po ashtu nga vendi fqinj vijne fjale te mira per nivelin e tij si portier. Por te gjitha keto nuk mjaftojne pasi per te do vendose stafi drejtues i Vllaznise e ne veçanti trajneri i portiereve Avenir Dani. Aktualisht me Vllaznine jane duke u stervitur tre portiere: Bishani, Ndoja dhe Selimaj. Afrimi i Dresheviç nuk do te thote se stafi nuk ka besim tek ta por meqe malazezi eshte veteofruar ne prove, kjo mundesi nuk duhet humbur sepse mund te rezultoje me pas nje blerje me shume vlera per kuqeblute. Nderkohe perveç ketij portierit, dje ka mberritur ne Shkoder edhe nje tjeter lojtar per t’u provuar. Behet fjale per Leon Duken, nje futbollist 19 vjeçar qe luan si sulmues. Nuk behet shume e ditur se çfare kombesie ka, megjithese thuhet se eshte nga Mali i Zi, gjithsesi eshte shqiptar dhe nga ana tjeter merret vesh se ka qene pjese e ekipit te Hajdukut te Splitit. Edhe ky futbollist do jete ne prove per disa dite nderkohe qe ka mberritur edhe Nallbani. Kosovari pasi ka luajtur diten e shtune ne rradhet e kombetares kosovare perballe nje ekipi te yjeve te ketij vendi qe luajne neper bote, ka udhetuar menjehere drejt Shqiperise per te nisur stervitjen me Vllaznine. Presidenti Fushaj ka deklaruar edhe me pare se ai do jete pjese e skuadres te pakten deri ne janar ne baze te kontrates qe ka te nenshkruar. Nga ana tjeter nuk perjahstohet mundesi qe dy palet te ulen qe tani ne bisedime per ta shtyre serish afatin e perfundimit te kontrates. Ne kete menyre, skuadra shkodran dalengadale ka filluar te plotesohet ne organike. Ardhja e Nallbanit apo dhe e Delain, qe pritet te mberrije deri ne fund te javes, ajo e dy lojtareve qe jane ne prove, Dresheviç dhe Duka, apo dhe te tjere qe mund te vijne ne vazhdim, ben qe skuadra te duket me e plote. Megjithate Agim Canaj ende nuk ka vendosur te flase. Ai natyrisht qe pret t’i plotesohet skuadra qe do drejtoje dhe vetem pas ketij procesi do flase me hapur ne lidhje me punen qe do behet dhe objektivat qe do kete skuadra. Mbase kjo eshte e drejte sepse Vllaznia aktualisht nuk eshte e tija. Ajo eshte ne doren e presidences e cila ka pergjegjesine kryesore per ndertimin e saj.

Sporti Shqiptar

Komentet