Vllaznia:Pas nje hezitimi jo te vogel, mbreme kane nenshkruar kontratat dy prej futbollisteve titullare


Ashtu sic ishte parashikuar, java qe po mbyllet duket se do ta gjeje Vllaznine me kontrata te nenshkruara prej titullareve te saj. Ndonese ishte dhene nje fare “alarmi” per lojtaret, te cilet mbyllen sezonin me Vllaznine, duke aluduar se qendrimi i tyre ishte ne pikepyetje, sepse ne fakt thuajse prej te gjitheve ishin degjuar deklarata te tilla, asnjeri prej tyre nuk eshte “divorcuar” nga skuadra kuqeblu. Kesisoj, kane ardhur firmat e Osjes dhe Kacit, qe pasuan ate te lezhjanit Smajli, dhe rikthimi i te huazurve Shtupina, Cani, Guri e Kepi, per te vijuar me me te fundit, Sinanin e Belishen. Tani radha duket se eshte per Telin, Nallbanin, Hotin, Docin e ndonje tjeter. Kesisoj, per teknikun Canaj ka filluar te rikthehet qetesia e munguar, kur ne fakt fillimet i kishte jo pak shqetesuese, sepse ne dispozicionin e tij ishin fare pak titullare qe kishin hedhur firmen per Vllaznine.



