Të kuqtë vazhdojne pergatitjet kunder Vllaznise

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Të kuqtë vazhdojne pergatitjet kunder Vllaznise

Post by Admin » Fri, 11 Feb 2005 , 16:32

Të kuqtë vijojnë përgatitjet



Partizani po përgatitet me intensitet të lartë për ndeshjen e radhës me Vllazninë. Stërvitja e djeshme ka pasur karakter të theksuar tekniko-taktik, teksa trajneri Sulejman Mema ka zhvilluar minindeshje të shpeshta katër kundër katër. E veçanta e seancës së djeshme kishte të bënte me katër portat e vendosura në fushë, nga dy për çdo skuadër. Megjithatë, përpara se të niste kjo përgatitje, lojtarët e kuq kanë zhvilluar punime me topin dhe më pas kombinime treshe, ku objektivi final ishte porta e mbrojtur nga Agolli. Trajneri Mema ka qenë mjaft konçiz në ato që u ka kërkuar djemve të tij, teksa përpara stërvitjes ka folur me organikën dhe i ka kërkuar një impenjim maksimal. Ai është fokusuar shumë në ndeshjet paraardhëse, teksa ka përmendur defektet në lojën e kuqe, duke kërkuar me këmbëngulje evitimin e tyre me çdo kusht. Ndeshja me Vllazninë, përpos të qenit një përballje tradicionale, është një sfidë ku trajneri Mema do të shikojë saktësisht ecurinë e skuadrës së tij. Puna e zhvilluar në këtë periudhë në kampin e kuq ka qenë me të vërtetë e madhe dhe, për këtë arsye, të gjithë shpresojnë arritjen e pikëve maksimale. J.S Halili e Muzaka, mungesat e kuqe Në stërvitjen e djeshme nuk kanë marrë pjesë Mahir Halili e Gjergji Muzaka, të dy për arsye të ndryshme. Dibrani kishte për të zhvilluar një provim, ndaj nuk u paraqit në stërvitje, por më parë kishte kontaktuar me drejtuesit për këtë çështje, ndërsa kapiteni i kuq ishte i dëmtuar dhe ndodhej në një klinikë për ekzaminime të mëtejshme. Muzaka u dëmtua ne ndeshjen e së martës me skuadrën Shpresa dhe u zëvendësua nga trajneri Lika në minutën e 58-të të takimit. Sipas të dhënave paraprake, Muzaka mund të jetë në ndeshjen e së dielës, megjithatë, vetëm sot do të mësohet diçka më specifike lidhur me aktivizimin e tij. J.S Sasha Delain, i skualifikuar Kongolezo-gjermani i Partizanit, Sasha Delain, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Vllaznisë për arsye kartonësh. Delaini u ndëshkua me kartonin e kuq, pas të verdhës së dytë, në përballjen që të kuqtë zhvilluan mesjavën e kaluar kundër Egnatias në Rrogozhinë. Boshllëkun e krijuar prej tij në mesfushë pritet që ta plotësojë Rrahman Hallaçi. J.S Më në fund, në "Qemal Stafa" Rikthimi i të gjitha skuadrave kryeqytetase në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", ku natyrisht bën pjesë edhe Partizani, është buzëqeshja e parë për drejtuesit dhe tifozerinë e kuqe. Në fakt, të dyja palët e kanë ndier shumë këtë faktor, pasi shpesh kanë qenë të detyruar të udhëtojnë kilometra të tërë. Në këtë fazë të tretë, Partizani si pritës, ka zhvilluar dy takime nga katër larg kryeqytetit, gjë që në njëfarë mënyre është pasqyruar edhe në rezultatet teknike. Ndeshjen e parë dhe të tretë të kësaj faze, përkatësisht me Lushnjën dhe me Dinamon, formacioni i kuq i ka zhvilluar në Kavajë e në Lushnjë. Rikthimi i skuadrës së zemrës në kryeqytet është një lajm shumë i mirë për tifozerinë e kuqe, e cila nuk do të jetë më e detyruar të udhëtojë për ndeshjet shtëpiake të Partizanit. Partizani-Vllaznia do të luhet ditën e diel, pasi sot luan një tjetër skuadër e kryeqytetit, Tirana, e cila pret surprizën e kësaj faze, Lushnjën. J.S

Post Reply