Vllaznia, ndal humbjeve në trasfertë!

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Vllaznia, ndal humbjeve në trasfertë!

Post by Admin » Sat, 12 Feb 2005 , 15:04

Kuqebluve nuk u intereson as barazimi, pasi do të merrnin fund edhe pretendimet për vendin e dytë



Pragndeshja me Partizanin në përgjithësi është pritur qetë këtë javë në kampin shkodran. Fakti që kampionati u ndërpre për disa ditë dhe vëmendja u përqendrua te kombëtarja, i ndihmoi pjesëtarët e Vllaznisë të qetësohen dhe të mendojnë për ndeshjen e radhës. Megjithatë, shenjat e humbjes së fundit me Tiranën janë ende prezent në radhët e kuqebluve. Ata e kanë kuptuar tashmë se shanset për të shpëtuar sezonin janë gjithnjë dhe më të pakta, prandaj janë duke u përpjekur për të shpëtuar çfarë të mundin. Në kampionat ende është në lojë vendi i dytë, megjithëse diferenca me Elbasanin është paksa e konsiderueshme. Megjithatë, një fitore këtë javë kundër të kuqve do të thoshte shumë gjëra shkodranët. Ata javën tjetër do të presin në "Loro Boriçi" pikërisht elbasanasit. Deri atëherë megjithatë janë edhe 90 minuta për t'u luajtur. Vllaznia për të fituar në "Qemal Stafa" kundër Partizanit ka edhe një asye më tepër për ta bërë. Ajo këtë sezon është duke regjistruar një rekord negativ sa i takon ndeshjeve jashtë të humbura radhazi. Deri tani janë bërë 6 ndeshje radhazi të humbura në këtë sezon. Natyrisht që janë shumë për një ekip si Vllaznia, e cila nuk mbahet mend që kur nuk e ka pësuar kështu. Dhe ndoshta për koicidencë, por pikërisht ajo ndeshje aq e kontestuar e fazës së parë po me Partizanin, ishte "tersi" i Vllaznisë. Që këtu filloi "malorja" e saj, shoqëruar pastaj me të tjera rezultate negative. Ndërkohë për të mos e pësuar edhe për të shtatën herë radhazi, natyrisht që kuqeblutë nuk duhet të humbasin nesër. Vetë ata kanë dyshime në formën e tyre dhe prandaj në njëfarë mënyre kanë dëshirë të mos flasin shumë nëpër gazeta. Gjatë gjithë javës ka qenë e vështirë t'i shkëpusje ndonjë fjalë për ndeshjen e radhës pjesëtarëve të ekipit shkodran. Ata kanë preferuar të mos merren shumë me deklarata, të cilat shpeshherë kanë rezultuar edhe të pavend, por t'i shtërngohen punës. Megjithatë, ai që ka thënë dy fjalë ka qenë braziliani Abilio: "Kjo është është shumë e vështirë. Unë madje ndoshta do ta konsideroja të njëllojtë me atë me Tiranën. Partizani pavarësisht renditjes aktuale, ka një skuadër shumë të mirë me lojtarë shumë cilësore dhe prandaj do të jetë e vështirë për ta mundur. Por detyra jonë kjo është. Aq më tepër kur na duhet të bëjmë të harrohet sa më parë ndeshja e kaluar me Tiranën, ku i zhgënjyem tifozët tanë," - është shprehur lojtari që deri në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit. Në këtë kontekst, edhe në këtë takim me siguri që kolona e barazimeve në renditje për Vllazninë do të mbesë në shifrën zero. Atyre nuk u intereson shenja "X" prandaj do të luajnë vetëm për fitore.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Sun, 13 Feb 2005 , 14:48

Ishalla fitore sot! :wink:

FORZA VLLAZNIA
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 15 Feb 2005 , 14:31

Kuqeblutë, barazimi nuk vlen asgjë

Për Vllazninë, deri në fillim të ndeshjes së kaluar me Partizanin, nuk kishte asnjë barazim të arritur në bilancin e saj. Nga shumëkush, ky fakt konsiderohej shumë pozitiv, sepse me sistemin tripikësh të fitoreve në kampionat, më mirë ia vlen të rrezikosh paksa për të fituar, sesa të mbyllej në mbrojtje për të ruajtur një pikë. Më në fund, ndërkohë edhe barazimi i parë mbërriti. Atë asnjëri nga pjesëtarët e ekipit shkodran nuk e ka dëshiruar, megjithatë tashmë Vllaznia ka një pikë më shumë në renditje. Kjo ka vlejtur vetëm për t'iu shkëputur edhe pak më tepër Dinamos, që e ndjek në renditje për vendin e tretë. Parë në këtë aspekt nuk është se kjo pikë ka përmirësuar ndonjë gjë për kuqebblutë, aq më tepër kur Elbasani i vendit të dytë në renditje është shkëputur edhe më tepër pas ndeshjeve të kësaj jave.

Post Reply