“Kepuca e Arte” e kenaqur

Eshte shprehur mjaft i kenaqur Vioresin Sinani, qe vendosi te vijoje bashkepunimin me skuadren e tij te zemres. “Kepuca e Arte” e kampionatit shqiptar nuk ka pritur me dhe dje u ka dhene fund lekundjeve, teksa i ka thene “po” presidentit Valter Fushaj. “Kane qene disa dite pritjeje dhe studimi, qe u kam bere disa ofertave, te cilat kane ardhur ne adresen time nga menaxheri im, per te pare mundesine e nje transferte te leverdisshme jashte Shqiperise. Por ne fund nuk me rezultoi aty ku une synoja, nderkohe qe ne krahun tjeter kisha oferten joshese te presidentit Fushaj, qe me impononte te mbyllja gjithcka me te”, eshte shprehur per “Sport Ekspres” Viori, i cili me pas ben te ditur se biseda me presidentin nuk ka zgjatur shume, teksa i kane shtrenguar doren njeri-tjetrit. Kesisoj, sipas Sinanit, ai dje ka firmosur edhe per nje sezon per te qene pjese e skuadres shkodrane, qe do te thote se afati i kontrates perfshin aktivizimin e tij ne Kupen UEFA dhe deri ne perfundim te sezonit te ardhshem futbollistik, 2008-2009, pjese e se ciles eshte edhe nje vazhdimesi me skuadren, nese ajo do te jete serish ne kompeticionet europiane. Pervec faktit, qe ai ndiehet i kenaqur ne aspektin financiar te kontrates se ofruar nga Fushaj, Viori shpreh optimizem edhe per gjendjen fizike te tij, e cila po shkon drejt rekuperimit te plote, per te mos thene se ka perfunduar ciklin rehabilitues me mjeket specialiste te Podgorices. “Edhe sot (dje) e neser (sot) do te udhetoj ne Podgorice dhe te henen duhet te jem ne stervitje me skuadren, per te vijuar normalisht pergatitjet me te”, ka perfunduar per “Sport Ekspres” bomberi shkodran, Vioresin Sinani.
Ashtu sic ishte parashikuar, java qe po mbyllet duket se do ta gjeje Vllaznine me kontrata te nenshkruara prej titullareve te saj. Ndonese ishte dhene nje fare “alarmi” per lojtaret, te cilet mbyllen sezonin me Vllaznine, duke aluduar se qendrimi i tyre ishte ne pikepyetje, sepse ne fakt thuajse prej te gjitheve ishin degjuar deklarata te tilla, asnjeri prej tyre nuk eshte “divorcuar” nga skuadra kuqeblu. Kesisoj, kane ardhur firmat e Osjes dhe Kacit, qe pasuan ate te lezhjanit Smajli, dhe rikthimi i te huazurve Shtupina, Cani, Guri e Kepi, per te vijuar me me te fundit, Sinanin e Belishen. Tani radha duket se eshte per Telin, Nallbanin, Hotin, Docin e ndonje tjeter. Kesisoj, per teknikun Canaj ka filluar te rikthehet qetesia e munguar, kur ne fakt fillimet i kishte jo pak shqetesuese, sepse ne dispozicionin e tij ishin fare pak titullare qe kishin hedhur firmen per Vllaznine. “Kepuca e Arte” e kenaqur Eshte shprehur mjaft i kenaqur Vioresin Sinani, qe vendosi te vijoje bashkepunimin me skuadren e tij te zemres. “Kepuca e Arte” e kampionatit shqiptar nuk ka pritur me dhe dje u ka dhene fund lekundjeve, teksa i ka thene “po” presidentit Valter Fushaj. “Kane qene disa dite pritjeje dhe studimi, qe u kam bere disa ofertave, te cilat kane ardhur ne adresen time nga menaxheri im, per te pare mundesine e nje transferte te leverdisshme jashte Shqiperise. Por ne fund nuk me rezultoi aty ku une synoja, nderkohe qe ne krahun tjeter kisha oferten joshese te presidentit Fushaj, qe me impononte te mbyllja gjithcka me te”, eshte shprehur per “Sport Ekspres” Viori, i cili me pas ben te ditur se biseda me presidentin nuk ka zgjatur shume, teksa i kane shtrenguar doren njeri-tjetrit. Kesisoj, sipas Sinanit, ai dje ka firmosur edhe per nje sezon per te qene pjese e skuadres shkodrane, qe do te thote se afati i kontrates perfshin aktivizimin e tij ne Kupen UEFA dhe deri ne perfundim te sezonit te ardhshem futbollistik, 2008-2009, pjese e se ciles eshte edhe nje vazhdimesi me skuadren, nese ajo do te jete serish ne kompeticionet europiane. Pervec faktit, qe ai ndiehet i kenaqur ne aspektin financiar te kontrates se ofruar nga Fushaj, Viori shpreh optimizem edhe per gjendjen fizike te tij, e cila po shkon drejt rekuperimit te plote, per te mos thene se ka perfunduar ciklin rehabilitues me mjeket specialiste te Podgorices. “Edhe sot (dje) e neser (sot) do te udhetoj ne Podgorice dhe te henen duhet te jem ne stervitje me skuadren, per te vijuar normalisht pergatitjet me te”, ka perfunduar per “Sport Ekspres” bomberi shkodran, Vioresin Sinani.


Belisha, me opsion largimi jashte vendit

Dje ka qene dita e titullareve kuqeblu, te cilet, pas kontakteve me presidentin Fushaj, kane nenshkruar kontratat e ofruara, per te vazhduar bashkepunimin me Vllaznine edhe per sezonin e ardhshem futbollistik. Por, nese Sinani nuk ka zgjatur shume per te firmosur, per Belishen ka qene disi me e veshtire, kjo per faktin se ai ka kerkuar te kete disa kushte ne paragrafet e kontrates se tij. Njera prej kerkesave, qe Belisha i ka parashtruar presidentit kuqeblu, ka qene lenia e nje hapesire qe, nese per te do te kete ne vazhdimesi oferta joshese nga kampionatet jashte vendit, ai te mos e pengoje per t’u larguar. Nje gje e tille, edhe pse ne fakt ka pasur jo pak diskutime, eshte pranuar. Por ajo, qe eshte me e rendesishme, qendron ne ate se oferta financiare, e vene ne dispozicion te Belishes per te firmosur, ka qene e kenaqshme, shifra te cilat duket se do ta stimulojne Belishen per te mos hedhur me syte jashte vendit e te vijoje kesisoj i qete punen me skuadren kuqeblu.

Komentet