Vllaznia mund të bëjë një prapaktheu të madh, edhe pse moralisht nuk do ta dëshironte ta bënte kurrë. Portieri veteran Armir Grima dhe mbrojtësi Suad Lici priten të bashkohen me skuadrën, pasi mesa duket merkatoja shkodrane është në krizë të plotë. Thuajse të gjithë lojtarët e huaj që kanë ardhur për provë (11 të tillë) nuk e kanë kënaqur trajnerin kërkues Agim Canaj, me përjashtim të mbrojtësit kroat Bozho Pedrojeviç.

“Humb” Delain

Mbrojtësi i njohur kongolezo-gjerman Sasa Dealin ende nuk po jep një sinjal rikthimi nga Gjermania, vendi edhe ku jeton. Edhe pse arsyet e publikuara në shtyp flasin për vonesa për arsye familjare, ato duken qartasi të jenë për arsye financiare. Një burim tha për “Albania-sport”, se Tirana ndodhet në fazë të avancuar kontaktesh me ish-lojtarin e Partizanit, por shuma e kërkuar fillimisht nga Delain, i ka befasuar drejtuesit bardheblu.

Faza përgatitore

Nikshiqi i Malit të Zi do të jetë edhe vendi ku Vllaznia, pjesëmarrëse në Kupën UEFA do të kryejë fazën përgatitore, një ambient i njohur mirë për skuadrën shkodrane, që do të kalojë aty 10 ditë stërvitje përpara së luajë zyrtarisht ndeshjen e parë në Kupën UEFA, më 17 korrik. Shorti do të hidhet, më 1 korrik në Nion të Zvicrës, ku përballë shkodranëve mund të jenë skuadra nga Izareli, Kroacia, Serbia, Qipro (te Omonia luan Klodian Duro), Sllovenia.

Komentet